Tag: çaushi

  • Përplasja me Gaz Bardhin/ Çaushi: Historia ka mbaruar në fushatë, nuk do vijojë në parlament

    Përplasja me Gaz Bardhin/ Çaushi: Historia ka mbaruar në fushatë, nuk do vijojë në parlament

    Teksa mbërritën në seancën e parë për këtë sesion të ri të Kuvendit, socialistja Zegjine Çaushi deklaroi se nuk do të ketë më përplasje me Gaz Bardhin në parlament.
    Ajo theksoi se fokusi i saj është që t’u shërbejë qytetarëve të Roskovecit dhe atyre që e votuan atë dhe Maldrita Bardhon.
    “Jam e emocionuar normale. Unë e kam thënë që historia me Gaz Bardhin ka mbaruar gjatë fushatës. Unë kam, një detyrim të dyfishtë pasi i detyrohem edhe Maldrita Bardhos”, u shpreh Zegjine Çaushi.

  • VIDEO/ Bardhi akuza për farsë elektorale, i përgjigjet Zegjine Çaushi: Le nam, nuk njeh as komisionerët e PD

    VIDEO/ Bardhi akuza për farsë elektorale, i përgjigjet Zegjine Çaushi: Le nam, nuk njeh as komisionerët e PD

    Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi i është përgjigjur sërish kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, duke e akuzuar se nuk njeh anëtarët e PD.

    Çaushi i referohet një prej publikimeve të bëra nga Bardhi në rrjetet sociale, ku ky i fundit pretendon për deformim të procesit zgjedhor nga ana e socialistëve në një prej qendrave të votimit në qarkun e Fierit.
    Çaushi i drejtohet Bardhit duke i thënë se po vijon të ‘gabojë e të turpërohet’, ndërsa i ‘vjen në ndihmë’ duke ‘identifikuar’ ata që shfaqen në videon e publikuar nga kreu i grupit parlamentar demokrat.

    “O gazo, po s’ka nevojë ta marrë vesh çdo ditë e gjithë dynjaja që ti nuk njohe kurrë komisionerët e PD-së në qarkun e Fierit, e jo më votuesit. Po s’ka nevojë o xhan ta marrë vesh i madh e i vogël që ti dhe qarku i Fierit nuk keni asnjë lidhje.
    Dole tani me një video që ty të paskan vjedhur votën në Tërbuf. Po mirë, pyet një herë, para se të nxjerrësh nga këto perlat që nxjerr, pyet një herë si turist kalimtar që ishe, kush janë këta që po tundin kutinë. Ja ta them unë, e ta marrin vesh të gjithë Gazo që ti vetëm drejtues politik nuk je. I pari është Behar Gjoshi, sekretari i komisionit për Partinë Demokratike dhe i dyti, Denis Murrizi, anëtar komisioni për PD-në”, vijon Çaushi.
    Deputetja e qarkut Fier e mbyll reagimin e saj me një sugjerim, jo pa ironi, drejtuar Gazment Bardhit. “Po le nam o Gazo, le nam. Del denoncon komisionerët që as nuk i njeh. Thuaj Bababufit të të çojë në Kavajë, më dëgjo mua. Ndoshta atje i njeh. Mirupafshim deri në gafën e radhës”, shpreh Çaushi në rrjetet sociale.

    Postimi i Bardhit më herët në Facebook:
    Episodi 6/ VOTIM I KONTROLLUAR = FARSË ELEKTORALEKurrë në historinë e zgjedhjeve nuk ka ndodhur kontrolli masiv i votës dhe dhunimi brutal i fshehtësisë së saj, siç ka ndodhur me urdhër kriminal të Belinda Ballukut në zgjedhjet e 11 Majit në qarkun Fier.
    Nuk iu mjafton vetëm qëndrimi mbi kokë ndërkohë që qytetarët votojnë në dhomën e fshehtë, por kontrollojnë fletët e votimit edhe pasi ato janë hedhur në kutinë e votimit.
    Pamjet më poshtë i përkasin QV 2846, njësia administrative Tërbuf, Bashkia Divjakë, ku dallohet qartësisht komisioneri i PS që nxjerr fletën e votimit nga kutia, verifikon se si ka votuar qytetari dhe më pas e rihedh në kuti.Dhunimi i fshehtësisë së votës përveçse një vepër penale që vijon të mbetet e pandëshkuar, është edhe akti më i shëmtuar që i kthen votimet në farsë, duke paracaktuar rezultatin e zgjedhjeve, përmes kontrollit masiv të votës me patronazhistë të shndërruar në terroristë elektoral.

