Tag: carney

  • Pas Francës dhe Britanisë, Kanadaja thotë se do ta njohë shtetin palestinez në shtator

    Pas Francës dhe Britanisë, Kanadaja thotë se do ta njohë shtetin palestinez në shtator

    Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka thënë se shteti që udhëheq do ta njohë shtetin palestinez në shtator, duke u bërë vendi i tretë i grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) që bën një njoftim të tillë në ditët e fundit.

    Carney ka thënë se marrja e këtij vendimi do të varet nga reformat që do të kryhen, përfshirë zotimin e Autoritetit Palestinez që t’i mbajë zgjedhjet e reja vitin e ardhshëm, pa pjesëmarrje të Hamasit.
    Hamasi është grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera.

    Deklaratat e tij vijnë një ditë pasi Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do ta njohë shtetin palestinez në shtator, përveç nëse Izraeli pajtohet për armëpushim dhe kushte tjera.
    Një javë më parë, edhe Franca e ka prezantuar një plan të ngjashëm.
    Ministria e Jashtme e Izraelit e ka kundërshtuar njoftimin e Kanadasë, duke e quajtur “shpërblim për Hamasin”.
    Prej 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, shtetin palestinez e njohin zyrtarisht 147 sosh.
    Carney ka thënë se Kanadaja do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
    Ai e ka përmendur zgjerimin e vendbanimeve izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor, përkeqësimin e situatës së sigurisë në Gazë, dhe sulmin e 7 tetorit të vitit 2023 të Hamasit kundër Izraelit, si arsye pas ndryshimit dramatik të politikës së jashtme të Kanadasë.
    “Niveli i vuajtjeve njerëzore në Gazë është i patolerueshëm dhe është duke u përkeqësuar me shpejtësi”, ka thënë Carney para gazetarëve.
    Ai ka thënë se njohja e shtetësisë palestineze do të bëhet bashkë me përkushtimet e palës tjetër që të reformohet dhe të çmilitarizojë territorin.
    Carney ka thënë në konferencë për media se ka biseduar me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, lidhur me vendimin e marrë.
    Autoriteti palestinez kontrollon pjesë të Bregut Perëndimor përmes partisë Fatah, të udhëhequr nga Abbasi, derisa Gazën e ka udhëhequr Hamasi.
    Asnjëri prej këtyre territoreve nuk ka mbajtur zgjedhje prej vitit 2006.
    Izraeli e ka nisur fushatën ushtarake në Gazë në përgjigje të sulmit të kryer nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, si pasojë e të cilit janë vrarë 1.200 njerëz dhe janë marrë peng rreth 240 të tjerë.
    Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, mbi 59.000 palestinezë janë vrarë në Gazë prej atëherë.
    Pjesa më e madhe e Gazës tani është shndërruar në gërmadhë.
    Agjencia e OKB-së për Refugjatë Palestinezë (UNRWA) ka thënë se një në pesë fëmijë në qytetin e Gazës tani është i kequshqyer dhe që numri i rasteve po rritet çdo ditë.
    Mbi 100 organizata ndërkombëtare të ndihmës dhe grupe për të drejta të njeriut kanë paralajmëruar për uri masive në Rripin e Gazës, duke iu bërë presion qeverive në botë që të veprojnë.
    Izraeli, i cili kontrollon hyrjen e të gjitha furnizimeve në Gazë, përsërit se nuk ka rrethim dhe e fajëson Hamasin për çdo rast të kequshqyerjes.

  • Kanadaja ndjek Francën dhe Britaninë, planifikon të njohë shtetin e Palestinës

    Kanadaja ndjek Francën dhe Britaninë, planifikon të njohë shtetin e Palestinës

    Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka njoftuar se vendi i tij planifikon të njohë shtetin e Palestinës në shtator, duke u bërë shteti i tretë nga G7 që shpall një vendim të tillë në ditët e fundit, pas Britanisë së Madhe dhe Francës.

