Tag: celibashi

  • Financimi i partive politike, Celibashi: Duhet ligj i ri brenda dhjetorit! Gonzato: Transparenca jep siguri! PS-PD bien dakord

    Financimi i partive politike, Celibashi: Duhet ligj i ri brenda dhjetorit! Gonzato: Transparenca jep siguri! PS-PD bien dakord

    ilirjan celibashi

    TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi foli sot për nevojën e një ligji të ri sa i përket çështjes së financimit të partive politike. Sipas Celibashit, duhet të ketë sanksione dhe gjoba për partitë që kanë përfituar financim pa raportuar, duke shtuar se nuk duhet as të marrin pjesë në zgjedhje.
    “Kemi nevojë për rregulla të përmirësuara në lidhje me financimin e partive politike dhe subjekteve zgjedhore. Një ligj që të na garantojnë qartësi se kush financon kë si dhe sa, auditim të plotë dhe eficencë të institucioneve mbikëqyrëse dhe kontrolluese të financimit. Duhet të ketë gjoba që lidhen me përqindjen e fondeve publike të marra, pezullim të fondeve publike për vitin pasardhës, konfiskim fondesh e deri në përgjegjësi penale kur është rasti i shkeljeve të rënda abuzive”, tha Celibashi.
    Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, u shpreh se transparenca në financimin e partive politike është shumë e rëndësishme, pasi mbyll hapësirat për korrupsion. Pa këtë hap, sipas Gonzatos, nuk mund të mbyllet asnjë kapitull, teksa theksoi se financimi transparent i partive është çështje e integritetit demokratik dhe besimit publik.
    “Transparenca në financimin e partive jep më shumë siguri për forcimin e demokracisë. BE është krenare, që mbështet këtë proces. Jemi në një moment kritik për Shqipërinë, kur pritet që vendi të ecë përpara në mbylljen e kapitujve drejt BE-së. Duhet të mbrohet konkurrenca e pandershme në zgjedhje. Financimi transparent i partive është çështje e integritetit demokratik dhe besimit publik. Kjo është e rëndësishme edhe për të mbrojtur partitë dhe institucionet nga çdo ndërhyrje e huaj e mundshme. Transparenca financiare e partive politike mbyll dhe hapësirat për korrupsion”, tha Gonzato.
    Ndërkohë, dy bashkëkryetarët e reformës zgjedhore, socialisti Damian Gjinknuri dhe demokrati Oerd Bylykbashi, shprehën gatishmërinë e tyre për të punuar në këtë drejtim. Gjiknuri sugjeroi se nëse ekspertët kanë një draft për këtë, të hidhet për konsultim nga të gjitha palët. 
    “Bashkëpunimi është i vështirë pasi ka ligje që prekin interesat e partive politike. Nëse ekspertët tanë do të kenë një draft, ta hedhim për konsultim dhe të organizojmë një tryezë të gjithë siç jemi, për të parë se çfarë mund të përmirësojmë bazuar në mundësitë që ka Shqipëria”, tha Gjinknuri.
    Nga ana tjetër, Bylykbashi ngriti problemin e financimit nga krimi i organizuar. Sipas tij është e rëndësishme të verifikohet nëse burimet e financimit të partive janë të mjaftueshme dhe të pastra.
    “Problem i madh financimi nga krimi i organizuar. Çështja e parë që duhet parë, burimet e financimit të partive a janë te mjaftueshme dhe të pastra. A kanë partitë resurse qe i bëjnë me imune nga aktorë të tretë të jashtëm apo dhe nga krimi”, u shpreh Oerd Bylykbashi, udhëheqës i reformës në emër të PD.”, tha Bylykbashi./ZËRI

  • “Kujdes financimin e partive”, Gonzato: Siguroni transparencë të plotë. Celibashi: Duhen ndryshime ligjore

    “Kujdes financimin e partive”, Gonzato: Siguroni transparencë të plotë. Celibashi: Duhen ndryshime ligjore