     

    Top Channel

  • VIDEO/ Zegjineja i nxjerr bojën Bardhit: Le nam, nuk njeh as komisionerët e PD

    VIDEO/ Zegjineja i nxjerr bojën Bardhit: Le nam, nuk njeh as komisionerët e PD

    Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, duke e akuzuar se nuk njeh anëtarët e PD-së. Këtë herë në postimin e saj, ajo i referohet një prej publikimeve të bëra nga Bardhi në rrjetet sociale, ku ky i fundit pretendon për deformim të procesit zgjedhor nga ana e socialistëve në një prej qendrave të votimit në qarkun e Fierit.
    “O gazo, po s’ka nevojë ta marrë vesh çdo ditë e gjithë dynjaja që ti nuk njohe kurrë komisionerët e PD-së në qarkun e Fierit, e jo më votuesit. Po s’ka nevojë o xhan ta marrë vesh i madh e i vogël që ti dhe qarku i Fierit nuk keni asnjë lidhje”, shpreh Çaushi në rrjetet sociale.

    Më tej, deputetja e zgjedhur e PS thotë se personat në video janë sekretari dhe një anëtar i komisionit, të dy përfaqësues të Partisë Demokratike. “Dole tani me një video që ty të paskan vjedhur votën në Tërbuf. Po mirë, pyet një herë, para se të nxjerrësh nga këto perlat që nxjerr, pyet një herë si turist kalimtar që ishe, kush janë këta që po tundin kutinë. Ja ta them unë, e ta marrin vesh të gjithë Gazo që ti vetëm drejtues politik nuk je. I pari është Behar Gjoshi, sekrtari i komisionit për Partinë Demokratike dhe i dyti, Denis Murrizi, anëtar komisioni për PD-në”, vijon Çaushi.
    Deputetja e qarkut Fier e mbyll reagimin e saj me një sugjerim, jo pa ironi, drejtuar Gazment Bardhit. “Po le nam o Gazo, le nam. Del denoncon komisionerët që as nuk i njeh. Thuaj Bababufit të të çojë në Kavajë, më dëgjo mua. Ndoshta atje i njeh. Mirëupafshim deri në gafën e radhës”, përfundon Çaushi.

  • Deputetja e re Zegjine Caushi “thumbon” Bashkinë Roskovec:

    koshat e mbeturinave të mbushur plot – mungon pastrimiReklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Deputetja e sapozgjedhur Zegjine Caushi ka adresuar kritika ndaj Bashkisë Roskovec lidhur me menaxhimin e mbetjeve urbane në qytet. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Në një reagim publik, Caushi ka denoncuar mosmbledhjen në kohë të mbeturinave në disa lagje, duke publikuar foto të koshave plot e më tej që tejmbushen rrugëve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Sipas saj, mungesa e pastrimit të rregullt po dëmton seriozisht higjienën publike dhe po krijon shqetësim për banorët, veçanërisht në temperatura të larta. Ajo i ka bërë thirrje pushtetit lokal të marrë masa të menjëhershme për të garantuar pastërtinë e qytetit dhe respektimin e standardeve bazë të shërbimeve komunale.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

  • A po e favorizon Edi Rama trafikantin Andrea Çaushi për t’ia lënë edhe 20 vite me koncesion Kalanë e Lëkurësit?

    A po e favorizon Edi Rama trafikantin Andrea Çaushi për t’ia lënë edhe 20 vite me koncesion Kalanë e Lëkurësit?