    Në një deklaratë për mediat, Carney tha se njohja do të kushtëzohet me reforma demokratike nga Autoriteti Palestinez, përfshirë mbajtjen e zgjedhjeve të reja vitin e ardhshëm dhe përjashtimin e Hamasit nga procesi zgjedhor.
    “Po shohim një përkeqësim të thellë të situatës humanitare në Gaza dhe një zgjerim të paligjshëm të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor. Perspektiva për një shtet palestinez po gërryhet përpara syve tanë,” u shpreh kryeministri kanadez.
    Sipas tij, Kanadaja do ta shpallë njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator. Vendimi vjen vetëm një ditë pasi Britania paralajmëroi një hap të ngjashëm, nëse Izraeli nuk pranon një armëpushim dhe disa kushte të tjera, si dhe një javë pas deklaratës përkatëse të Francës.
    Ministria e Jashtme e Izraelit e ka quajtur këtë vendim të Kanadasë “një shpërblim për Hamasin”, ndërsa opozita konservatore në Kanada e ka kritikuar ashpër Carney-n. “Njohja e një shteti palestinez menjëherë pas sulmeve terroriste të 7 tetorit jep një sinjal të gabuar për botën,” thuhet në reagimin e Partisë Konservatore.
    Carney nënvizoi se vendimi i Kanadasë është i pavarur dhe nuk është ndikuar nga vendimet e Francës apo Britanisë, dhe se nuk ka pasur konsultime me SHBA-në për këtë çështje.
    Ai shtoi se njohja do të varet nga angazhimi i Autoritetit Palestinez për të reformuar qeverisjen dhe për të çmilitarizuar territorin. Carney konfirmoi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin palestinez Mahmoud Abbas për këtë temë.
    Aktualisht, Autoriteti Palestinez kontrollon pjesë të Bregut Perëndimor përmes partisë Fatah, ndërsa Gaza mbetet nën kontrollin e Hamasit. Asnjë zgjedhje nuk është mbajtur në këto territore që prej vitit 2006.

    Top Channel

  • Pas Britanisë e Francës, edhe Kanadaja njofton se do të njohë shtetin e Palestinës

    Pas Britanisë e Francës, edhe Kanadaja njofton se do të njohë shtetin e Palestinës

    Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney.

    KANADA- Kanadaja po planifikon të njohë shtetin palestinez. Kështu ka deklaruar kryeministri Mark Carney. Kanadaja bëhet kështu vendi i tretë i G7 që merr një vendim të tillë. Megjithatë Carney tha se një veprim i tillë do të varet nga kushte të caktuara, duke përfshirë edhe angazhimet e Autoritetit Palestinez për të reformuar rrënjësisht qeverisjen e tij.
    “Kanadaja synon të njohë shtetin e Palestinës në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator 2025″, tha kryeministri Mark Carney gjatë një konference për media në Ottawa, pasi kryesoi një takim virtual me kabinetin e tij.
    “Kanadaja prej kohësh ka qenë e përkushtuar ndaj zgjidhjes me dy shtete, një shtet palestinez i pavarur, i qëndrueshëm dhe sovran që jeton krah për krah me Shtetin e Izraelit në paqe dhe siguri”, theksoi Carney.
    Ai po ashtu tha se plani i Kanadasë për të njohur Palestinën si shtet “bazohet në angazhimin e Autoritetit Palestinez për reforma shumë të nevojshme”, si dhe u zotua se “Kanadaja do të rrisë përpjekjet e saj në mbështetjen e qeverisjes së fortë demokratike në Palestinë dhe kontributet e popullit të saj për një të ardhme më paqësore dhe shpresëdhënëse”.
    “Çdo rrugë drejt paqes së qëndrueshme për Izraelin gjithashtu kërkon një shtet palestinez të qëndrueshëm”, tha ai.
    Kryeministri kanadez gjithashtu theksoi se “niveli i vuajtjeve njerëzore në Gaza është i pa tolerueshëm dhe po përkeqësohet me shpejtësi”.
    “Kanadaja dënon faktin që qeveria izraelite ka lejuar që situata në Gaza të përkeqësohet”, shtoi ai.
    Ky qëndrim vjen një ditë pasi Britania deklaroi se do ta njihte shtetin palestinez në shtator nëse Izraeli nuk pranonte një armëpushim. Ndërsa javën e kaluar ishte Franca ajo që deklaroi se do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez./ZËRI

  • Kanadaja rreshtohet krah Franës, do të njohë shtetin palestinez në Kombet e Bashkuara

    Kanadaja rreshtohet krah Franës, do të njohë shtetin palestinez në Kombet e Bashkuara

    Kryeministri kanadez Mark Carney ka njoftuar se vendi i tij planifikon të njohë shtetin e Palestinës në Kombet e Bashkuara.

