Tag: çaushi

  • Platforma e Tanush Çaushi: Liqeni i Butrintit, një pasuri që duhet mbrojtur – VIDEO

    Platforma e Tanush Çaushi: Liqeni i Butrintit, një pasuri që duhet mbrojtur – VIDEO

    Platforma e Tanush Çaushi: Liqeni i Butrintit, një pasuri që duhet mbrojtur
     
    Tanush Çaushi: Liqeni i Butrintit, një pasuri që po neglizhohet – është koha për veprim, jo për heshtje!
     
    Liqeni i Butrintit nuk është thjesht një peizazh i bukur natyror. Ai është një organizëm i gjallë, një arterie jetike për dhjetëra familje që jetojnë prej tij, një pasuri kombëtare që përfaqëson trashëgiminë tonë natyrore dhe kulturore.
     

     
    Për fat të keq, ky liqen i jashtëzakonshëm po përballet me një krizë serioze ekologjike. Ngordhja masive e midhjeve, ndotja e vazhdueshme nga ujërat e zeza, bllokimi i rrjedhjes natyrore të ujit dhe mungesa e ndërhyrjeve nga institucionet përgjegjëse po e çojnë këtë ekosistem drejt degradimit të pakthyeshëm.
     
    Si qytetar, si banor i kësaj zone dhe si kandidat për përfaqësim në Kuvendin e Shqipërisë, e ndjej për detyrë që të mos rri në heshtje. Në programin tim elektoral, mbrojtja dhe rivitalizimi i Liqenit të Butrintit është një nga pikat kyçe.
     

     
    Tanush Çaushi: Propozimet e mia konkrete janë:
     

    Ndërtimi urgjent i impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura në Ksamil dhe Xarrë, për të ndalur përfundimisht ndotjen e liqenit nga kanalizimet që derdhen sot pa asnjë filtër.
    Rikthimi i një sasie të kontrolluar të ujit të ëmbël nga lumi Bistrica në liqen, për të ruajtur ekuilibrin ekologjik dhe për të parandaluar salinitetin e tepërt që po dëmton florën dhe faunën ujore.
    Pastrimi i rregullt i kanalit të Vivarit, si një arterie thelbësore për shkëmbimin e ujërave me detin, për të mbajtur liqenin të gjallë.
    Mbështetje për industrinë e midhjeve, përmes politikave të kontrollit të ndotjes dhe garantimit të cilësisë së ujit, si dhe ndihmë direkte për prodhuesit që kanë pësuar humbje të mëdha.

     
    Butrinti nuk ka nevojë për retorikë politike apo fjalë të bukura që harrohen sapo mbyllen kutitë e votimit. Ai ka nevojë për zë të fortë dhe veprim konkret – dhe ky do të jetë roli im në Kuvend, nëse qytetarët më japin besimin.
     
    Liqeni i Butrintit mund dhe duhet të shpëtohet. Por kjo nuk bëhet me premtime të vagullta – bëhet me vullnet politik, me angazhim të sinqertë dhe me bashkëpunim me komunitetin lokal.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Tanush Çaushi kandidat i Shqipëria Bëhet intervistë në Saranda Web

    Tanush Çaushi kandidat i Shqipëria Bëhet intervistë në Saranda Web

    Tanush Çaushi, kandidat i Shqipëria Bëhet: “Nuk përfaqësoj të majtën apo të djathtën, por vetëm Shqipërinë”
     
    Në një intervistë të zhvilluar nga gazetarja Rosela Kulla në Saranda Web, inxhinieri i ndërtimit dhe aktivisti i shoqërisë civile, Tanush Çaushi, njëkohësisht kandidat për deputet në qarkun Vlorë nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, shpalosi vizionin e tij për një politikë të re dhe të ndershme në shërbim të qytetarëve.
     

     
    I njohur për angazhimin e tij në kauza komunitare dhe mbrojtjen e interesit publik, Çaushi theksoi se angazhimi i tij politik nuk është i lidhur me asnjë krah politik tradicional, por me një ndjenjë të thellë përgjegjësie ndaj vendit. “Nuk përfaqësoj të majtën apo të djathtën, por vetëm Shqipërinë”, u shpreh ai me bindje.
     
    Shëndetësi më të mirë, turizëm dhe bujqësi të zhvilluar, punësim me meritokraci dhe mbrojtje të vlerave kombëtare, janë shtyllat e platformës së tij, të cilat ai i paraqiti me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme për qytetarët.
     

     
    Në intervistë,  Tanush Çaushi, kandidat i Shqipëria Bëhet iu përgjigj një sërë pyetjesh me interes për publikun
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Polifonia labe në gjyq/ Historiani Fitim Çaushi, padi në gjykatë: U transformua isopolifonia

    Polifonia labe në gjyq/ Historiani Fitim Çaushi, padi në gjykatë: U transformua isopolifonia

    19 vjet më parë, isopolifonia u listua në kryeveprat e trashëgimisë gojore të njerëzimit për t’u mbrojtur nga UNESCO, por jo të gjithë janë dakord me këtë pasuri ndërkombëtare.

    Një padi gjyqësore po shqyrtohet nga gjyqtarja Gentiana Xhelili pas ankesës së historianit Fitim Çaushi, që thotë se polifonia është tjetërsuar në isopolifoni.
    Për këtë, ai akuzon ish-drejtorin e Drejtorisë së Trashëgimisë Shpirtërore, Vasil Tole, duke iu referuar në padi botimeve shkencore për këngën labe, si dhe muzikologëve që përcaktojnë strukturën e polifonisë.
    Paditësi pretendon se tjetërsimi i kulturës popullore të Labërisë, Toskërisë dhe Çamerisë ka ndodhur në atë kohë, duke e regjistruar si isopolifoni me referencë tek sirenat greke.
    Për këtë arsye, historiani kërkon që gjykata të detyrojë institucionet në Shqipëri të tërheqin dosjen e isopolifonisë nga UNESCO dhe të depozitojnë në UNESCO dosjen e Polifonisë shqiptare, siç e përshkruajnë akademikët.
    Kjo çështje është shqyrtuar më herët në gjykatën civile dhe ka të paditur edhe Ministrinë e Kulturës.
    Kënga polifonike këndohet pa muzikë në jug të vendit dhe, përveç zërave të marrësit dhe hedhësit, një grup mban iso.

    Top Channel