Tag: celibashi

  • Celibashi për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki: Kostoja 306 mln lekë! Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë

    Celibashi për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki: Kostoja 306 mln lekë! Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë

    Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka dhënë detajet në lidhje me zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të Tiranës, data e cilave është dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj, më 9 nëntor. 
    Ai ka sqaruar se duke pasur parasysh përllogaritjet e deritanishme, kostot e zgjedhjeve do të jenë rreth 306 mln lekë. 
    Celibashi ka sqaruar se gjithsej do të ngrihen 22 KZAZ, dhe saktësisht 1428 Qendra Votimi. 
    Kreu i KQZ shtoi se duke pasur parasysh kohën e paktë në dispozicion po punohet 24/7, ndërsa shtoi se votimi dhe numërimi elektronik mund të realizohen në njësinë 10 në kryeqytet, por se diçka e tillë nuk është vendosur ende. 
    “Kemi bërë një diskutim të brendshëm për ndonjë prej njësive zgjedhore, por e kemi parë si jo shumë të gjetur nëse do të vendosim për të zhvilluar votim elektronik. Do të diskutojmë dhe me partitë politike. Maksimalisht mund të aplikohet për zonën nr, 10 në Tiranë”, tha ai. 
     

  • “KQZ nuk diskuton dekretin e Presidentit”, Celibashi për zgjedhjet në Tiranë: Detyra jonë kushtetuese është vetëm organizimi i procesit të 9 Nëntorit

    “KQZ nuk diskuton dekretin e Presidentit”, Celibashi për zgjedhjet në Tiranë: Detyra jonë kushtetuese është vetëm organizimi i procesit të 9 Nëntorit

    Komisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi në një konferencë për shtyp me gazetarë, foli për zgjedhjet e parakohshme lokale në 6 bashki.

    Celibashi teksa u pyet për dekretin e Presidentit për zgjedhjet në Tiranë bëri të qartë se nuk është kompetencë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve  që të diskutojë vendimmarrjes për zgjedhjeve dhe se detyra kushtetuese e tij është vetëm të organizojë zgjedhjet.
    “KQZ ka vetëm një përgjegjësi, organizimin e zgjedhjeve që dekretohen nga presidenti I Republikës dhe dukë thënë këtë KQZ nuk mund të vë ne diskutim vendimmarrjen ligjore, detyra e KQZ-së është të organizojë zgjedhjet dhe nuk e ka fare në kompetencë të debatojë vendimmarrjet e institucioneve, në këtë rast presidentit dhe Këshillit të Ministrave. Me pak fjalë KQZ është në detyrimin kushtetues dhe ligjor për të organizuar zgjedhjet dhe nuk mund të bëjë kundërshtime për vendimmarrjen”, u shpreh Celibashi.

    Top Channel

  • “Zgjedhjet do kushtojnë rreth 306 milionë lekë”, Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë

    “Zgjedhjet do kushtojnë rreth 306 milionë lekë”, Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë

    Në një deklaratë për mediat, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u shpreh se kostot e zgjedhjeve të pjesshme që pitet të mbahen për 6 bashki në 9 nëntor, kapin një kosto totale prej 306 milionë lekë.

    “Do të ngrihen 22 KZAZ dhe 1428 qendra votimi. Në një vlerësim kemi dalë në përfundimin se zgjedhjet do të kushtojnë rreth 306 milionë lekë”, deklaroi kryekomisioneri.
    Ndërkohë sa i përket votimit elektronik, ai tha se mund të aplikohet vetëm në njësinë 10 në kryeqytet.
    “E kemi bërë si diskutim, por e kemi parë pak me skepticizëm edhe për shkak të kohës. Po të ishte një ndër ato bashki ku është bërë tashmë votimi elektronik do të kishte sens.
    Por për këto bashki që do zhvillohen zgjedhje mendoj është e arsyeshme të zhvillojmë votim me fletë pasi edhe votuesit e tyre janë mësuar me këtë metodë. Maksimalisht mund të aplikohet në njësinë numër 10 në Tiranë”, deklaroi Celibashi.
     

