Tag: çatia

  • Fiks Fare/ Një hap larg tragjedisë, çatia rrezikonte jetën e banorëve, ndërhyrje urgjente pas denoncimit

    Fiks Fare/ Një hap larg tragjedisë, çatia rrezikonte jetën e banorëve, ndërhyrje urgjente pas denoncimit

    Një banesë e dëmtuar rëndë nga tërmeti i vitit 2019 dhe nga moti i keq i shtatorit të këtij viti, ka rrezikuar seriozisht jetën e banorëve në rrugën “Siri Kodra”, në lagjen nr. 3 të kryeqytetit. Në këtë banesë jeton e vetme një 72-vjeçare, ndërsa struktura e amortizuar e çatisë ka përbërë kërcënim të përditshëm edhe për kalimtarët.

    Sipas banorëve të zonës, situata është bërë e padurueshme pas stuhisë që goditi Tiranën në fillim të shtatorit, gjatë së cilës pjesë të çatisë kanë filluar të bien në rrugë. “Para disa ditësh ra një tullë, mund të na kishte zënë fëmijët,” thotë një banore. “Kemi bërë shumë ankesa, por askush nuk ka marrë masa.”
    Zonja Paqe Fishta, e cila jeton në godinën e dëmtuar, rrëfen me lot në sy se është detyruar të flejë tek një shoqe, nga frika se mos i bie çatia mbi kokë. Ajo thotë se ka marrë një ndihmë prej vetëm 3 milionë lekësh të vjetër, por që nuk mjaftojnë për asgjë.
    Pas denoncimit të banorëve në emisionin investigativ “Fiks Fare”, nisi reagimi institucional. Fillimisht, Njësia Administrative nr. 8 konfirmoi se kishte informuar strukturat përkatëse si Policia Bashkiake, IKMT dhe Emergjencat Civile që në datën 1 shtator, por nuk kishte marrë përgjigje.
    Ndërhyrja erdhi vetëm pas insistimit të “Fiks Fare”, që kontaktoi të gjitha institucionet përgjegjëse. Brenda pak ditësh, reaguan Policia Bashkiake, zjarrfikësit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve Publike (DNP3), të cilët eliminuan rrezikun duke shembur çatinë e dëmtuar dhe vendosur një perimetër sigurie.

    Top Channel

  • Ngjarje e rëndë në Itali, 7-vjeçari bie nga çatia e shkollës

    Ngjarje e rëndë në Itali, 7-vjeçari bie nga çatia e shkollës

    Një djalë 7-vjeçar ka rënë nga çatia e katit të dytë të një ndërtese shkolle në lagjen Voltri të Gjenovës perëndimore.

    Fëmija, në gjendje të rëndë, u shpëtua nga shërbimet e urgjencës mjekësore.
    Fëmija u dërgua me helikopter në Spitalin Gaslini në Gjenovë. Sipas mediave italiane, fëmija është shtruar në spital dhe gjendja e tij konsiderohet shumë e rëndë.

    Top Channel

  • FBI publikon pamjet nga vrasja e Charlie Kirk/ Atentatori zbret nga çatia dhe zhduket drejt pyllit

    FBI publikon pamjet nga vrasja e Charlie Kirk/ Atentatori zbret nga çatia dhe zhduket drejt pyllit

