Tag: çaushi

  • Zegjine Çaushi falenderon Maldrita Bardhon që “i dhuroi” mandatin, thumbon Bardhin: Gazo je i dështuar, demokratët s’dinë si të të heqin qafe

    Zegjine Çaushi falenderon Maldrita Bardhon që “i dhuroi” mandatin, thumbon Bardhin: Gazo je i dështuar, demokratët s’dinë si të të heqin qafe

    Zegjine Çaushi ka falenderuar publikisht Maldrita Bardhon, e cila i mori mandatin e deputetes pas përfundimit të procesit të rinumërimit në qarkun e Fierit, por vendosi që mos ta pranonte, duke i hapur kështu rrugën Çaushit për në Kuvend.

    Duke e quajtur fisnike dhe model Maldrita Bardhon, Zegjineja shprehet e bindur për punën që do të bëjë gjatë katër viteve të ardhshme në Kuvend.
    Gjithashtu një “përshëndetje” e ka edhe për Gazment Bardhin, të cilin e quan politikan të dështuar.

    Zegjine Çaushi: Kam vendosur të bëj këtë komunikim publik, pasi e ndjej të nevojshme të falënderoj kolegen time, Maldrita Bardho për vendimin e guximshëm dhe befasues që më bën edhe më të përgjegjshme për detyrën time në Kuvendin e Shqipërisë.
    Unë jam një prej mijëra vajzave dhe djemve të lindur dhe të rritur larg qendrave urbane, por me të një njëjtën dëshirë e vlerë si çdo i ri që ka lindur në qytet. Jam anatemuar në banaqet e studiove televizive dhe politikanëve që ulërasin emrin tim për të mbuluar zullumet e tyre por kjo nuk më tremb. Se kush jam e çfarë do bëj në parlament, këtë do e tregojë koha.
    Maldrita, të falënderoj edhe njëherë shoqe, je fisnike, model për mua. Gazo, je politikani më i dështuar, hileqar dhe vulgar. Politikani i vetëm që të parët që nuk të honepsin dot janë kolegët e tu dhe të gjitë demokratët. Iu ke ngelur ne derë e s’spo dinë të të heqin qafe.

  • I hapi rrugën për në Kuvend! Zegjineja falënderon Bardhon e PS, por nuk i ndahet Bardhit të PD: Gazo, ke ngelur…

    I hapi rrugën për në Kuvend! Zegjineja falënderon Bardhon e PS, por nuk i ndahet Bardhit të PD: Gazo, ke ngelur…

    Zegjine Çaushi, ia doli të sigurojë një vend në Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme, pasi kandidatja e PS, Maldrita Bardho vendosi të mos e pranojë mandatin e deputetes.

    Në një reagim në rrjetet sociale, Çaushi falënderon kandidaten e tërhequr, dhe e quan vendim të guximshëm dhe befasues. Edhe në këtë reagim, Zegjineja nuk kursen “përshëndetjen” për Gazmend Bardhin.
    “Kam vendosur të bëj këtë komunikim publik, pasi e ndjej të nevojshme të falënderoj kolegen time, Maldrita Bardho për vendimin e guximshëm dhe befasues që më bën edhe më të përgjegjshme për detyrën time në Kuvendin e Shqipërisë.
    Unë jam një prej mijëra vajzave dhe djemve të rritur larg qendrave urbane me të një njëjtën dëshirë e vlerë si çdo i ri që ka lindur në qytet. Jam anatemuar në banaqet e studiove televizive dhe politikanëve që ulërasin emrin tim për të mbuluar zullumet e tyre por kjo nuk më tremb. Se kush jam e çfarë do bëj në parlament, këtë do e tregojë koha.
    Maldrita, të falënderoj edhe njëherë shoqe, je fisnike, model për mua. Gazo, je politikani më i dështuar, iu ke ngelur ne derë e s’spo dinë të të heqin qafe”-shprehet Zegjineja.
     

