Kandidatët e pavarur që mbështeten nga opozita për zgjedhjet e 9 nëntorit në 5 bashkitë që janë pa kryetar, duhet të mbledhin firma mbështetëse nga zgjedhësit e zonës së tyre, si e vetmja formë që të regjistrohen në zgjedhje.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha për Report TV se deri më tani, asnjë nuk është paraqitur në KQZ dhe bën thirrje që të vijnë të marrin formularin.
“Kandidati i pavarur duhet të marrë firma mbështetëse nga jo më pak se 1 % e zgjedhësve të bashkisë përkatëse. Deri më tani nuk kemi asnjë kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Komitete Nismëtare apo kandidatë të pavarur që përfaqësohen nga këto Komitete Nismëtare për tu regjistruar si i tillë për zgjedhjet për 5 bashkitë e tjera”, – tha Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve.
Ndonëse kandidatët e Matit, Cërrikut, Beratit, Vlorës dhe Tepelenës mund ta bëjnë këtë që tani, Florjan Binaj në Tiranë, nuk mund ta nisë mbledhjen e mbi 7000 firmave, pasi KQZ nuk i jep formularët zyrtarë për sa kohë pas vendimit të Kushtetueses, pezulloi të gjitha procedurat për kryeqytetin.
“Për Tiranën, aktualisht, askush nuk mund t’i mbledhë nënshkrimet sipas formularit që duhet t’i vendosë në dispozicion KQZ, dokument sipas kërkesave të Kodit Zgjedhor, as nuk mund të plotësojnë dhe as ta dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, u shpreh kreu i KQZ.
Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk do ta kenë emrin dhe logon në fletën e votimit në këto zgjedhje të pjesshme.
“Emrat e partive politike që e mbështesin politikisht këtë kandidat nuk ka asnjë arsye të jenë në fletën e votimit, pasi kandidati ose është i pavarur (i mbështetur nga zgjedhësit), ose i mbështetur nga një parti politik apo koalicion”, theksoi kreu i KQZ.
Gjithsesi demokratët do të jenë ata që do të numërojnë votat, bashkë me socialistët, duke mbrojtur kështu edhe interesat e kandidatëve të pavarur.
“Kandidati i pavarur ka të drejtë të caktojë vëzhgues, por jo komisionerë apo numërues. Kjo e drejtë ju ngel partive politike që e kanë fituar këtë nga Kodi Zgjedhor për shkak të rezultatit të mëparshëm. Por kandidatët e pavarur nuk kanë të drejta administruese në procesin zgjedhor, përtej vëzhguesve” tha për Report Tv, Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve
Këtë sfidë nuk e kanë 5 kandidatët socialistë për krye bashkiakë të cilët për shkak se mbështeten nga Partia, mund të regjistrohen lehtësisht.
FIRMAT E NEVOJSHME SIPAS BASHKIVE
TIRANË 7 200
VLORË 1 719
BERAT 822
CËRRIK 388
MAT 291
TEPELENË 127
Tag: celibashi
-

Të pavarur, por ende pa firma mbështetëse nga zgjedhësit! Celibashi: Asnjë kandidat opozitar s’ka tërhequr formularët
-

