Tag: celibashi

  • Celibashi reagon pas raportit ODIHR: Një pasqyrë e plotë, koha për reforma reale në zgjedhje

    Celibashi reagon pas raportit ODIHR: Një pasqyrë e plotë, koha për reforma reale në zgjedhje

    Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka reaguar pas publikimit të raportit final të ODIHR-it mbi zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar nevojën për përgjegjësi dhe seriozitet nga të gjithë aktorët politikë dhe institucionalë të përfshirë në proces.
    Celibashi u shpreh se raporti i ODIHR-it përfaqëson një pasqyrë të plotë të zgjedhjeve, ndaj çdo angazhim për të punuar mbi gjetjet dhe rekomandimet duhet të jetë shenjë e një përgjegjshmërie të vërtetë institucionale dhe politike.
    “Gjykimet mbi gjykimet nuk sjellin dobi. Partitë politike, veçanërisht ato parlamentare, duhet të punojnë për të përfunduar një reformë domethënëse zgjedhore brenda një viti,” deklaroi kreu i KQZ-së.
    Sa i përket rolit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Celibashi vuri në dukje se vlerësimet pozitive për mënyrën si është menaxhuar procesi zgjedhor duhet të shërbejnë si motivim për të bërë më mirë në të ardhmen.
    “Vlerësimet pozitive për përgatitjen dhe administrimin e zgjedhjeve nga KQZ-ja janë një shtysë për të përmirësuar vazhdimisht atë që duhet bërë,” shtoi ai.

  • Raporti i OSBE-ODIHR/ Kreu i KQZ: Partitë të përgatisin reformën zgjedhore brenda vitit

    Raporti i OSBE-ODIHR/ Kreu i KQZ: Partitë të përgatisin reformën zgjedhore brenda vitit

    Ilirjan Celibashi

    TIRANË-Kreu i Komisionit Qëndror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka reaguar për raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Celibashi e cilësoi raportin si “pasqyrë të plotë të procesit zgjedhor”, duke theksuar se puna mbi gjetjet dhe rekomandimet e ODIHR-it do të tregojë seriozitetin dhe përgjegjshmërinë institucionale e politike të të gjithë aktorëve të përfshirë.
    Kreu i KQZ-së thekson se partitë politike, veçanërisht ato parlamentare, duhet të angazhohen për të përfunduar një reformë zgjedhore brenda një viti.
    Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi: Do të jetë shenjë serioziteti dhe përgjegjshmërie institucionale dhe politike e të gjithë aktorëve të lidhur me procesin zgjedhor, për të punuar mbi gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Final të ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, si pasqyrë e plotë e këtyre zgjedhjeve. Gjykimet dhe vlerësimet mbi gjykimet dhe vlerësimet “gjykatësit të zgjedhjeve” nuk kanë ndonjë dobi. Partitë politike, veçanërisht ato parlamentare, duhet të angazhohen për të përfunduar një reformë domethënëse zgjedhore brenda një viti. Sa i përket KQZ: Vlerësimet pozitive – thuajse për gjithçka që ky institucion bëri në lidhje me përgatitjen dhe administrimin e këtyre zgjedhjeve – janë shtysë për të bërë akoma më mirë atë që duhet bërë.

  • Raporti i OSBE-ODIHR, Celibashi: Aktorët politikë dhe institucionalë të punojnë mbi rekomandimet e gjetjet

    Raporti i OSBE-ODIHR, Celibashi: Aktorët politikë dhe institucionalë të punojnë mbi rekomandimet e gjetjet

