Tag: čeferin

  • Presidenti i UEFA-s tregon lojtarin e tij të preferuar: “Është mbrojtës, por e shoh si më të mirin në botë”

    Presidenti i UEFA-s tregon lojtarin e tij të preferuar: “Është mbrojtës, por e shoh si më të mirin në botë”

    9 Tetor 2025

    15:49

    Telesport

    Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, duket se ka një lojtar të preferuar.
    Gjatë një konference të rastit në Portugali, ai ka vlerësuar mbrojtësin e majtë të Paris Saint-Germain, Nuno Mendes. “Do ta quaja ndoshta lojtarin më të mirë në botë aktualisht”, ka deklaruar Ceferin.
    “Sipas meje, Nuno Mendes është fantastik, ndoshta lojtari më i mirë aktualisht, por është mbrojtës dhe nuk vlerësohet shumë krahasuar me yjet e sulmit, të cilët shënojnë gola”, ka thënë Ceferin.

  • Ceferin për Euro U-21: Në këtë rajon çdo gjë kontestohet, futbolli përtej politikës

    Ceferin për Euro U-21: Në këtë rajon çdo gjë kontestohet, futbolli përtej politikës

    Shqipëria priti javën e kaluar një ngjarje historike për vendin dhe futbollin, siç ishte mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Nën drejtimin e presidentit Aleksandër Ceferin, KE e UEFA-s mori vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbollit europian.
    Në një intervistë të dhënë për FSHF, Ceferin shpjegoi arsyen se pse Tirana u zgjodh si mikpritëse e kësaj mbledhjeje të nivelit të lartë. Ai theksoi se vendi ka ndryshuar shumë, në krahasim me herën e kaluar kur kishte qenë në Tiranë.
    “Kam qenë shumë herë në Tiranë, kam vizituar Federatën dhe mikun tim Armand. Është gjithmonë kënaqësi të vij këtu, i shoh ndryshimet në qytet, në infrastrukturë dhe çdo gjë tjetër, që nga vizita ime e parë në 2016 apo pak më herët. Që atëherë, shumë gjëra kanë ndryshuar.
    Prej 3-4 vitesh, në shtator ne shkojmë në një vend të ri dhe mendojmë se Tirana është një vend fantastik për të ardhur, e dinim që organizimi do të ishte i mirë. Ishte një zgjedhje e lehtë për t’u bërë”, tha ai.
    Ceferin foli edhe për organizimin e Europianit U-21 2027 mes FSHF-së dhe Federatës Serbe, duke thënë se futbolli është përtej politikës.
    “Europiani U-21 me Serbinë? Në këtë rajon, pothuajse çdo gjë kontestohet. Mendimi im është që futbolli është përtej politikës. Futbolli duhet të sjellë miqësi, paqe dhe jo dhunë e përdorim politik. Çfarëdo që të bësh, sidomos në diçka si futbolli, kontestohet nga dikush. Më e rëndësishmja është që të shohësh veten në pasqyrë dhe të thuash që ishte gjëja e duhur. Po ndjekim çdo gjë bashkë, së bashku me Armandin dhe Federatën, gjithashtu dhe me Federatën serbe dhe jam i sigurt që gjithçka do të shkojë shkëlqyeshëm. Do të tregojmë që futbolli është mbi politikën e përditshme“, u shpreh Ceferin.
    Kreu i qeverisë së futbollit europian ndër të tjera vlerësoi punën e FSHF-së ndër vite.
    “FSHF është super eficente në UEFA. Ju siguroj që nuk do të kisha Armand Dukën si zv.president i UEFA-s, nëse FSHF nuk do të bënte një punë të përkryer.
    Të ndihmosh konkretisht kampionatin është e pamundur, pasi nuk mund të ndërhyjmë te kampionatet. Por besoj që kemi ndihmuar me Conference League, kompeticionin e ri, ku fituesi i një kampionati të vogël, jo vetëm që mund të marrë pjesë, por edhe të ketë rezultate të mira, siç shumë kampionate të vegjël e kanë treguar”, theksoi Ceferin.

