Tag: çaushi

  • Zegjine Çaushi drejt Parlamentit: Juristja 26-vjeçare kryeson me vota preferenciale në Fier

    Zegjine Çaushi drejt Parlamentit: Juristja 26-vjeçare kryeson me vota preferenciale në Fier

    Zegjine Çaushi, kandidatja më e re e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, po rezulton një nga surprizat e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, pasi me numërimin e 150 kutive të para ka siguruar një ndër rezultatet më të larta me vota preferenciale. E diplomuar me medalje të artë në Fakultetin e Drejtësisë dhe e licensuar si avokate, Çaushi vjen nga fshati Vlosh i njësisë Kurjan, bashkia Roskovec.Reklama në FieriWeb

    Në një intervistë, ajo deklaroi se fushatën e zhvilloi kryesisht në rrjetet sociale, ku edhe u përfshi në një debat publik me drejtuesin politik të PD-së në Fier, Gazment Bardhi. “Ai më sulmoi në rrjete sociale dhe aty mora vendimin të përgjigjem. Nuk meritonte një qasje më serioze”, u shpreh ajo, duke mohuar akuzat për përfitim të padrejtë nga fondet publike.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Çaushi e konsideron rezultatin si një shprehje mbështetjeje nga qytetarët dhe pohon se ndonëse fillimisht kishte ndrojtje për të hyrë në politikë, përballja me kritikat dhe sulmet i dha forcë për të vijuar garën. Ajo premton se në Kuvend do të jetë një zë profesional: “Në Parlament do të flas si juriste. Do të jem zëri i të rinjve dhe qytetarëve të Roskovecit dhe Fierit.”Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Duke e quajtur Bardhin si “nxitës të padashur” të suksesit të saj, Çaushi tha se nuk ka pasur përballje fizike me të dhe e ironizoi mungesën e tij pas publikimit të rezultateve. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Nëse ritmi i mbështetjes vijon, Zegjine Çaushi pritet të jetë një nga deputetet më të reja të Kuvendit të Shqipërisë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • ‘Do vij ndryshe në Kuvend’/ Zegjine Çaushi ia atribuuon fitoren Gaz Bardhit: Më dha forcë…

    ‘Do vij ndryshe në Kuvend’/ Zegjine Çaushi ia atribuuon fitoren Gaz Bardhit: Më dha forcë…