    Partitë politike duhet të tregohen më transparente sa i përket financimeve. Ky ishte mesazhi i ambasadorit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili theksoi  se raportimi i burimit të parave është i domosdoshëm për një konkurrencë të drejtë.
    “Shqipëria duhet ta përdorë këtë moment për të çuar përpara reformat që sigurojnë transparencë në financimin e partive dhe fushatave, forcojnë mbikëqyrjen e pavarur, adresojnë nevojën për të parandaluar abuzimin e burimeve publike për qëllime zgjedhore, nevojën për të mbështetur debatin publik të bazuar në fakte dhe për të mbrojtur konkurrencën zgjedhore nga ndikimi i padrejtë, duke përfshirë edhe në sferën dixhitale”, tha Gonzato.
    Të njëjtën linjë mbajti dhe kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi i cili ngriti shqetësimin se partitë politike nuk pasqyrojnë të plota burimet financiare.

    “Kuadri rregullator mbi financimi ka boshllëqe dhe paqartësi dhe kemi mospërputhje mes ligjit për partitë politike dhe kodit zgjedhor për sanksionet financiere, mungesë të rregullimit të plotë të ndihmës financiare të ndaluar, rregulla të pamjaftueshme për subjektet e treta dhe reklamat online. Partitë që nuk raportojnë nuk duhet të lejohen të marrin pjesë në zgjedhje. Ndërsa ato që kanë marrë fonde publike dhe nuk kanë paraqitur aktivitetin e tyre duhet të përballen me sanksione financiare”, tha Celibashi.
    Si përfaqësues të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri nga PS dhe Oerd Bylykbashi nga PD theksuan se këto problematika do të adresohen gjatë mbledhjeve.
    KQZ propozon që kontrolli vjetor të kryhet vetëm për partitë me aktivitet real dhe me financim nga buxheti i shtetit, duke shmangur auditimin formal të partive joaktive. /vizionplus.tv

  • “Të qartësohet si dhe sa”, Celibashi: Brenda dhjetorit duhet ligj i ri për financimin e partive politike

    “Të qartësohet si dhe sa”, Celibashi: Brenda dhjetorit duhet ligj i ri për financimin e partive politike

    Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi sot, 3 dhjetor 2025, se brenda muajit dhjetor duhet miratuar një ligj i ri, që duhet të adresojë ndryshe çështjen e financimit periodik të partive politike.
    “Kemi nevojë për rregulla të përmirësuar në lidhje me financimin e partive politike dhe subjekteve zgjedhore. Një ligj që të na garantojnë qartësi se kush financon kë si dhe sa, auditim të plotë dhe eficencë të insttitucioneve mbikëqyrëse dhe kontrolluese të financimit”, tha Celibashi.
    Sipas kryekomisionerit, raportet vjetore të KQZ tregojnë nivel të ulët të raportimit financiar të partive.
    “Kontrolli vjetor duhet bërë vetëm te partitë që kanë një aktivitet fiananciar real dhe të përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit. Kështu do eliminohej auditimi informal”, theksoi ai.
    Partitë që nuk do të raportojnë, tha ai, nuk do të marrin dot pjesë në zgjedhje dhe madje do të përballen me sanksione financiare.

  • Celibashi: Brenda dhjetorit duhet ligj i ri për financimin e partive politike

    Celibashi: Brenda dhjetorit duhet ligj i ri për financimin e partive politike

    Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi sot, 3 dhjetor 2025, se brenda këtij muaji, duhet miratuar një ligj i ri, që duhet të adresojë ndryshe çështjen e financimit periodik të partive politike.
    Ai bëri të ditura propozimet konkrete të KQZ-së.
    “Kemi nevojë për rregulla të përmirësuara në lidhje me financimin e partive politike dhe subjekteve zgjedhore. Një ligj që të na garantojnë qartësi se kush financon kë si dhe sa, auditim të plotë dhe eficencë të institucioneve mbikëqyrëse dhe kontrolluese të financimit”, tha Celibashi.
    Sipas kryekomisionerit, raportet vjetore të KQZ-së tregojnë nivel të ulët të raportimit financiar të partive.
    “Kontrolli vjetor duhet bërë vetëm te partitë që kanë një aktivitet fiananciar real dhe të përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit. Kështu do eliminohej auditimi informal”, theksoi ai.
    Partitë që nuk do të raportojnë, u shpreh Celibashi, nuk do të marrin dot pjesë në zgjedhje dhe madje do të përballen me sanksione financiare.
    Celibashi nënvizoi se ka ardhur koha për një arkitekturë të re të financimit politik.
    “Një financim më i mbikëqyrur, më i standardizuar, më transparent, ku auditimi është i pavarur dhe ku sanksionet janë efektive”, përfundoi kreu i KQZ-së.

