Tag: casillas

  • Lë veten jashtë, Courtois zbulon 3 portierët më të mirë të momentit në botë

    Lë veten jashtë, Courtois zbulon 3 portierët më të mirë të momentit në botë

    20 Nëntor 2025

    20:36

    Telesport

    Në një intervistë të fundit për “Cadena Cope”, Thibaut Courtois, foli gjerë e gjatë për shumë çështje dhe një mës tyre ishte dhe zgjedhja e tre portierëve më të mirë aktualisht në botë.
    “3 portierët më të mirë në botë tani? Po lë veten timë jashtë. Oblak në vendin e 3-të, Alisson dhe David Raya”, tha Courtois.
    Ndërkohë, që nuk mungoi dhe komenti për një legjendë të klubit madrilen si Iker Casillas. “Iker Casillas është një shenjtor. Ai do të thotë shumë për tifozët e Real Madridit”, tha Courtois.
    Belgu ka luajtur 304 ndeshje për Los Blancos, duke pësuar 294 gola dhe duke regjistruar 121 ndeshje në total pa pësuar gol. Sezon pas sezoni, ai ka konfirmuar veten si një nga portierët më të mirë në botë dhe padyshim një nga më të mirët në historinë e Real Madridit.

  • Casillas nderohet në Meksikë, ceremonia e “Hall of Fame” përfundon me foton historike

    Casillas nderohet në Meksikë, ceremonia e “Hall of Fame” përfundon me foton historike

    12 Nëntor 2025

    8:25

    Alfred Lleshi

    Iker Casillas u shpall mbrëmë protagonist në Pachuca, Meksikë, gjatë ceremonisë së 13-të të “Hall of Fame” të futbollit, ku u futën 18 anëtarë të rinj. Ish-portieri i Real Madridit, kampion bote më 2010, u prit me shumë entuziazëm dhe falënderoi publikisht Meksikën e grupin “Pachuca” për vlerësimin.
    Eventi përfundoi me një foto historike, që bashkoi pesë portierë legjendarë: Casillas, René Higuita, Jorge Campos, “Pato” Fillol (kampion bote më 1978) dhe Nery Pumpido (kampion më 1986 me Argjentinën e Maradonës).
    Përveç Casillas, në këtë edicion u nderuan edhe Diego Forlán, fitues i dy “Këpucëve të Arta”, megjithëse nuk mori pjesë për shkak të një dëmtimi, si dhe yje të tjerë ndërkombëtarë si Higuita, Gary Lineker e Ronald Koeman. “Hall of Fame” i Pachuca konsiderohet më prestigjiozi në botë për futbollin, ku përfshihen vetëm lojtarë që kanë së paku 5 vite nga tërheqja prej karrierës profesionale.
     

  • Sara Carbonero, e shokuar pas vjedhjes së koleksionit 200 mijë eurosh të orëve të Casillas

    Sara Carbonero, e shokuar pas vjedhjes së koleksionit 200 mijë eurosh të orëve të Casillas

    29 Tetor 2025

    10:15

    Alfred Lleshi

    Iker Casillas ka qenë në qendër të mediave kohët e fundit për shkak të vjedhjes nga dy persona të afërt; punonjësja e shtëpisë dhe rojtari i sigurisë, të cilët i morën një koleksion orësh me vlerë 200.000 euro. Ato i zëvendësuan me kopje thuajse identike dhe planifikonin një grabitje të gjashtë, të cilën policia e kapi në kohë.
    Roja i sigurisë, Carlos, pranoi të ishte autori intelektual i vjedhjes, duke justifikuar veprimin me borxhe personale, ndërsa liroi bashkëshorten e tij nga çdo përgjegjësi. Sara Carbonero, ish-partnerja e Casillas, është shprehur e habitur dhe e tronditur për situatën, duke mos dashur të komentojë më shumë për shkak të ndjeshmërisë së çështjes dhe rrethanave të mundshme.
    Sipas gazetarit Antonio Rossi, Carbonero nuk mund ta besonte se autorët ishin njerëz me të cilët kishte bashkëjetuar dhe njohur mirë. Policia arrestoi dy të dyshuarit më 21 tetor, ndërsa Carlos pranoi se kishte mundur ta kryente grabitjen që nga dita e parë që iu shfaqën orët, duke përdorur tutoriale në YouTube për t’i manipuluar ato.