    Top Channel

  • E futi Rama me zor në Parlament/ Zeqineja nis sulmin: Vërtetë jam nga fshati, po do shihni çdo bëj në…

    E futi Rama me zor në Parlament/ Zeqineja nis sulmin: Vërtetë jam nga fshati, po do shihni çdo bëj në…

    Zegjine Çaushi do të jetë anëtarja më e re e Kuvendit të Shqipërisë, pas tërheqjes së orkestruar nga mandati të kandidates fituese Maldrita Bardho, e cila si shumë rilindas të tjerë postoi një dorëheqje të shkruar nga ‘Kryeredaktori”, ku shprehej se hiqte dorë vullnetarisht nga mandati për t’ia lënë vendin Zeqinesë, pasi kishte luftuar më shumë.

    Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Zeqineja e cilësoi vendimin e Bardhos si një akt fisnik dhe guximtar, duke e falënderuar publikisht atë dhe Edi Ramën dhe duke paralajmëruar se në Parlament do jetë ‘bishë’ edhe pse vjen nga fshati, nga zona jo-urbane, siç shprehet vetë në video.

    “Kam vendosur të bëj këtë komunikim publik, pasi e ndjej të nevojshme të falënderoj kolegen time, Maldrita Bardho, për vendimin e guximshëm dhe befasues që më bën edhe më të përgjegjshme për detyrën time në Kuvendin e Shqipërisë,” u shpreh Çaushi.
    Ajo solli në vëmendje sfidat e saj personale dhe politike, duke theksuar përkatësinë e saj jashtë qendrave të mëdha urbane dhe duke hedhur kritika ndaj kundërshtarëve që – sipas saj – e kanë anatemuar në mënyrë të padrejtë.

    “Jam një prej mijëra vajzave dhe djemve të rritur larg qendrave urbane, me të njëjtën dëshirë dhe vlerë si çdo i ri që ka lindur në qytet. Kam qenë objekt sulmesh në studio televizive dhe nga politikanë që ulërasin emrin tim për të mbuluar zullumet e tyre, por kjo nuk më tremb,” vijoi ajo.

  • Zegjineja falënderon PS-në dhe Maldritën që i hapi rrugën për në Kuvend, por nuk i ndahet Bardhit…

    Zegjineja falënderon PS-në dhe Maldritën që i hapi rrugën për në Kuvend, por nuk i ndahet Bardhit…

    Zegjine Çaushi, ia doli të sigurojë një vend në Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme, pasi kandidatja e PS, Maldrita Bardho vendosi të mos e pranojë mandatin e deputetes.
    Në një reagim në rrjetet sociale, Çaushi falënderon kandidaten e tërhequr, dhe e quan vendim të guximshëm dhe befasues. Edhe në këtë reagim, Zegjineja nuk kursen “përshëndetjen” për Gazmend Bardhin.

    “Kam vendosur të bëj këtë komunikim publik, pasi e ndjej të nevojshme të falënderoj kolegen time, Maldrita Bardho për vendimin e guximshëm dhe befasues që më bën edhe më të përgjegjshme për detyrën time në Kuvendin e Shqipërisë.
    Unë jam një prej mijëra vajzave dhe djemve të rritur larg qendrave urbane me të një njëjtën dëshirë e vlerë si çdo i ri që ka lindur në qytet. Jam anatemuar në banaqet e studiove televizive dhe politikanëve që ulërasin emrin tim për të mbuluar zullumet e tyre por kjo nuk më tremb. Se kush jam e çfarë do bëj në parlament, këtë do e tregojë koha.
    Maldrita, të falënderoj edhe njëherë shoqe, je fisnike, model për mua. Gazo, je politikani më i dështuar, iu ke ngelur ne derë e s’spo dinë të të heqin qafe”, shprehet Zegjineja.

  • SYRI TV/  Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin

    SYRI TV/ Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin

    Zegjine Çaushi humbi për disa orë mandatin e deputetes pas përfundimit të rinumërimit të votave për Qarkun e Fierit.

