Tag: çekia

  • Kroacia e mbyll me fitore, Çekia në “play-off”, rival i mundshëm i Shqipërisë

    Kroacia e mbyll me fitore, Çekia në “play-off”, rival i mundshëm i Shqipërisë

    Me një biletë në “xhep”, të siguruar një xhiro përpara fundit, Kroacia mbylli fazën kualifikuese me fitore, me ekipin e Dalic që triumfoi 2-3 në derbi përballë Malit të Zi. Vendasit realizuan dy gola të shpejtë brenda 17-minutash duke krijuar iluzionin se mund t’i bënin keq Kroacisë, por në minutën e 37-të, Perisic ngushtoi shifrat në 1-2.
    Në fraksionin e dytë, Jakic dhe në fund Vlasic realizuan edhe dy herë të tjerë duke përmbysur rezultatin. Me 7 fitore dhe 1 barazim në 8 ndeshje, 22 pikë në total, Kroacia mbyll Grupin L në vendin e parë.

    Një fitore të thellë siguroi edhe Republika Çeke përballë Gjibraltarit duke triumfuar me shifrat 6-0. Me 16 pikë në 8 ndeshje, Republika Çeke mbylli grupin në vendin e dytë duke siguruar një biletë për në “play-off”. Çekia është një nga rivalët e Shqipërisë në fazën “play-off” pasi siguruan një vend në vazon e dytë për shortin e së enjtes.
    ()

  • Çekia shkarkon trajnerin pas humbjes turpëruese ndaj Ishujve Faroe

    Çekia shkarkon trajnerin pas humbjes turpëruese ndaj Ishujve Faroe

    Federata Çeke e Futbollit (FACR) ka shkarkuar trajnerin Ivan Hasek pas humbjes befasuese të së dielës me rezultatin 2-1 ndaj Ishujve Faroe, ndeshje që ka vështirësuar ndjeshëm rrugën e Çekisë drejt Botërorit 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
    Lajmi është konfirmuar nga mediet lokale këtë të mërkurë.
    Sipas njoftimit zyrtar, ekipi do të drejtohet nga një trajner i përkohshëm, ndërsa federata është në kërkim të pasuesit të Hasek-ut. Kombëtarja çeke bën pjesë në Grupin L të eliminatoreve, së bashku me Kroacinë, Ishujt Faroe, Malin e Zi dhe Gjibraltarin.
    Shtypi çek raporton se kandidati kryesor për të marrë drejtimin e përkohshëm të skuadrës është Miroslav Koubek, ish-trajner i Viktoria Plzen, një figurë me përvojë të gjatë në futbollin çek.
    Pas humbjes në Ishujt Faroe, Çekia renditet e dyta në grup, tri pikë pas Kroacisë (që ka një ndeshje më pak të luajtur) dhe vetëm një pikë përpara Ishujve Faroe, që po përjetojnë një moment historik.
    Federata pritet të marrë një vendim për trajnerin e ri pas ndeshjes së fundit të fazës së grupeve ndaj Gjibraltarit, ku Çekia do të kërkojë me çdo kusht fitoren për të ruajtur shpresat për kualifikimin në Botërorin e ardhshëm.

  • U turpërua në Faroe, Çekia përcjell stafin teknik

    U turpërua në Faroe, Çekia përcjell stafin teknik

    Federata e Futbollit e Republikës Çeke mori vendimin për shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit Ivan Hashek, ashtu si edhe të ndihmësit të tij, Jaroslav Veseli.

    Bordi drejtues pas humbjes turpëruese me Ishujt Faroe 2-1 ka vendosur se kjo ishte më e pakta për të bërë pas një humbje të pamenduar ndaj modestëve në rritje të Ishujve Faroe.

    Trajneri i ri pritet të zgjidhet shpejt pasi çekët janë të dytët në grupin e tyre dhe shumë pranë fazës play off të Kupës së Botës 2026.

    Në paravlerësimin e situatave të zonës UEFA, Çekia mbetet një rival i mundëshëm i Shqipërisë në atë fazë. Gjithnjë nëse kuqezinjtë do të ruajnë pozicionin e dytë në Grupin K./ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Botërori 2026/ Hollanda dhe Kroacia në avantazh, Çekia në makth pas humbjes 2-1

    Botërori 2026/ Hollanda dhe Kroacia në avantazh, Çekia në makth pas humbjes 2-1

    Holanda ka hedhur një tjetër hap drejt kualifikimit në Botëror. Skuadra e Koeman fitoi lehtësisht në grupin G 4-0 kundër Finlandës, duke marrë fitoren e dytë radhazi me të njëjtin rezultat. Në Amsterdam ndeshja u zhbllokua që në minutën e 8 nga Memphis Depay, i cili më vonë do të realizonte edhe me penallti, ndërsa rrugën e rrjetës përballë Finlandës e gjeti edhe kapiteni Van Dijk, por edhe Cody Gapko.
    Kjo fitore i mban tulipanët në kuotëën e 16 pikëve pas 6 ndeshjeve, 3 më shumë se Polonia e vendit të dytë.
    Në gruypin L Kroacia thuajse siguroi vendin e parë, falë fitores 3-0 kundër Gjibraltarit. Pas golit të Fruk në pjesën e parë, një autogol në të dytën dhe rrjeta e Luka Sucic i dhanë ‘dalmatëve’ fitoren që i ngjitit në kuotën e 16 pikëve pas 6 ndeshjeve, 3 më shumë se Çekia e vendit të dytë që ka edhe një ndeshje më shumë.
    Për Çekinë e diela rezultoi një mbrëmje makthi, pasi u mposht 2-1 nga Ishujt Faroe. Këta të fundit, për herë të parë në histori, kanë siguruar 3 fitore radhazi, duke përfshirë edhe ndeshjet e shtatorit. Një ecuri e jashtëzakonshme për një skuadër që renditet e 136 në botë, ndërsa tani ka shanse reale për t’u kualifikuar në ‘play-off’ të Botërorit.

  • Botërori 2026/ Hollandë dhe Kroaci në avantazh, Çekia në makth pas humbjes 2-1

    Botërori 2026/ Hollandë dhe Kroaci në avantazh, Çekia në makth pas humbjes 2-1