Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin e depozituar nga deputeti Flamur Noka në emër të Partisë Demokratike, ndaj kandidates së Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi.
Në kallëzimin e PD pretendohej se Çaushi ishte përfshirë në veprat penale të korrupsionit zgjedhor, kanosjes së pjesëmarrësve në zgjedhje, shpërdorimit të detyrës dhe përdorimit të funksionit publik. Megjithatë, SPAK nuk ka gjetur prova që mbështesin këto akuza.
Vendimi, i firmosur nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe marrë nga prokurori i çështjes Sotir Kllapi, thekson se në materialin filmik të dorëzuar – i transmetuar nga televizioni i familjes së Sali Berishës – nuk provohet që Çaushi të ketë kërkuar votën për Partinë Socialiste apo të ketë konsumuar veprën penale të korrupsionit pasiv në zgjedhje.
Për akuzat e tjera të ngritura, si shpërdorimi i detyrës dhe kanosja, SPAK ka përcjellë materialet për verifikime të mëtejshme në Prokurorinë e Fierit.
Në përfundimet e aktit zyrtar, Kllapi shkruan se nga denoncimi i datës 5 maj, “nuk gjenden elementë të veprës penale të pretenduar” nga PD dhe Flamur Noka. Ai shton se edhe përmes analizës së bisedës telefonike dhe pamjeve filmike, nuk provohet që Çaushi të ketë ofruar apo kërkuar votën për PS-në.
zejj
Tag: çaushi
-

Kallëzuan kandidaten e PS Zegjine Çaushi për korrupsion zgjedhor, SPAK rrëzon PD: Mungojnë provat
-

Kallëzuan kandidaten Zegjine Çaushi për korrupsion zgjedhor, SPAK rrëzon PD-në
Prokuroria e Posaçme deklaron mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin e depozituar nga Flamur Noka në emër të PD-së, ndaj kandidates së Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi.
Kjo në lidhje me pretendimet për korrupsion zgjedhor, kanosje e pjesëmarrësve në zgjedhje, shpërdorim detyre dhe përdorim të funksionit publik.Vendimi i firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe i marrë nga prokurori i çështjes, Sotir Kllapi, konkludon se në materialin filmik në asnjë rast nuk provohet se Çaushi kërkon votën për PS-në apo të ketë konsumuar veprën e krimit zgjedhor të korrupsonit pasiv, që është kompetencë e SPAK.
Për veprat e tjera materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit që të bëjë verifikime të mëtejshme. -

‘5 mln gjobë ose do futesh në burg’/ SPAK urdhëron Prokurorinë e Fierit të nisë hetimet ndaj Zegjine Çaushit
Zegjine Çaushi
FIER- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake për kandidaten e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi. SPAK ka vendosur që çështja të kalojë për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Fierit.
SPAK njofton se nga verifikimet paraprake ngrihen dyshime për tre vepra të tjera penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Hetimi nisi pas publikimit në media të një audiopërgjimi ku Çaushi dëgjohet duke ushtruar presion dhe kërcënime ndaj një qytetari për qëllime elektorale. Bëhet fjalë për një video të 14 Maj 2023. Zegjine Çaushi mbante postin e kryeinspektores së IVMT të bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi. Në një sekuencë të videos, duket që është biseda telefonike e regjistruar midis Gazmend Borgjit dhe Zegjine Çaushit.
Zegjine Çaushi: “…degjoje atë, se i thonë 5 mln lekë minimalisht gjobën, dhe vete bën nja dy vjet burg, akoma nuk kupton ti tani, për zotin ti do vesh në burg ore..”
Prokuroria e Fierit do të vijojë me veprimet procedurale për të zbardhur të plotë rrethanat dhe për të përcaktuar nëse ka vend për ndjekje penale./ZËRI -

SPAK i kërkon Prokurorisë së Fierit të hetojë kandidaten e PS-së, Zegjine Çaushi
Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Prokurorisë së Fierit të kryejë hetime ndaj kandidates së PS-së në qarkun e Fierit Zegjine Çaushi.
Ky vendim erdhi si pasojë e publikimit të një audiopërgjimi ku kandidatja e PS-së i bën presion dhe kërcënon një qytetare për votën.
Mësohet se SPAK i ka kaluar çështjen për kompetencë Prokurorisë së Fierit, për shkak se nga hetimet ka rezultuar se kandidatja për deputete e PS-së nuk ka kryer veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”.
Njoftimi i SPAK:
SPAK ka përfunduar hetimet ndaj kandidates së PS për deputete në qarkun e Fierit Zegjine Çaushi, dhe ka dalë në konkluzionin se nuk jemi përpara veprës penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”, por mund të jeni përpara rastit të konsumimit të 3 veprave të tjera penale që janë në kompetencë të Prokurorisë së Fierit.
Konkretisht bëhet fjalë për dyshimet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Për këtë arsye, SPAK ka vendosur që të mos regjistrojë procedim penal për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, dhe ti kalojë dosjen Prokurorisë së Fierit që të kryejë veprime hetimore procedurale për këto 3 vepra penale të tjera.
Hetimet e SPAK kanë të bëjnë me një audiopërgjim të publikuar në media, ku kandidatja e PS Zegjine Çaushi shfaqet duke kërcëuar një qytetarë dhe duke i bërë presion për votën. -