    Prej vitesh, është denoncuar zaptimi dhe shfrytëzimi i paligjshëm të Kalasë së Lëkurësit në Sarandë nga trafikanti Andrea Çaushi. Në vend që kjo pasuri kulturore të administrohet nga shteti dhe të gjenerojë të ardhura publike, ajo është kthyer në resort privat – pa taksa, pa licencë dhe pa asnjë fitim për shtetin – me bekimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Ekonomisë dhe Kulturës, Blendi Gonxhe.
    Trafikanti nga Tepelena ka në kontroll kalanë, ndërtesat historike brenda saj dhe 3200 m² sipërfaqe përreth, të cilat i përdor si hotel, bar-restorant, fast-food, ambient relaksi me shezlongë dhe madje edhe me tra pagese për vizitorët: 5000 lekë pa asnjë dokument apo biletë. Në çdo vend të qytetëruar kjo do quhej grabitje me fatura false, në Shqipëri është thjesht “një marrëveshje me PS-në”.

    Prej prillit 2017, IKMT dhe policia janë “të verbër” përballë këtij rasti. Arsyeja? Andrea Çaushi është mbështetës i Partisë Socialiste dhe, siç mësohet, edhe sponsor i saj. Në këmbim, Babloku i ka dhënë jo vetëm heshtjen e shtetit, por edhe mundësinë që këtë pasuri kulturore ta shfrytëzojë pa ndëshkim e pa konkurrencë.
    Në vend që të ndërpriste këtë abuzim, më 11 korrik 2025, ministri Blendi Gonxhe publikoi njoftimin Nr. 8241/3 për dhënien me koncesion të Kalasë së Lëkurësit për 20 vite – një formalitet për të legalizuar atë që Andrea Çaushi po bën prej 8 vitesh.
    Më tragjikja është se në kriteret për aplikim, ministria ka përjashtuar vetëm të dënuarit për krime në fushën e trashëgimisë kulturore, duke i hapur rrugë trafikantëve, kriminelëve dhe çdo individi me precedent penal në çdo fushë tjetër. Kjo është një tallje me çdo nen të ligjit për ankandet dhe marrëdhëniet publike, që ndalon qartazi përfshirjen e individëve të dënuar në përfitime nga pasuritë shtetërore.
    Me këtë skenar, Babloku dhe Gonxhe janë të vendosur t’ia japin zyrtarisht për 20 vite të tjera këtë monument trafikantit Andrea Çaushi – pa e shqetësuar fakti që ai është personazh i njohur për gjobëvënie, pengmarrje dhe veprimtari kriminale.
    Kujtojmë që me Vendimin Nr. 501, datë 24 gusht 2023, qeveria kishte urdhëruar që Kalaja e Lëkurësit të rikthehej në administrim të ministrisë së Kulturës. Por Gonxhe nuk zbaton as vendimin e qeverisë së vet. Sot, po e përgatit të njëjtën kala për “dhuratë” të re, për të njëjtin trafikant, në një tender fiktiv që veç justifikon një akt të paligjshëm.
    Ky rast është më shumë sesa një histori korrupsioni. Është simboli i një qeverisjeje që tallet me shtetin, që përdor pasuritë e shqiptarëve si plaçkë klienteliste dhe që ndërton themelet e një republike private mbi rrënojat e trashëgimisë kulturore.
    Një gjë është e qartë: Kalaja është uzurpuar dhe po legalizohet nëpërmjet një cirku burokratik. A do të ketë ndonjë prokuror që të thërrasë në hetim Gonxhen dhe Ramën për këtë akt të pastër korrupsioni e kapje shteti? Apo do mbetet një tjetër kapitull në dosjen e gjatë të qeverisë së trafikantëve?
    /Pamfleti/

  • Ministri Balla me dy sipërmarrës shqiptarë nga SHBA: Suksesin në Amerikë duan ta sjellin në atdhe

    Ministri Balla me dy sipërmarrës shqiptarë nga SHBA: Suksesin në Amerikë duan ta sjellin në atdhe

    Ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i PS-së për diasporën, Taulant Balla ka pritur në një takim dy vëllezërit Marjo dhe Leo Caushi, sipërmarrës shqiptarë që veprojnë në shtetin e Miçiganit, SHBA. Balla ka shprehur kënaqësinë për këtë takim, duke theksuar se vëllezërit Caushi janë aktivë në fushën e ndërtimit dhe energjisë së rinovueshme.
    ”Shumë kënaqësi të mirëprisja dy vëllezërit Marjo dhe Leo Caushi, sipërmarrës në Miçigan në fushën e ndërtimit dhe energjisë së rinovueshme, me plane konkrete që suksesin e ëndrrës amerikane ta zgjerojnë edhe në atdhe”,-shkruan Balla.