    Kreu i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka reaguar për raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit. 
    Përmes rrjeteve sociale, Celibashi shprehet se të gjithë aktorët e lidhur me procesin zgjedhor, duhet të punojnë mbi gjetjet dhe rekomandimet e shkruara në raport. 
    Duke e cilësuar “gjykatësin e zgjedhjeve”, Celibashi thotë se gjykimet dhe vlerësimet mbi gjykimet dhe vlerësimet e gjetjeve të OSBE-ODIHR, nuk sjellin asnjë dobi. 
    “Do të jetë shenjë serioziteti dhe përgjegjshmërie institucionale dhe politike e të gjithë aktorëve të lidhur me procesin zgjedhor, për të punuar mbi gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Final të ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, si pasqyrë e plotë e këtyre zgjedhjeve. 
    Gjykimet dhe vlerësimet mbi gjykimet dhe vlerësimet “gjykatësit të zgjedhjeve” nuk kanë ndonjë dobi. Partitë politike, veçanërisht ato parlamentare, duhet të angazhohen për të përfunduar një reformë domethënëse zgjedhore brenda një viti. 
    Sa i përket KQZ: Vlerësimet pozitive – thuajse për gjithçka që ky institucion bëri në lidhje me përgatitjen dhe administrimin e këtyre zgjedhjeve – janë shtysë për të bërë akoma më mirë atë që duhet bërë”,- shkruan Celibashi. 
    OSBE-ODIHR thotë se procesi i votimit u menaxhua mirë dhe ishte i qetë. Partia Socialiste akuzohet për përdorim të burimeve shtetërore. Gjuha polarizuese mes Ramës dhe Berishës, nënvizohet si tipar negativ i zgjedhjeve të fundit parlamentare. 
     

  • Celibashi-partive: Reforma Zgjedhore duhet përfunduar brenda 1 viti!

    Celibashi-partive: Reforma Zgjedhore duhet përfunduar brenda 1 viti!

    Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, thekson përmes një postimi në “X”, se partitë politike duhet të angazhohen për të përfunduar një reformë domethënëse zgjedhore brenda 1 viti. 
    “Do të jetë shenjë serioziteti dhe përgjegjshmërie institucionale dhe politike e të gjithë aktorëve të lidhur me procesin zgjedhor, për të punuar mbi gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Final të ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, si pasqyrë e plotë e këtyre zgjedhjeve”, shkruan kryekomisioneri. 
    Më tej, sqaron se KQZ bëri maksimumin në zgjedhjet parlamentare të 11 majit me përgatitjen dhe administrimin e procesit. 

    ️ Do të jetë shenjë serioziteti dhe përgjegjshmërie institucionale dhe politike e të gjithë aktorëve të lidhur me procesin zgjedhor, për të punuar mbi gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Final të ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, si pasqyrë e plotë e këtyre zgjedhjeve.… pic.twitter.com/2n03NCuHI9
    — Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) October 23, 2025
     
     

  • DITA 2! ‘Drejtësia, reforma zgjedhore dhe vettingu’- Celibashi: S’ka ardhur koha që partitë të përjashtohen

    DITA 2! ‘Drejtësia, reforma zgjedhore dhe vettingu’- Celibashi: S’ka ardhur koha që partitë të përjashtohen