‘Emrat e pavarur duhet të mbledhin 7 mijë firma’, Celibashi: Ja pse mund të digjet si kandidat Florjan Binaj
Kandidatët e pavarur që mbështeten nga opozita për zgjedhjet e 9 nëntorit në 5 bashkitë që janë pa kryetar, duhet të mbledhin firma mbështetëse nga zgjedhësit e zonës së tyre, si e vetmja formë që të regjistrohen në zgjedhje.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se deri më tani, asnjë nuk është paraqitur në KQZ dhe bën thirrje që të vijnë të marrin formularin.
“Kandidati i pavarur duhet të marrë firma mbështetëse nga jo më pak se 1 % e zgjedhësve të bashkisë përkatëse. Deri më tani nuk kemi asnjë kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Komitete Nismëtare apo kandidatë të pavarur që përfaqësohen nga këto Komitete Nismëtare për tu regjistruar si i tillë për zgjedhjet për 5 bashkitë e tjera”, – tha Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve
Ndonëse kandidatët e Matit, Cërrikut, Beratit, Vlorës dhe Tepelenës mund ta bëjnë këtë që tani, Florjan Binaj në Tiranë, nuk mund ta nisë mbledhjen e mbi 7000 firmave, pasi KQZ nuk i jep formularët zyrtarë për sa kohë pas vendimit të Kushtetueses, pezulloi të gjitha procedurat për kryeqytetin.
“Për Tiranën, aktualisht, askush nuk mund t’i mbledhë nënshkrimet sipas formularit që duhet t’i vendosë në dispozicion KQZ, dokument sipas kërkesave të Kodit Zgjedhor, as nuk mund të plotësojnë dhe as ta dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, u shpreh kreu i KQZ.
Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk do ta kenë emrin dhe logon në fletën e votimit në këto zgjedhje të pjesshme.
“Emrat e partive politike që e mbështesin politikisht këtë kandidat nuk ka asnjë arsye të jenë në fletën e votimit, pasi kandidati ose është i pavarur (i mbështetur nga zgjedhësit), ose i mbështetur nga një parti politik apo koalicion”, theksoi kreu i KQZ.
Gjithsesi demokratët do të jenë ata që do të numërojnë votat, bashkë me socialistët, duke mbrojtur kështu edhe interesat e kandidatëve të pavarur.
“Kandidati i pavarur ka të drejtë të caktojë vëzhgues, por jo komisionerë apo numërues. Kjo e drejtë ju ngel partive politike që e kanë fituar këtë nga Kodi Zgjedhor për shkak të rezultatit të mëparshëm. Por kandidatët e pavarur nuk kanë të drejta administruese në procesin zgjedhor, përtej vëzhguesve” tha për Report Tv, Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve
Këtë sfidë nuk e kanë 5 kandidatët socialistë për krye bashkiakë të cilët për shkak se mbështeten nga Partia, mund të regjistrohen lehtësisht.
FIRMAT E NEVOJSHME SIPAS BASHKIVE
TIRANË 7 200
VLORË 1 719
BERAT 822
CËRRIK 388
MAT 291
TEPELENË 127 -

KQZ ndërpret përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë/ Celibashi: Zbatojmë Kushtetuesen
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha në një deklaratë për mediat se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese një ditë më parë, KQZ ka ndërprerë dhe pezulluar çdo veprim dhe përgatitje për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës.
Celibashi theksoi se më 9 nëntor në bazë të dekretit të presidentit, do të shkojnë në zgjedhje të pjesshme 5 bashki, Berat, Vlore, Cërrik, Tepelene dhe Mat.
“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dje, KQZ ka ndërprerë dhe pezulluar çdo veprim dhe përgatitje për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës. Në datën 9 nëntor është e sigurt që do të zhvillohen zgjedhje në 5 bashki, Berat, Vlore, Cërrik, Tepelene dhe Mat. KQZ nuk mund të kryejë asnjë lloj veprimi për përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë”, tha Celibashi.
Një ditë më parë Gjykata Kushtetuese rrëzoi dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhje të pjesshme në Bashkinë Tiranë. -

Task Forcë e përbashkët për zgjedhjet me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme? Përgjigjet Celibashi
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat, foli për bashkëpunimin me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme.
Celibashi u shpreh se për këto zgjedhje të pjesshme ndoshta nuk do të jetë e nevojshme, por shtoi se komunikimet janë të vazhdueshme me këto institucione.
“Ndoshta për shkak të masës në këto zgjedhje, nuk do të jetë e nevojshme për të patur një marrëveshje. Bashkëpunimin e kemi, edhe pas procesit ka vazhduar. Ne shkëmbejmë informacione me të dy strukturat”, tha Celibashi. -

Kushtetuesja ngriu dekretin e Begajt, kreu i KQZ: Kemi pezulluar menjëherë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi njoftoi KQZ ka pezulluar procesin e përgatitjeve për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës.
Nga konferenca për media, Celibashi tha se pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, KQZ ndërpreu procesin e përgatitjeve për Tiranën.
Ndërkohë kryekomisioneri tha se vijon normalisht procesi për 5 bashkitë e tjera që do të shkojnë në zgjedhje më 9 nëntor.
“Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të vendimit që dje menjëherë ka ndërprerë të gjitha përgatitjet që lidhen me procesin zgjedhor në Tiranë. Vazhdon normalisht procesi për 5 bashkitë e tjera”-u shpreh Celibashi.Top Channel
-

