Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka hedhur akuza të rënda lidhur me procesin e shpërndarjes së fletëve të votimit dhe administrimin e zarfeve të diasporës në zgjedhjet e 11 majit teksa ishte i ftuar në Ditarin e A2 CNN, të drejtuar nga Pandi Gjata.
Ai tha se Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, po shmang firmosjen për pagesën ndaj kompanisë ndërkombëtare DHL, e cila u kontraktua për shpërndarjen e materialeve zgjedhore.
“Celibashi e certifikoi procesin, por sot refuzon të firmosë pagesën. Kjo do të thotë se problematikat janë reale. DHL nuk e ka kryer detyrën e saj siç duhet. Kam informacion se kjo kompani ka përdorur edhe persona privatë për të transportuar zarfe nga Greqia në Shqipëri. Madje, disa punonjës të Albpetrolit kanë shkuar vetë në Greqi për të marrë zarfet”, deklaroi Baçi.
Sipas tij, fakti që Celibashi heziton të miratojë pagesën është një pranim indirekt i mangësive në proces, duke ngritur dyshime mbi seriozitetin e kontratës me kompaninë ndërkombëtare.
Tag: celibashi
-

Luan Baçi ngre akuza të rënda: Punonjës të Albpetrolit shkuan në Greqi për të marrë zarfet e…
-

SYRI TV/ Celibashi ligjëron abuzimet në zgjedhje: Përdorimi i pushtetit, normale!
SYRI TV
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Cerlibashi ligjëron përdorimin e pushtetit, fondeve dhe administratës nga Edi Rama në zgjedhje. Në konferencën për gazetarët Celibashi u shpreh se kjo përdorje është normale madje ndodh kudo. Celibashi ka anashkaluar pyetjet e gazetarëve që e përballën me shkeljet në proces me argumentin se po i analizojnë dhe do i referojnë në prokurori.
Për Ilirjan Celibashin përdorimi i pushtetit, fondeve dhe administratës nga qeveria e Edi Ramës është diçka normale. Në të njëjtën linjë si kryeparlamentarja Spiropali, që për ngjrje të rënda shprehej, se për këto bëhen edhe filma edhe kreu i KQZ-së, deklaron se ky abuzim në zgjedhje ndodh kudo.
Procesin e Diasporës, e cilësojë të rregullt, ndërsa për rastet e publikuara me prova në media dhe nga opozita, Celibashi u mjaftua me fjalët se rastet i analizojnë.
Ndërsa vlerësoi procesin e Diasporës, kur u pyet për faktin se përse nuk kryhet pagesa ndaj DHL-së, Celibashi theksoi se kërkon nga kjo Postë që ti nënshkruaj një procesverbal, që do ti hiqte atij përgjegjësinë para ligjit për abuzimet dhe tjetërsimin e votave nga mosrespektimi I kontratës.
Ndërsa fliste për standard të zgjedhjeve, Celibashi u vu përball provave se si komisionerët e Partisë Socialiste janë kapur me zë e figurë duke manipuluar votën në kutitë e votimit, por sipas Celibashit këto nuk e cenojnë standardin e zgjedhjeve, dhe se rastet do i adresojnë ne Prokurori.
Por edhe në këtë rast, gazetarët e kanë vënë sërish në dyshim përgjigjen e kruet të KQZ-së për faktin, se pas manipulimit të zgjedhjeve këta komisionerë ia hedhin paq.
-

“11 Maji” përfundoi! Celibashi ‘vendos notën’ për zgjedhjet: Rishikm i thellë i procesit, nga votimi deri te numërimi dhe…
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Në përmbyllje të procesit të 11 majit, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhejve (KQZ), Ilirjan Celibashi zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët. Kryekomisioneri theksoi se nisur nga zgjedhjet e fundit, është e nevojshme të bëhen disa ndryshime. Ai propozoi 14 pika që sipas tij, duhet të meren në konderatë për reformën zgjedhore, duke përfshirë: Rregulla radikale për financimin e partive politike, riorganizim i komisioneve me përbërje partiake, heqja e kompetencave të Kolegjit Zgjedhor për shqyrtimin e ankimimeve, riorganizim i KQZ-së e deri votimi elektronik.