    Në një postim të së premtes në X, Carney deklaroi: “Kanadaja mbështet një zgjidhje me dy shtete që garanton paqen dhe sigurinë për izraelitët dhe palestinezët.” Ai shtoi se Ottawa “do të punojë intensivisht në të gjitha forumet për të çuar më tej këtë qëllim, përfshirë pjesëmarrjen e Ministrit të Punëve të Jashtme në Konferencën e Nivelit të Lartë të OKB-së mbi një Zgjidhje me Dy Shtete në Nju Jork javën e ardhshme.

    Canada condemns the Israeli government’s failure to prevent the rapidly deteriorating humanitarian disaster in Gaza.Israel’s control of aid distribution must be replaced by comprehensive provision of humanitarian assistance led by international organizations. Many of these are…— Mark Carney (@MarkJCarney) July 25, 2025

    Kryeministri tha gjithashtu se Kanadaja dënon dështimin e qeverisë izraelite për të parandaluar përkeqësimin e shpejtë të katastrofës humanitare në Rripin e Gazës.

    Më parë, Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi qëllimin e tij për të njohur Shtetin e Palestinës në shtator 2025.

    Në përgjigje, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e dënoi ashpër këtë veprim, duke thënë se krijimi i një shteti palestinez do të përbënte një kërcënim për sigurinë e Izraelit.

    Ndërkohë, lëvizja Hamas përshëndeti qëllimin e Macron për të njohur Palestinën gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator.

    Hamasi e përshkroi këtë veprim si një hap pozitiv në drejtimin e duhur drejt drejtësisë për popullin e shtypur palestinez dhe mbështetjes për të drejtën e tyre legjitime për vetëvendosje dhe krijimin e një shteti të pavarur palestinez në të gjithë territorin e tij të pushtuar, me Jerusalemin si kryeqytet.

  • Kanadaja kufizon importet e çelikut për të mbrojtur industrinë vendase nga tarifat e Trump

    Kanadaja kufizon importet e çelikut për të mbrojtur industrinë vendase nga tarifat e Trump

    Qeveria e Kanadasë do të kufizojë importin pa tarifa të çelikut të huaj për të mbështetur prodhuesit vendas, të cilët po përballen me trysni të madhe pas vendosjes së tarifave ndëshkuese nga SHBA-të.

    Kryeministri Mark Carney bëri të ditur masat e reja në një konferencë për shtyp në Ontario, ku njoftoi se qeveria do të ulë kuotat e importit nga 100% në 50% për çelikun që vjen nga vendet që nuk kanë marrëveshje të tregtisë së lirë me Kanadanë. Çdo import mbi këtë kufi do të përballet me një tarifë 50%.

    Këto masa vijnë pas vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për të dyfishuar tarifat ndaj çelikut kanadez, nga 25% në 50%, duke rënduar ndjeshëm industrinë e metalit në vend. Carney theksoi se aktualisht gati dy të tretat e konsumit të çelikut në Kanada mbulohet nga importi, ndërsa mbi 90% e eksporteve shkojnë drejt SHBA-së – një varësi që ai e quajti “të paqëndrueshme”.

    Në përpjekje për të zbutur këtë varësi, Carney deklaroi se qeveria do të diversifikojë partnerët tregtarë dhe do të japë prioritet përdorimit të çelikut të prodhuar në vend në të gjitha projektet publike madhore, përfshirë ato të banimit dhe të mbrojtjes. Ai njoftoi gjithashtu se do të vendoset një tarifë shtesë për importet që përmbajnë çelik të prodhuar në Kinë, për të frenuar konkurrencën e padrejtë dhe për të forcuar industrinë e brendshme.