    Por në orët e mbrëmjes, kandidatja fituese Maldrita Bardho njoftoi se nuk do ta pranonte mandatin pavarësisht se kishte marrë 10 vota më shumë se Çaushi. Gjithcka u paralajmërua nga drejtuesja politike e qarkut Belinda Balluku e cila në një prononcim për BIRN, la të kuptohej qartë se profili që i intereson Edi Ramës për ta çuar në Parlament është pikërisht Zeqine Çaushi.

    Procesi i rinumërimit, në qarkun e Fierit solli ndryshime në shpërndarjen e mandateve brenda kampit socialist. Zeqine Çaushi, fillimisht humbi mandatin e deputetes në qarkun e Fierit, i cili i kaloi për disa orë kandidatës tjetër, në listën e hapur të partisë socialiste, Maldrita Bardho. Ashtu siç pritej, diferenca e ngushtë mes dy kandidateve solli një rrokadë, në listat e socialistëve pasi nga procesi i rinumërimit, rezultoi se Zeqine Çaushi kishte përfituar 48 vota që nuk i takonin. Por gjithcka ndryshoi në orët e mbrëmjes. Në mënyrë të papritur deputetja që rezultoi fituese pas rinumërimit, Maldrita Bardho njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se e refuzonte mandatin e deputetes në favor të Zeqine Çaushit.

    Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zeqine Çaushi, Zeqinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë.
    Megjithatë ky akt i deputetes fituese pas rinumërimit Maldrita Bardho, duket se nuk është bërë me vullnetin e saj. Rezultati që doli nga rinumërimi nuk i ka pëlqyer drejtueses së gjithpushtetshme politike të Partisë Socialiste në Qarkun e Fierit, zv.kryeministres Belinda Balluku. Në një prononcim për rrjetin BIRN, Balluku la të kuptohej qartë që kandidatja e preferuar e saj dhe e kryetarit Rama për të qenë në Parlament është Zeqine Çaushi dhe jo Maldrita Bardho.
    Rasti i 10 votave diferencë mes Maldrita Bardhos dhe Zeqine Çaushit, sigurisht do të jetë një çështje që do të mbetet në diskrecionin e plotë të kandidateve për të proceduar më tej.

    Pak orë pas kësaj deklarate të Belinda Ballukut, Maldrita Bardho refuzoi mandatin. Duket qartë se një personazh si Zeqineja është profili i preferuar i Edi Ramës për t’i humbur çdo lloj serioziteti sallës më të rëndësishme politike të vendit, të cilën Edi Rama e frekuenton 1 herë në 6 muaj, dhe në funksion të këtij plani, shefi i qeverisë përmbysi edhe vullnetin e votuesve të Partisë së tij të cilët kishin votuar për një kandidate tjetër. Nga ana tjetër rinumërimi i kutive të qarkut të Fierit, dëshmoi trafikimin e fortë të votave brenda kampit të Partisë Socialiste, ku kampion për përvetësimin e votave doli Ceno Klosi, i cili më 11 maj, kishte përfituar 831 vota më shumë se sa i takonin.

     

  • Zegjine Çaushi rikthehet në Kuvend pas tërheqjes së Maldrita Bardhos

    Zegjine Çaushi rikthehet në Kuvend pas tërheqjes së Maldrita Bardhos

    Zegjine Çaushi, fenomeni që pushtoi rrjetet sociale dhe u bë virale, e humbi mandatin për 10 vota, dhe atë e mori Maldrita Bardho. Por disa orë pas rinumërimit, Bardho bën me dije se nuk do të jetë në Kuvend, dhe që ja lë mandatin Çaushit. ”Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjeter, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit, për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat”.
    Postimi i plotë i Maldrita Bardho:

    Pasi ndoqa me vëmendje rinumërimin e votave për qarkun Fier, ndihem e lumtur dhe e nderuar që kontributi im i gjatë në Partinë Socialiste është vlerësuar nga bashkëqytetarët e mi dhe ata më kanë konsideruar të denjë për ti përfaqësuar në parlamentin shqiptar. Megjithatë, unë kam marrë një vendim të rëndësishëm, që kam dëshirë ta ndaj me të gjithë, një vendim që e kam marrë përpara se të niste rinumërimi dhe që sot m’u përforcua përfundimisht.
    Unë do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjen, me të gjithë mundësitë e mia, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar.
    Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjeter, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit, për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat.
    Ju falenderoj nga zemra thellësisht dhe do të jem aty për të gjithë ju që më votuat, me të njëjtin entuziazëm dhe forcë që vetëm ne socialistët kemi!

  • Maldrita Bradho heq dorë nga mandati, i lë vendin Zegjine Çaushit

    Maldrita Bradho heq dorë nga mandati, i lë vendin Zegjine Çaushit

    Maldrita Bardho dhe Zegjine Çaushi

    TIRANË-Zegjine Çaushi rikthehet si deputete në Parlament! Kandidatja e PS, Maldrita Bardho vendosi të mos e pranojë mandatin e deputetes. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Maldrita Bardho shprehet se do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjen, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar. Ajo shkruan se do ia lejë vendin koleges së saj, Zegjine Çaushi, që sipas saj e meriton të jetë në sallën e Kuvendit.

    Reagimi i Maldrita Bardhos
    Pasi ndoqa me vëmendje rinumërimin e votave për qarkun Fier, ndihem e lumtur dhe e nderuar që kontributi im i gjatë në Partinë Socialiste është vlerësuar nga bashkëqytetarët e mi dhe ata më kanë konsideruar të denjë për ti përfaqësuar në parlamentin shqiptar. Megjithatë, unë kam marrë një vendim të rëndësishëm, që kam dëshirë ta ndaj me të gjithë, një vendim që e kam marrë përpara se të niste rinumërimi dhe që sot m’u përforcua përfundimisht. Unë do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjen, me të gjithë mundësitë e mia, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar. 
    Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjeter, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit, për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat. Ju falenderoj nga zemra thellësisht dhe do të jem aty për të gjithë ju që më votuat, me të njëjtin entuziazëm dhe forcë që vetëm ne socialistët kemi!
    Zegjine Çaushi humbi mandatin e deputetes në këtë qark, pasi gjatë rinumërimit të votave kolegia tjetër nga PS, Maldrita Bardho ka kaluar në një avantazh prej 10 votash.

  • Maldrita Bardho e PS jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi rikthehet si deputete në Parlament

    Maldrita Bardho e PS jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi rikthehet si deputete në Parlament

    Kandidatja e PS, Maldrita Bardho vendosi të mos e pranojë mandatin e deputetes.

    Në një postim në llogarinë e saj në Instagram ka deklaruar që ia lë vendin Zegjine Çaushit.
    “Pasi ndoqa me vëmendje rinumërimin e votave për qarkun Fier, ndihem e lumtur dhe e nderuar që kontributi im i gjatë në Partinë Socialiste është vlerësuar nga bashkëqytetarët e mi dhe ata më kanë konsideruar të denjë për ti përfaqësuar në parlamentin shqiptar.
    Megjithatë, unë kam marrë një vendim të rëndësishëm, që kam dëshirë ta ndaj me të gjithë, një vendim që e kam marrë përpara se të niste rinumërimi dhe që sot m’u përforcua përfundimisht.
    Unë do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjën, me të gjithë mundësitë e mia, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar.
    Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjetër, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit, për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat.
    Ju falenderoj nga zemra thellësisht dhe do të jem aty për të gjithë ju që më votuat, me të njëjtin entuziazëm dhe forcë që vetëm ne socialistët kemi!”, ka shkruar ajo.
    Zegjine Çaushi fitoi mandatin pas numërimit të zgjedhjeve të 11 majit, por Bardho i mori mandatin pas rinumërimit në Fier me 10 vota diferencë.