    Top Channel

  • Zgjedhjet në 6 bashki/ Celibashi: Detyrim të zbatojmë dekretin! Ja kur nis fushata elektorale

    Zgjedhjet në 6 bashki/ Celibashi: Detyrim të zbatojmë dekretin! Ja kur nis fushata elektorale

    Ilirjan Celibashi

    TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror, Ilirjan Celibashi, ka zbuluar sot afat e miratuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e pjessshme të 9 nëntorit. Celibashi është shprehur e KQZ ka si detyrim ligjor të zbarojë dekretin e presidentit dhe të garantojë zhvillimin e zgjedhjeve për 6 bashkitë vendore, përfshirë edhe Tiranën. 
    “KQZ ka vetëm një përgjegjësi, organizmin e zgjedhjeve që dekretohen nga një institucion tjetër, që është presidenti sipas një procedure të përcaktuar. KQZ nuk mund të vërë në diskutim çfarë është zhvilluar nga çdo pikëpamje ligjore dhe kushtetuese deri në daljen e dekretit. Detyra KZQ është të përgatisë procesin zgjedhor për të 6 bashkitë dhe nuk e farë te lejuar të vërë në diskutim vendimmarrjet e presidentit apo të Këshillit të Ministrave.”, u shpreh Celibashi.
    Kryekomisioneri konfirmon se është parashikuar që fushata zgjedhore të zhvillohet nga 1-8 nëntor. Më tej, Celibashi bëri me dije se fondi i parashikuar deri më tani për këto zgjedhje, është 306 milionë lekë të reja, sipas vlerësimt paraprak. 
    “Në total janë 22 KZAZ, 1428 qendra votimi ku do votohet. Sa i përket numrin e zgjedhësve, kemi numrin e 11 majit, janë 992 103 zgjedhës, që kanë qenë në listën e zgjedhësve të këtyre bashkive në zgjedhje për 11 majin. Në një vlerësim paraprake të zgjedhjeve, kemi një vlerë 306 milionë lekë përafërsisht. Nesër ose pasnesër do ta kemi të finalizuar për buxhetin e këtyre zgjedhjeve, kemi përgatitur drafte përgjegjëse, që lidhet me afatet. Procesi i regjistrimit të subjekteve, fillimi i fushatës, Kemi parashikuar që fushata zgjedhore të zhvillohet nga 1-8 nëntor.  Jemi në procesin e përzgjedhur personelin, që do angazhohet në këto zgjedhje”, tha ai.

  • “KQZ nuk diskuton dekretin e Begajt”, Celibashi për zgjedhjet në Tiranë: Detyra jonë kushtetuese, organizimi i procesit të 9 Nëntorit

    “KQZ nuk diskuton dekretin e Begajt”, Celibashi për zgjedhjet në Tiranë: Detyra jonë kushtetuese, organizimi i procesit të 9 Nëntorit

    Komisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi në një konferencë për shtyp me gazetarë, foli për zgjedhjet e parakohshme lokale në 6 bashki. 
    Celibashi teksa u pyet për dekretin e Presidentit për zgjedhjet në Tiranë bëri të qartë se nuk është kompetencë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve  që të diskutojë vendimmarrjes për zgjedhjeve dhe se detyra kushtetuese e tij është vetëm të organizojë zgjedhjet. 
    “KQZ ka vetëm një përgjegjësi, organizimin e zgjedhjeve që dekretohen nga presidenti I Republikës dhe dukë thënë këtë KQZ nuk mund të vë ne diskutim vendimmarrjen ligjore, detyra e KQZ-së është të organizojë zgjedhjet dhe nuk e ka fare në kompetencë të debatojë vendimmarrjet e institucioneve, në këtë rast presidentit dhe Këshillit të Ministrave. Me pak fjalë KQZ është në detyrimin kushtetues dhe ligjor për të organizuar zgjedhjet dhe nuk mund të bëjë kundërshtime për vendimmarrjen”, u shpreh Celibashi. 

  • Zgjedhjet e pjesshme më 9 nëntor, Celibashi reagon pas dekretit të Begajt

    Zgjedhjet e pjesshme më 9 nëntor, Celibashi reagon pas dekretit të Begajt

    Menjëherë pas dekretimit të zgjedhjeve të parakohshme në 6 bashki nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar edhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.
    Përmes një postimi në Facebook, Celibashi ka publikuar dekretin e Presidentit.
    “Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 9 nëntor 2025 për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të bashkive Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë”, shkruan Celibashi.