    Industria e çelikut në Kanada ka pësuar goditje të forta pas vendosjes së tarifave amerikane, me një rënie prej 30% në prodhim që nga muaji mars, sipas Catherine Cobden, presidente e Shoqatës Kanadeze të Prodhuesve të Çelikut. Ajo e përshëndeti vendimin e qeverisë, duke thënë se “është fantastike të shohësh që po bëjmë përparim”.

    Carney përmbylli fjalën e tij me një zotim të fortë: “Këto ndryshime do të sigurojnë që kanadezët po i japin vetes shumë më tepër sesa çdo qeveri e huaj mund t’u marrë.”

  • Kanadaja heq taksën për teknologjinë me synim përparimin e bisedimeve tregtare me Trump

    Kanadaja heq taksën për teknologjinë me synim përparimin e bisedimeve tregtare me Trump

    Presidenti amerikan e kishte cilësuar taksën si një “sulm të drejtpërdrejtë dhe flagrant” ndaj vendit të tijKanadaja ka hequr dorë nga një taksë mbi shërbimet dixhitale që synonte kompanitë amerikane të teknologjisë, në përpjekje për të zbutur negociatat tregtare me fqinjin e saj, pasi presidenti Donald Trump e përshkroi këtë masë si një “sulm të drejtpërdrejtë dhe flagrant”.Vendimi për të tërhequr taksën, një tatim 3 për qind mbi të ardhurat e kompanive më të mëdha të teknologjisë, u mor vetëm disa orë përpara se të hynte në fuqi më 30 qershor.“Heqja e taksës për shërbimet dixhitale do t’i japë mundësi përparimit të negociatave për një marrëdhënie të re ekonomike dhe të sigurisë me SHBA-në dhe do të forcojë përpjekjet tona për të krijuar vende pune dhe për të ndërtuar mirëqenie për të gjithë kanadezët,” tha ministri i Financave i Kanadasë, François-Philippe Champagne.Kryeministri Mark Carney u shpreh se heqja e taksës “do të mbështesë rifillimin e negociatave përpara afatit të 21 korrikut”, të përcaktuar në samitin e liderëve të G7-ës të mbajtur këtë muaj në Kananaskis, Alberta.Sipas deklaratës, Carney dhe Trump kanë rënë dakord për të rifilluar negociatat. Trump kishte deklaruar të premten se SHBA-ja po “pezullonte” bisedimet tregtare me Kanadanë në shenjë hakmarrjeje, për shkak të taksës ndaj kompanive të teknologjisë, duke rindezur një luftë të ashpër tregtare në Amerikën e Veriut pas disa muajsh qetësie relative.Disa vende të BE-së, përfshirë Francën, tashmë kanë vendosur taksa për kompanitë dixhitale, ndërsa presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen paralajmëroi më herët këtë vit se blloku mund të vendosë detyrime mbi të ardhurat nga reklamat e kompanive të mëdha teknologjike, nëse dështojnë bisedimet tregtare me SHBA-në.Në dhjetor 2023, Zyra Parlamentare e Buxhetit të Kanadasë vlerësoi se taksa për shërbimet dixhitale do të rriste të ardhurat e qeverisë federale me 7.2 miliardë dollarë kanadezë (5.3 miliardë dollarë amerikanë) në pesë vjet.Taksa, e shpallur fillimisht në vitin 2020, synonte kompani si Meta, Netflix dhe Amazon, si dhe biznese vendase. Subjektet e prekura duhej të dorëzonin një deklaratë deri në fund të qershorit, përndryshe do të përballeshin me gjoba.Edhe pse kjo taksë ishte një nga ankesat kryesore të Trump, ajo ishte gjithashtu e papëlqyeshme nga disa grupe të biznesit kanadez.“Prej vitesh kemi paralajmëruar se zbatimi i një takse të njëanshme për shërbimet dixhitale mund të rrezikojë marrëdhënien ekonomike të Kanadasë me SHBA-në,” tha Goldy Hyder, president i Këshillit të Biznesit të Kanadasë.Dollari amerikan mbeti i qëndrueshëm ndaj monedhës kanadeze, rreth 1.37 dollarë kanadezë në tregtinë e mëngjesit të së hënës.Armiqësia e paprecedentë e Trump ndaj fqinjit të veriut, me kërcënime të përsëritura për aneksim të Kanadasë dhe vendosje tarifash në kundërshtim me marrëveshjet e tregtisë së lire, dominoi zgjedhjet kanadeze dhe ndihmoi që partia liberale e Carney-t të dilte fituese.Carney kishte premtuar se do t’i bënte ballë Trump-it dhe javën e kaluar ministri i Financave kishte deklaruar se Otava do të vazhdonte me taksën.Gjithashtu këtë muaj, Carney njoftoi një rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen, duke i mundësuar Kanadasë të arrijë objektivin e NATO-s për të paktën 2 për qind të PBB-së që këtë vit, dhe jo në vitin 2030. Ky veprim pasoi kritikat e Trump se Kanadaja dhe anëtarë të tjerë të NATO-s nuk po përmbushnin detyrimet e tyre.Kanada ka një marrëdhënie tregtare vjetore me SHBA-në me vlerë 1.3 trilionë dollarë kanadezë dhe pjesën më të madhe të produkteve dhe shërbimeve i eksporton në SHBA.Carney ka nisur një paketë të gjerë reformash për të diversifikuar ekonominë dhe për ta shkëputur atë nga varësia e madhe ndaj SHBA-së, përfshirë një nismë për të hequr barrierat e tregtisë së brendshme, që kanë penguar lëvizjen e mallrave dhe shërbimeve ndërmjet provincave kanadeze. / FT Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Trump thotë se po i jep fund bisedimeve tregtare me Kanadanë: Kemi të gjitha kartat në dorë