    Ilirjan Celibashi

    TIRANË-Po mbahet në Tiranë dita e dytë e Konferencës me temë “30 vite partneritet dhe progress: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias. Diskutimet fokusohen në tre tema kyçe: reforma në drejtësi dhe vettingu, reforma zgjedhore dhe drejtësia kushtetuese, me pjesëmarrjen e drejtuesve të institucioneve shqiptare dhe ndërkombëtare.
    Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi renditi çështjet kyçe që sipas tij duhet të adresohen urgjentisht në reformën e ardhshme zgjedhore, duke përfshirë votimin për personat me pamundësi, riorganizimin e komisioneve dhe rregullat për referendumet.
    Ilirjan Celibashi: Për të nxitur debatin, po bëj një listë të atyre çështjeve që ne mendojmë se duhet të adresohen në kuadër të reformës së ardhshme zgjedhore. Duke filluar me organizimin e komisioneve të palëve të treta. Mendoj se vetëm përbërja politike partiake e këtyre komisioneve nuk kontribuon në integritetin e procesit zgjedhor, në mirëadministrimin e tij, në transparencë dhe në elementë të tjerë që duhet t’i gëzojë një proces i drejtë, i barabartë dhe i ndershëm.Nuk jam dakord me propozimin e maxhorancës, ku anëtarët e komisionit të jenë të gjithë nëpunës të shërbimit civil. Mendoj se nuk është koha që partitë politike të përjashtohen plotësisht, por roli i tyre nuk duhet të jetë parësor, por dytësor. Mendoj se ka ardhur koha që Kolegji Zgjedhor nuk ka më arsye pse të jetë instanca që merret me hetimet zgjedhore; mund të jetë Gjykata e Apelit apo Gjykata e Lartë. Organizimi dhe funksionimi i KQZ-së, duke qenë në konflikt të hapur interesi, edhe pse s’kam asnjë të tillë brenda vetes, do doja që partitë politike të vendosin për këtë.
    Në këtë takim edhe nënkryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Damian Gjiknuri, theksoi rëndësinë e një reforme të mirëfilltë që adreson financimin e partive politike në përputhje me standardet ndërkombëtare.

  • “Partitë të mos përjashtohen totalisht nga komisionet”/ Reforma Zgjedhore, Celibashi: KQZ të shndërrohet në…

    “Partitë të mos përjashtohen totalisht nga komisionet”/ Reforma Zgjedhore, Celibashi: KQZ të shndërrohet në…

    Kur Parlamenti është gati të nisë punën për reformën zgjedhore, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi jep propozimet e tij. Në një intervistë televizive ai tha se është i bindur se formati aktual i KQZ-së nuk është i duhuri, por as modeli i shkuar, me disa anëtarë PS e PD, nuk funksionon.
    “Organi përgjegjës për zgjedhjet të përfaqësohet nga një individ, pra të jetë një organ monokratik. I zgjedhur me konsensus, me shumicë të cilësuar nga Kuvendi i Shqipërisë, me kushtin që të jetë i përfshirë edhe kontributi i opozitës, sepse mazhoranca e sotme e ka shumicën e cilësuar gati.
    Për shembull, mund të gjendet një mekanizëm që opozita e momentit të jetë prezent aty, me të gjitha tagrat për të monitoruar, për të verifikuar, por ai që merr vendime në të gjitha aspektet, të jetë një individ”, tha ai.
    Celibashi mendon se KAS, mbase duhet të vijojë të ekzistojë, por partitë nuk duhet të kenë më kontroll në Komisionet Zonale dhe në qendrat e votimit.
    “Të mos kemi komisionerë partiakë, por unë jam për një formulë hibride, jo për formulën që prezanton mazhoranca që të jenë të gjithë nëpunës civilë. Ata që do të merren teknikisht dhe praktikisht me procesin, të jenë persona të emëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Se nga cili komunitet, ka variante plot, mund të jenë mësues, avokatë, juristë, apo nëpunës civilë.
    Nga ana tjetër, partitë kryesore politike do të duhet të kenë njerëzit e tyre, nga 2, nuk ka nevojë të kenë nga 7 e nga 8, për të qenë prezentë, por veprimet dhe përgjegjësinë e ka personi i emëruar nga KQZ. Kështu ne kemi mundësinë t’i trajnojmë këta njerëz, dhe të mos emërojmë njerëz të rastësishëm që i sjellin partitë në moment të fundi, mbase edhe pa asnjë eksperiencë zgjedhore ”.
    Komisioneri kërkon nga Parlamenti rregulla më të qarta për fushatën zgjedhore.
    “Financimi i partive politike dhe i palëve të treta, që nuk janë subjekte zgjedhore, por që përfshihen në fushatë. Duhet të shohim rregullat e fushatën në rrjetet sociale, në media online. Ne jemi akoma tek fushata në radio dhe televizion, ndërkohë që mjetet e komunikimit janë shumë më të larmishme sot”.
    Gjithashtu KQZ-ja, sheh të domosdoshme që të qartësohen rregullat se si partia në pushtet nuk duhet të përdorë shtetin për fushatë.
    “Do të duhet që ta kemi të shkruar qartë në Kod, se çfarë është ajo gjë që këta nuk duhet ta bëjnë”.
    Komisioni i Posaçëm i reformës zgjedhore, ndryshe nga herët e kaluara, këtë legjislaturë duket se do të ngrihet shpejt për të çuar para ndryshimet në Kod, ndërsa seancën e kaluar e pengoi miratimi i përjashtimit të Gazment Bardhit.