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Celibashi: Pezullohen përgatitjet për Tiranën pas vendimit të Kushtetueses
Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi deklaroi se do të pezullohen përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj, për pjesën e zgjedhjeve në kryeqytet.
Në një deklaratë për mediat, Celibashi u shpreh se KQZ nuk mund ta kryejë veprime pa marrë vendim Gjykata Kushtetuese.
Celibashi shtoi se 5 bashkitë e tjera do të zhvillohen zgjedhjet më 9 nëntor.
“KQZ ka pezulluar procesin për Tiranën. Çdo veprim i KQZ që lidhet me përgatitjen e zgjedhjeve është pezulluar që ditën e djeshme. Në datën 9 nëntor do zhvillojmë zgjedhje për 5 bashkitë e tjera. Bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, do duhet ta respektojmë. Kjo është e qartë. KQZ nuk mund të kryejë asnjë lloj veprimi që lidhet me Bashkinë e Tiranës. Është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese për ankimin e zotit Veliaj për shkarkimin e tij. Do vendosë Gjykata Kushtetuese. KQZ nuk është duke zhvilluar asnjë veprimtari për zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor”, tha Celibashi. -

A ka zgjedhje në Tiranë nëse më 31 tetor Kushtetuesja shpall të vlefshëm dekretin e Begajt? Ja si përgjigjet Celibash
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, në një komunikim për mediat ka deklaruara se më 9 nëntor do të mbahen zgjedhjet në 5 bashki të vendit, përveç Tiranës, vendim ky i marrë nga Gjykata Kushtetuese ditën e djeshme.
I pyetur në lidhje me skenarët e mundshëm në rast se Kushtetuesja më 31 tetor vendos shpalljen të vlefshëm të dekretit të presidentit Bajram Begaj edhe për Tiranën, Celibashi u shpreh se ky kjo është diçka që mbetet për t’u parë në kohën që diçka e tillë bëhet realitet.
Ilirjan Celibashi: Se çdo të ndodhë nëse GJK merr një vendim apo një tjetër këtë nuk dua ta them se ndryshe do isha një komentator. Si kreu i KQZ vlen të them: GJK ka caktuar datën 31 për të vendosur mbi këtë çështje, në çdo lloj versioni qoftë KQZ qoftë Këshilli i Ministrave apo Presidenti, do të shohin nëse do të ketë vend apo jo për të ndërmarrë ndonjë veprim të caktuar. Nuk preferoj të flas ç’duhet të bëhej në një situatë hipotetike. -

Kreu i KQZ: Nuk ka zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se KQZ ka ndërprerë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë, pas pezullimit të dekretit të Presidentit Begaj nga Gjykata Kushtetuese.
“Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të vendimit që dje, KQZ ka ndërprerë menjëherë të gjitha përgatitjet që lidhen me procesin zgjedhor në Tiranë. Kështu që, mendoj se do të ishte më me dobi që ta themi që zhvillimi i procesit zgjedhor në datën 9 është thuajse i pamundur. Vazhdon normalisht procesi për 5 bashkitë e tjera. Pra, në datën 9 nëntor është e sigurtë që do të zhvillohen zgjedhjet në 5 bashkitë e tjera: Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat”, tha Celibashi në një konferencë për mediat. -

A u bëtë palë në shkeljen e Kushtetutës për Tiranën? Celibashi: Asnjë shkelje nga KQZ, po respektojmë autoritetin e Gjykatës
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse KQZ ësghtë bërë palë në shkelje të Kushtetutës, pasi po zhvillonte përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë ndonëse Erion Veliajt kishte ankimuar shkarkimin nga qeveria.
Celibashi u sqaroi gazetarëve se KQZ nuk ka asnjë lloj detyrimi ligjor që e detyron të presë për përgatitjet për zgjedhje sa kohë nuk ka asnjë vendimmarrje. Celibashi theksoi se tashmë që ka një vendim nga Kushtetuesja, që ka pezulluar dekretin e Begajt, po respektojnë autoritetin e saj.
“KQZ nuk ka patur asnjë detyrim, nuk detyrohet as nga Kushtetuta as Kodi, që të presë, sa kohë nuk ka vendimarrje se çfarë ndodh me pretendimet që njëra palë ka kundrejt dekretit.
Nëse ne do të diskutonim dekretin, do kishim marrë kompetencën e një organi tjetër dhe ishim në shkelje. Tani që Kushtetuesja vendosi, po respektojmë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo është shumë e qartë”, theksoi Celibashi. -

