Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zbuloi se zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës do të mbahen 30 ditë që pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Se çfarë do të ndodhë nëse Gjykata Kushtuese merr një vendim apo një vendim tjetër nuk do të preferoja ta bëja sepse do të isha në pozitën e një komentatori. Në kapacitetin tim, mendoj që vlen të them se sa do të vijojmë. Kushtetuesja ka caktuar datën 31 për të vendosur mbi këtë çështje që mund të jetë vendimi përfundimtar, në çdo lloj versioni qoftë KQZ, qoftë Këshilli i Ministrave ose Presidenti s’do të shohin nëse do të ketë vend në secilin këto institucione, për të marrë vendime.
Nuk do te preferoj të flisja se çfarë duhet të bënin institucionet. Nuk është çështje ditësh, pasi kushtetuesja mund ta shqyrtonte edhe këto ditë ose edhe pas 31 tetor, nga pikëpamja e asaj që mund të prodhojë nga pikëpamja juridike nuk lidhet me datën si vetvete.
Procesi i përgatitjes së zgjedhjeve është një proces që kërkon një periudhë kohe të caktuar, në rastin e zgjedhjeve të pjesshme është e përcaktuar qartë se nuk do të bëhen jo më afër se 30 ditë që nga momenti që është bërë vakanca, dhe jo më shumë se 45 ditë pas shpalljes së vakancës. Zgjedhjet do të mbahen 30 ditë më vonë nga momenti i vakancës, tha Celibashi.
Tag: celibashi
-

Kur mbahen zgjedhjet në Tiranë? Celibashi pas vendimit të Kushtetueses: Nuk është çështje ditësh, zhvillohen 30 ditë pasi….
-

Zgjedhjet në Tiranë/ Çfarë ndodh nëse GJK rrëzon shkarkimin e Veliajt? Ja si përgjigjet Celibashi
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ka sqaruar hapat që do të ndiqen në rast se Gjykata Kushtetuese shpall të paligjshëm shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ai theksoi se nëse Gjykata Kushtetuese vendos për pezullimin e zgjedhjeve, ato nuk do të zhvillohen. Ndërsa, nëse vendimi është për shpallje të pavlefshme, atëherë zgjedhjet do të përsëriten.
“Nëse vendos pezullim, zgjedhjet nuk do të zhvillohen, nëse i shpall të pavlefshme do të ribëhen”, tha ai në “LOG”.
I ndalur te debati pasi Presidenti dekretoi shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki, Celibashi tha se KQZ nuk ka kompetencë për të gjykuar dekretin e tij dhe se i qëndron vetëm vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Celibashi: Jam në pozita për të mos gjykuar vendimin e Presidentit. Kemi dekretin e Presidentit që thotë që në 6 bashki do bëhen zgjedhje, në mënyrë kategorike KQZ nuk ka tagër për të gjykuar këtë qëndrim, se ndryshe do konkurronim më Gjykatën Kushtetuese. Nëse ka një vendim nga Gjykata Kushtetuese, vendimet e saj janë të detyrueshëm të zbatohen nga të gjithë.
Nëse zgjedhjet shpallen të pavlefshme, zgjedhjet përsëriten. Ajo që di të them është se nëse ka një vendim të GJK për pezullimin e zgjedhjeve apo të shpallje së pavlefshme e angazhojnë KQZ, çdo vendimmarrje tjetër nuk e angazhon. Nëse vendos pezullim, zgjedhjet nuk do të zhvillohen, nëse i shpall të pavlefshme do të ribëhen. Çdo vendimmarrje tjetër nuk ka të bëj me KQZ. -