  • Edi Rama dhe Duka kërkesë Ceferin, duan që në Shqipëri të organizohet finalja e madhe europiane

    Edi Rama dhe Duka kërkesë Ceferin, duan që në Shqipëri të organizohet finalja e madhe europiane

    Ditën e djeshme u zhvillua për herë të parë në Tiranë, mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ku u morën disa vendime të rëndësishme.
    Pas përfundimit të mbledhjes, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, bashkë me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, të shoqëruar nga presidenti Armand Duka, takuan kryeministrin e Shqiëprisë, Edi Rama.
    Në takimin tejet miqësor të organizuar në kryeministri, Edi Rama i ka kërkuar personalisht Ceferin, që Shqipëria të organziojë finalen e madhe të Superkupës së Europës në vitin 2027.
    Pas organizimit të finales së edicionit të parë të Conference League në vitin 2022, mes Romës dhe Feyenoord, dhe kampionatit Europian U21, i cili do të organizohet në Shqipëri dhe Serbi në vitin 2027, Edi Rama ka kërkuar dhe organizimin e finales të rëndësishme europiane, aty ku në gusht të çdo viti përballen fituesi i Champions League dhe ai i Europa League.
    Duke qenë se finalja e vitit 2026 do të mbahet në Salzburg, kërkësa e Shqipërisë do të jetë për vitin 2027.

  • Festivali i futbollit/ Luis Figo, Aljosha Asanoviç e Jahmir Hyka vlerësojnë eventin dhe punën e FSHF

    Festivali i futbollit/ Luis Figo, Aljosha Asanoviç e Jahmir Hyka vlerësojnë eventin dhe punën e FSHF

    Kjo e enjte ishte ndryshe për Federatën e Futbollit, pasi në selinë e saj zbarkuan emra të mëdhenj të futbollit europian. Përkrah Presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin, në Tiranë ishin të pranishëm përfaqësues të federatave europiane dhe ambasadorë të UEFA-s në kuadër të festivalit të futbollit për fëmijë, pjesë e programit “Futbolli në Shkolla”.

    Aktiviteti u shoqërua edhe me zhvillimin e një ndeshjeje futbolli ku morën pjesë Presidenti Čeferin, Luís Figo, Aljoša Asanović, trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo, dy zëvendës-trajnerët Zabaleta dhe Doriva, Jahmir Hyka dhe fëmijët nga shkollat lokale.

    Pas ndeshjes, në një prononcim për mediat, Luis Figo, ambasador i UEFA-s dhe një nga legjendat më të mëdha të futbollit europian u shpreh i lumtur për praninë e tij sot në Tiranë.

    “Që nga hera e fundit që kam qenë këtu, shoh një ndryshim të madh. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Sa herë vij, ndjej një mbështetje të madhe nga të gjithë ata që e duan futbollin.

    Legjenda portugeze vlerësoi sportistët e rinj shqiptarë, duke i këshilluar që të gjejnë balancën mes edukimit dhe sportit në jetë.

    “Janë shumë të rinj, por mendoj se, ashtu si në çdo vend tjetër, gjëja më e rëndësishme është të gjesh balancën mes edukimit dhe sportit. Nëse studion dhe i kushton kohë mësimeve, ndërkohë që luan edhe sport, veçanërisht futboll, është edhe më mirë.

    Mendoj se gjëja më e rëndësishme, jo vetëm në sport por edhe në jetë është pasioni për atë që bën. Nuk ka rëndësi nëse është sport apo një fushë tjetër e jetës. Duhet të punosh fort dhe të ndjekësh ëndrrat e tua. Me këto dy përbërës, besoj se është shumë më e lehtë të arrish qëllimet”./FSHF/