Kushtetuesja pezulloi dekretin e Begajt, KQZ: Kemi ndërprerë përgatitjet për Tiranën
ilirjan celibashi
TIRANË- Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka deklaruar se janë pezulluar përgatitjet për Tiranën pas vendimit të Kushtetueses. Në një konferencë për mediat, kryekomisioneri tha se do të vijojnë përgatitjet për zgjedhjet në 5 bashki të tjera më datë 9 nëntor.
“Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të vendimit që dje menjëherë ka ndërprerë të gjitha përgatitjet që lidhen me procesin zgjedhor në Tiranë. Vazhdon normalisht procesi për 5 bashkitë e tjera. Në datën 9 nëntor do zhvillojmë zgjedhje për 5 bashkitë e tjera.”, u shpreh Celibashi.
Por çfarë do të ndodhë me zgjedhjet në Tiranë nëse më 31 tetor Kushtetuesja shpall të vlefshëm dekretin e Begajt? Kësaj pyetje Celibashi u shpreh i prerë se KQZ nuk mund ta kryejë veprime pa marrë vendim Gjykata Kushtetuese.
“Se çdo të ndodhë nëse GJK merr një vendim apo një tjetër këtë nuk dua ta them se ndryshe do isha një komentator. Si kreu i KQZ vlen të them: GJK ka caktuar datën 31 për të vendosur mbi këtë çështje, në çdo lloj versioni qoftë KQZ qoftë Këshilli i Ministrave apo Presidenti, do të shohin nëse do të ketë vend apo jo për të ndërmarrë ndonjë veprim të caktuar. Nuk preferoj të flas ç’duhet të bëhej në një situatë hipotetike.”, tha Celibashi.Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje drekretin e Presidentit, Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 Nëntorit. Vendimi erdhi pasi Kushtetuesja u vu në lëvizje nga Erion Veliaj, i cili ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës.
Presidenti Bajram Begaj, më datë 1 tetor 2025, nxorri dekretin për zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës dhe 5 bashki të tjera të vendit. Pas dekretit, avokatët e Erion Veliajt bënë shtesë në ankimimin e tyre të mëparshëm, duke kërkuar edhe shpalljen anti-kushtetues të dekretit të Presidentit për zgjedhjet e Tiranës. Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancën publike për të shqyrtuar kërkesën e Erion Veliajt më 31 tetor.
Çfarë ndodhi?
Shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj u hapi rrugë zgjedhjeve të parakohshme, por lëvizja e tij nga qelia ka ‘bllokuar’ postin për kryetar bashkie.
Veliaj kundërshtoi shkarkimin nga detyra e kryetait të Bashkisë së Tiranës, në Gjykatën Kushtetuese. Veliaj thotë se vendimi është i paligjshëm dhe antikushtetues. Ai argumenton se neni 62, të cilit iu referuan në propozimin për shkarkimin me argumentin se nuk është paraqitur prej tre muajsh në detyrë, nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës ( i cili përcakton se shkarkimi nga Këshilli i Ministrave bëhet për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve). Më tej Veliaj kundërshoti edhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj, për zgjedhjet e nëntorit.
Ankimimet e tij bllokojnë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme për bashkinë e Tiranës, ku sot Gjykata doli me një vendim. Por pa pritur një vendim të Kushtetueses, partitë u bënë gati për të hyrë në garë.
Tashmë PS-ja ka emëruar Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare në Bashkinë e Tiranës dhe organizatore të fushatës, ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Nga ana tjetër edhe Partia Demokratike vendosi që të mbështesë kandidatin e pavarur, Florjan Binaj. Nga ‘Lëvizja Bashkë’ në garë hyri Arlind Qori. Por me vendimin e Gjykatës, kandidatët dhe partitë do të duhet të presin 31 tetorit për të nisur fushatën. Deri në fund të muajit gjithçka është pezull./ZËRI