Tag: celibashi

  • Diaspora pret fletë-votimet, Celibashi: Printimi nisi, brenda 2 javësh shpërndarja

    Diaspora pret fletë-votimet, Celibashi: Printimi nisi, brenda 2 javësh shpërndarja

    Ka nisur prodhimi i fletëve të votimit që do të përdoren për zgjedhësit nga jashtë që janë regjistruar për të votuar për parlamentaret e 11 majit. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një komunikim me gazetarët, u shpreh se brenda datës 8prill pritet të vijnë në Shqipëri.
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka nisur prodhimi i fletëve të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit duke parashikuar mesin e muajit prill si afatin me të parë për dërgimin e tyre.
    “Ka nisur prodhimi, brenda datës 17 do të filloje dërgimi i tyre”, tha Celibashi.
    Zarfet do të shpërndahen në 85 shtete anë e mbanë globit ku kriteri kryesor që i ka vendosur KQZ operatorit postar, është dorëzimi i tij në dorë të aplikantit e jo personave të tjerë.
    “Duhet t’ia jap personit në dorë pasi në të kundërt përfundon te persona të tjerë apo zyra të tjera”.
    Sipas KQZ, votimi nga jashtë ka kushtuar mesatarisht rreth 37.5 euro për fletë votimi me një vlerë totale rreth 9.2 milionë euro.

  • Nis printimi i fletëve të votimit, brenda 8 prillit vijnë në Shqipëri për t’iu dërguar diasporës

    Nis printimi i fletëve të votimit, brenda 8 prillit vijnë në Shqipëri për t’iu dërguar diasporës

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka nisur zyrtarisht prodhimi i fletëve të votimit për zgjedhësit nga jashtë vendit në parlamentaret e 11 majit.
    Gjatë një komunikimi me gazetarët, Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, njoftoi se fletët po printohen nga një kompani sllovene dhe se brenda datës 8 prill pritet të vijnë në Shqipëri.
    “Midis 8-9-10 fillojmë përgatitjen e zarfave dhe dokumentacionin që do t’u dërgohet votuesve, duke shpresuar që ky process të realizohet brenda datës 15-17 Prill. Kohë e mjaftueshme sipas parashikimeve kontraktuale që do të kemi me operatorin e shërbimit postar për të dërguar zarfat, për t’i dhënë kohë rreth 3-4 ditë për të plotësuar fletën e votimit dhe koha për t’u kthyer në KQZ deri në 19:00 të datës 11 Maj”, tha Celibashi.

    Sa i përket mënyrës së votimit, Celiabshi u shpreh se KQZ ka përgatitur edhe një udhëzues që do të lehtësojë votuesit.
    “Po ndërtojmë një sistem të ndihmës dhe këshillimit për votuesit nga jashtë nëse kanë nevojë për sqarime për procedurat e votimit. Në setin e dokumentacionit, që do t’u dërgojmë do të jerë edhe një udhëzues që sqaron qartësisht se çfarë duhet të bëjë votuesi nga jashtë”, tha Celibashi.
    Nga diaspora pritet të votojnë rreth 245, 935 votues, ndërsa KQZ njoftoi gjithashtu se ka nisur procesin e përgatitjes teknike të pajisjeve të votimit elektronik që do të zhvillohet në Vorë dhe në njësinë 10 në kryeqytet./vizionplus.tv

  • Vota nga Diasporës/ Celibashi: Përgatitjet sipas parashikimeve, është zgjedhur operatori i shërbimit postar

    Vota nga Diasporës/ Celibashi: Përgatitjet sipas parashikimeve, është zgjedhur operatori i shërbimit postar

    Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi ka marrë pjesë në një konferencë pë shtyp ditën e sotme ku foli për zgjedhjet dhe votën e diasporës. Ai ritheksoi se fletët e votimit do të dërgohen jashtë vendit deri më 17 prill. Gjithashtu Celibashi tha se ecuria e procedurave ka vijuar normalisht dhe se nuk janë hasur problematika ndërsa do të ketë vëzhgues vendas dhe ndërkombëtar si edhe përfaqësues të partive.
    “Besoj për 10 ditë ose dy javë do të vendosemi në disa pika të njësisë 10 në Tiranë, do të instalojmë disa pajisje. Veç udhëzuesve do të prezantohen edhe në rrjetet sociale të KQZ. Për votimin nga brenda thuajse të gjitha aspektet përgatitore janë në përputhje me kalendarin e përgatitur. Sa i përket votimit nga jashtë e kemi të zgjedhur edhe operatorin e shërbimit postar”, tha Celibashi.