  • Celibashi: Testi i numërimit me Inteligjencë Artificiale, një sukses për KQZ-në

    Celibashi: Testi i numërimit me Inteligjencë Artificiale, një sukses për KQZ-në

    Kronikë E Hënë, 10 Nëntor 2025 14:48
    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vlerësoi si të suksesshëm testimin e Inteligjencës Artificiale (IA) në procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave në zgjedhjet për bashkinë e Tepelenës.
    Në një konferencë për shtyp, Celibashi deklaroi: “Testi i kryer dje ishte i suksesshëm dhe përmbushi pritshmëritë e KQZ-së.”

    Fletët e votimit u lexuan dhe u analizuan në kohë reale nga sistemi kompjuterik me IA, duke prodhuar rezultate thuajse identike me numërimin fizik.

    Celibashi theksoi se përdorimi i IA nuk e zëvendëson rolin e komisionerëve, por mund të jetë një ndihmë e vlefshme për rritjen e efikasitetit dhe transparencës.

    I pyetur nëse teknologjia mund të përdoret në zgjedhjet vendore të vitit 2027, Celibashi u shpreh pozitiv: “Do të ishte e udhës që të përdorej.”
    Megjithatë, ai nënvizoi se për ta bërë përdorimin e Inteligjencës Artificiale zyrtar, nevojiten ndryshime në Kodin Zgjedhor.

  • “Kryebashkiakët e zgjedhur janë legjitimë”, Celibashi: Mund ta përdorim Inteligjencën Artificiale gjerësisht në proceset zgjedhore

    “Kryebashkiakët e zgjedhur janë legjitimë”, Celibashi: Mund ta përdorim Inteligjencën Artificiale gjerësisht në proceset zgjedhore

    Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat pas përfundimit të numërimit të fletëve të votimit në pesë bashkitë ku u mbajtën zgjedhje, u ndal te përdorimi i AI në numërimin e votave në Tepelenë, ku tha se rezultoi me sukses.
    Celibashi: Në Tepelenë testuam përdorimin e AI në numërimin dhe vlerësimin e votave. Kjo mënyrë e numërimit asesi nuk kishte për qëllim të zëvendësonte mënyrën manuale që përcakton Kodi Zgjedhor. Përdorimi i AI ishte test teknik, nëpërmjet të cilit ne si KQZ donim të shihnim sesa e dobishme mund të jetë në të ardhmen përdorimi i kësaj risie. Së paku përdorimin e AI në numërim e kemi parë si mjet të përshtatshëm për kntrollin e profesionalizmit dhe ndershmërisë të numëruesve dhe komisonerëve, testi i kryer dje ishte i suksesshëm, dhe përmbushi të gjitha pritshmëritë e KQZ.
    Kryekomisioneri shoti se në të ardhmen përdorimi i Inteligjencës Artificiale mund të përdoret gjerësisht në proceset zgjedhore.

    Celibashi: Inteligjenca Artificiale në rastin e zgjedhjeve mund të përdoret në shumë aspekte të procesit zgjedhor. Ne e pamë të dobishme ta përdornim gjatë procesit të numërimit. Në këtë rast përdorimi i AI nuk shmang komisionerët apo numëruesit sepse duhet të jetë dikush që shfaq fletët e fotimit para një kamere. Pamjet analizohen përmes një programi kompjuterik që përdor inteligjencën artificiale. Sa kohë që Inteligjenca Artificiale mund të përdoret në shumë aspekte të jetës globale nuk ka asnjë arsye pse mos të përdoret edhe në proceset zgjedhore. E bëmë këtë test as të nxitur dhe as të frymëzuar nga praktika të të tretëve të tjerë, por është momenti e ka sjellë zhvillimi global si mundësi për ta përdorur këtë risi dhe s’ka asnjë arsye pse ne të kishim drojë për ta testuar. Ne besojmë që ia vlente dhe besojmë se do t’ia vlejë në të ardhmen.
    Sa i përket pjesëmarrjes së ulët në zgjedhje, Celibashi tha kjo nuk e bën procesin zgjedhor jo legjitim.
    Celibashi: Ata që janë zgjedhur kryetarë bashkie kanë legjitimitet të plotë. Rezultati është legjitim. Për gjykimin tim, unë i përkas grupit të atyre personave që angazhohen me procesin zgjedhore që nuk është domosdoshmëri që të ketë një kufi të pjesëmarrjes për t’i konsideruar zgjedhjet të vlefshme.