“Vlerësoj që do të duhet në kuadër të një reforme reale të plotë dhe të vërtetë, partitë politike shqiptare si ajo e shumicës, apo ashtu ato të opozitës të rikonsiderojnë në kuadër të reformës zgjedhore, çështjet vijuese. Pikë së pari është ajo që ka të bëjë me organizimin e komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta. Përbërja vetëm partiake e këtyre komisioneve tashmë qartësisht ka treguar se është një dështim le ta themi kështu sa i përket administrimit profesional dhe integritetit të procesit. Duhet të konsiderohen në mënyrë radikale rregullat që lidhen me financimin e partive politike dhe subjekteve zgjedhore. Ka nevojë për qartësi dhe plotshmëri për këto rregulla sa i përket raportimit financiar, fuqizimit të kompetencave të KQZ-së për shqyrtimin dhe verifikimin e raporteve financiare”, tha Celibashi.
I pyetur për notën që do t;i vendoste zgjedhjeve të 11 majit, Celibashi u shpreh se për këtë pret raportin e misionit të OSBE-ODIHR-it. Celibashi deklaroi se, pavarëisht se opozita nuk i njeh, zgjedhjet ishin të ngjashme me ato që bën një vend anëtar në BE.
“Unë kam thënë që zgjedhjet për mua do të kenë dhe kanë vetëm atë vlerësim që do të bëjë misioni i OSBE-ODIHR. Raporti përfundimtar i tyre nuk ka dalë, besoj për punë ditësh del dhe besoj se do të pranoj çfarë note do të vendosin ata. Përtej kësaj mendoj se ky proces zgjedhor, edhe pse opozita ka thënë që nuk i njeh dhe ky është një problem që të bën të mendosh se nuk ka mundësi që opozita të dalë në një qëndrim të tillë, por unë mendoj se këto zgjedhje janë zgjedhje të cilat i bën një vend kandidat për në BE. Pra atë vendin anëtar nuk di të them, kur të bëhemi vend anëtar do të them se si bëhën zgjedhjet.”, tha Celibashi.
Sa i përket votës së diasporë, Celibashi e cilësoi një sukses dhe një ndër aspektet më pozitive të zgjedhjeve të 11 majit.
“Procesi i votimit nga jashtë ishte një ndër aspektet më pozitive të zgjedhjeve të 11 majit. Jam i ndërgjegjshëm dhe nuk i lexoj e analizoj gjithashtu çfarë flitet dhe thuhet ndryshe, veçanërisht nga opozita, por votimi nga jashtë ishte një sukses i padiskutueshëm për këto zgjedhje dhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Jam i bindur që ky proces ishte me integritet të plotë, mendoj që është respektuar fshehtësia e votës, integriteti i votës së votuesve nga jashtë”,- tha Celibashi.
Kryekomisioneri i është përgjigjur edhe një herë DHL-së, në lidhje me kërkesën për kamavonesa, e cila sipas Celibashit është e pambështetur në kontratë. Lidhur me shkresën e KQZ drejt DHL-së, kryekomisioneri deklaroi se janë vetëm disa kërkesa me qëllim për të hapur procesin e pagesave. Megjithatë, ai theksoi sërish se nuk do të paguajnë asnjë para nëse nuk marrin në dorë procesverbalin.
“Ato nuk janë kushte por kërkesa që ne i kemi prezantuar kompanisë me qëllim për të hapur procesin e pagesave nga ana e KQZ. I sigurt që ato kërkesa do të plotësohen, nuk e vendosin kompaninë në asnjë pozite, janë në përputhje të plotë me parashikimet kontraktuale. Nuk kemi refuzuar të bëjmë pagesat por duam t’i bëjmë në përputhje me parashikimet kontraktuale. Ju kemi kërkuar që së fundmi, një përfaqësi e tyre të diskutojë dhe të komunikojë me KQZ për ta përfunduar atë shërbim, të mbahet procesverbali përkatës për t’i hapur rrugën pagesave nga KQZ. Kërkesa e tyre për kamatvonesa është e pambështetur në kontratë dhe parashikimet ligjore dhe kjo është e qartë. Ne akoma s’e kemi përmbyllur me kompaninë procesin e vlerësimit dhe të shërbimit të kryer nga ana e tyre. Pas këtij momenti, lind detyrimi ynë për të paguar. Nëse s’e kemi këtë procesverbal, nuk do të paguajmë.”, u shpreh Celibashi.