    Vazhdo leximin

  • Festivali i futbollit: Luis Figo dhe Jahmir Hyka dhurojnë spektakël

    Festivali i futbollit: Luis Figo dhe Jahmir Hyka dhurojnë spektakël

    Kjo e enjte ishte ndryshe për Federatën e Futbollit, pasi në selinë e saj zbarkuan emra të mëdhenj të futbollit europian. Përkrah Presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin, në Tiranë ishin të pranishëm përfaqësues të federatave europiane dhe ambasadorë të UEFA-s në kuadër të festivalit të futbollit për fëmijë, pjesë e programit “Futbolli në Shkolla”.
    Aktiviteti u shoqërua edhe me zhvillimin e një ndeshjeje futbolli ku morën pjesë Presidenti Čeferin, Luís Figo, Aljoša Asanović, trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo, dy zëvendës-trajnerët Zabaleta dhe Doriva, Jahmir Hyka dhe fëmijët nga shkollat lokale.
    Pas ndeshjes, në një prononcim për mediat, Luis Figo, ambasador i UEFA-s dhe një nga legjendat më të mëdha të futbollit europian u shpreh i lumtur për praninë e tij sot në Tiranë.
    “Që nga hera e fundit që kam qenë këtu, shoh një ndryshim të madh. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Sa herë vij, ndjej një mbështetje të madhe nga të gjithë ata që e duan futbollin.
    Legjenda portugeze vlerësoi sportistët e rinj shqiptarë, duke i këshilluar që të gjejnë balancën mes edukimit dhe sportit në jetë.
    “Janë shumë të rinj, por mendoj se, ashtu si në çdo vend tjetër, gjëja më e rëndësishme është të gjesh balancën mes edukimit dhe sportit. Nëse studion dhe i kushton kohë mësimeve, ndërkohë që luan edhe sport, veçanërisht futboll, është edhe më mirë.
    Mendoj se gjëja më e rëndësishme, jo vetëm në sport por edhe në jetë është pasioni për atë që bën. Nuk ka rëndësi nëse është sport apo një fushë tjetër e jetës. Duhet të punosh fort dhe të ndjekësh ëndrrat e tua. Me këto dy përbërës, besoj se është shumë më e lehtë të arrish qëllimet”.

  • FSHF & UEFA organizojnë Festivalin e Futbollit për fëmijë. Ceferin: “Futbolli bashkon njerëzit”. Duka: Mbledhja e KE-së në Tiranë, vlerësim për punën

    FSHF & UEFA organizojnë Festivalin e Futbollit për fëmijë. Ceferin: “Futbolli bashkon njerëzit”. Duka: Mbledhja e KE-së në Tiranë, vlerësim për punën

    Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua sot festivali i futbollit si pjesë e aktivitetit “Futbolli në Shkolla” të UEFA-s, me pjesëmarrjen e veçantë të Presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin, Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe të gjithë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
    Gjithashtu, në ceremoninë hapëse morën pjesë edhe ambasadorët e UEFA-s Luís Figo dhe Aljoša Asanović, ambasadori i FSHF-së për këtë event Jahmir Hyka, ish-lojtarë dhe personalitete vendase, djem dhe vajza nga shkollat lokale dhe prindër, duke krijuar një atmosferë festive në “Shtëpinë e Futbollit”.

    Pas mbërritjes së delegacionit, fëmijët krijuan një korridor mikpritjeje për Presidentin Čeferin dhe Presidentin Duka.
    Aktiviteti vijoi me një ndeshje futbolli, ku pjesë e ekipeve ishin Presidenti Čeferin, Luís Figo, Aljoša Asanović, trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo, dy zëvendës-trajnerët Zabaleta dhe Doriva, Jahmir Hyka dhe fëmijët nga shkollat lokale, duke përcjellë mesazhin se futbolli, sporti më i dashur në botë, është për të gjithë.
    Pas përfundimit të ndeshjes, Presidenti i UEFA-s Aleksander Čeferin dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka folën për mediat shqiptare që mbuluan këtë aktivitet shumë të rëndësishëm në prag të mbledhjes historike të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë.