    Trump thotë se po i jep fund bisedimeve tregtare me Kanadanë: Kemi të gjitha kartat në dorë

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

    SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërkohë që vendi synon të fillojë zbatimin e një politike tatimore që synon kompanitë e mëdha të teknologjisë. Lëvizja e fundit, të cilën ai e njoftoi në mediat sociale, vjen ndërsa vendet fqinje kishin punuar për të rënë dakord për një marrëveshje tregtare deri në mesin e korrikut.
    Të dy vendet kanë vendosur tarifa për mallrat e njëri-tjetrit pasi Trump shkaktoi një luftë tregtare në fillim të këtij viti dhe kërcënoi të aneksonte Kanadanë duke përdorur “forcë ekonomike”. Të premten, presidenti amerikan tha se po i jepte fund bisedimeve për shkak të asaj që e quajti një “taksë të jashtëzakonshme” mbi kompanitë e teknologjisë dhe shtoi se do të njoftonte tarifa të reja për mallrat që kalojnë kufirin brenda javës së ardhshme.
    “Me anë të kësaj po i ndërpresim TË GJITHA diskutimet mbi Tregtinë me Kanadanë, me efekt të menjëhershëm”, shkroi ai në rrjetet sociale.
    “Ne do ta njoftojmë Kanadanë për tarifën që do të paguajë për të bërë biznes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës brenda periudhës së ardhshme shtatë ditore.”
    Më vonë në Zyrën Ovale, Presidenti Trump u tha gazetarëve se SHBA-të i kanë “të gjitha kartat”.
    “Ekonomikisht, ne kemi një pushtet të tillë mbi Kanadanë. Do të preferoja të mos e përdorja atë,” shtoi ai.
    Në komente të shkurtra për gazetarët, Kryeministri Mark Carney sugjeroi se bisedimet do të vazhdonin me ritëm të shpejtë.
    “Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë këto negociata komplekse në interesin më të mirë të kanadezëve”, tha ai.
    Taksa prej 3% e shërbimeve dixhitale në Kanada ka qenë një pikë ngërçi në marrëdhëniet e saj me SHBA-në që kur ligji u miratua vitin e kaluar. Pagesat e para duhet të bëhen të hënën.
    Grupet e biznesit vlerësojnë se kjo do t’u kushtojë kompanive amerikane, të tilla si Amazon, Apple dhe Google, më shumë se 2 miliardë dollarë në vit. Vende të tjera kanë një taksë të ngjashme në fuqi, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Italinë.
    Zyrtarët kanadezë kishin thënë se prisnin ta adresonin çështjen si pjesë të bisedimeve tregtare me SHBA-në.
    Kishte shpresa se marrëdhënia relativisht e ngrohtë që Carney i sapozgjedhur ka krijuar me Trump mund t’i ndihmonte këto negociata.
    Lëvizja e fundit e presidentit hedh dyshime mbi një marrëveshje të ardhshme, megjithëse Trump shpesh ka përdorur kërcënime në mediat sociale për të provuar të fitojë ndikim në bisedime ose të përshpejtojë negociatat që ai i sheh si të bllokuara.