Më 4 shtator, Kolegji Zgjedhor rrëzoi përfundimisht ankimin e PD për 11 majin. Presidenti Bajram Begaj firmosi thirrjen e Kuvendit të ri në datën 12 shtator, një ditë pas Asamblesë së PS, ku pritet të mësohen edhe emrat e qeverisë Rama./ZËRI -

“Task Forca e përbashkët me SPAK?”/ Celibashi: Ka pasur impakt pozitiv! Notën për 11 majin e vendos OSBE-ODIHR
Ilirjan Celibashi komentoi edhe Task Forcën e ngritur bashkë me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme për zgjedhjet e 11 majit.
“Ky proces zgjedhor dhe standartet ishin produkti. Mendoj se përtej kriticizmit dhe sarkazmës së ndonjë përfaqësuesi politik ka përdorur për këtë bashkëpunim, jam i bindur se ka qenë bashkëpunim i suksesshëm. Partitë politike kanë vlerësimet dhe interesat e tyre në notat dhe vlerësimet për KQZ, SPAK, organin e Prokurorisë së Përgjithshme. Mendoj se impakti ka qenë pozitiv. I bindur se ka ndikuar pozitivisht përtej komenteve që dikush tjetër ka për këtë bashkëpunim apo për rolin e këtyre aktorëve të përfshirë në këtë process. Por ka nevojë për ta ridimensiponuar dhe vendosur mbi baza rregullatore më të qarta këtë bashkëpunim.”, tha ai.
Celibashi: Nota për 11 majin, e vendos misioni i OSBE-ODIHR në raportin përfundimtar
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u pyet edhe për notën që do t’i vinte procesit zgjedhor të 11 majit.
“Unë kam thënë që zgjedhjet për mua do të kenë dhe kanë atë vklerësim që do të bëjë misioni i OSBE. Raporti i tyre përfundimtar nuk ka dalë dhe do të pranoj çfarë note do të vendosin ata për këto zgjedhje. Përtej kësaj, mendoj se ky process zgjedhor, edhe pse qartësisht opozita ka thënë se nuk i njeh dhe ky është një problem dhe të bën të mendosh se këto zgjedhje nuk kanë shkuar aq mirë se nuk ka mundësi që opozita të shkojë deri në një qëndrim të tillë, por përtej cdo probloematike, mendoj se këto zgjedhje janë zgjedhje të cilat i bën një vend kandidat për në BE.”, tha ai. -

Zgjerimi i votimit elektronik, Celibashi thirrje politikës: Vendosni sa më shpejt
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur në lidhje me votimin elektorin në konferencën për mediat.
Komisioneri Celibashi i bëri thirrje politikës që të vendosë sa më shpejt nëse do që të zgjerojë votimin në mënyrë elektronike në zgjedhjet e ardhshme apo jo, sepse nëse vendoset që po ky është një proces që sipas tij do të zgjasë në kohë.
“Duhet të konsiderohen rregullat që kanë të bëjnë me mënyrën e votimit, do të duhet përfundimisht të vendosim do ta zgjerojmë votimin elektronik apo jo, apo do të përdorim teknologji të tjera që lidhen me mënyrën e votimit në qendrat e votimit dhe do duhet që politika shqiptare të vendosë shpejt në lidhje me këtë çështje. Nëse dakordësohet për të zgjeruar votimin elektronik, ky vendim duhet të merret sa më shpejt, pasi koha që duhet për ta përgatitur këtë process nuk mund të jetë 1-2-3-4 muaj.
