Tag: çelaj

  • “Gurët gjigantë po na rrezikojnë jetën!” Deputeti Çelaj kërkon ndërhyrje në aksin Fierzë-Bajram Curri

    “Gurët gjigantë po na rrezikojnë jetën!” Deputeti Çelaj kërkon ndërhyrje në aksin Fierzë-Bajram Curri

    Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj, ka ngritur sot një shqetësim urgjent lidhur me një rrezik të madh që kërcënon banorët e zonës së Fierzës në Tropojë. Përmes një postimi në Facebook, ai publikoi mesazhin e një banori, i cili denoncon rrezikun e rënies së gurëve me përmasa gjigante në aksin Fierzë–Bajram Curri, konkretisht në fshatin Gegëhysen.
    Sipas qytetarit, gurët e mëdhenj ndodhen në prag të rrëzimit në rrugën nacionale dhe mund të shkaktojnë tragjedi në çdo moment. Ai thotë se banorët e zonës e përdorin këtë rrugë çdo ditë dhe se pavarësisht thirrjeve drejtuar Bashkisë Tropojë, nuk është marrë asnjë masë.

    Banorët paralajmërojnë se, në mungesë të ndërhyrjes, do të organizojnë një protestë me bllokim të rrugës dhe të hyrjes së HEC-it të Fierzës. Ata kërkojnë mbështetjen e deputetit dhe njoftimin e institucioneve përgjegjëse.
    “Nuk ka për të kushtuar shumë. Ky rrezik mund të hiqet për një ditë pune!” shkruan Çelaj në reagimin e tij, duke u bërë thirrje strukturave shtetërore që të veprojnë menjëherë.
    Deputeti kërkon ndërhyrje urgjente nga Emergjencat Civile, Bashkia Tropojë, Njësia e Emergjencave në Prefekturën Kukës, për të shmangur një ngjarje të rëndë në zonën e Demushajve të Gegëhysenit.
    Banorët presin reagim të shpejtë, ndërsa situata vlerësohet si një emergjencë që mund të zgjidhet brenda ditës, nëse institucionet lëvizin.

  • Gurë të rrëzuar në asfalt, të tjerë rrezikojnë të bien/ Deputeti i PD nxjerr videon nga rruga në Tropojë: Banorët në…

    Gurë të rrëzuar në asfalt, të tjerë rrezikojnë të bien/ Deputeti i PD nxjerr videon nga rruga në Tropojë: Banorët në…

    Deputeti i PD për qarkun e Kukësit, Isuf Çelaj, ka ngritur sot shqetësimin për një rrezik serioz që i kanoset banorëve të Fierzës dhe Tropojës, për shkak të rënies së gurëve me përmasa të mëdha në aksin Fierzë–Bajram Curri.
    Sipas deputetit, një banor nga Fierza i ka dërguar një mesazh alarmues, ku thekson se në zonën e Gegëhysenit, gurë gjigantë me peshë të konsiderueshme janë në prag të rrëshqitjes në rrugën nacionale, duke vënë në rrezik jetën e banorëve që kalojnë çdo ditë në këtë segment.
    Në mesazhin e banorit thuhet: “Në aksin Fierzë–Bajram Curri, në fshatin Gegëysen, gurë me tonela janë gati të bien në rrugën nacionale. Nëse bien papritur, rrezikojnë jetën e çdo banori që përdor këtë rrugë çdo ditë. Kemi njoftuar Bashkinë dhe kemi kërkuar ndërhyrje emergjente, por nuk ka pasur asnjë reagim. Nëse situata vazhdon kështu, do të organizojmë një protestë me bllokim të rrugës dhe hyrjes në HEC-in e Fierzës. Si deputet i zonës, ju kërkojmë mbështetje dhe njoftimin e instancave përgjegjëse.”
    Deputeti Çelaj u bashkohet shqetësimeve të banorëve, duke i bërë thirrje strukturave shtetërore që të veprojnë menjëherë. “Thirrja ime shkon për Emergjencat Civile, Bashkinë Tropojë dhe Njësinë e Emergjencave pranë Prefekturës Kukës që të ndërhyjnë urgjentisht për eliminimin e këtij rreziku në aksin Fierzë–Bajram Curri, në zonën e Demushajve të Gegëhysenit. Ndërhyrja nuk ka kosto të madhe dhe rreziku mund të neutralizohet brenda një dite pune,” deklaron Çelaj. Deputeti kërkon veprim të menjëhershëm, për të shmangur një situatë që mund të kthehet në tragjedi për banorët e zonës.