    Në fjalën e tij përpara mediave shqiptare, Presidenti i UEFA-s nënvizoi se futbolli duhet t’i bashkojë njerëzit dhe jo t’i përçajë. Ai theksoi se duhet të qëndrojnë larg futbollit njerëzit që e përdorin këtë lojë për të përhapur idetë e tyre të kota. “Mesazhi im , jo vetëm për një ndeshje të caktuar, por për të gjithë është se futbolli dhe sporti duhet të jenë gjëja që bashkon njerëzit dhe jo që i përçan. Ne duhet të përpiqemi të largojmë këta ‘idiotë’ që e përdorin futbollin për ideologjitë e tyre absurde. Kudo, jo vetëm në një vend, por në të gjitha vendet. Sepse këta njerëz nuk e duan futbollin. Ata duan vetëm veten e tyre dhe e shfrytëzojnë futbollin për të përhapur idetë e tyre të kota”.
    I pyetur se pse pritën kaq gjatë për të zhvilluar mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, kreu i qeverisë së futbollit europian tha: “Nuk na mori shumë kohë. Mendoj se kjo është mbledhja e tretë ose e katërt që bëjmë jashtë Zvicrës. Çdo shtator ne shkojmë në vende të ndryshme. Mendoj se keni një medalje bronzi tani dhe kjo është diçka shumë e mirë”.
    Presidenti Ceferin vlerësoi infrastrukturën e futbollit në Shqipëri, veçanërisht stadiumin kombëtar. Sa i përket projekteve që UEFA ka për Shqipërinë, ai tha se duhet folur me Presidentin Duka dhe për momentin nuk mund të flasë për diçka konkrete. “Duhet të flisni me Presidentin e FSHF-së për këtë. Por infrastruktura juaj dhe veçanërisht stadiumi kombëtar është shumë i bukur. Mund të organizojmë diçka këtu, por për momentin nuk do të ishte e drejtë nga ana ime të flisja për diçka konkrete. Nga njëra anë, ka një proces aplikimi dhe nga ana tjetër, aktualisht nuk e di. Di vetëm që keni infrastruktura është shumë e mirë dhe kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Armandin, gjë që ndihmon shumë”.
    Në fund, shefi i futbollit europian dha edhe një këshillë për lojtarët e rinj në të gjithë Europën dhe nënvizoi se ata duhet të qëndrojnë sa më gjatë në kampionatet vendase. “Do t’u jepja një këshillë të gjithë lojtarëve të rinj, jo vetëm në Shqipëri. Të punojnë, të punojnë dhe të punojnë. U them të qëndrojnë sa më gjatë në kampionatet vendase sepse është më e lehtë ta provosh veten në një ligë vendase dhe më pas të shkosh jashtë. Shumë lojtarë gabojnë kur largohen në moshën 16-17 vjeçare në klube të mëdha dhe në fund karriera e tyre përfundon para kohe. Prandaj ata duhet të shijojnë futbollin dhe të stërviten sa më shumë”.
    Presidenti Duka e nisi prononcimin me një falënderim të veçantë për Presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar e cilësoi këtë moment historik si një vlerësim i punës së madhe të bërë nga komuniteti i futbollit në vend për zhvillimin e futbollit në Shqipëri.
    “Do të doja të falënderoja publikisht Presidentin e UEFA-s, z. Aleksander Čeferin, për vendimin që mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të bëhet në Tiranë. Ky është një vlerësim jo vetëm për Federatën e Futbollit, por për të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar. Një vlerësim i bashkëpunimit të Federatës së Futbollit me UEFA-n dhe respekt i punës së komunitetit të futbollit shqiptar. Nuk është thjesht një mbledhje, është një event duke përfshirë edhe aktivitetin e sotëm, festivalin e futbollit ku besoj se në memorien e fëmijëve do të mbetet gjatë dhe do të jetë një objektiv më shumë për t’iu bashkuar lojës tonë”, – tha Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

  • UEFA në Tiranë/ Ceferin: FSHF-ja sot me medalje Bronxi/ Duka: Sot nuk është thjesht një mbledhje

    UEFA në Tiranë/ Ceferin: FSHF-ja sot me medalje Bronxi/ Duka: Sot nuk është thjesht një mbledhje

    Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua sot festivali i futbollit si pjesë e aktivitetit “Futbolli në Shkolla” të UEFA-s, me pjesëmarrjen e veçantë të Presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe të gjithë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

    Aktiviteti vijoi me një ndeshje futbolli, ku pjesë e ekipeve ishin Presidenti Ceferin, Luis Figo, Aljosha Asanoviç, trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo, dy zëvendës-trajnerët Zabaleta dhe Doriva, Jahmir Hyka dhe fëmijët nga shkollat lokale, duke përcjellë mesazhin se futbolli, sporti më i dashur në botë, është për të gjithë.

    Më pas Ceferin dhe Duka folën para mediave prezent. Presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin këmbënguli në idenë se ‘futbolli duhet t’i bashkojë njerëzit dhe jo t’i përçajë’. Kreu i futbollit europianshtoi se duhet të qëndrojnë larg futbollit njerëzit që e përdorin këtë lojë për të përhapur idetë e tyre të kota. 

    “Mesazhi im , jo vetëm për një ndeshje të caktuar, por për të gjithë është se futbolli dhe sporti duhet të jenë gjëja që bashkon njerëzit dhe jo që i përçan. Ne duhet të përpiqemi të largojmë këta ‘idiotë’ që e përdorin futbollin për ideologjitë e tyre absurde. Kudo, jo vetëm në një vend, por në të gjitha vendet. Sepse këta njerëz nuk e duan futbollin. Ata duan vetëm veten e tyre dhe e shfrytëzojnë futbollin për të përhapur idetë e tyre të kota”.

