Tag: çelën

  • Dëshmon kambisti i grabitur: Dumani më qëlloi, Talo Çelën e njoha nga televizioni

    Dëshmon kambisti i grabitur: Dumani më qëlloi, Talo Çelën e njoha nga televizioni

    Në seancën e së enjtes të dosjes “Plumbi i artë” Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshminë e Xhemal Liçit, kambistit të grabitur dhe qëlluar me armë nga i penduari, Nuredin Dumani.
    “Jam pyetur më herët në prokurori për ngjarjen e 19 dhjetorit 2012. Merresha me këmbim valute. Unë dilja në 6:30 nga shtëpia në lagjen Kala në Elbasan. Dola, nuk pandeha se do më qëllonin. Dola dhe futa lekët në makinë. Kisha 12 mln të reja me vete. I kisha në një çantë lekët. I lashë në bagazh dhe u ktheva të mbyll derën e shtëpisë. Pastaj pashë që ishin 4 vete. Më qëlloi njëri, 2 herë në gjoks dhe 2 në këmbë”, tha dëshmitari.
    Dëshmitari tha më tej se personat me pas morën paratë, ndërsa ai humbi ndjenjat.
    “Personat që më sulmuan ishin me kapuçë. Ishin me uniforma doku blu, si policia, si ato të ndërhyrjes së shpejtë. Unë konstatova një makinë aty afër kur dola, por ishte me xhama të zinj dhe me vesë mbi xhama. Kur ndodhi ngjarja nuk kisha ndonjë person konkret të dyshuar”, u shpreh Liçi, raporton A2 CNN.
    Dëshmitari tregoi se pas ngjarjes, disa herë vëllai i Talo Çelës, Bujar Çela i kishte shkuar në dyqan dhe e pyeste nëse kishte mësuar se kush ishin ata personat.
    “Ai punonte taksixhi në të zezë. Thyente ndonjë 20-30 euro. Kur nuk kishte njerëz aty, pyeste. I thashë, ty nuk të vjen keq për mua. Duket sikur ke mizë në kësulë. Ke ardhur deri tani, mos të të shoh më në dyqan”.
    Dëshmitari rrëfeu se nuk e njihte Talo Çelën, por se e kishte parë në TV.
    “Një vit para se të fliste Dumani unë e pashë Talo Çelën në një intervistë në televizion dhe e njoha, nga përmasat e trupit, si një nga personat që më ka goditur në ngjarje. Ai ka qenë pas Dumanit në ngjarje”.

  • “Plumbi i Artë”, dëshmon kambisti i grabitur: Dumani më qëlloi, Talo Çelën e njoha nga televizori

    “Plumbi i Artë”, dëshmon kambisti i grabitur: Dumani më qëlloi, Talo Çelën e njoha nga televizori

    Në seancën e së enjtes të dosjes “Plumbi i artë” Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshminë e Xhemal Liçit, kambistit të grabitur dhe qëlluar me armë nga i penduari, Nuredin Dumani.
    “Jam pyetur më herët në prokurori për ngjarjen e 19 dhjetorit 2012. Merresha me këmbim valute. Unë dilja në 6:30 nga shtëpia në lagjen Kala në Elbasan. Dola, nuk pandeha se do më qëllonin. Dola dhe futa lekët në makinë. Kisha 12 mln të reja me vete. I kisha në një çantë lekët. I lashë në bagazh dhe u ktheva të mbyll derën e shtëpisë. Pastaj pashë që ishin 4 vete. Më qëlloi njëri, 2 herë në gjoks dhe 2 në këmbë”, tha dëshmitari,.
    Dëshmitari tha më tej se personat me pas morën paratë, ndërsa ai humbi ndjenjat.
    “Personat që më sulmuan ishin me kapuçë. Ishin me uniforma doku blu, si policia, si ato të ndërhyrjes së shpejtë. Unë konstatova një makinë aty afër kur dola, por ishte me xhama të zinj dhe me vesë mbi xhama. Kur ndodhi ngjarja nuk kisha ndonjë person konkret të dyshuar”, u shpreh Liçi.
    Dëshmitari tregoi se pas ngjarjes, disa herë vëllai i Talo Çelës, Bujar Çela i kishte shkuar në dyqan dhe e pyeste nëse kishte mësuar se kush ishin ata personat.
    “Ai punonte taksixhi në të zezë. Thyente ndonjë 20-30 euro. Kur nuk kishte njerëz aty, pyeste. I thashë, ty nuk të vjen keq për mua. Duket sikur ke mizë në kësulë. Ke ardhur deri tani, mos të të shoh më në dyqan”.
    Dëshmitari rrëfeu se nuk e njihte Talo Çelën, por se e kishte parë në TV.
    “Një vit para se të fliste Dumani unë e pashë Talo Çelën në një intervistë në televizion dhe e njoha, nga përmasat e trupit, si një nga personat që më ka goditur në ngjarje. Ai ka qenë pas Dumanit në ngjarje”.