KQZ: Mbi 650 milionë lekë buxhet për zgjedhjet e 2024-ës dhe 2025-ës, vetëm 50 parti dorëzuan raporte financiare
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi raportoi sot veprimtarinë institucionale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2024 në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Celibashi tha se raporti i KQZ-së paraqet një analizë të plotë të veprimtarisë institucionale gjatë gjithë vitit duke përfshirë përgatitjen për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, si dhe përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024.
Për sa i përket financimit të partive politike, Celibashi tha se “për vitin 2024, nga buxheti i shtetit, i cili iu vu në dispozicion KQZ-së, u shpërndanë 345 milionë lekë si fonde vjetore për partitë politike, këto sipas parashikimeve të ligjit për partitë politike”. Celibashi bëri të ditur se vetëm 50 nga 132 parti politikë dorëzuan raportet financiare.
“Vetëm 50 nga 132 nga partitë dorëzuan raporte financiare për veprimtarinë e tyre politike apo edhe elektorale ku ka qenë rasti të vitit 2023. Të gjithë partive të tjera që nuk iu përmbajtën parashikimeve të Kodit Zgjedhor apo akteve të tjera, iu vendosën sanksione për rastin. Në kuadër të këtij procesi, KQZ nëpërmjet një procedure transparente, përzgjodhi 12 audituesit ligjorë të cilët bënë gjithë procesin e verifikimi të raporteve financiare të partive politike”, tha Celibashi.
Sa i përket buxhetit të KQZ, për vitin 2024, Celibashi tha se “u alokuan nga Kuvendi dhe këshilli i ministrave, 300 milionë lekë, por pas rishikimeve, për shkak të procesin zgjedhor të Himarës dhe të zgjedhjeve parlamentare të mbajtuar në vitin 2025, kjo shkoi në 650.9 milionë lekë duke përfshirë gjithë shpenzimet”.
“Nga vlerësimi i institucioneve audituese të brendshme dhe të jashtme, është konstatuar një menaxhim korrekt i fondeve buxhetore të KQZ”, u shpreh Celibashi. Celibashi tha se “për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, u miratuan kryesisht në periudhën e fundit të vitit 2024, rregullat për regjistrimin e votuesve nga jashtë dhe procedurat për regjistrimin e votuesve nga jashtë. U organizuan të gjitha programet e edukimit trajnimit dhe ndërgjegjësimit të zgjedhësve.
Kryesisht veprimtaria e KQZ-së për 2024 ka qenë impenjative relativisht në pjesën e fundit të vitit 2024 dhe kjo duke përjashtuar zgjedhjet e 4 gushtit 2024, për përgatitjen për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025”. -

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Celibashi: Nuk do i rrimë pas derës presidentit, ta pyesim ‘a ke dekret tjetër’
ilirjan celibashi ne komision
TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi raportoi sot veprimtarinë institucionale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2024 në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Një prej pikave që u diskutua në Komision ishte dhe dekreti i presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranës.
“KQZ është në pritje gjithmonë deri në momentin që del dekreti i presidentit. Në momentin që presidenti nxjerr dekretin, KQZ merret me procesin zgjedhor, nuk rri pas derës së presidentit dhe të pyesë ore ke ndonjë dekret tjetër. KQZ nuk është në autoritetin për të vlerësuar kushtetutshmërinë e dekreteve të Presidentit, por në kuptim të përgjegjësisë ka detyrimin për të përgatitur procesin zgjedhor”, u shpreh Celibashi.
Dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës më 9 nëntor pavarësisht ankimit të Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e tij është kundërshtuar nga opozita, e cila pretendon se procesi është i nxituar dhe politikisht i njëanshëm.
Megjithatë, Celibashi u shpreh i prerë se institucioni që ai drejton do të zbatojë ligjin dhe do të përgatisë zgjedhjet në përputhje me detyrimet ligjore dhe kushtetuese.
Për sa i përket financimit të partive politike, Celibashi tha se “për vitin 2024, nga buxheti i shtetit, i cili iu vu në dispozicion KQZ-së, u shpërndanë 345 milionë lekë si fonde vjetore për partitë politike, këto sipas parashikimeve të ligjit për partitë politike”.
Celibashi bëri të ditur se vetëm 50 nga 132 parti politikë dorëzuan raportet financiare.
“Vetëm 50 nga 132 nga partitë dorëzuan raporte financiare për veprimtarinë e tyre politike apo edhe elektorale ku ka qenë rasti të vitit 2023. Të gjithë partive të tjera që nuk iu përmbajtën parashikimeve të Kodit Zgjedhor apo akteve të tjera, iu vendosën sanksione për rastin. Në kuadër të këtij procesi, KQZ nëpërmjet një procedure transparente, përzgjodhi 12 audituesit ligjorë të cilët bënë gjithë procesin e verifikimi të raporteve financiare të partive politike”, tha Celibashi.
Sa i përket buxhetit të KQZ, për vitin 2024, Celibashi tha se “u alokuan nga Kuvendi dhe këshilli i ministrave, 300 milionë lekë, por pas rishikimeve, për shkak të procesin zgjedhor të Himarës dhe të zgjedhjeve parlamentare të mbajtuar në vitin 2025, kjo shkoi në 650.9 milionë lekë duke përfshirë gjithë shpenzimet”.
“Nga vlerësimi i institucioneve audituese të brendshme dhe të jashtme, është konstatuar një menaxhim korrekt i fondeve buxhetore të KQZ”, u shpreh Celibashi.
Celibashi tha se “për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, u miratuan kryesisht në periudhën e fundit të vitit 2024, rregullat për regjistrimin e votuesve nga jashtë dhe procedurat për regjistrimin e votuesve nga jashtë. U organizuan të gjitha programet e edukimit trajnimit dhe ndërgjegjësimit të zgjedhësve. Kryesisht veprimtaria e KQZ-së për 2024 ka qenë impenjative relativisht në pjesën e fundit të vitit 2024 dhe kjo duke përjashtuar zgjedhjet e 4 gushtit 2024, për përgatitjen për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025”./ZËRI -