    I pyetur se pse pritën kaq gjatë për të zhvilluar mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, kreu i qeverisë së futbollit europian tha: “Nuk na mori shumë kohë. Mendoj se kjo është mbledhja e tretë ose e katërt që bëjmë jashtë Zvicrës. Çdo shtator ne shkojmë në vende të ndryshme. Mendoj se keni një medalje bronzi tani dhe kjo është diçka shumë e mirë”.

    Presidenti Ceferin vlerësoi infrastrukturën e futbollit në Shqipëri, veçanërisht stadiumin kombëtar. Sa i përket projekteve që UEFA ka për Shqipërinë, ai tha se duhet folur me Presidentin Duka dhe për momentin nuk mund të flasë për diçka konkrete. “Duhet të flisni me Presidentin e FSHF-së për këtë. Por infrastruktura juaj dhe veçanërisht stadiumi kombëtar është shumë i bukur. Mund të organizojmë diçka këtu, por për momentin nuk do të ishte e drejtë nga ana ime të flisja për diçka konkrete. Nga njëra anë, ka një proces aplikimi dhe nga ana tjetër, aktualisht nuk e di. Di vetëm që keni infrastruktura është shumë e mirë dhe kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Armandin, gjë që ndihmon shumë”.

    Në fund, shefi i futbollit europian dha edhe një këshillë për lojtarët e rinj në të gjithë Europën dhe nënvizoi se ata duhet të qëndrojnë sa më gjatë në kampionatet vendase. “Do t’u jepja një këshillë të gjithë lojtarëve të rinj, jo vetëm në Shqipëri. Të punojnë, të punojnë dhe të punojnë. U them të qëndrojnë sa më gjatë në kampionatet vendase sepse është më e lehtë ta provosh veten në një ligë vendase dhe më pas të shkosh jashtë. Shumë lojtarë gabojnë kur largohen në moshën 16-17 vjeçare në klube të mëdha dhe në fund karriera e tyre përfundon para kohe. Prandaj ata duhet të shijojnë futbollin dhe të stërviten sa më shumë”.

    Presidenti Duka e nisi prononcimin me një falënderim të veçantë për Presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar e cilësoi këtë moment historik si një vlerësim i punës së madhe të bërë nga komuniteti i futbollit në vend për zhvillimin e futbollit në Shqipëri.

    “Do të doja të falënderoja publikisht Presidentin e UEFA-s, z. Aleksander Ceferin, për vendimin që mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të bëhet në Tiranë. Ky është një vlerësim jo vetëm për Federatën e Futbollit, por për të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar. Një vlerësim i bashkëpunimit të Federatës së Futbollit me UEFA-n dhe respekt i punës së komunitetit të futbollit shqiptar. Nuk është thjesht një mbledhje, është një event duke përfshirë edhe aktivitetin e sotëm, festivalin e futbollit ku besoj se në memorien e fëmijëve do të mbetet gjatë dhe do të jetë një objektiv më shumë për t’iu bashkuar lojës tonë”, – tha Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

    Vazhdo leximin

  • FSHF dhe UEFA organizojnë Festivalin e Futbollit për fëmijë. Ceferin: “Futbolli bashkon njerëzit”. Duka: “Mbledhja e KE-së në Tiranë, vlerësim për punën e zhvillimin e futbollit shqiptar”

    FSHF dhe UEFA organizojnë Festivalin e Futbollit për fëmijë. Ceferin: “Futbolli bashkon njerëzit”. Duka: “Mbledhja e KE-së në Tiranë, vlerësim për punën e zhvillimin e futbollit shqiptar”

    Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua sot festivali i futbollit si pjesë e aktivitetit “Futbolli në Shkolla” të UEFA-s, me pjesëmarrjen e veçantë të Presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin, Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe të gjithë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

    Gjithashtu, në ceremoninë hapëse morën pjesë edhe ambasadorët e UEFA-s Luís Figo dhe Aljoša Asanović, ambasadori i FSHF-së për këtë event Jahmir Hyka, ish-lojtarë dhe personalitete vendase, djem dhe vajza nga shkollat lokale dhe prindër, duke krijuar një atmosferë festive në “Shtëpinë e Futbollit”.Pas mbërritjes së delegacionit, fëmijët krijuan një korridor mikpritjeje për Presidentin Čeferin dhe Presidentin Duka.

    Aktiviteti vijoi me një ndeshje futbolli, ku pjesë e ekipeve ishin Presidenti Čeferin, Luís Figo, Aljoša Asanović, trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo, dy zëvendës-trajnerët Zabaleta dhe Doriva, Jahmir Hyka dhe fëmijët nga shkollat lokale, duke përcjellë mesazhin se futbolli, sporti më i dashur në botë, është për të gjithë.