  • “Plumbi i Artë”, Elton Kila tregon njohjet me Florenc Çapjan, Suel Çelën e familjen e tij

    “Plumbi i Artë”, Elton Kila tregon njohjet me Florenc Çapjan, Suel Çelën e familjen e tij

    Në seancën e së martës për dosjen “Plumbi i Artë”, Elton Kila dha dëshminë e tij për njohjet dhe marrëdhëniet me Florenc Çapjan dhe Suel Çelën, familjarët e tyre, si dhe shtetasin Luan Tabaku.
    Kila: Kam pasur pak njohje me Florenc Çapjen.
    Ndërsa Suel Çelën e njoh që kalama. Njihemi të gjithë në Elbasan.
    Kam pasur edhe marrëdhënie për shkak të punës, kam shitur kam blerë.
    Me Suelin njihem se familja e Suelit kanë qenë komshi përballë me bashkëshorten time.
    Kam njohje edhe me familjarët e tij, të atin Petritin dhe vëllain, Marion.
    Kila: Në lidhje me ngjarjet ndaj meje nuk flisja as me vëllezërit e mi.
    Kur u përfol emri im, që kanë shkruar gazetat, ka paguar Suel Çela për mua, kam kërkuar takim tek tregu ushqimor. Takova babain e tij, Titin. Erdhi edhe vëllai pastaj.
    Me vërte, më tha ai (Petriti), je  bërë merak për këtë. Unë gjysmë i qetë isha, pasi nuk e besova që mund të ishte e vërtetë.
    Kila: Shtetasin Luan Tabaku e njoh. Kam 30 vjet që e njoh. Ai ka qenë funksionar shtetëror. E kemi pasur në lagje. Nuk e di a e njeh Tabaku familjen Çela.
    Kila: Në lidhje me ngjarjet nuk e kam takuar Suel Çelën.

  • ‘Lidhjet me Nuredin Dumanin, Suel Çelën…’/ Elton Kila dëshmon përpara GJKKO

    ‘Lidhjet me Nuredin Dumanin, Suel Çelën…’/ Elton Kila dëshmon përpara GJKKO

    Ditën e sotme, Elton Kila ka dëshmuar përpara GJKKO-së, në kuadër të gjyqit për operacionin ‘Plumbi i Artë’.

    Elton Kila, i njohur si Oti, është bërë i njohur për publikun pas lajmit se vrasësi serial Nuredin Dumani ishte nisur për ta eleminuar, ditën që i ndodhi atentati në Papër të Elbasanit, ku dhe mbeti i plagosur.

    Gjatë dëshmisë së tij, Kila ka mohuar gjithçka në lidhje me aktivitetin e tij dhe lidhjet me elementët kriminale të Elbasanit, që nga Nuredin Dumani, Suel Çelën apo Eljo Bitri, raporton gazetari i SYRI-t, Fatjon Gjinaj.

    Dëshmia e Elton Kila në GJKKO:

    Elton Kila (Oti): Kam qenë i dëmtuar nga një akt kriminal, ngjarje e ndodhur në 2017 dhe 2018. Kam një biznes prej 25 vitesh, në fushën e automjeteve. Në 2017 ka patur një tentativë për shkatërrim prone, nuk është zbuluar rasti, ne 2018 është tentuar shkatërrimi totalisht i biznesnit. Në Bradashesh, Elbasan. Unë e kam nisur në vitin 2003 si biznes dhe hap pas hapi kam hapur 4 biznese.

    Në 2013 kam hapur një bazë fikse aty ku vazhdoj dhe sot, edhe pas shkatërrimit. Përpara se të merresha me këtë biznes, kam jetuar jashtë, pastaj u riktheva. Kam drejtuar edhe biznese të tjera. Kam qenë në Francë, Gjermani dhe Zvicër, jam marrë gjithmonë me automjetet. Vetem për këtë punë njihem në qytet. Përveç kësaj pune, në 2006 kam hapur një palestër, ku përflitet edhe rasti i Emiljano Ramazanit. Në 2010 kam hapur një lokal në qender të Elbasanit. Në 2017, ku ndodhi tentativa e shkatërrimit të biznesnit, unë ndodhesha në shtëpi.