Dekreti i Begajt për zgjedhjet në Bashkinë Tiranë, Celibashi mban qëndrim të prerë: KQZ nuk vlerëson…
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka reaguar sërish lidhur me dekretin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit.
Gjatë një seance në Komisionin e Ligjeve, ku ishte i pranishëm edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, Celibashi u përball me kritika dhe akuza nga opozita për mënyrën si po trajtohet procesi.
Në përgjigje, Celibashi theksoi se KQZ nuk ka autoritetin për të vlerësuar kushtetutshmërinë e një dekreti presidencial.
Celibashi: KQZ është në pritje gjithmonë deri në momentin që del dekreti i presidentit. Në momentin që presidenti nxjerr dekretin, KQZ merret me procesin zgjedhor, nuk rri pas derës së presidentit dhe të pyesë ore ke ndonjë dekret tjetër. KQZ nuk është në autoritetin për të vlerësuar kushtetutshmërinë e dekreteve të Presidentit, por në kuptim të përgjegjësisë ka detyrimin për të përgatitur procesin zgjedhor.
Dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës më 9 nëntor pavarësisht ankimit të Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e tij është kundërshtuar nga opozita, e cila pretendon se procesi është i nxituar dhe politikisht i njëanshëm.
Megjithatë, Celibashi u shpreh i prerë se institucioni që ai drejton do të zbatojë ligjin dhe do të përgatisë zgjedhjet në përputhje me detyrimet ligjore dhe kushtetuese. -

Celibashi raporton për zgjedhjet , PS kërkon ndryshim të ligjit: Partitë lindin si kërpudha para zgjedhjeve
Ilirian Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, pasi lexoi raportin vjetor për punën e KQZ në mbledhjen e përbashkët mes Komisionit të Ligjeve dhe atij për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe mbikëqyrjen institucionale, u përball me akuzuat e opozitës.
Përmes Oerd Bylykbashit, opozita ngriti shqetësimin për një dështim me votën e diasporës në zgjedhjet e 11 Majit.
“Me votën e Diasporës shënuat një dështim katastrofik”, tha Bylykbashi.
Ndërsa socialisti Damian Gjiknuri u angazhua për ndërhyrje ligjore në financimin e partive politike.
“Partitë para zgjedhjeve mbërrijnë si kërpudhat. Do të ndërhymë në kodin e ri zgjedhor”, u shpreh Gjiknuri.Top Channel
-