    Zegjine Çaushi

    TIRANË- Zegjine Çaushi do të jetë deputete për qarkun e Fierit në legjislaturën e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë. Në një intervistë të shkurtër që ajo ka dhënë për “TopChannel”, Çaushi foli për fushatën që bëri këto zgjedhje parlamentare, ndërkohë që nuk la pa përmendur edhe drejtuesin poltik të PD për Fierin, Gazment Bardhin. Në fjalën e saj, ajo tha se sulmin e nisi Bardhi i pari dhe i dha forcë gjatë fushatës së saj. Por po ashtu, premtoi se në Kuvend, do të vijë me një figurë ndryshe.
    “Kam zgjedhur që të përdor rrjetet e mia sociale për t’ju përgjigjur Gazment Bardhit se ka qenë ai i pari që mu drejtua në rrjetet sociale. Dhe më duhej që t’i përgjigjesha. Meritonte atë përgjigje që unë i bëra. Nuk meritonte diçka tjetër serioze. Akuzat që ai ka ngritur ndaj meje nuk janë të vërteta. Unë nuk kam qenë kurrë zyrtare e lartë në Bashkinë e Roskovecit. Ime më thjesht ka bërë një aplikim si të gjithë bizneset e tjera të zonës. Nuk ka ndodhur gjatë kohës kur unë kam qenë në detyrë. Në Kuvendin e Shqipërisë, Zegjineja do të vijë natyrë tjeër. Do të vijë ajo juristja e shkëlqyer që do të bëjë për vendin e vetë dhe rininë e qarkut të Fierit. Por pika kyçe që unë të arrija në këto rezultate ishte Gazment Bardhi. Ai ndoshta e nisi që unë të ulesha në një farë mënyrë, por thjesht më tha forcë dhe këmbëngulje që unë të arrij këto rezultate që kam sot,”-tha në prononcimin e saj Çaushi.
    INTERVISTA E PLOTË:
    – Pse zgjodhe atë qasje ?
    Meriton atë përgjigje që unë i bëra,nuk meritonte diçka tjetër serioze.
    -Po akuzat që ai ka ngritur ndaj jush?
    Akuza ndaj meje nuk janë absolutisht të vërteta unë nuk kam qenë kurrë zyrtare e lartë në bashkinë e Roskovecit, ime më thjesht ka bërë një aplikim në bashkinë e Roskovecit si gjithë bizneset e tjera të zonës dhe doli përfituese e këtij subgranti por s’ka lidhje absolutisht nuk kanë ndodhur gjatë kohës që unë kam qenë në detyrë.
    -Çfarë shkollimi ka bërë Zegjineja?
    Jam 26 vjeçe, vij nga një fshati vogël Vloshi në njësinë e Jujanit të bashkisë së Roskovecit,kam studiuar në Fakultetin e Drejtësisë me rezultate të shkëlqyera, kam mbaruar me medalje të artë dhe jam licensuar për avokate.
    -Si ju duket ky rezultat ,kishit pritshmëri dhe besoni të ishit deputete në parlament e Shqipërisë?
    Nga gjithë ajo fushatë që unë bëra në rrjete sociale mora një mbështetje shumë të madhe të qytetarëve të gjithë qarkut të fierit, më dhanë kurajë që unë ta vazhdoja këtë sfidë me sukses dhe ja ku dola unë sot kryesojë listën e femrave në qarkun e Fierit.
    -Si e nise…kur tu propozua të ishe pjesë e listës së Partisë Socialiste për qarkun e fierit?
    Në fillimet e nisa me pak ndrojtje dhe nuk besoja që do arrijë këto rezultate që unë kam momentalisht.Pika kyç që unë të arrijë në këto rezultate ishte Gazmend bardhi.Ai ndoshta e nisi që unë të ulesha në një farë mënyre por thjesht më dha forcë dhe këmbëngulje që unë të arrij të rezultate që kanë sot.
    -Ke ndjerë ndonjëherë dëshirën për të tërhequr pas sulmeve që mund të kesh marrë qoftë në rrjete sociale komentet që mund të jenë bërë të gjithë ata që janë të pakënaqur me mënyrën sesi ti ke zgjedhur ta bësh fushatën tënde?
    Absolutisht jo unë komentet i kam marrë me sportivitetin më të madh, nuk e kam vrarë mendjen fare, e kam vazhduar me forcën dhe këmbënguljen që mua më karakterizon…një vajzë e guximshme që i bëri ballë kësaj fushate në qarkun e fierit.
    -Me gjasë do jesh pjesë e parlamentit të paktën nga votat që janë deri më tani,çfarë do të sillte Zegjineja në kuvendin e Shqipërisë, do të vazhdoni me Gazmend Bardhin?
    Jo në Kuvendin Shqipërisë Zegjineja do vij një natyrë krejt tjetër,do vij ajo juristja e shkëlqyer që do të bëj për vendin e vet edhe për të rinjtë e bashkisë Roskovecit dhe gjithë qarkut Fierit.
    -Ke pasur përballje me Gazmend Bardhin fizike flas?
    Absolutisht jo mendoja që do vinte këtu në procesin e numërimit por me atë rezultat që mori në qarkun e fierit jo më nëpër Kzaz e Fierit nuk është bërë gjallë po as nëpër rrjete sociale nuk e dimë se ku ka humbur./ZËRI

  • PS rekord në Fier, Zegjine Çaushi ndër fituesit e listës së hapur. Mjeku që ka marrë mbi 10 mijë vota

    PS rekord në Fier, Zegjine Çaushi ndër fituesit e listës së hapur. Mjeku që ka marrë mbi 10 mijë vota

    Në qarkun Fier po vijon numërimi i votave për kandidatët. PS do të marrë 7 mandate në listë të hapur e cila deri në këto momente kryesohet nga Klevis Jahaj, i ndjekur nga Asfloral Haxhiu dhe Ceno Klosi, ndërsa Zegjine Çaushi fenomeni i rrjeteve sociale arriti maksimumin në Roskovec, duke renditur ndër fituesit e listës së hapur. Jashtë listës fituese deri në këto momente ka mbetur deputeti aktual Nusret Avdulla. Në KZAZ- në nr. 60 ka filluar numërimi i kutive të para.
    Asfloral Haxhiu është mjeku që do të jetë në Kuvend, dhe në këto zgjedhje deri më tani ka marrë mbi 10 mijë vota. Mjeku i ri dhe profesionist njihet për popullaritetin e tij, falë punës prej vitesh në Lushnjë. PS-ja ka fituar shumë me disa emra të rinjë që ka kandiduar. Asflorali duke qenë independent në mendime si dhe pasionant për një shoqëri me të emancipuar, do të sjellë në parlament frymën e brezit të tij.

    Drejtuesja politike e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku refuzoi të bëjë një komente apo t’i kthejë përgjigje akuzave të mëhershme të drejtuesit politik të PD në këtë qark, Gazment Bardhit. Balluku tha se Bardhit nga PS në këtë qark i përgjigjet vetëm kandidatja Zegjine Çaushi.
    ”Një falënderim zemre”, por me zemër të thyer është reagimi i parë nga Gazment Bardhi. Ai nënvizon se demokratët do të qëndrojnë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë. Kujtojmë se Partia Demokratike arriti të marrë vetëm 4 deputetë në qarkun e Fierit.

  • PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi ndër fituesit e listës së hapur

    PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi ndër fituesit e listës së hapur

    Numërimi i votave preferenciale po vijon si proces në Patos dhe Fier, ndërsa ka përfunduar në bashkinë Roskovec ku kryeson Ilirjan Musko. Ndërkohë në Mallakastër me një diferencë të thellë kryeson Klevis Jahaj i Partisë Socialiste.
    Në këtë qark demokratët nuk kanë mundur të marrin as mandatin e pestë në listën e mbyllur. I pari në listën e mbyllur të PD renditet drejtuesi politik i qarkut Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu dhe Saimir Korreshi.

    PS do të marrë 7 mandate në listë të hapur e cila deri në këto momente kryesohet nga Klevis Jahaj, i ndjekur nga Asfloral Haxhiu dhe Ceno Klosi, ndërsa Zegjine Çaushi fenomeni i rrjeteve sociale arriti maksimumin në Roskovec, duke renditur ndër fituesit e listës së hapur. Jashtë listës fituese deri në këto momente ka mbetur deputeti aktual Nusret Avdulla. Në KZAZ- në nr. 60 ka filluar numërimi i kutive të para.
    Drejtuesja politike e PS në qarkun e Fierit, Belinda Balluku refuzoi të bëjë një komente apo t’i kthejë përgjigje akuzave të mëhershme të drejtuesit politik të PD në këtë qark, Gazment Bardhit. Balluku tha se Bardhit nga PS në këtë qark i përgjigjet vetëm kandidatja Zegjine Çaushi.
    ”Një falënderim zemre”, por me zemër të thyer është reagimi i parë nga Gazment Bardhi. Ai nënvizon se demokratët do të qëndrojnë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë. Kujtojmë se Partia Demokratike arriti të marrë vetëm 4 deputetë në qarkun e Fierit.

  • Qarku Fier/ Gara mes PS-së për 7 vende të lira në Kuvend. Zegjine Çaushi po kryeson

    Qarku Fier/ Gara mes PS-së për 7 vende të lira në Kuvend. Zegjine Çaushi po kryeson

    Pas përfundimit të procesit të numërimit të votës për partinë, në qarkun e Fierit ka nisur numërimi për votën që qytetarët kanë dhënë për kandidatin e preferuar. Partia Socialiste në qarkun e Fierit ka marrë 12 mandate, ku 5 janë në listën e mbyllur dhe gara mes tyre është për 7 vendet e tjera nga ky qark në Kuvend. Zegjine Çaushi, e cila është edhe kandidatja më popullore dhe virale e PS në mbarë vendit, renditet e dyta në listë dhe do të jetë në Kuvend si deputete, duke parë trendin e votës.

  • ‘Gazooo, as komisionerë s’të kanë mbetur”,, Çaushi ironizon Bardhin për kaosin në PD: Edhe Luani do të shpëtojë nga ty

    ‘Gazooo, as komisionerë s’të kanë mbetur”,, Çaushi ironizon Bardhin për kaosin në PD: Edhe Luani do të shpëtojë nga ty

    Kandidatja Zegjine Çaushi vijon ironitë sërish me një postim thumbues ndaj drejtuesit politik të PD-së në Fier, Gazment Bardhi.

    Në një video-mesazh ironik, Çaushi nuk ia ka kursyer batutat Bardhit, duke lënë të kuptohet se situata në kampin blu është larg entuziazmit elektoral.
    “Të ka bërë shumë keq ai deti socialist dje në mbrëmje në shesh të Fierit, ëëë Gazooo . Hall të madh ke, se as komisioner për qendrat e votimit nuk ke gjetur . Edhe 3 ditë kanë mbetur Gazooo. Edhe Luani do të shpëtoj nga ty,” -shkruan Çaushi.

  • Zegjine Çaushi nuk ndal thumbat ndaj Bardhit: As komisionerë s’ke gjetur! Të ka bërë keq deti socialist

    Zegjine Çaushi nuk ndal thumbat ndaj Bardhit: As komisionerë s’ke gjetur! Të ka bërë keq deti socialist

    Kandidatja e PS-së për qarkun Fier, Zegjine Çaushi vijon ironitë sërish me një postim thumbues ndaj drejtuesit politik të PD-së në Fier, Gazment Bardhi.
    Në një video-mesazh ironik, Çaushi nuk ia ka kursyer batutat Bardhit, duke lënë të kuptohet se situata në kampin blu është larg entuziazmit elektoral.