    Ky takim është në vazhdën e angazhimeve të Ballës për të forcuar lidhjet me diasporën shqiptare dhe për të inkurajuar investimet e tyre në Shqipëri, veçanërisht në sektorë strategjikë si ndërtimi dhe energjia e gjelbër.
    Përveç planeve konkrete në sektorët strategjikë, vizita e vëllezërve Caushi është dëshmi e frymës së re që po fryn në diasporën shqiptare, një dëshirë për t’i kthyer sukseset personale në kontribute kolektive për zhvillimin e vendit. Për Ballën, ky është një shembull konkret i bashkëpunimit të qëndrueshëm mes diasporës dhe institucioneve shqiptare.

  • “Je e ftuar kot!” – Replikat me thumb mes Ronaldo Sharkës dhe Krisës ndezin studion

    “Je e ftuar kot!” – Replikat me thumb mes Ronaldo Sharkës dhe Krisës ndezin studion

    Një debat me nota ironie dhe sarkazme ka tërhequr vëmendjen së fundmi në emisionin e gazetarit Ronaldo Sharka, ku e ftuar ishte ish-banorja e BBVA4, Krisa Çaushi.
    “Je e ftuar kot,” – i tha Ronaldo në mënyrë spontane, duke nxitur një reagim të menjëhershëm nga Krisa, e cila u përfshi në lojën me tone thumbuese të gazetarit.
    “Se di, u pendova që të mora në emision,” vijoi ai, duke i dhënë ngjyrë bisedës që megjithëse u duk si përplasje, ishte më shumë një shkëmbim shakash në stilin ironik që e karakterizon emisionin.
    Pjesë nga biseda:Krisa Çaushi: Nëse jam e ftuar koti, atëherë nuk do duhej të më kishe marrë.
    Ronaldo Sharka: Mendon që nuk do të kishe ardhur fare?.
    Krisa Çaushi: Unë erdha për të respektuar meqë më ftove.
    Ronaldo Sharka: Problemi jonë si emision që të ftojmë, të kontaktojmë, të hapim derën.
    Krisa Çaushi: E po atëherë kënaqësi që unë erdha dhe mos ua pafsha më derën.
    Ronaldo Sharka: Kënaqësia e gjitha e jotja sepse për neve nuk ka ndonjë kënaqësi.
    Krisa Çaushi: Atëherë mend për herë tjetër.

    @topalbania_radio
    Plas keq në emision! Ronaldo përzë Krisën nga emisioni: Turp që të ftova!
    ♬ original sound – Top Albania Radio

  • Zegjineja përfundon Akademinë e PS-së! Zbulon vendin se ku është duke pushuar, nuk është Darëzeza…

    Zegjineja përfundon Akademinë e PS-së! Zbulon vendin se ku është duke pushuar, nuk është Darëzeza…

    Deputetja e re e Partisë Socialiste në qarkun Fier, Zegjine Çaushi, ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar pushimet verore.

    Teksa ka postuar në rrjetet sociale një video buzë detit, Çaushi promovon bukurinë e Rivierës Shqiptare.
    “Mykonos? Santorini? Antalya? Ibiza?! Kur ke jugun e Shqipërisë me ujë kristal dhe bukuri natyrore që nuk krahasohen pse të shkosh larg, kur parajsa është këtu”, shkruan socialistja.

    Duket se deputetja e re po shfrytëzon kohën pas trajnimit në Akademinë Politike të PS-së dhe para se të marrë mandatit e ligjvënëses, për të marrë energji dhe për të nisur, sikurse është shprehur, betejën me kundërshtarin demokrat Gazment Bardhi në Kuvend.