Personalisht jam i idesë që ka vend për disa njësi zgjedhore me numër të madh votuesish që të aplikohet votimi elektronik në aspektin teknik, që kënaq të gjitha palët. Në çdo rast duhet të mbajnë në mend kostot që lidhen me këtë proces.”, tha Celibashi.
Më tutje Kryekomisioneri tha se edhe numërimi është një çështje tjetër që do të duhet të rikonsiderohet. -

A u ruajt fshehtësia e votës në diasporë? Celibashi: Ishte proces historik, procesi me integritet të plotë
“Procesi i votimit nga jashtë ishte një ndër aspektet pozitive të zgjedhjeve të 11 majit.
Jam i ndërgjegjshëm dhe nuk i analizoj gjithë çfarë flitet ndryshe. Votimi nga jashtë ishte një sukses i padiskutueshme për këto zgjedhje dhe për KQZ.
Jam i bindur që ky proces ishte me integritet të plotë, është respektuar fshehtësia e votës.
Shembujt konkret që kemi nga votues nga jashtë në komunikimin direkt që kanë pasur me KQZ, e konfirmojnë këtë. Proces historik dhe i realizuar sikurse do duhej të realizohej”-u shpreh Celibashi.Top Channel
-

KQZ për DHL: S’ka pagesa pa kushte, kërkesat për kamatëvonesa pa bazë ligjore
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka sqaruar sot për mediat situatën lidhur me pagesat e papërfunduara ndaj kompanisë postare DHL, e cila asistoi në procesin e votimit nga diaspora gjatë zgjedhjeve të 11 majit.
Celibashi theksoi se nuk ka asnjë refuzim për të kryer pagesat, por ato do të realizohen vetëm në përputhje me parashikimet kontraktuale. Ai sqaroi se KQZ i ka paraqitur kompanisë disa kërkesa teknike dhe procedurale për të përmbyllur zyrtarisht procesin e shërbimit dhe për të hapur rrugën për disbursimin e fondeve.
“Kemi pasur disa kërkesa ndaj kompanisë DHL, të cilat i kemi prezantuar zyrtarisht. Jam i sigurt që ato do të plotësohen, sepse janë në përputhje të plotë me kontratën,” deklaroi Celibashi.
Një nga kërkesat kryesore të KQZ-së është përfaqësimi zyrtar nga ana e DHL-së për të përfunduar komunikimin dhe për të hartuar një procesverbal përmbyllës, pa të cilin pagesa nuk mund të ekzekutohet.
“U kemi kërkuar një përfaqësues nga ana e tyre që të diskutojë dhe të komunikojë me KQZ për të përfunduar shërbimin. Pa pasur procesverbalin përkatës, nuk mund të bëjmë pagesën,” theksoi Celibashi.
Lidhur me kërkesën e DHL për kamatëvonesa, kreu i KQZ-së e cilësoi atë të pabazuar, duke theksuar se nuk ka mbështetje as në kontratë dhe as në parashikimet ligjore.
“Kërkesa për kamatëvonesa është komplet e pambështetur në përmbajtjen e kontratës dhe në parashikimet ligjore dhe kjo besoj është e qartë,” tha ai.
Celibashi konfirmoi se vlerësimi përfundimtar i performancës së kompanisë ende nuk është përmbyllur, dhe vetëm pas këtij hapi KQZ do të procedojë me pagesën. -

“Nëse s’kemi procesverbalin, s’paguajmë”/ Celibashi: DHL nuk vendoset në asnjë pozitë!
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u pyet edhe për shkresën drejtuar DHL-së se nuk do të paguhet asnjë para, pa u verifikuar më parë se si është shpërndarë vota nëpër botë.