    ”Të ka bërë shumë keq ai deti socialist dje në mbrëmje në shesh të Fierit, ëëë Gazooo. Hall të madh ke, se as komisioner për qendrat e votimit nuk ke gjetur . Edhe 3 ditë kanë mbetur Gazooo. Edhe Luani do të shpëtoj nga ty”,-shkruan Çaushi.

  • “Ka dalë deti, Gazo s’di not”, Zegjine Çaushi me batuta: Në Fier nuk i hapi derën njeri

    “Ka dalë deti, Gazo s’di not”, Zegjine Çaushi me batuta: Në Fier nuk i hapi derën njeri

    Kandidatja e PS-së në qarkun e Fierit Zegjine Çaushi, ka shigjetuar Gazment Bardhin gjatë fjalës së saj nga takimi përmbyllës i PS në këtë qytet.
    Ajo tha se Bardhi nuk është parë askund gjatë fushatës në qytet. Sipas saj, Fieri do marr 12 deputetë në 11 maj, duke theksuar bindjen për një rezultat të thellë në zgjedhjet e 11 majit.
    ‘Fieri do të marr jo 11 por 12 deputet. Tani ai shoku jonë s’dihet se ca do jetë duke bërë. Ti bëjmë një përshëndetje apo jo. E kam kërkuar në këto ditë dhe se kam gjet se s’ka fierak që ti hap derën Gazos dhe kënetës së tij. Gazo ku je, ka dal deti Gazo, ti s’di as notë, mo Gazo do më mbyteshe këtu mo Gazo shiko dallgët që kanë ardhur në këtë shesh. Shyqyr që ke atë gomeraren e papabufit, ajo do të shpëtojë se je në listë të mbyllur’, tha ajo.

  • Zegjine Çaushi: Gazo ka dal deti këtu, ti s’di as not. Shyqyr që ke atë gomerdaren e bababufit

    Zegjine Çaushi: Gazo ka dal deti këtu, ti s’di as not. Shyqyr që ke atë gomerdaren e bababufit

    Zegjine Çaushi, kandidatja e PS-së në qarkun e Fierit, ka shigjetuar Gazment Bardhin gjatë fjalës së saj nga takimi përmbyllës i PS në këtë qytet. Ajo tha se Bardhi nuk është parë askund gjatë fushatës në qytet. Sipas saj, Fieri do të marrë 12 deputetë në 11 maj, duke theksuar bindjen për një rezultat të thellë në zgjedhje. ”Fieri do të marrë jo 11, por 12 deputetë. Tani ai shoku jonë s’dihet se ca do jetë duke bërë. Ti bëjmë një përshëndetje apo jo. E kam kërkuar në këto ditë dhe se kam gjet se s’ka fierak që ti hap derën Gazos dhe kënetës së tij. Gazo ku je, ka dal deti Gazo, ti s’di as not mo Gazo, do më mbyteshe këtu mo Gazo. Shiko dallgët që kanë ardhur në këtë shesh. Shyqyr që ke atë gomeraren e papabufit, ajo do të shpëtojë se je në listë të mbyllur”.

  • SPAK rrëzon Flamur Nokën dhe PD pas kallëzimit për kandidaten e PS Zegjine Çaushi për korrupsion zgjedhor: Nuk provohet vepra penale, fakti nuk ekziston

    SPAK rrëzon Flamur Nokën dhe PD pas kallëzimit për kandidaten e PS Zegjine Çaushi për korrupsion zgjedhor: Nuk provohet vepra penale, fakti nuk ekziston

    Prokuroria e Posaçme deklaron mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin e depozituar nga Flamur Noka në emër të PD-së, ndaj kandidates së Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi, në lidhje me pretendimet për korrupsion zgjedhor, kanosje e pjesëmarrësve në zgjedhje, shpërdorim detyre dhe përdorim të funksionit publik.

    Vendimi i firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe i marrë nga prokurori i çështjes, Sotir Kllapi, konkludon se në materialin filmik të pretenduar dhe dorëzuar, nga emisioni i televizionit të familjes së Sali Berishës, në asnjë rast nuk provohet se Çaushi kërkon votën për PS-në apo të ketë konsumuar veprën e krimit zgjedhor të korrupsonit pasiv, që është kompetencë e SPAK.

    Për veprat e tjera materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit që të bëjë verifikime të mëtejshme.

    Kllapi konstaton se bazuar në denoncimin e PD-së dhe Nokës me numër 145, i datës 5 maj të këtij viti, “nuk gjenden elementë të veprës penale të pretenduar” nga PD dhe Noka. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Më tej i detajuar në këtë konkluzion juridkik jepen shpjegimet e nevojshme mbi filmimin dhe bisedën telefonike, ku nuk provohet se Zegjine Çaushi ofron apo kërkon votën për Partinë Socialiste.
    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”