  • “Zgjedhjet e 9 Nëntorit me AI”, Celibashi: Do aplikohet në numërimin e votave

    “Zgjedhjet e 9 Nëntorit me AI”, Celibashi: Do aplikohet në numërimin e votave

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po planifikon që të implementojë Inteligjencën Artificiale në lokalet e pjesshme të 9 Nëntorit.
    Në tryezën “Mbikëqyrja e Digjitalizimit në Proceset Zgjedhore: Drejt Konvergjencës midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, kryekomisioneri Ilirian Celibashi shpjegoi se përfshirja e AI do të ndihmojë në numërimin e votave.
    “Identifikimi biometrik u aplikua 100%, ndërsa votimi elektronik është në proces zhvillimi. Që nga viti 2022 kemi aplikuar disa platforma në këtë fushë. Më 9 nëntor në zgjedhjet e pjesshme po punojmë për aplikimin e AI për numërimin e votave. Ky proces dixhitalizimi i mbështetur nga BE dhe jo vetëm ka sjellë lehtësira në procesin zgjedhor, por jemi te ndërgjegjshëm për rreziqet si sulmet kibernetike për të cilat po marrim masat e nevojshme”, tha Celibashi.

    Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato pranoi se përparimi i teknologjisë dhe përfshirja e saj në zgjedhje ka sjellë më tepër transparencë në process.
    “Digjitalizimi po sjell ndryshime në mënyrën se si njerëzit e shohin demokracinë sot, ndërsa po sjell gjithashtu dhe më tepër transparencë politike. Ne i mbështesim plotësisht proceset elektronike të ndihmuara nga AI që ju përshtaten standardeve të BE”, u shpreh Silvio Gonzato.
    Më 9 Nëntor qytetarët e Vlorës, Beratit, Tepelenës, Matit dhe Cërrikut do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e bashkisë.
    /vizionplus.tv

  • Zgjedhjet e 9 nëntorit/ AI do të nxjerrë rezultatet? KQZ: Do të aplikohet për herë të parë, por…

    Zgjedhjet e 9 nëntorit/ AI do të nxjerrë rezultatet? KQZ: Do të aplikohet për herë të parë, por…

    Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)

    TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka njoftuar përfshirjen e Inteligjencës Artificiale në zgjedhjet e 9 nëntorit. Në konferencën me temë “Mbikëqyrja e Digjitalizimit në Proceset Zgjedhore: Drejt Konvergjencës midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, Celibashi bëri me dije se për herë të parë, KQZ do të aplikojë numërimin e votave në zgjedhjet e pjessshme me AI. Kryekomisioneri thekson se ky projekt do të shërbejë si test dhe nuk do të zëvendësoje mënyrën e numërimit dhe vlerësimit të votave
    “Kemi filluar në versionin eksperimental përdorimin e Inteligjencës Artificiale për kërkimin dhe marrjen e informacioneve zgjedhore nëpërmjet faqes së internetit të KQZ si dhe për të ofruar asistencë dhe krijuar facilitet për administratën zgjedhore, por edhe për subjekte të tjera të përfshira në procesin zgjedhor, mundësi për ta marrë dhe përpunuar këtë informacion, apo aspekte të ndryshme të procesit zgjedhor.
    Në 9 nëntor të këtij viti do mbahen zgjedhjet e pjesshme. Stafi i KQZ po punon për të aplikuar për herë të parë përdorimin e Inteligjencës Artificiale në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit dhe nxjerrjen e rezultateve. Ky projekt do shërbejë si test dhe për momentin nuk do zëvendësojë mënyrën e numërimit dhe vlerësimit të votave, e cila do mbetet mënyra zyrtare e referimit për këtë aspekt të procesit zgjedhor”, deklaroi Celibashi.
    Zgjedhjet e pjesshme lokale do të mbahen më 9 nëntor në 5 bashki të vendit: Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat. Nga këto zgjedhje përjashtohet Bashkia e Tiranës pasi dekreti i Presidentit Bajram Begaj është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese. Zgjedhjet në kryeqytet do të mbahen pasi të merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi ankimimin që Erion Veliaj ka bërë ndaj dekretit të Presidentit Bajram Begaj./ZËRI