“Ato nuk janë kushte por kërkesa që ne i kemi prezantuar kompanisë me qëllim për të hapur procesin e pagesave nga ana e KQZ. I sigurt që ato kërkesa do të plotësohen, nuk e vendosin kompaninë në asnjë pozite, janë në përputhje të plotë me parashikimet kontraktuale. Nuk kemi refuzuar të bëjmë pagesat por duam t’i bëjmë në përputhje me parashikimet kontraktuale. Ju kemi kërkuar që së fundmi, një përfaqësi e tyre të diskutojë dhe të komunikojë me KQZ për ta përfunduar atë shërbim, të mbahet procesverbali përkatës për t’i hapur rrugën pagesave nga KQZ. Kërkesa e tyre për kamatëvonesa është e pambështetur në kontratë dhe parashikimet ligjore dhe kjo është e qartë. Ne akoma s’e kemi përmbyllur me kompaninë procesin e vlerësimit dhe të shërbimit të kryer nga ana e tyre. Pas këtij momenti, lind detyrimi unë për të paguar. Nëse s’e kemi këtë procesverbal, nuk do të paguajmë.”, u shpreh Celibashi.
-

Celibashi 14 propozime për Reformën Zgjedhore: Komisionet me përbërje partiake, dështim! Rregulla strikte për financimin..
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët, tashmë që rezultati i zgjedhjeve të 11 majit është certifikuar përfundimisht.
Në komunikimin me gazetarët, Celibashi tha se nisur nga zgjedhjet e fundit, është e nevojshme që të bëhen disa ndryshime. Ai propozoi 14 pika që sipas tij, duhet të merren në konderatë për reformën zgjedhore.
“Pak kohë ka kaluar nga momenti kur janë zhvilluar këto zgjedhje por ky proces, por edhe zgjedhjet e më përpara, në mënyrë të arsyetuar ne na nxisin për të sjellë në vëmendje të politikës dhe kuvendit, që pritet të konstituohet në këtë fundjavë, disa prej aspekteve që ne mendojmë se do të duhet të vendosen në axhendë prioritare. Çështja e integrimit është prioritet jo vetëm për qeverinë por edhe për kuvendin, por në kuadër të kësaj, unë vlerësoj se do të duhet të adresohen shumë çështje që kanë të bëjnë me organizimin e zgjedhjeve, duke filluar nga ato që kanë të bëjnë me aspektin administrative dhe të tjera. Do të duhet në kuadër të një reforme reale të plotë e të vërtetë, partitë politike të rikonsiderojnë së pari, organizimin e komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta. Përbërja partiake e këtyre komisioneve ka treguar se është dështim s ai përket administrimit profesional dhe integritetit të procesit. Duhet të konsiderohen rregullat që lidhen me financimin e partive. Ka nevojë për qartësi dhe plotëshmëri. Rregullat për financimin e palëve të treta dhe eksperienca e këtyre zgjedhjeve ka konfirmuar nevojën për të adresuar këtë çështje.
Duhet të konsiderohen rregullat që lidhen me fushatën eklektorale, përfshirë këtu edhe fushatën në rrjete sociale dhe internet. Janë dy aspekte që sot gjenden të parregulluara në legjislacionin shqiptar, Duhet të rikonsiderohen rregullat me veprimtarinë e funksionarëve publikë në një periudhë të caktuara para datës së zgjedhjeve. Në zgjedhjet e fundit, mendoj se duhet të ketë një raport më të qartë mbi kufijtë e veprimit të institucioneve publike në këtë periudhë që do të përcaktohet si e rregulluar në rastin e sjelljes dhe veprimtarisë së institucioneve. Të kemi të qartë kufijtë ndërmjet detyrimit dhe të drejtës së tyre për të zhvilluatr veprimtarinë në përputhje me parashikimet e ligjit dhe kompetencën që ligji iu ngarkon, me angazhimin e tyre dhe ndalimin për t’u angazhuar në veprimtari elektorale.”, theksoi Celibashi. -

SYRI TV/ DHL ultimatum KQZ për pagesën 9.2 mln euro: Do aplikojmë kamatëvonesë, 26 mln euro
Parregullsitë me votën e diasporës në zgjedhjet e 11 majit, kanë sjellë përplasje mes KQZ dhe DHL-së. Ultimatumit të DHL se nëse nuk paguan në kohë faturën prej 9.2 mln eurosh do ti aplikohet kamatvonesa me trefishimin e saj, ju përgjigj Kreu i KQZ-së Ilirian Celibashi, i cili thotë se nuk do të bëjë asnjë pagesë pa verifikuar nëse është zbatuar kontrata. Këmbëngulja e Celibashit për bllokimin e pagesës, behet për të shmangur përgjegjësinë jurdidike për shkeljet, duke faktuar akuzat e opozitës për deforminin e votës së diasporës.