     

  • Blerta Celibashi: Unë dhe Elia Zaharia nuk kemi qenë kurrë shoqe

    Blerta Celibashi: Unë dhe Elia Zaharia nuk kemi qenë kurrë shoqe

    Fotografja Blerta Celibashi ka reaguar për herë të parë lidhur me përfshirjen e saj në ngjarjet që pasuan divorcin e Princ Lekës me Elia Zaharinë. Në “Mirmbrëma Yje”, ajo ka rrëfyer vështirësitë psikologjike që ka kaluar, si dhe thashethemet që e përfshinë në një histori që, sipas saj, nuk kishte asnjë lidhje me realitetin.
    “Ka qenë e vështirë të menaxhoj aspektin psikologjik. Ishte shumë e vështirë për mua që të përfshihesha në një telenovelë ku nuk e gjeja aspak veten në personazhin që më kishin vendosur. Ndihem shumë e prekur dhe e indinjuar me të gjitha shkrimet e pavërteta, ka qenë shumë e vështirë. Aktualisht jemi në një moment paqeje, sigurisht që ndjej ngarkesë të madhe psikologjike kur flas për atë kohë, por mendoj që tani jemi mirë”, tha ajo.
    Celibashi e bëri të qartë se nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie shoqërore me Elia Zaharinë, duke e cilësuar si një trillim mediatik që synonte të krijonte klikueshmëri.
    “Në mënyrë kategorike nuk kam qenë asnjëherë shoqe me Elian. E di që ky është një nga ato elementët që e krijojnë telenovelën më interesante, por është shumë abuzive që kanë shpifur deri në këtë pikë. Kjo është e vërteta ime”, u shpreh ajo.
    Sipas saj, raporti me familjen mbretërore ka qenë gjithmonë profesional. “Ne kemi pasur një marrëdhënie shumë profesionale. Unë kam shumë klientë, jo me të gjithë mund të jem shoqe ose shokë. Fotot kanë qenë pjesë e punës dhe marrëdhëniet gjithmonë korrekte, formale. Asnjëherë nuk e kam menduar që mund të ngrihej një fabul e tillë”, përfundoi Celibashi.

  • Nuk thotë ç’ndodhi me zarfet e diasporës, Celibashi: Në Amerikë mund të vidhen zgjedhjet, ka më shumë probleme se këtu

    Nuk thotë ç’ndodhi me zarfet e diasporës, Celibashi: Në Amerikë mund të vidhen zgjedhjet, ka më shumë probleme se këtu

    I ftuar në emision Kafe Shqeto në Syri tv kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilrirjan Celibashi ka shpjeguar edhe arsyet se perse akoma nuk janë ekzekutuar faturat e pagesave për DHL një biznes që bëri shpërndarjen e zarfeve të votës në diasporë.

    Një votë kjo e kontestuar ashpër nga opozita me akuza të qarta dhe me fakte për manipulime dhe mos respektim të së drejtës së qytetarëve.

    Në bisedë me moderatorin e emisionit Flavio Qarri, Celibashi është munuad të shpjegojë se si qëndron e vërteta me pagesat për DHL edhe pse nuk dha ndonjë shpjegim se si kishte mundësi që në shumë kuti që vinin nga diaspora rilindja kishte mbi 90 për qind të votave.

    Ilirjan Celibashi: Besoj, punë ditësh, ne përfundojmë të gjithë procesin e vlerësimit të dokumentacionit. Së fundmi i bëmë një kërkesë që besoj se jeni njohur, sepse e gjithë korrespondenca e KQZ me të tretë është publike. Jemi i vetmi institucion në Republikën e Shqipërisë dhe në dijeninë time edhe më gjerë ku protokolli është publik i gjithi, konsultohet në kohë reale në faqen e internetit të KQZ dhe po thoja që mund të jeni në dijeni të komunikimit të fundit me DHL ku i kemi kërkuar që të sjellë dokumentacionin ashtu si do të duhet që ne të vendosim nëse do ti paguajmë të gjitha detyrimet, do paguajmë një pjesë, apo s’do paguajmë fare.
     
    Flavio Qarri: Nëse ju vendosni për të mos i paguar fare, çfarë ndodh me votat dhe me ndikimin që kanë patur ato vota në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit.
     
    Ilirjan Celibashi: Nuk është kaq e thjeshtë kjo gjë, sepse flasim për vullnet të qytetarëve se kush do ti qeverisë ata.
     