Zgjedhjet e pjesshme dhe ndryshimet e “Zgjedhores”, Celibashi: Dekreti i Begajt, fuqi zbatuese!
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur për përgatitjet që po bëhen për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen më 9 nëntor në 6 bashki të vendit, si dhe për çështjet që kërkojnë ndërhyrje në Reformën Zgjedhore.
Gjatë një interviste për “Mirëmengjes Shqipëri” në RTSH, Celibashi foli për ndryshimet që duhet të behën në Reformën Zgjedhore, ku theksoi si çështjen më urgjente pamundësinë për të votuar të shumë zgjedhësve që për arsye të ndryshme nuk mund të jenë fizikisht në qendrën e votimit.
Ai shtoi se një tjetër çështje që kërkon zgjidhje është mungesa e rregullave të qarta për zhvillimin e referendumeve.
“Financimi i partive, fushata zgjedhore dhe rregullimi i saj, financimi i palëve të treta që nuk marrin pjesë në zgjedhje por impaktojnë në procesin zgjedhor edhe aspekte teknike që lidhen me numërimin, votimin e shqyrtimin e ankimimeve. Ne do të duhet të vendosim se çfarë do të bëjmë me një armatë të madhe votuesish që nuk mundsh të paraqiten në qendrën e votimit, por duan të votojnë, për ata që për arsye shëndetësore që nuk mund të shkojnë fizikisht në qendrën e votimit, janë punonjësit e Policisë së Shtetit që janë të gjithë të angazhuar në mbarëvajtjen e procesit, janë gazetarët dhe përfaqësuesit e medias që janë në punë dhe janë shumë të tjerë që shkojnë në rreth 100 mijë votues dhe kjo është gjëja kryesore që duhet të adresojmë. Kjo është pa sens dhe asgjë nuk e justifikon këtë asnjë lloj frike apo meraku për manipulime. E dyta ka të bëjë me rregullat për zhvillimin e referendumeve ku ne nuk zhvillojmë dot një referendum”, tha ai.
Sa i përket zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki, Celibashi u shpreh se po vijojnë përgatitjet dhe se ditën e zgjedhjeve gjithçka do të jetë gati. Ai foli për votimin elektronik, ku tha se, do të përdoret me shumë gjasë vetëm në njësinë nr. 10 në Tiranë, për shkak të kohës së kufizuar.
Komisioneri shtoi gjithashtu se diaspora nuk do të jetë pjesë e procesit të zgjedhjeve të pjesshme, pasi ajo voton vetëm për zgjedhjet parlamentare, si në shumicën e vendeve të botës.
“Përjashto njësinë 10, koha që kemi në dispozicion nuk na mundëson edhe përgatitjen dhe për të informuar dhe edukuar zgjedhësit me teknologjinë e votimit elektronik. Jemi duke diskutuar me partitë politike për të parë mundësinë për shtrinim e votimit elektronike dhe në ndonjë prej 5 bashkive të tjera. Akoma nuk e kemi vendosur nëse do të vlente në çdo pikëpamja dhe me shumë mundësi mund të mbetemi vetëm te njësia 10 e cila që prej 2021 bën votim elektronik. Është e rëndësishme që partitë të marrin një vendim për këtë si në kuadër të reforma zgjedhore, nëse vlen apo jo që ky votim elektronik të shtrihet gati në të gjithë territorin e vendit. Diaspora nuk do të jetë pjesë e procesit të zgjedhjeve të pjesshme, ajo voton vetëm për zgjedhjet e Kuvendit dhe ky është standardi në shumicën dërrmuese të vendeve të botës, pak vende i japin mundësin diasporës që të votojnë dhe për qeverisjen vendore. Do të votohet vetëm për kryetarët e bashkive dhe jo për këshillat bashkiakë”, tha Celibashi.
Lidhur me dekretin e presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve edhe në Bashkinë e Tiranës, ku Erion Veliaj ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e shkarkimit të tij, Celibashi theksoi se KQZ nuk komenton dekretin presidencial, por është e detyruar ta zbatojë atë.
“Në pozitën e Komisionerit Shtetëror më ndalohet të komentoj dekretin. Kjo nuk do të thotë se vë në diskutim faktin juridik që ka ndodhur, por duhet të kuptohet se jemi para një dekreti të nxjerrë nga autoriteti përgjegjës për caktimin e datës së zgjedhjeve, dhe kaq mjafton që të gjithë t’i nënshtrohen urdhërimeve të tij. Dekreti është me fuqi dhe prodhon efekte,” deklaroi ai. -