  • Inteligjenca Artificiale në numërimin e votave kalon testin e parë, Celibashi: Mund të përdoret në të ardhmen

    Inteligjenca Artificiale në numërimin e votave kalon testin e parë, Celibashi: Mund të përdoret në të ardhmen

    Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, gjatë konferencës foli për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në procesin e zgjedhjeve vendore në 2027.

    Ai e la të hapur mundësinë e përdorimit të AI, por shtoi se komisionerët janë të nevojshëm gjatë procesit, pra Inteligjenca Artificiale nuk mund të funksionojë e vetme.
    Pyetje: Përdorimi i AI në zgjedhjet në Tepelenë, s e shihni të mundshme që AI (Inteligjenca Artificiale) të aplikohet në zgjedhjet e 2027?
    Ilirjan Celibashi: Ndoshta për të gjithë duhet të sqarojmë që AI në zgjedhje mund të përdoret për shumë aspekte, e përdorëm për numërimin. Përdorimi i AI nuk shmang komisionerë ose anëtarë të tjera, duhet dikush që t’i shfaqë tek kamera, më pas analizohen në një program të bërë me AI. Për vlerësimin tonë do të ishte e udhës të përdorej në të ardhmen, gjithmonë nëse ne përdorim këtë mënyrë numërimi.
    Nëse përdorim pajisje, ajo e kryen vetë procesin. Për sa kohë AI po përdoret në shumë aspekte të jetës, nuk ka arsye pse në procese zgjedhore të përdoret në tërësi, por se në çfarë fushe mbetet për t’u diskutuar. E bëmë jo duke parë të tjerët, por e ka sjellë zhvillimi global dhe teknologjik për ta përdorur këtë risi. Nuk ka asnjë arsye pse ta kishim droje.

    Top Channel

  • Vonesat në numërim, Celibashi thirrje partive politike dhe Kuvendit: Të gjejmë zgjidhje të tjera

    Vonesat në numërim, Celibashi thirrje partive politike dhe Kuvendit: Të gjejmë zgjidhje të tjera

    Vendoret e pjesshme në Shqipëri ditën e djeshme u zhvilluan paralelisht me ato në Kosovë. Kosova e mbylli procesin e votimit një orë më vonë, por rezultati përfundimtar për 18 komuna, doli në kohë rekord, krahasuar me 5 bashkitë në Shqipëri që u zhvilluan zgjedhjet.
    Referuar kësaj pakënaqësie të shprehur prej vitesh tashmë në vend sa herë që ka zgjedhje, kryekomisioneri Celibashi tha se për aq kohë sa protokolli nuk ndryshon, që ka vendi i numërimit, apo vetë procesi i numërimit dhe përdorimi apo jo i pajisjeve elektronike, rezultati gjithmonë do të dalë 1 ose 2 ditë me vonesë.
    Ilirjan Celibashi tha se kjo është në dorë të Kuvendit dhe se ligjvënësit duhet të hartojnë ligjin e ri elektoral brenda vitit 2026 ose në zgjedhjet e ardhshme do të kemi po të njëjtin rezultat nga ana e KQZ.
    “Nëse nuk ndryshojmë këtë mënyrë të numërimit dhe vlerësimit të fletëve, të gjithë këtë protokoll. Këtë situatë do të kemi. Ne reuzltain do ta kemi të nesërmen apo pas 2-3 ditësh. Ose duhet të kthejmë numërimin në QV ose duhet të dakordësohemi për përdorimin e  pajisjeve elektronike. Ose do të ngeli kjo mënyrë do të gjejmë zgjidhje të tjera. Sot rezulton që nuk na prodhon dobi. Harxhojmë kohë para, procesi nuk ka duket i sigurtë. Kjo çështje është e parive politike dhe të Kuvendit. I kemi përcjellë propozimet tona. Ngelet në dorë të tyre për ta vlerësuar. Kjo mënyrë pak justifikon qëllimet që në fund të fundit ekzistojnë në rastin e numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit.
    Janë shumë aspekte që në reformën e ardhshme zgjedhore të shikohen. Brenda 2026 do të ishte mirë që të kishte ligj të ri zgjedhor. Nëse jonë zgjedhjet e ardhshme do të kemi po të njëjtën situatë”, tha Celibashi.