  • “9.2 milionë euro për postën DHL”, Celibashi: Fletët e votimit do të dërgohen në Diasporë deri më 17 prill

    “9.2 milionë euro për postën DHL”, Celibashi: Fletët e votimit do të dërgohen në Diasporë deri më 17 prill

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ka dhënë disa të dhëna mbi votën e diasporës.
    Celibashi gjatë fjalës së tij bën të ditur se numri përfundimtar i otuesve nga jashtë pas verifikimeve teknike është 245, 935. Ndërkohë sa i takon vlerës totale të kontraktimit me operatorin shpërndarës që i është besuar postës DHL është llogaritur tek 9.2 milion Euro.
    Po ashtu Komisioneri ka njoftuar se ka nisur printimi i fletëve të votimit e cila do të bëhet nga një kompani sllovene si për votat e diasporës po ashtu edhe për votimet brenda vendit. Sa i takon fletëve të votimit Celibashi bën të ditur se pritet të jenë gati mes datave 7 dhe 8 Prill.
    “Sa i përket votimit nga jashtë ashmë e kemi të zgjedhur edhe operatorin e shërbimit postar. Do të jetë kompania DHL Internacional Albania shpk, që do ta kryejë shërbimin e dërgimit të fletëve të votimit tek votuesit dhe kthimit mbrapsht në KQZ. Koston e paguan shteti shqiptar nga buxheti i shtetit. Vlera totale e kontraktimit me këtë operator është 9.2 milion Euro, pra nga 12.5 milionë Euro që ishte fondi i vënë në dispozicion KQZ për koston e këtij shërbimi ne do të paguajmë 9.2 milionë Euro me  një çmim mesatar për dërgesë vajtje ardhje 37.52 Euro.
    Sot besoj formalizojmë edhe në një kontratë këtë marrëdhënie mes KQZ dhe këtij operatori. Ka filluar procesi i printimit të fletëve të votimit për votimin jashtë vendit dhe besojmë se nga komunikimi që është duke prodhuar këto fletë votimit, kompaninë sllovene po prodhohen në Slloveni fletët e votimit si për votimin brenda vendit po ashtu edhe jashtë, por kemi nisur me printimin e fletëve të votimit për jashtë vendit. Besoj që midis datave 7 dhe 8 do të kemi fletat e votimit për jashtë dhe midis datës 8, 9 dhe 10 do të fillojmë përgatitjen për zarfet dhe çdo dokumentacioni tjetër i cili do tu dërgohet votuesve jashtë vendit, duke shpresuar që gjithë ky proces të bëhet brenda datës 15 Prill. Është kohë e mjaftueshme sipas parashikimeve kontraktuale që kemi me operatorin e shërbimit postar për të dërguar zarfat, për tu dhënë kohë 3, 4 apo më shuam ditë zgjedhësve nga jashtë për të vendosur dhe koha për tu kthyer mbrapsht në KQZ”, deklaron Komisioneri Celibashi.
    Ndërkohë Celibasahi bën të ditur se është duke u përfunduar edhe një tutorial që do të jetë në ndihmë të votuesve nga jashtë për procesin e votimit.
    “Jemi duke përfunduar një spot dhe tutorial për gjithë sa do duhet të dijë dhe bëjë votuesi nga jashtë dhe me shumë mundësi brenda dy apo tre ditëve do të bëhet publike përmes mediave. Ndërkohë po ndërtojmë një sistem ndihmës për këshillim të votuesve nga jashtë.
    Kemi përcaktuar tashmë edhe vendin e numërimit për votimin nga jashtë. Do të jetë pallati i sportit tek parku Olimpik i Tiranës. Do të jetë i aksesueshëm dhe i mbikëqyrur nga media dhe vëzhgues. I monitoruar me kamera live në 24/7. Numri përfundimtar i votuesve nga jashtë është 245, 935 zgjedhës”, shprehet Celibashi.

  • Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Fletët e votimit do të dërgohen në Diasporë deri më 17 prill

    Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Fletët e votimit do të dërgohen në Diasporë deri më 17 prill

    Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një konferencë më gazetarët zbuloi më shumë detaje rreth votimit për zgjedhjet e 11 majit.

    Ai u shpreh se fletët e votimit do të dërgohen në Diasporë, deri më 17 prill.
    Ecuria e procedurave ka vijuar normalisht dhe nuk janë hasur problematika, tha ai. Më tej theksoi se votuesi nuk do paguajë asnjë kosto, por do e mbulojë shteti shqiptar.
    Celibashi gjithashtu nënvizoi se do të ketë vëzhgues vendas dhe ndërkombëtar si edhe përfaqësues të partive politike.
    “Besoj për 10 ditë ose dy javë do të vendosemi në disa pika të njësisë 10 në Tiranë, do të instalojmë disa pajisje. Veç udhëzuesve do të prezantohen edhe në rrjetet sociale të KQZ. Për votimin nga brenda thuajse të gjitha aspektet përgatitore janë në përputhje me kalendarin e përgatitur. Sa i përket votimit nga Jashtë e kemi të zgjedhur edhe operatorin e shërbimit postar”, tha ndër të tjera ai.

    Top Channel