    FBI ka publikuar pamje të reja të të dyshuarit për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, ku shihet personi i armatosur duke kërcyer nga çatia e një ndërtese në Universitetin e Luginës së Utah përpara se të ikë në një zonë të pyllëzuar.
    Të shtënat ndodhën pak pas orës 12:20 të pasdites sipas kohës malore të mërkurën, kur i dyshuari qëlloi me një plumb të vetëm nga çatia e një ndërtese kampusi që e goditi Kirkun në qafë ndërsa ai i drejtohej një audience studentore.
    Videoja e publikuar së fundmi tregon atentatorin duke vrapuar nëpër çati, duke zbritur poshtë ndërtesës – duke lënë pas gjurmë pëllëmbësh, njolla që besohet se përmbajnë ADN dhe një gjurmë këpuce, sipas FBI-së. I dyshuari shihet më pas duke vrapuar nëpër një zonë me bar pranë një parkingu dhe duke u zhdukur në pyllin aty pranë.
    Një pushkë Mauser me fuqi të lartë, së bashku me municione të shënuara me slogane “transgjinore” dhe “antifashiste” , u gjetën më vonë në atë zonë të pyllëzuar, sipas burimeve të zbatimit të ligjit të cituara nga ABC News.
    Guvernatori i Utah, Spencer Cox, i bëri thirrje publikut të ndihmojë në kërkimin e të arrestuarve, duke vënë në dukje se më shumë se 7,000 informacione i janë dorëzuar tashmë FBI-së – vëllimi më i madh që nga shpërthimi me bombë në Maratonën e Bostonit në vitin 2013.
    “Nuk mund ta bëjmë punën tonë pa ndihmën e publikut tani për tani”, tha Cox në një konferencë për shtyp të enjten. Guvernatori njoftoi gjithashtu se Utah do të “ndjekë dënimin me vdekje” sapo të kapet i dyshuari.
    Zyra e FBI-së në Salt Lake City ka vazhduar të ndajë imazhe të personit të interesuar dhe po ofron deri në 100,000 dollarë për informacion që çon në arrestimin e të dyshuarit. Provat gjurmë të mbledhura deri më tani përfshijnë gjurmë këpucësh, një gjurmë parakrahu dhe një gjurmë pëllëmbë të gjetur në çatinë ku u qëllua.
    Kirk, 31 vjeç, themeluesi i Turning Point USA, ishte një aktivist i shquar konservator dhe aleat i ngushtë i Presidentit Donald Trump. Vrasja e tij është përshkruar nga zyrtarët si një vrasje e synuar politike.

     

  • “Përse në fund te ‘Përrallë nga e kaluara’ u shemb çatia poshtë këmbëve të Marigosë dhe Trimit”, Leonard Bombaj tregon përgjigjen e Anagnostit: Dashuria e tyre ishte aq e madhe sa…

    “Përse në fund te ‘Përrallë nga e kaluara’ u shemb çatia poshtë këmbëve të Marigosë dhe Trimit”, Leonard Bombaj tregon përgjigjen e Anagnostit: Dashuria e tyre ishte aq e madhe sa…

    Regjisori Leonard Bombaj, në një homazh për artistin e madh Dhimitër Anagnosti, që u nda nga jeta një ditë më parë, kujton një bisedë me të ndjerin.

    Bombaj tregon mbresat që i la na filmi “Përrallë nga e kaluara”, i bazuar në komedinë “14 vjec dhëndër” të Andon Zako Çajupit, kur e pa për herë të parë në kinema. Për pyetjet që i lindën në ato momentet, Bombaj mori përgjigje disa vite më vonë, kur u përball me Anagnostin.
    Shkrimi i Leonard Bombajt:
    Kur pashë në kinema “Përrallë nga e kaluara” u trondita. Nuk dija kush isha, nuk dija sa vleja. Rrugës për shtëpi mendoja “Si ta gjej këtë njeri Dh.Anagnosti?! Si t’i shkruaj një letër? Ti them “pse më bëre të qesh e të qaj njëkohësisht?” Pse s’më zë gjumi? 4 vjet më pas e kisha përballë dhe mes 400 studentëve ngre dorën e pyes: “Në fund të filmit pse u shemb çatia poshtë këmbëve të Marigosë dhe dhëndrit?” Ai sjellshëm më dha një përgjigje që regjisorët përgjithësisht nuk komentojnë: “Epo dashuria e tyre ishte aq e madhe saqë çatia e varfër nuk i mbajti dot.” E ruaja me krenari këtë ekskluzivitet. Sot Anagnosti nuk është thjesht fizikisht, por regjia e tij është radiografi e shpirtit shqiptar, e pavdekshme, e pa plakshme, drithëruese. U prehsh në paqe profesor përtej dritës, përtej kronometrit, pranë Zotit!

    Top Channel

  • E rëndë/ Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, humb jetën një person

    E rëndë/ Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, humb jetën një person