    Kisha mbyllur punen si zakonisht, kam patur edhe roje. Më thanë ka rënë zjarr, shkova fikëm zjarrin jashtë servisit. Zjarrin e shoi zjarrefikesja, dëmi ishte gati 18 milionë lekë, u dogjën 3 automjete. Kam patur në atë kohë rreth 13 cope, kisha 2-3 punëtorë. Në kohën e ngjarjes ishte vetëm roja aty. U mbajt një procesverbal për këtë ngjarje, me pyeten të gjithë nga policia për ngjarjen. Është ngjarje pa autor, nuk mora përgjigje se kush e bëri. Pati një zjarrvënie sërish ne 2018, në atë kohë kam qenë i arrestuar një kohë të shkurtër për makinat që sillja jashtë. Kam qenë i ndaluar deri sa erdhën dokumentat pas 45 ditësh nga Italia.

    Veprën penale e kreva në Itali, periudha në 2009, kam pas bashkëpunuar po në lidhje me automjetet. Pas tre ditësh ndalim, vendosën zjarrin në biznesin tim. Ngjarjen e mora vesh përmes televizorit sepse isha i paraburgosur. Pasi dola nga burgu u interesova në polici. Sot e kësaj dite them që nuk kam asnjë lidhje me asgjë. Ka qenë një roje dhe një kompani sigurimi kur ndodhi ngjarja.

    Nga roja dëgjova diça nga i biri, Arbër Ramollari i cili tha që ka qenë Eljo Bitri me dy të tjerë. Eljo Bitri s’ma merrte mendje sepse rrinte shume afër punës time. E njihja, frekuentonim të njëjtin lokal, kaq asgjë tjetër. Pasi më tha Arbri, nuk dësha ta bisedoja me Eljo Bitrin thjeshtë u distancova. Nisa vëzhgimin vetë të mësoja kush e bëri. Emrat e tjerë që mi tha Arbri nuk ishin persona të njohur prej meje dhe nuk i mbaj mend emrat.

     Rrethi im shoqëror aso kohe ishte shumë i gjërë, Genc Muço është shoku im i ngushtë. Bashkë na lidhte puna. Unë s’kam patur kurrë konflikte me njeri. Që nga 2018 nuk kam as roje, as polici private asgjë. Nuk dyshoja te ndonjë person. Ditën që mora vesh që kane ardhur për të më vrarë atë dite kam ikur në 7 të mëngjesit.

    U njoha me lajmet që kishte ngelur i plagosur një person, Nuredin Dumani dhe që ishte arrestuar. Në atë kohë kam qenë me familjen ika jashtë me avion në Gjermani. Më pas u ktheva me makinë. Atë kohë me thanë që shenjester isha unë, nuk e besoja me thënë drejten. Pas dy muajsh doli lajmi që atentati ishte për mua. Ma kanë thënë dhe policët vërdall që flitej që u bë për mua.

    Nuredin Dumanin nuk e njihja, nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë. Unë këtë rast se nuk e lidhja me veten. Familjarët e mi më pyesnin a ke ndonjë problem, më pas kuptuan që vërtetë nuk kam lidhje me asnjë nga këta. Nuk kërkova të dija se për çfarë ndodhi dhe familja më kërkoi të ikja jashtë. I thash familjes nëse kane diçka le të vijne se unë nuk kam frikë. Unë nuk ruhesha fare, kam patur vetem konflikte të vogla pa interes. Konflikte të tjera jo. Jam pyetur dhe në polici për këtë ngjarje. Unë isha në pritje që të dilte e vërteta. Nuk mësova asgjë. Po përflitesha shumë dhe kërkova të marr vesh diçka.

    Kur u arrestova unë kërkova të rrija vetëm. Kishte disa persona në paraburgim që ishin të njohur për mu. Nipi i Ardjan Çapjas ishte në paraburgim, ai nuk jeton më. Është vrarë. Ai ka qenë në konflikt me Fadil Memën. Kam patur konflikt me Florenc Çapjan. Suel Çelën e njoh që kalama. Me Suel Çelën kam patur marrëdhënie pune, me vëllain e tij dhe me të atin me lidhte puna. Kemi qenë komshinj, dyert përballë. Marrëdhënia ka qenë korrekte, disa here kam udhëtuar edhe me babain e Suelit. I ati i tij merrej me fruta-perime, unë me automjetet. Për ngjarjet që më ndodhën, Sueli dhe Marjo Çela nuk mu gjendën pranë sepse unë kam qenë i distancuar dhe nuk doja të diskutoja me askënd. Dhe me vëllezërit e mia nuk diskutoja.