SPAK urdhëron Prokurorinë e Fierit të nisë hetimet ndaj kandidates së PS, Zegjine Çaushi
Zegjine Çaushi
FIER- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake për kandidaten e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi. SPAK ka vendosur që çështja të kalojë për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Fierit.
Hetimi nisi pas publikimit në media të një audiopërgjimi ku Çaushi dëgjohet duke ushtruar presion dhe kërcënime ndaj një qytetari për qëllime elektorale.
Në dokumentin e siguruar nga Ballkanweb, SPAK njofton se nga verifikimet paraprake ngrihen dyshime për tre vepra të tjera penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.Prokuroria e Fierit do të vijojë me veprimet procedurale për të zbardhur të plotë rrethanat dhe për të përcaktuar nëse ka vend për ndjekje penale.
-

SPAK urdhëron prokurorinë e Fierit të nisë hetimet ndaj kandidates së PS, Çaushi: Shpërdorim detyre, kanosje dhe…
SPAK ka përfunduar hetimet paraprake për kandidates së Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi, duke vendosur që çështja të kalojë për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Fierit.
Hetimi nisi pas publikimit në media të një audiopërgjimi ku Çaushi dëgjohet duke ushtruar presion dhe kërcënime ndaj një qytetari për qëllime elektorale. Sipas SPAK, ndonëse nuk provohet vepra penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”, nga verifikimet paraprake ngrihen dyshime për tre vepra të tjera penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Prokuroria e Fierit do të vijojë me veprimet procedurale për të zbardhur të plotë rrethanat dhe për të përcaktuar nëse ka vend për ndjekje penale. -

Zegjine Çaushi shpërthen ndaj Gazment Bardhit në Roskovec: “Balerin dhe spiun”
Zegjine Çaushi ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në Roskovec, ku në prani të kryeministrit Edi Rama ka lëshuar akuza të ashpra dhe thumbime të drejtpërdrejta ndaj kandidatit të PD-së në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”
Gjatë fjalës së saj, Çaushi e quajti Bardhin “balerin dhe spiun”, duke e portretizuar atë si të pabesë dhe të papërshtatshëm për lidership politik. Ajo theksoi se vetëm ajo e mbështet Bardhin, në përpjekje për të nënvizuar mungesën e përkrahjes që sipas saj ai gëzon në Fier.
Në vijim të deklaratave, Çaushi paralajmëroi se Partia Demokratike nuk ka asnjë shans për fitore në këtë qark, duke shtuar se Partia Socialiste ka një mbështetje shumë më të gjerë dhe të qëndrueshme. Sipas saj, Bardhi përfaqëson një figurë të dobët dhe pa ndikim real në elektorat.
Ky qëndrim i ashpër nga Zegjine Çaushi duket se ka thelluar përplasjet politike në prag të zgjedhjeve, duke dhënë sinjale të qarta për një garë të tensionuar në qarkun e Fierit. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

Zëvendësja e Ballukut denoncohet në KQZ për fushatë në ambientet e shkollës
Zegjine Çaushi, kandidatja e Partisë Socialiste në Roskovec është kallëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përdorimin e aseteve shtetërore në fushatën zgjedhore.
Denoncimi është bërë nga Qëndresa Qytetare, pasi Zegjine Çaushi është fotografuar duke kryer fushatë brenda ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Rramen Dashi” në Arapaj.
Zegjine Çaushi, edhe pse 26 vjeçe, është bërë e njohuar pasi është promovuar nga mediat pranë Qeverisë për videot e saj me tekste qesharake ku ajo vë në lojë kundërshtarin e drejtpërdrejtë të Belinda Ballukut, Gazment Bardhin.
Gjithashtu, KQZ ka njoftuar se ka nisur procedimin administrativ edhe për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili po ashtu është denoncuar nga Qëndresa Qytetare, pasi u filmua në Tiranë teksa shpërndante një kuti me fletushka për zgjedhjet parlamentare, duke përdorur makinën zyrtare.
-

Zegjineja e Ballukut denoncohet në KQZ për fushatë brenda shkollës
Zegjine Çaushi, kandidatja e Partisë Socialiste në Roskovec është kallëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përdorimin e aseteve shtetërore në fushatën zgjedhore.
Denoncimi është bërë nga Qëndresa Qytetare, pasi Zegjine Çaushi është fotografuar duke kryer fushatë brenda ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Rramen Dashi” në Arapaj.
Zegjine Çaushi, edhe pse 26 vjeçe, është bërë e njohuar pasi është promovuar nga mediat pranë Qeverisë për videot e saj me tekste qesharake ku ajo vë në lojë kundërshtarin e drejtpërdrejtë të Belinda Ballukut, Gazment Bardhin.
Gjithashtu, KQZ ka njoftuar se ka nisur procedimin administrativ edhe për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili po ashtu është denoncuar nga Qëndresa Qytetare, pasi u filmua në Tiranë teksa shpërndante një kuti me fletushka për zgjedhjet parlamentare, duke përdorur makinën zyrtare.