    Një punëtor i sektorit të ndërtimtarisë ka vdekur pasi ka rënë nga çatia e ndërtesës ku po punonte. Për këtë rast, mbikëqyrësi dhe investitori i punimeve janë intervistuar si të dyshuar dhe më pas janë ndaluar për 48 orë, tha Policia e Kosovës.
    Policia rajonale e Prizrenit tha se viktima, N.Xh, rreth 40 vjeç ishte nga Drenasi. Pasi kishte rënë nga lartësia, ai ishte dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Prizrenit, por nuk u mbijetoi plagëve.
    “Policia i është përgjigjur menjëherë rastit, duke ndërmarrë veprimet e para hetimore dhe duke marrë dëshmi nga personat e pranishëm në vendngjarje”, u tha në njoftim.
    Prokurori i Shtetit ka udhëzuar që për këtë rast të iniciohet procedura penale për veprën: “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
    Përveç rastit në Prizren, në ditët e fundit në Kosovë kanë vdekur pesë persona në vendet e punës, katër prej të cilëve nga aksidentet. Në Gjakovë, dy persona humbën jetën në të njëjtin kantier ndërtimi.
    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës më herët ka shprehur shqetësim, për siç ka thënë, kushtet e rënda me të cilat përballen punëtorët e ndërtimtarisë në punë.
    Në Ligjin për siguri dhe shëndet në punë theksohet se siguria, trajnimi i punëtorëve, udhëzimet e duhura për përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe makinerive janë obligime që duhet t’i zbatojë secili punëdhënës për të punësuarit e tij.
    Sipas raportit të Inspektoratit të Punës për vitin 2024, vitin që kemi lënë pas janë regjistruar shtatë raste të vdekjeve në vendet e punës./REL
     

  • Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, ndërron jetë 40-vjeçari

    Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, ndërron jetë 40-vjeçari

    Një punëtor i sektorit të ndërtimtarisë ka vdekur pasi ka rënë nga çatia e ndërtesës ku po punonte.
    Për këtë rast, mbikëqyrësi dhe investitori i punimeve janë intervistuar si të dyshuar dhe më pas janë ndaluar për 48 orë, tha Policia e Kosovës.
    Policia rajonale e Prizrenit tha se viktima, N.Xh, rreth 40 vjeç ishte nga Drenasi. Pasi kishte rënë nga lartësia, ai ishte dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Prizrenit, por nuk u mbijetoi plagëve.
    “Policia i është përgjigjur menjëherë rastit, duke ndërmarrë veprimet e para hetimore dhe duke marrë dëshmi nga personat e pranishëm në vendngjarje”, u tha në njoftim.
    Prokurori i Shtetit ka udhëzuar që për këtë rast të iniciohet procedura penale për veprën: “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
    Përveç rastit në Prizren, në ditët e fundit në Kosovë kanë vdekur pesë persona në vendet e punës, katër prej të cilëve nga aksidentet.
    Në Gjakovë, dy persona humbën jetën në të njëjtin kantier ndërtimi.
    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës më herët ka shprehur shqetësim, për siç ka thënë, kushtet e rënda me të cilat përballen punëtorët e ndërtimtarisë në punë.
    Në Ligjin për siguri dhe shëndet në punë theksohet se siguria, trajnimi i punëtorëve, udhëzimet e duhura për përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe makinerive janë obligime që duhet t’i zbatojë secili punëdhënës për të punësuarit e tij.
    Sipas raportit të Inspektoratit të Punës për vitin 2024, vitin që kemi lënë pas janë regjistruar shtatë raste të vdekjeve në vendet e punës./REL

  • Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, vdes 40-vjeçari në Prizren

    Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, vdes 40-vjeçari në Prizren

    Një punëtor i sektorit të ndërtimtarisë ka vdekur pasi ka rënë nga çatia e ndërtesës ku po punonte.

    Për këtë rast, mbikëqyrësi dhe investitori i punimeve janë intervistuar si të dyshuar dhe më pas janë ndaluar për 48 orë, tha Policia e Kosovës.

    Policia rajonale e Prizrenit tha se viktima, N.Xh, rreth 40 vjeç ishte nga Drenasi. Pasi kishte rënë nga lartësia, ai ishte dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Prizrenit, por nuk u mbijetoi plagëve.

    “Policia i është përgjigjur menjëherë rastit, duke ndërmarrë veprimet e para hetimore dhe duke marrë dëshmi nga personat e pranishëm në vendngjarje”, u tha në njoftim.

    Prokurori i Shtetit ka udhëzuar që për këtë rast të iniciohet procedura penale për veprën: “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

    Përveç rastit në Prizren, në ditët e fundit në Kosovë kanë vdekur pesë persona në vendet e punës, katër prej të cilëve nga aksidentet.

    Në Gjakovë, dy persona humbën jetën në të njëjtin kantier ndërtimi.

    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës më herët ka shprehur shqetësim, për siç ka thënë, kushtet e rënda me të cilat përballen punëtorët e ndërtimtarisë në punë.