  • “Harrove që gruan, nënën dhe motrën i çoja unë në varreza”, përplasja në GJKKO e Xhuljano Hoxhës me Alibejn: Ti je palaço, ke dashur ta vrasësh Megin?

    “Harrove që gruan, nënën dhe motrën i çoja unë në varreza”, përplasja në GJKKO e Xhuljano Hoxhës me Alibejn: Ti je palaço, ke dashur ta vrasësh Megin?

    Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Erjon Alibej dhe të akuzuarit për vrasje, Xhuliano Hoxha.
    Ai është drejtuar Alibejt me tone të forta, kur i kujtoi nderet që i ka bërë, pasi i vranë vëllanë.
    Pjesë nga përballja në GJKKO:
    Hoxha- A shkonin bashkëshortja jote, motra dhe mamaja në varreza?
    Alibej– Po, shkonin shpesh.
    Hoxha– A harrove që i shoqëroja unë. Edhe të thoja, që i çova.
    Alibej– Nuk e mbaj mend. Nëse e ke bërë faleminderit.
    Hoxha- Me nder qofsh, po ku di nder ti. Je palaço fare! Sa lekë la vëllai yt pas vdekjes?
    Alibej- Punë për mua.
    Hoxha- Ia ka dhënë prokurorisë?
    Alibej- I kam deklaruar të gjitha.
    Hoxha- A ke dashur të vrasësh Megi K.?
    Alibej- Pyet Suel Çelën. (Më fal avokat që po e përmend). E ke në Peqin Suel Çelën.
    Hoxha– A do bashkëpunoje sot me mua dhe Nuredin Dumanin për të vrarë Talo Çelën?
    Alibej– Edhe me djallin për Talo Çelën.

  • “Ushtari” i Alibejt përplaset me të në GJKKO: Harrove që gruan, nënën dhe motrën i çoja unë në varreza! Ti je palaço, ke dashur ta vrasësh..

    “Ushtari” i Alibejt përplaset me të në GJKKO: Harrove që gruan, nënën dhe motrën i çoja unë në varreza! Ti je palaço, ke dashur ta vrasësh..

    Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Erjon Alibej dhe të akuzuarit për vrasje, Xhuliano Hoxha. 
    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se Hoxha, i është drejtuar Alibejt me tone të forta, kur i kujtoi nderet që i ka bërë, pasi i vranë vëllanë. 
    Pjesë nga përballja në GJKKO: 
    Hoxha- A shkonin bashkëshortja jote, motra dhe mamaja në varreza? 
    Alibej– Po, shkonin shpesh. 
    Hoxha– A harrove që i shoqëroja unë. Edhe të thoja, që i çova. 
    Alibej– Nuk e mbaj mend. Nëse e ke bërë faleminderit. 
    Hoxha- Me nder qofsh, po ku di nder ti. Je palaço fare! Sa lekë la vëllai yt pas vdekjes? 
    Alibej- Punë për mua. 
    Hoxha- Ia ka dhënë prokurorisë? 
    Alibej- I kam deklaruar të gjitha. 
    Hoxha- A ke dashur të vrasësh Megi K.? 
    Alibej- Pyet Suel Çelën. (Më fal avokat që po e përmend). E ke në Peqin Suel Çelën. 
    Hoxha– A do bashkëpunoje sot me mua dhe Nuredin Dumanin për të vrarë Talo Çelën? 
    Alibej– Edhe me djallin për Talo Çelën. 
     

  • “Harrove që gruan, nënën dhe motrën i çoja unë në varreza”, “ushtari” i Alibejt përplaset me të në GJKKO: Ti je palaço, ke dashur ta vrasësh Megin?

    “Harrove që gruan, nënën dhe motrën i çoja unë në varreza”, “ushtari” i Alibejt përplaset me të në GJKKO: Ti je palaço, ke dashur ta vrasësh Megin?

    Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Erjon Alibej dhe të akuzuarit për vrasje, Xhuliano Hoxha.