  • A keni pasur presione nga politika apo diplomatët e huaj? Përgjigjet Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela: Mund…

    A keni pasur presione nga politika apo diplomatët e huaj? Përgjigjet Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela: Mund…

    Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çelaj, ka mohuar të ketë pasur ndonjëherë presione në detyrën e tij nga politika apo diplomatë të huaj.
    Çelaj u pyet nga deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, bazuar edhe në një deklaratë të disa viteve më parë nga ish-prokurori Adriatik Llalla, sipas të cilit i kishte pasur presione nga ish-ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu.
    “Nuk kam pasur kurrë raporte të tilla apo të kem zhvilluar biseda të tilla. E mohoj kategorikisht”, u përgjigj Çelaj.
    Sa i përket task-frocës së ngritur për zgjedhjet e 11 majit, bashkë me SPAK, Çelaj tha: “Ne morëm një sërë masash që kanë efekt edhe mbi parandalimin, edhe pse kjo është kompetencë e policisë. Megjithatë ne mendojmë se kjo do të kishte impakt edhe këtu se kjo tregon angazhimin që ne kishim marrë. Patjetër që mund të kishim bërë më mirë”.

  • Presione nga politika apo diplomatët e huaj? Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çelaj tregon të vërtetën

    Presione nga politika apo diplomatët e huaj? Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çelaj tregon të vërtetën

    Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çelaj ka mohuar të ketë pasur ndonjëherë presione në detyrën e tij nga politika apo diplomatë të huaj.
    Çelaj u pyet gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, bazuar edhe në një deklaratë të disa viteve më parë nga ish-prokurori Adriatik Llalla, sipas të cilit i kishte pasur presione nga ish-ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu.

    “Nuk kam pasur kurrë raporte të tilla apo të kem zhvilluar biseda të tilla. E mohoj kategorikisht”, u përgjigj Çelaj.

    Sa i përket task-frocës së ngritur për zgjedhjet e 11 majit, bashkë me SPAK, Çelaj tha: “Ne morëm një sërë masash që kanë efekt edhe mbi parandalimin, edhe pse kjo është kompetencë e policisë. Megjithatë ne mendojmë se kjo do të kishte impakt edhe këtu se kjo tregon angazhimin që ne kishim marrë. Patjetër që mund të kishim bërë më mirë”.

  • Deputeti i PD/ Çelaj: Shkolla e Cërrnicës në Tropojë është në gjendje skandaloze

    Deputeti i PD/ Çelaj: Shkolla e Cërrnicës në Tropojë është në gjendje skandaloze

    Deputeti i Partisë Demokratike për Tropojën Isuf Çelaj ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook për gjendjen skandaloze në të cilën gjendet shkolla 9 – vjeçare në Fshatin Cerrnicë.

    Reagimi i plotë:

    Kjo është gjendja skandaloze, si në mesjetë, e shkollës 9 vjeçare në Fshatin Cerrnicë, Njësia Administrative Llugaj. Ky fshat nuk është në ndonjë zonë të thellë të Tropojës, por vetëm 2-3 km larg qytetit ku ndodhet edhe godina e Bashkisë, pasi Drejtorinë Arsimore, regjimi i rilindjes, banorëve të Tropojës ua ka transferuar në Lezhë, si të gjitha shërbimet e tjera.