SYRI TV
Problemet me votën e Diasporës në zgjedhjet e 11 majit, kanë sjellë përplasje mes KQZ-së dhe kompanisë DHL, e kontraktuar për shpërndarjen e votës jashtë vendit. Ndonëse politikisht komiso0neri shtëtror I zgejdhjev ilirian celibashi, fliste për një proces model, juridikisht, ai këmbëngul, të mos kryejë asnjë pagesë ndaj DHl, pikërisht për shkeljet e kontratës, dhe mos dorëzimit të zarfit drejtëpërdrejtë tek zgjëdhësi.Pak ditë më parë, DHL i kërkoi KQZ-së që të kryente pagesën prej 9.2 mln euro për shërbimin e shpërndaarjes së votës së diasporës, në të kundërtën kërcënoi se do të trefishohet fatura, pasi do të aplikohej kamatvonesa.
“Në rast të verifikimit të vonesave në kryerjen e pagesave nga ana e Blerësit, megjithëse Furnizuesi ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij në përputhje me kushtet e kontratës, detyrimet e prapambetura dhe kamatëvonesat përkatëse do të kryhen në përputhje me parashikimet e Ligjit Në këto kushte, kamatëvonesa që i aplikohet detyrimit si më sipër është 10.75% deri më datë 30.6.2025, dhe 10.5% për mos pagesë pas kësaj date e në vijim. Në bazë të këtyre përcaktimeve, ju bëjmë me dije se, kamatëvonesa që do të maturohej deri më datë 30.9.2025, në rast mos pagese, do të ishte në shumën prej, 26,014,829 (njëzetë e gjashtë milion e katërmbëdhjetë mijë e tetëqind e njëzetë e nëntë) Lekë e cila do t’i shtohej shumës së principalit të detyrimit si më sipër.
Në përgjigje të kësaj kerkesë, Celibashi konfirmon se nuk do të kryejë ansjë pagesë ndaj DHL, deri sa të kryhet veridikim I plotq nëse janë përmbyushur të gjirha kushtete e kontratës. Celibashi i kërkon DHL-së të mos bëjë presion me kamatvonesat:
“Është qartësisht e kuptueshme se detyrimi i KQZ për t’ju paguar vjen vetëm pasi të verifikohet kryerja, ose jo e shërbimit nga ana juaj sipas kontratës. Vetëm fakti se DHL i ka përcjellë këto fatura në KQZ, nuk e detyron automatikisht KQZ që të bëjë pagesën e tyre, e më shumë akoma të paguajë për kamatvonesa. Shërbimi i marrë përsipër për t’u kryer nga DHL do të duhet të provohet se është kryer në sasi, në cilësi dhe në kohë.Për të vijuar me këtë përmbushje jeni të lutur që të revokoni kërkimin tuaj për kamatvonesat’
Duket se as fatira 26 mln euro nuk e ndalon Celibashin të firmosë për të paguar detyrimet financiare ndaj DHL, që automatikisht, do ta ngarkonte atë me përgjegjësi juridike, për shkeljet dhe deformimin e votës së diasporës. Këmbëngulja e KQZ për bllokimin e pagaseve fakton akuzat e opozotës dhe të vetë e,iogranteve se vota e diasporës kishte parregssi, dhe se kompania e kontratkuar nuk respekti kontratën për të ofruar shërbimin në mënyrë të rregullt. Problemet më të mëdha u konstatuan në Greqi, ku nënktontraktorët nuk dërguan zarfet me fletët ë votimit në adresat e emigrantëve, por ato përfunduan në shkallë pallatesh, zyra bastesh, e deri në dorë të patronazhistëve