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se Hoxha, i është drejtuar Alibejt me tone të forta, kur i kujtoi nderet që i ka bërë, pasi i vranë vëllanë.
    Pjesë nga përballja në GJKKO:
    Hoxha- A shkonin bashkëshortja jote, motra dhe mamaja në varreza?
    Alibej– Po, shkonin shpesh.
    Hoxha– A harrove që i shoqëroja unë. Edhe të thoja, që i çova.
    Alibej– Nuk e mbaj mend. Nëse e ke bërë faleminderit.
    Hoxha- Me nder qofsh, po ku di nder ti. Je palaço fare! Sa lekë la vëllai yt pas vdekjes?
    Alibej- Punë për mua.
    Hoxha- Ia ka dhënë prokurorisë?
    Alibej- I kam deklaruar të gjitha.
    Hoxha- A ke dashur të vrasësh Megi K.?
    Alibej- Pyet Suel Çelën. (Më fal avokat që po e përmend). E ke në Peqin Suel Çelën.
    Hoxha– A do bashkëpunoje sot me mua dhe Nuredin Dumanin për të vrarë Talo Çelën?
    Alibej– Edhe me djallin për Talo Çelën.

    Top Channel

  • Tensione mes Hoxhës dhe Alibej/ I penduari zbulon ku ndodhet Suel Çela: Për Talo Çelën edhe me djallin!

    Tensione mes Hoxhës dhe Alibej/ I penduari zbulon ku ndodhet Suel Çela: Për Talo Çelën edhe me djallin!

    Seanca gjyqësore e procesit ‘Plumbi i Artë’ është kaluar me tensione mes të pandehurit Xhuliano Hoxha dhe të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej, pasi ky i fundit iu përgjigj disa herë rresht “s’e mbaj mend”.

    Përgjigjet e Alibej ngjallën nervozizëm tek i pandehur Xhuliano Hoxha gjatë procesit, teksa po e pyeste për një vajzë, Megi K., ish e dashur e Alibejt Hoxha “shpërtheu”: O Erjon, po kujtoje një gjë se më plase shpirtin!

    Pasi nuk mori asnjë reagim nga i penduari, i pandehuri Hoxha vijoi: Pishmani im në jetë është që s’të vrava ty me dorën time.

    Pyetjes së Hoxhës se nëse kishte dashur ta vriste shtetasen Megi K., Alibej i tha të pyeste Suel Çelën.

    “E ke në Peqin Suel Çelën”, tha Alibej, duke i kërkuar ndjesë avokatit Sokol Hazizaj, që mbron Çelën në një tjetër proces.

    I pyetur nëse do të bashkëpunonte sërish sot me Xhuliano Hoxhën dhe Nuredin Dumanin për të vrarë Talo Çelën, Alibej tha: “Edhe me djallin për Talo Çelën”.

  • Erion Alibej zbulon ku ndodhet Suel Çela: Për të vrarë Talo Çelën bashkëpunoj edhe me djallin!

    Erion Alibej zbulon ku ndodhet Suel Çela: Për të vrarë Talo Çelën bashkëpunoj edhe me djallin!

    Disa përgjigje rresht “s’e mbaj mend” nga i penduari Erion Alibej ngjallën nervozizëm tek i pandehur Xhuliano Hoxha gjatë procesit “Plumbi i Artë”.
    Teksa po e pyeste për një vajzë, Megi K., ish e dashur e Alibejt Hoxha “shpërtheu”: O Erjon, po kujtoje një gjë se më plase shpirtin!
    Pasi nuk mori asnja reagim nga i penduari, i pandehuri Hoxha vijoi: Pishmani im në jetë është që s’të vrava ty me dorën time.
    Pyetjes së Hoxhës se nëse kishte dashur ta vriste shtetasen Megi K., Alibej i tha të pyeste Suel Çelën.
    “E ke në Peqin Suel Çelën”, tha Alibej, duke i kërkuar ndjesë avokatit Sokol Hazizaj, që mbron Çelën në një tjetër proces.
    I pyetur nëse do të bashkëpunonte sërish sot me Xhuliano Hoxhën dhe Nuredin Dumanin për të vrarë Talo Çelën, Alibej tha: “Edhe me djallin për Talo Çelën”.