    Pas përfundimit të ndeshjes, Presidenti i UEFA-s Aleksander Čeferin dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka folën për mediat shqiptare që mbuluan këtë aktivitet shumë të rëndësishëm në prag të mbledhjes historike të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë.Në fjalën e tij përpara mediave shqiptare, Presidenti i UEFA-s nënvizoi se futbolli duhet t’i bashkojë njerëzit dhe jo t’i përçajë. Ai theksoi se duhet të qëndrojnë larg futbollit njerëzit që e përdorin këtë lojë për të përhapur idetë e tyre të kota. “Mesazhi im , jo vetëm për një ndeshje të caktuar, por për të gjithë është se futbolli dhe sporti duhet të jenë gjëja që bashkon njerëzit dhe jo që i përçan. Ne duhet të përpiqemi të largojmë këta ‘idiotë’ që e përdorin futbollin për ideologjitë e tyre absurde. Kudo, jo vetëm në një vend, por në të gjitha vendet. Sepse këta njerëz nuk e duan futbollin. Ata duan vetëm veten e tyre dhe e shfrytëzojnë futbollin për të përhapur idetë e tyre të kota”.

    I pyetur se pse pritën kaq gjatë për të zhvilluar mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, kreu i qeverisë së futbollit europian tha: “Nuk na mori shumë kohë. Mendoj se kjo është mbledhja e tretë ose e katërt që bëjmë jashtë Zvicrës. Çdo shtator ne shkojmë në vende të ndryshme. Mendoj se keni një medalje bronzi tani dhe kjo është diçka shumë e mirë”.

    Presidenti Ceferin vlerësoi infrastrukturën e futbollit në Shqipëri, veçanërisht stadiumin kombëtar. Sa i përket projekteve që UEFA ka për Shqipërinë, ai tha se duhet folur me Presidentin Duka dhe për momentin nuk mund të flasë për diçka konkrete. “Duhet të flisni me Presidentin e FSHF-së për këtë. Por infrastruktura juaj dhe veçanërisht stadiumi kombëtar është shumë i bukur. Mund të organizojmë diçka këtu, por për momentin nuk do të ishte e drejtë nga ana ime të flisja për diçka konkrete. Nga njëra anë, ka një proces aplikimi dhe nga ana tjetër, aktualisht nuk e di. Di vetëm që keni infrastruktura është shumë e mirë dhe kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Armandin, gjë që ndihmon shumë”.

    Në fund, shefi i futbollit europian dha edhe një këshillë për lojtarët e rinj në të gjithë Europën dhe nënvizoi se ata duhet të qëndrojnë sa më gjatë në kampionatet vendase. “Do t’u jepja një këshillë të gjithë lojtarëve të rinj, jo vetëm në Shqipëri. Të punojnë, të punojnë dhe të punojnë. U them të qëndrojnë sa më gjatë në kampionatet vendase sepse është më e lehtë ta provosh veten në një ligë vendase dhe më pas të shkosh jashtë. Shumë lojtarë gabojnë kur largohen në moshën 16-17 vjeçare në klube të mëdha dhe në fund karriera e tyre përfundon para kohe. Prandaj ata duhet të shijojnë futbollin dhe të stërviten sa më shumë”.

    Presidenti Duka e nisi prononcimin me një falënderim të veçantë për Presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar e cilësoi këtë moment historik si një vlerësim i punës së madhe të bërë nga komuniteti i futbollit në vend për zhvillimin e futbollit në Shqipëri.

    “Do të doja të falënderoja publikisht Presidentin e UEFA-s, z. Aleksander Čeferin, për vendimin që mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të bëhet në Tiranë. Ky është një vlerësim jo vetëm për Federatën e Futbollit, por për të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar. Një vlerësim i bashkëpunimit të Federatës së Futbollit me UEFA-n dhe respekt i punës së komunitetit të futbollit shqiptar. Nuk është thjesht një mbledhje, është një event duke përfshirë edhe aktivitetin e sotëm, festivalin e futbollit ku besoj se në memorien e fëmijëve do të mbetet gjatë dhe do të jetë një objektiv më shumë për t’iu bashkuar lojës tonë”, – tha Presidenti i FSHF-së, Armand Duka./FSHF/

    Vazhdo leximin