  • Mbyllja e votimeve/ Kreu i KQZ, Celibashi: Numërimi i kutive nis në orën 22:00, ja kur pritet të mbarojë

    Mbyllja e votimeve/ Kreu i KQZ, Celibashi: Numërimi i kutive nis në orën 22:00, ja kur pritet të mbarojë

    Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në komunikim me mediat pas mbylljes së procesit të votimit, ka dhënë detajet e fundit mbi procesin.
    Ai tha se pjesëmarrja në total për 5 bashkitë ishte 18.4%, ndërsa shtoi se Vlora kishte numrin më të ulët të qytetarëve që morën pjesë në votim. Ai shtoi se numërimi do të nisë sonte në orën 22:00 dhe pritet të përfundojë nesër në mesditë.
    “Ka nisur dorëzimi i bazës materiale dhe kutive të votimit në qendrat e numërimit. Numërimi dhe të dhënat do të transmetohen në kohë reale në faqen e internetit të KQZ. Për bashkinë e Tepelenës, krahas numërimit manual, do të bëhet vlerësimi i fletëve dhe nëpërmjet inteligjencës artificiale dhe të dhënat e numërimit duke përdorur inteligjencën artificiale. Rreth orës 22 do nisë procesi i numërimit dhe shpresojmë që të përfundojë mesditën e së hënës”,- tha Celibashi.

  • “Në Tepelenë do të bëhet vlerësimi i fletëve dhe rezultatit edhe nëpërmjet AI”, Celibashi: Numërimi do të nisë në 22:00

    “Në Tepelenë do të bëhet vlerësimi i fletëve dhe rezultatit edhe nëpërmjet AI”, Celibashi: Numërimi do të nisë në 22:00

    Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në komunikim me mediat pas mbylljes së procesit të votimit, ka bërë me dije rezultatin e pjesëmarrjes së qytetarëve në votime në këto 5 bashki.
    Ai tha se pjesëmarrja në total për 5 bashkitë ishte 18.4%, ndërsa shtoi se Vlora kishte numrin më të ulët të qytetarëve që morën pjesë në votim.
    Ai tha se në Tepelenë krahas numërimit manual do të bëhet vlerësimi i fletëve dhe të dhënat e numërimit duke përdorur inteligjencën artificiale.
    “Nuk kemi evidentuar problematika që mund të cënojnë procesin. Procesi i identifikimit është kryer 100% përmes pajisjes së identifikimit. Ka nisur dorëzimi i bazës materiale dhe kutive të votimit në qendrat e numërimit.
    Numërimi dhe të dhënat do të transmetohen në kohë reale në faqen e internetit të KQZ. Për bashkinë e Tepelenës, krahas numërimit manual, do të bëhet vlerësimi i fletëve dhe nëpërmjet inteligjencës artificiale dhe të dhënat e numërimit duke përdorur inteligjencën artificiale”, deklaroi ai.
    I pyetur nga gazetarja e Top Channel Elda Menga se kur do të nisë numërimi, Celibashi u shpreh se pritet të fillojë në ora 22:00, dhe deri të hënën paraditet të ketë përfunduar.
    “Rreth orës 22 do nisë procesi i numërimit dhe shpresojmë që të përfundojë mesditën e së hënës”, tha Celibashi.