KQZ nis përgatitjen e zgjedhjeve, Celibashi: Nuk e komentoj dekretin, kemi detyrë ta zbatojmë
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, nuk e komentoi dekretin e Presidentit, por tha se KQZ është e detyruar ta zbatojë atë. Sipas tij, tashmë ka nisur puna për të realizar pa asnjë vonesë procesin e 9 nëntorit në gjashtë bashki të vendit.
“KQZ ka përgjegjësi vetëm organizimin e zgjedhjeve që dekretohen nga një autoritet tjetër, siç është Presidenti sipas një procedure të caktuar vjen edhe ushtrimi i kompetencës së kreut të shtetit për të nxjerrë dekretin. KQZ nuk vë në diskutim gjithçka deri në daljen e dekretit, kjo është përgatitja e zgjedhjeve në 6 bashkitë. Nuk kemi të lejuar të debatojmë vendimmarrjet e Këshillit të Ministrave, Presidentit apo çdo institucioni tjetër. Nuk përfshihemi dot në diskutimin politik”, u shpreh ai.
Kujtojmë se dekreti i Presidentit Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve ka sjellë reagime të ashpra nga opozita, e cila e konsideron si një shkelje flagrante të Kushtetutës./vizionplus.tv -

“KQZ nuk diskuton dekretin e Presidentit”, Celibash: Detyra jonë është vetëm organizimi i procesit të 9 Nëntorit
Komisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi në një konferencë për shtyp me gazetarë, foli për zgjedhjet e parakohshme lokale në 6 bashki.
Celibashi teksa u pyet për dekretin e Presidentit për zgjedhjet në Tiranë bëri të qartë se nuk është kompetencë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të diskutojë vendimmarrjes për zgjedhjeve dhe se detyra kushtetuese e tij është vetëm të organizojë zgjedhjet.“KQZ ka vetëm një përgjegjësi, organizimin e zgjedhjeve që dekretohen nga presidenti I Republikës dhe dukë thënë këtë KQZ nuk mund të vë ne diskutim vendimmarrjen ligjore, detyra e KQZ-së është të organizojë zgjedhjet dhe nuk e ka fare në kompetencë të debatojë vendimmarrjet e institucioneve, në këtë rast presidentit dhe Këshillit të Ministrave. Me pak fjalë KQZ është në detyrimin kushtetues dhe ligjor për të organizuar zgjedhjet dhe nuk mund të bëjë kundërshtime për vendimmarrjen”, u shpreh Celibashi.
-

Dekreti i Begajt për Tiranën, Celibashi: Detyrimi ta zbatojmë,ja sa është kostoja për zgjedhjet në 6 bashki
Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi është shprehur e KQZ ka si detyrim ligjor të zbarojë dekretin e presidentit dhe të garantojë zhvillimin e zgjedhjeve për 6 bashkitë vendore.
“KQZ ka vetëm një përgjegjësi, organizmin e zgjedhjeve që dekretohen nga një institucion tjetër, që është presidenti sipas një procedure të përcaktuar.LKQZ nuk mund të vërë në diskutim çfarë është zhvilluar nga çdo pikëpamje ligjore dhe kushtetuese deri në daljen e dekretit. Detyra eKZ është të përgatisë procesin zgjedhor për të 6 bashkitë dhe nuk e farë te lejuar të vërë në diskutim vendimmarrjet e presidentit apo të Këshillit të Ministrave.
KQZ është në detyrimin kushtetues he ligjor për të organizuar zgjedhjet në 6 bashkisë dhe qartazi nuk mund të përfshihet në gjithë diskutimin e bërë lidhur me këtë çështje”, tha Celibashi.
Ndër të tjera, Celibashi bëri me dije se fondi i parashikuar deri më tani për këto zgjedhje, është 306 milionë lekë të reja.