    Top Channel

  • Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin

    Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin

    Duke pritur me kërshëri se ç’paraqitje do bëjë deputetja e Fierit Zeqine Çaushi në parlamentin e ri, atë që nis në shtator, vijojnë komentet mbi tipologjinë e saj. Emri i saj u bë viral gjatë fushatës për shkak se e përqendroi atë mesazhet cinike ndaj Gazmend Bardhit. Veç këtij aspekti, asgjë tjetër nuk u pa prej saj.
    E kundërta e saj, Romina Kuko, gjithashtu deputete re socialiste por jo e panjohur, ardhur nga një përvojë si zv.ministre e Brendshme, krejt serioze në paraqitjet publike, ka dhënë një shpjegim mbi kolegen e saj fieriake, duke e krahasuar atë më presidentin ukrainas. Pra, sipas Kukos, Zeqine Çaushi duhet parë si një komendiane e përfshirë një ditë në politikë.
    Ja shpjegimi i saj:
    “Politika sot kërkon forma të reja përfaqësimi, dhe brezi i ri nuk afrohet më përmes metodave tradicionale.
    Sot, politika ndiqet përmes rrjeteve sociale. Ka plot shembuj në Evropë ku ‘partitë ndryshe’ janë kthyer në realitet politik, qoftë edhe nga komedianë si presidenti ukrainas Zelensky apo figura të pazakonta.
     Ajo që më shqetëson është kur një politikan shkatërron procesin demokratik, jo kur komunikon ndryshe”, theksoi Kuko.

  • I dha mandatin, Zegjine Çaushi: Maldrita, o fisnike! Gazo të kam bërë analizë, qofsh mirë!

    I dha mandatin, Zegjine Çaushi: Maldrita, o fisnike! Gazo të kam bërë analizë, qofsh mirë!

    Zegjine Çaushi

    TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka reaguar për herë të parë për mandatin e marrë në qarkun e Fierit pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në një postim në rrjetet sociale, ajo e ka nisur videon me një falenderim për kolegen Maldrita Bardho, e cila gjatë rinumërimit i mori mandatin me 10 vota diferencë. Por për pak orë, hoqi dorë nga mandati, duke ia lënë sërish vendin në Kuvend, Çaushit. Kështu, në një pjesë të mirë të videos, socialistja e falenderon kolegën e saj. Por sigurisht nuk harron pa përmendur edhe kundërshtarin e saj në këto zgjedhje, drejtuesin politik të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin. 

    “Përshëndetje! Kam vendosur të bëj këtë komunikim publik, pasi e ndjej të nevojshme të falënderoj kolegen time, Maldrita Bardho për vendimin e guximshëm dhe befasues që më bën edhe më shumë të përgjegjshme për detyrën time në Kuvendin e Shqipërisë. Nga ana tjetër dua që përmes këtij reagimi të tregoj sadopak që unë jam një prej mijëra vajzave dhe djemve të lindur e të rritur larg qendrave urbane, por me të njëjtën dëshirë e vlerë si çdo i ri që ka lindur në qytete, madje ndoshta me më shumë dëshirë për të punuar dhe kontribuar, me më shumë vullnet për sakrificë pasi ky është një nga tiparet që ne na karakterizon. Jam anatemuar në banaqet e studiove televizive dhe nga gojët e shqyera të politikanëve humbës që ulërasin emrin tim për të mbuluar zullumet e tyre. Por kjo as nuk më tremb, as nuk më dekurajon në rrugën që kam nisur. Se kush jam e çfarë do bëj në parlament, këtë do e tregojë koha. Sepse falë zotit edhe për shkak të moshës unë kam bollë kohë për të punuar, gabuar, ndrequr dhe frymëzuar për njerëz që më kanë dhënë dorën. Për t’u frymëzuar nga njerëz që kanë besuar tek unë, si veçanërisht Edi Rama. Maldrita, të falënderoj edhe njëherë shoqe, je fisnike, model për mua. Gazo, je politikani më i dështuar, hileqar dhe vulgar. Të parët që nuk të honepsin dot janë demokratët e tu. I ke ngelur në derë dhe nuk po dinë si të të heqin qafe. Sa për vjedhje votash ta kam gati një analizë sesi dole ti deputet në qarkun e Elbasanit dhe votat e kujt gllabërove në zgjedhjet e 2021. Por kjo i përket një serie tjetër. Qofshi mirë të gjithë…edhe ti Gazo!,”-thotë deputetja më e re e Kuvendit në video. 
    Kështu, paralajmëron se në sesionin e ardhshëm parlamentar, “rivaliteti” mes saj dhe Bardhit do të vijojë./ZËRI