    Top Channel

  • “Hajdutë si vetë TUTORJA”/ Rezultatet e rinumërimit në qarkun Fier, reagon Bradhi: Yjet e Belinda Ballukut në Fier

    “Hajdutë si vetë TUTORJA”/ Rezultatet e rinumërimit në qarkun Fier, reagon Bradhi: Yjet e Belinda Ballukut në Fier

    Ndërkohë që ky proces sipas Bardhi tregoi dy njerëzit më të afërt të drejtueses politike të Fierit, Belinda Balluku, pra Ceno Klosi dhe Zegjine Çaushi janë hajdutë. Rinumërimi nxorri në pah se Ceno Klosi kishte831 vota më shumë në procesverbale seç kishte realisht në kutitë e votimit.
    Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas përfundimit të rinumërimit të votave në Qarkun e Fierit, ku sipas rezultatit, Zegjine Çaushi humbi mandatin e deputetes së PS, duke ia marrë vendin Maldrita Bardho e PS-së.
    Kurse Zegjine Çaushi e humbi mandatin pasi iu zbritën votat, teksa rezultoi se i ishin shtuar padrejtësisht 48 vota, dhe nga zbritja e tyre humbi mandatin me 10 vota diferencë.
    Reagimi i plotë:

    Rinumërimi në Fier konfirmoi që dy njerëzit më të afërt, janë hajdutë si vetë TUTORJA!

    Yjet e Belinda Ballukut në Fier Zeqirja dhe Cenushi: Një me mandat të vjedhur dhe tjetri me vota të vjedhura.

    Ceno Klosi e ka në gjak vjedhjen, e nisi në tatime dhe e përfundojë në vota, por keqardhja është për të rinjtë në PS që ndjekin modelin e Belindës, merr pa të drejtë çfarë të del përpara. Hajdutë të rëndomtë!

  • Përmbysje rezultati pas rinumërimit në Fier, Zegjine Çaushi humb mandatin

    Përmbysje rezultati pas rinumërimit në Fier, Zegjine Çaushi humb mandatin

    Mbyllet procesi i rinumërimit të votave në Qarkun e Fierit.
    Sipas rezultatit të rinumërimit të 586 kutive në këtij Qarku, nuk ka prodhuar ndryshim të numrit të mandateve, por një përmbysje brenda Partisë Socialistë.
    Zegjine Caushi ka humbur mandatin e deputetes së PS, dhe vendin e saj në parlament e merr Maldrita Bardho me një diferencë prej 10 votash.
    Nga rinumerimi i votave, Zegjine Çaushit iu hoqen 48 vota qe sipas KAS i ishin dhene padrejtesisht. Nderkohe qe Maldrita Bardho, ka rifituar nga rinumerimi  26 vota, te cilat i ishin tjetersuar gjate procesit te numerimit.
    Një zyrtare në Bashkinë e Roskovecit, Zegjineja ishte një emër pothuajse i panjohur për publikun, deri në momentin kur Gazment Bardhi denoncoi se ajo, përmes të ëmës Vjollca Caushi, kishte përfituar grante për ndërtimin e një bujtine.
    Zegjine Çaushi iu përgjigj Bardhit me një video ironike, të cilat i kishte të shpeshta gjatë gjithë fushatës, sa herë që Bardhi sulmon Ballukun. Kjo e fundit e përdori Zegjine Çaushin për të ironizuar kundërshtarin e saj kryesor në Fier, teksa në këtë mënyrë Zegjineja përfitonte promovim nga mediat pranë Qeverisë.

    Shifrat sipas KQZ
    Maldrita Bardho
    Vota preferenciale: 3616
    Vota nga Diaspora: 1020
    4636 vota ne total
    Zegjine Caushi
    Vota preferenciale: 4026
    Vota nga Diaspora: 600
    4626 vota në total