    Në këtë shkollë, e cila, siç edhe shifet nga pamjet, është jasht çdo standarti elementar për të zhvilluar mësim, prandaj prindërit shprehen se u kanë thënë nxënësve që të bojkotojnë pjesëmarrjen në mesim dhe ata e kanë bojkotuar.

    Banjot janë pa ujë si dhe pa energji elektrike, pra në kushte të tmerrshme.

    Problematike për nxënësit mbetet edhe mungesa e mësuesit të Gjuhës Shqipe dhe të Matematikës.

    Në këtë shkollë ndjekin mësimet gjithsej 92 nxënës nga të cilët, 12 fëmijë janë në sistemin parashkollor dhe 80 të cikleve fillor dhe nëntëvjeçar.

    Banorët e Cerrnicës kërkojnë kthimin e vëmendjes së institucioneve shtetërore për investimin në ambientet e shkollës si dhe në personelin e mësimdhënies.

    Ata do të përshkallëzojnë qëndrimet e tyre nëse nuk do të ketë reagime të këtyre institucioneve.

  • Ana tjetër e “Paketës së Maleve”

    Ana tjetër e “Paketës së Maleve”

    Deputeti opozitar Isuf Çelaj mundësinë e sherreve dhe përplasjeve sociale te Paketa e Maleve e qeverisë, e cila vjen pas “100 fshatrave” të famshëm, deri më tani pa asnjë bilanc se ç’farë zhvillimi kanë sjellë në zona rurale.
     “Qeveria ka nxjerrë në tryezë Paketën e Maleve, e cila premton lehtësira fiskale, tokë publike deri edhe me ‘1 euro” dhe procedura ku regjistrimi i pronës vjen pas investimit. Por nëse ky ligj kalon i zbatuar siç është, ju do të mbani mbi supe jo zhvillimin, por konfliktet dhe përplasjet që do të pasojnë. Trashëgimia e bjeshkëve nuk është mall për plaçkë tregu. Në Tropojë, Has e Kukës, kullotat, bjeshkët dhe pyjet janë pronë e përbashkët e fiseve dhe fshatrave. Ato kanë qenë të tilla ndër shekuj, janë ruajtur me sakrifica, e shpesh edhe me gjak. Biles edhe në periudhën e regjimit monist ku u kolektivizua e shtetëzua çdo gjë bjeshkët e kullotat në organizimin e Kooperativave e Ndërmarrjeve Bujqësore në përgjithësi u lanë në që edhe shfrytëzimi i tyre të bëhej sipas fshatrave”, shkruan Çelaj në FB.
    Kësaj teze i përmbahet dhe Auron Tare, prej së cilin lindi ideja e “100 fshatrave”, për të cilat thoshte se duhej të ishin fillimisht dhjetë e jo 100, te të cilat është dështuar, protendon ai. /tesheshi.com/  
     
     

  • Reagim pas heqjes së përmendores së Isuf Celajt në Vuthaj

    Reagim pas heqjes së përmendores së Isuf Celajt në Vuthaj

    Heqja e përmendores së luftëtarit të të drejtave shqiptare, Isuf Celaj, ka nxitur reagime të forta nga komuniteti shqiptar. Në një deklaratë publike, nipi i tij, Gzim Celaj, e ka cilësuar këtë akt si një goditje ndaj historisë dhe dinjitetit të shqiptarëve në Mal të Zi.

    “Me indinjatë të thellë dhe shqetësim të madh, dënojmë aktin e paprecedentë të heqjes së përmendores së Isuf Celajt. Ky veprim përfaqëson një goditje të rëndë ndaj kujtesës historike, dinjitetit të komunitetit shqiptar dhe vlerave të bashkëjetesës demokratike,” tha ai.

    Gzim Celaj theksoi se Isuf Celaj nuk ishte figurë që nxit ndasi, por një mbrojtës i të drejtave të shqiptarëve dhe një zë i drejtësisë që ka treguar guxim e humanizëm edhe për qytetarë të etnive të tjera.