    Flavio Qarri: Me zarfe janë vjedhur zgjedhjet në Amerikë e jo më në Shqipëri.
     
    Ilirjan Celibashi: Në Amerikë mund të vidhen, dhe në Amerikë kë më shumë probleme se këtu për disa aspekte. Sikurse është model për shumë gjëra të tjera që duhet ndjekur.

  • A do paguhet DHL? Kryekomisioneri zbulon prapaskenat e procesit të votimit nga jashtë

    A do paguhet DHL? Kryekomisioneri zbulon prapaskenat e procesit të votimit nga jashtë

    Kryekomisioneri Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ftuar në një emision televiziv ka folur për procesin e votimit nga jashtë dhe shërbimin e postës DHL. Celibashi tha se për disa ditë pritet të përfundojë vlerësimi i dokumentacionit në lidhje me votën e diasporës.
    Kreu i KQZ deklaroi se në komunikimin e fundit me DHL i është kërkuar i gjithë dokumentacioni dhe më pas do të vendoset se sa do të paguhet kompania postare.
    Më tej, Celibashi tha se përmbushja e detyrave kontraktuale nga DHL nuk ndikon në integritetin e votës së emigrantëve.
    “Punë ditësh përfundojmë të gjithë procesin e vlerësimit të dokymentaconit. I vetmi institucion në Shqipëri ku protokolli është publik i gjithë. Mund të kosnultohet në kohë reale në faqen e KQZ. Në komunikimin e fundit me DHL i kemi kërkuar të sjellë dokumentacionin ashtu siç duhet, që të vendosim do i paguajmë të gjithë përqindjen apo s’do paguajmë fare.
    Integriteti i votës së diapsorës nuk lidhet në mënyrë të përputhur me performancën e DHL apo me faktin se sa apo se si i kanë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj KQZ. Procesi i votimit nga jashtë dhe pse në sfidë me kohën, ishte model”, tha Celibashi.
    Kryekomisioneri gjithashtu foli dhe për rezultatin zgjedhor, për të cilin tha se reflekton atë se çfarë kanë votuar zgjedhësit më 11 maj.
    Duke u ndalur dhe te akuzat që e lidhin KQZ me mazhorancën, Celibashi deklaroi se ka prova të dukshme që institucioni që ai drejton nuk kontrollohet nga mazhoranca dhe nuk ka asnjë lidhje me shumicën.
    “Rezultati i zgjedhjeve reflekton çfarë është hedhur nga zgjeëdhësit shqiptarë në kutinë e votmit. Në mënyrë të padiskutueshme për gjykimin tim. 83 mandate reflektojnë votat që votuesit shqiptarë i kanë dhënë. KQZ institucion zero i afiluar me PS dhe mazhorancën. Ka prova të dukshme që nuk kontrollohet nga qeveria. Një pjesë e opinionin publik mendon se është një institucion i shërben PS. Është thjesht një opinion”, u shpreh Celibashi.

  • “Celibashi refuzon të firmosë pagesën”, Baçi nxjerr mangësitë e procesit zgjedhor: Punonjës të Albpetrolit shkuan në…

    “Celibashi refuzon të firmosë pagesën”, Baçi nxjerr mangësitë e procesit zgjedhor: Punonjës të Albpetrolit shkuan në…

    Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka hedhur akuza të rënda lidhur me procesin e shpërndarjes së fletëve të votimit dhe administrimin e zarfeve të diasporës në zgjedhjet e 11 majit teksa ishte i ftuar në një studio televizive, të drejtuar nga Pandi Gjata.
    Ai tha se Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, po shmang firmosjen për pagesën ndaj kompanisë ndërkombëtare DHL, e cila u kontraktua për shpërndarjen e materialeve zgjedhore.“Celibashi e certifikoi procesin, por sot refuzon të firmosë pagesën. Kjo do të thotë se problematikat janë reale. DHL nuk e ka kryer detyrën e saj siç duhet. Kam informacion se kjo kompani ka përdorur edhe persona privatë për të transportuar zarfe nga Greqia në Shqipëri. Madje, disa punonjës të Albpetrolit kanë shkuar vetë në Greqi për të marrë zarfet”, deklaroi Baçi.
    Sipas tij, fakti që Celibashi heziton të miratojë pagesën është një pranim indirekt i mangësive në proces, duke ngritur dyshime mbi seriozitetin e kontratës me kompaninë ndërkombëtare.