  • Pas pezullimit të zgjedhjeve në Tiranë, ulët me 2 mln euro kostoja e 9 nëntorit, Celibashi: Shpenzojmë 1.6 mln euro

    Pas pezullimit të zgjedhjeve në Tiranë, ulët me 2 mln euro kostoja e 9 nëntorit, Celibashi: Shpenzojmë 1.6 mln euro

    Fondit për organizimine zgjedhjeve të pjesshme në 5 bashkitë e vendit do të jetë 1.6 mln euro. Komisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë një rillogaritje të shpenzimeve pas pezullimit të zgjedhjeve, duke e ulur fondin me 2 mln euro, pasi parashikimi fillestar ishte për një buxhet 3.6 mln euro.
    Zërat kryesorë të shpenzimeve janë:
    – 288 mijë euro për mallra, nga ku 85 mijë euro shkojnë për prodhimin e fletëve të votimit.
    – 370 mijë euro do të kushtojë ngritja e sistemin elektronik të hedhjes dhe transmetimit të rezultatit të zgjedhjeve në kohë reale, përfshirë këtu edhe garantimin e pamjeve filmike nga Qendrat e votimit dhe Grupet e Numërimit.
    – 230 mijë euro do të shkojnë për të paguar komisionerët dhe numëruesit. 100 mijë euro shkojnë për anëtarët e KAS që angazhohen në këto zgjedhje.

  • Princ Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë dashurinë me një dasmë magjike në jug të vendit

    Princ Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë dashurinë me një dasmë magjike në jug të vendit

    Princ Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi, i kanë dhënë fund beqarisë në një ceremoni madhështore, e cila është mbajtur në fshehtësi të plotë, larg syrit të publikut. Pamjet e para janë publikuar duke zbuluar atmosferën e jashtëzakonshme të kësaj dite të veçantë.
    Dasma është zhvilluar në një ambient luksoz, në Kepin e Merlit, buzë detit, mes një dekori plot elegancë dhe detajesh të kuruara me shumë shije. Në një nga fotot që po qarkullojnë në rrjete sociale, çifti shihet mbi një platformë të bardhë, me sfondin e kaltër të detit që e bën momentin edhe më përrallor.

    Blerta ka mahnitur me një fustan të gjatë ngjyrë bezhë, i cili theksonte finesën dhe thjeshtësinë e saj, ndërsa Princi kishte zgjedhur një kostum klasik e elegant, në harmoni të plotë me atmosferën e ceremonisë.
    Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është organizimi i tryezave, ku çdo element dukej i menduar deri në detaj nga lulet e bardha te ndriçimi romantik. Në një prej tyre vihej re një fletë me emrin “Leka II & Blerta”, e dizenjuar në formën e një guaske, simbol i dashurisë dhe pastërtisë.
    Me këtë ceremoni intime, Princi Leka dhe Blerta Celibashi kanë zyrtarizuar një histori dashurie që ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e publikut.