    Ai shtoi se familja dhe komuniteti nuk do të heshtin përballë këtij provokimi dhe do të ndërmarrin çdo hap ligjor e demokratik për të mbrojtur figurën dhe trashëgiminë e tij.

    Në fund të reagimit, ai bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare dhe organizatave për të drejtat e njeriut që të dënojnë këtë akt dhe të mbështesin përpjekjet për respektimin e historisë shqiptare në Mal të Zi.

    “Përmendorja mund të hiqet, por ideali i tij nuk shuhet,” përfundoi ai./KultPlus.com

  • Plagosja e Erald Shullazit në Borsh, policia zbardh ngjarjen: Pas sherrit, Çelaj u kthye me armë dhe…

    Plagosja e Erald Shullazit në Borsh, policia zbardh ngjarjen: Pas sherrit, Çelaj u kthye me armë dhe…

    Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga të shtënat me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Borsh. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur i riu Erald Shullazi, i cili ka marrë një plumb në shpatull dhe një tjetër në këmbë.
    Shullazi ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve, policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, Hekuran Çelaj, ndërsa në kërkim është shpallur edhe një person tjetër i përfshirë në konflikt, me inicialet E.V.
    Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa policia raporton për një konflikt për motive të dobëta.
    Si ndodhi ngjarja?
    Ora shënonte 02:20 kur Hekuran Çelaj u përfshi në një konflikt fizik për motive të dobëta me shtetasin me iniciale E.V., banues në Tiranë. Pas këtij momenti, Çelaj është larguar dhe më pas është rikthyer me një armë zjarri automatike, duke qëlluar në drejtim të automjetit që drejtohej nga Erald Shullazi, 33 vjeç.
    Ky i fundit mori dy plumba, një në shpatull dhe një në këmbë. Gjithashtu, dyshohet se Hekuran Çelaj ka goditur me qytën e armës edhe shtetasin A.D., 43 vjeç.
    Policia arrestoi në flagrancë Hekuran Çelajn për veprat penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi E.V., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
    Në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja dhe një krehër me fishekë. Policia vijon punën për gjetjen e armës së përdorur në këtë ngjarje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar si të përfshirë në konflikt.

  • Zbardhet sherri mes shokëve në Borsh, ja kush janë autori dhe i plagosuri

    Zbardhet sherri mes shokëve në Borsh, ja kush janë autori dhe i plagosuri

    Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me plagosjen me armë zjarri të ndodhur në fshatin turistik të Borshit. Mësohet se është identifikuar dhe shoqëruar në polici Hekuran Çelaj, i dyshuari si autori i plagosjes me armë zjarri. Ndërkohë, i plagosuri është Erald Shullazi.
    Plagosja ndodhi në ambientet e një lokali, ku dy të rinjtë ishin duke konsumuar alkool. Nën efektin e alkoolit ata kanë nisur të konfliktohen dhe në këtë moment, Çelaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar Shullazin.

  • I pari qark, Kukësi mbyll numërimin e votave të diasporës/ Isuf Çelaj rimerr mandatin e deputetit…

    I pari qark, Kukësi mbyll numërimin e votave të diasporës/ Isuf Çelaj rimerr mandatin e deputetit…

    Përfundon numërimi i votave të diasporës për Kukësin, ku demokrati Isuf Çelaj rimerr mandatin e deputetit nga vota e diasporës. Teksa mandati i tij ishte në rrezik, sepse Çelaj ishte në listë hapur në PD, ka mundur që ta rimarrë.
    Renditja:
    Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 20,769 vota – 53.6%
    Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 11,770 vota – 30.4%
    Koalicioni Partia Socialdemokrate (PSD) – 5,164 vota – 13.3%
    Partia Mundësia – 294 vota – 0.8%
    Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 93 vota – 0.2%
    Lëvizja Atdheu (LA) – 44 vota – 0.1%
    Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 6 vota – 0.0%
    Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 342 vota – 0.9%
    Koalicioni Lëvizja Bashkë – 147 vota – 0.4%
    Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 54 vota – 0.1%
    Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 42 vota – 0.1%