  • “Pushka top”/ Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vr*s njërin nga ju…

    “Pushka top”/ Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vr*s njërin nga ju…

    Plani i pa finalizuar për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, nuk e ndali Nuredin Dumanin. Në një qytet ku gjaku nuk thahej dhe besa ishte vetëm fjalë, ai bashkë me Erjon Alibejn, po ndërtonin listën e zezë të ekzekutimeve…
    Në lagjen “Kala” të Elbasanit, në banesën ku Alibej ruante kujtimet e fëmijërisë, kaloheshin netët ku planifikoheshin vrasjet….
    Shpesh, ata kalonin para lokaleve apo ambjenteve të kundërshtarëve me një furgon sigurie të blinduar. Sfidues, si një paralajmërim i heshtur: jemi këtu, dhe jemi gati.
    “Në lagjen ‘Kala’ kishte një shtëpi të mëparshme, Erjon Alibej, pra jemi takuar aty. E ka sjellë Ceni, me furgon VITO ‘Gjoka Security’. Kemi dalë edhe xhiro nëpër Elbasan, me këtë furgon ‘Gjoka Security’, unë Erjon Alibej dhe Arsen Preçi. Kemi dalë duke i bërë, duke i bërë, si ta them: Sfidë, ata ku ai mendonte se i kishte kundërshtarët e tij, ku kishin lokale apo prona, i kalonim përballë atyre, ishim të armatosur normalisht.”
    Në banezën që u kthye në bazën e tyre, në prani të Alibejt, Nuredin Dumani ka komunikuar në aplikacionin SKY ECC me Kel Kamamin alias Mikael Qosja.
    Njeriu i afërt i Çopjave, njihej edhe me nofkën Keli i Kiçit. Komunikimi mes tyre kaloi në intriga për shitjen e njerëzve të tyre. Dumani të dorëzonte “Krymin”, pra Alibejn, dhe Kamami të shiste “Momën”, siç e thërrisnin Talo Çelën. Në fakt, Dumani po përpiqej ta fuste në kurth.
    “Një nga bisedat e mia me Kel Kamamin, ishte se pse i vrava këta të katërt. Dorian Shkozën me Mirë Haxhinë, bashkë me vëllanë e vet. I thashë: dhe nuk do ndaloj duke i vrarë të gjithë shokët e Talos, e di që je dhe ti shoku Talos, po me ty e di që ke…. duke i bërë kështu si ta them moral, që ti ke burrni edhe ma jep Talon po të duash…
    Më tha: “Ti më tha vrit ‘Krymin’ unë do të jap Talo Çelën edhe 2 milion euro”. I thashë jo, -ti më jep 1 milion e gjysmë euro, fillimisht më jep Talo Çelën, lekët mi jep pasi të vras ‘Krymin’. Po inskenonim një lojë me Erjonin, që ta bënim të bindur.”
    Kur biseda u bë serioze në lojë futet edhe Hajdar Çopja, personi që donte të vdekur Erion Alibejin.
    “Aty kur unë pranova më tha na foli “D”-së, “D-ja”, ishte Hajdar Çopja. Po i thonë Dari shkurt. I thash për kaparin, desha me i marr 1 milion euro kapar. 200 mijë tha ti lë ku të duash, i thashë jo, nuk e bëj për 200 mijë euro, se do paguaj shumë njerëz që ta bëj këtë punë, kështu që më jepni 1 milion euro që ta vazhdojmë edhe Talo Çelën.
    Edhe përfundimisht, ata nuk pranuan me këto kushte. Edhe i kam thënë do të vras Ramazanin, do të vras Regis Runajn, çdo 10 ditë do të vras nga një të afërmin tuaj, derisa të më jepni Talo Çelën, përgjigja që më tha, e mbaj mend mesazhin fiks, “Tu bëftë pushka top vëlla”.
    Pas këtij mesazhi, Dumani, e mbajti fjalën. Ai u përgjigj me plumba. Më 20 korrik 2020, ekzekutohet Emiljano Ramazani, shoku i ngushtë i Kel Kamamit, informator në vrasjen e Endrit Alibejit.
    Nëntë ditë më pas, më 29 korrik, vritet Regis Runaj, djali i tezes “Kelit Kicit”. Mesazhi ishte i qartë: çdo 10 ditë, një viktimë.
    Për Regis Runaj, e kishim vendosur shumë më përpara vrasjes së Ramazanit, por thjesht ishte çështje radhe, edhe po shihnim rrezikshmërinë se cilin person do të vendosnin për të ekzekutuar, pra për ta vrarë. Pasi e vendosëm për të vrarë Emiljano Ramazanin, siç e thashë radhën e kaluar, në të njëjtën kohë vendosëm për të vrarë edhe Regis Runajn”.