    Në Ligjin për siguri dhe shëndet në punë theksohet se siguria, trajnimi i punëtorëve, udhëzimet e duhura për përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe makinerive janë obligime që duhet t’i zbatojë secili punëdhënës për të punësuarit e tij.

    Sipas raportit të Inspektoratit të Punës për vitin 2024, vitin që kemi lënë pas janë regjistruar shtatë raste të vdekjeve në vendet e punës./ REL/ 

  • Lamtumira për priftin në Korçë, pak ditë më parë pësoi lëndime të rënda pas rrëzimit nga çatia e një kishe

    Lamtumira për priftin në Korçë, pak ditë më parë pësoi lëndime të rënda pas rrëzimit nga çatia e një kishe

    Komuniteti i besimtarëve të Kishës Ortodokse, familjarë e miq, i dhanë sot lamtumirën e fundit priftit Kristaq Viso i cili humbi jetën pasi u rrëzua nga çatia e Kishës së Shën Triadhës.

    Nga kisha e Çifligut ku u mbajt shërbesa mortore për Atë Vison, Kryepeshkopi Joan Pelushi, në fjalën e tij, theksoi devotshmërinë dhe gatishmërinë e pafundme të priftit Kristaq Viso.
    Atë Kristaq Mërtiri, mik i ngushtë i At Kristaq Viso, ndau momentet e fundit të jetës së priftit duke rrëfyer se ngjarja tragjike ndodhi gjatë një pune vullnetare në çatinë e një kishe, ku po përgatiteshin materiale për restaurimin e manastirit të Çifligut.
    Prifti Kristaq Viso ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm, pas disa ditëve në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës për shkak të dëmtimeve në kokë dhe trup të marra nga rrëzimi i tij nga çatia e kishës së Shën Triadhës në Korçë

    Top Channel

  • Ra aksidentalisht nga çatia e kishës/ Ndërron jetë Atë Kristaq Viso

    Ra aksidentalisht nga çatia e kishës/ Ndërron jetë Atë Kristaq Viso

    Mitropolia e Shenjtë e Korçës ka dhënë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Atë Kristaq Visos.
    Atë Kristaq Viso më 19 maj ra aksidentalisht nga çatia e kishës ku shërbente ku mori dëmtime në kokë dhe në trup.
    Atë Kristaq Viso nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
    “Sot fjeti më Zotin Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso!
    Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllime të përzemërta bashkëshortes, vajzave dhe të gjithë familjarëve dhe të afërmve! I lutemi Perëndisë, të cilit i shërbeu, që ta ndjejë dhe ta prehë shpirin e tij me shenjtorët në gjirin e Avramit në Mbretërinë e Qiejve!
    Qoftë e lumur udha në të cilën shkon ti sot, se të është përgatitur vendi i prehjes lart në qiell, paraisë të mbarë o vëllai ynë i lumur dhe i gjithmonë kujtuar!”, thuhet në reagimin e Mitropolisë së Korçës.

  • VIDEO/ Po shembnin murin në shtëpinë e braktisur, dy vajza të mitura shtypen nga çatia, humbin jetën

    VIDEO/ Po shembnin murin në shtëpinë e braktisur, dy vajza të mitura shtypen nga çatia, humbin jetën

    Një aksident i rëndë në të cilin humbën jetën dy vajza të mitura ndodhi në fshatin Terpilichi në rajonin e Leningradit në Rusi, kur ato u shtypën nga çatia e një shtëpie të braktisur.

    Sipas informacioneve nga mediat ruse, dy miturat po shembnin muret brenda ndërtesës kur ndodhi aksidenti.

    What. a stupid. death…
    Two teenage girls tried to break down a wall in a ruined building in Terpilitsy. The structure collapsed, and they were crushed by a falling slab. Rescuers arrived quickly but found them dead.

    Authorities are investigating how they got in and why the… pic.twitter.com/RVn3eXaBEk
    — Vladcoin (@runews) June 1, 2025

    Një video e postuar në rrjetet sociale tregon dy vajzat duke u përpjekur të shembin një mur, të cilin shihen duke e goditur vazhdimisht me gurë.
    Në një moment, muri shembet, duke bërë që çatia të rrëzohet mbi dy vajzat dhe duke shkaktuar vdekjen e tyre.
    Pas aksidentit, autoritetet lokale po kryejnë hetime mbi rrethanat në të cilat dy të miturit hynë në ndërtesë dhe pse nuk ishin marrë masa për të ndaluar hyrjen./vizionplus.tv