    Muajin e kaluar, për shembull, ai kërcënoi të rriste tarifat për mallrat që mbërrijnë në brigjet e SHBA-së nga Bashkimi Evropian, vetëm për t’u dorëzuar disa ditë më vonë. Candace Laing, drejtoreshë ekzekutive e Dhomës Kanadeze të Tregtisë, e cila ka qenë kritike ndaj taksës së shërbimeve dixhitale, tha se “duhet të priten surpriza të minutës së fundit”, ndërsa afrohet afati i fundit për një marrëveshje.
    “Toni dhe përmbajtja e bisedimeve është përmirësuar në muajt e fundit dhe shpresojmë të shohim përparim të vazhdueshëm”, shtoi ajo.
    Senatori kanadez Hassan Yussuff, i cili është anëtar i një këshilli këshillimor tregtar Kanada-SHBA të Kryeministrit Carney, i tha Globe and Mail se beson që Trump po përpiqet të fitojë “ndikim” në bisedime duke ushtruar presion mbi Kanadanë.
    “Mendoj se ne nuk reagojmë ndaj kësaj,” tha Yussuff.
    Ndërkohë, disa në komunitetin e biznesit të Kanadasë i kanë bërë thirrje Carney-t që të heqë taksën e shërbimeve dixhitale. Goldy Hyder, presidente e Këshillit të Biznesit të Kanadasë, tha të premten se taksa dëmton marrëdhënien e Kanadasë me SHBA-në dhe duhet të hiqet “për të rikthyer në rrugën e duhur negociatat tregtare”.
    Në samitin e G7-ës në mesin e qershorit, Trump dhe Carney kishin vendosur një afat prej 30 ditësh për arritjen e një marrëveshjeje tregtare. Nuk është e qartë nëse komentet e fundit të Trump kanë ndikuar në këtë afat kohor.
    Gjatë mandatit të parë të Trump, Shtëpia e Bardhë luftoi fort ndërsa shumë vende filluan të shqyrtonin taksat mbi shërbimet dixhitale.
    Por Inu Malak, bashkëpunëtor për politikën tregtare në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë, vuri në dukje se çështja mbeti e pazgjidhur në marrëveshjen tregtare që SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar arritën në fillim të këtij viti, duke sugjeruar njëfarë fleksibiliteti.
    Ajo tha se kërcënimi i Trump dukej si një lëvizje për të rritur presionin jashtë “manualit” të tij tipik të negociatave, por ishte gjithashtu një shenjë se presidenti ishte rifokusuar te Kanadaja, gjë që mund të hapte rrugën për një marrëveshje.
    “Kjo ofron njëfarë hapjeje – ndoshta jo atë që donte Kryeministri Carney… por u ofron atyre njëfarë hapësire për të përshpejtuar këto bisedime”, tha ajo.
    SHBA-të janë partneri kryesor tregtar i Kanadasë, duke blerë më shumë se 400 miliardë dollarë mallra vitin e kaluar sipas një marrëveshjeje të tregtisë së lirë afatgjatë.
    Por Trump e goditi atë tregti me një tarifë të re prej 25% në fillim të këtij viti, duke përmendur shqetësimet në lidhje me trafikun e drogës në kufi.
    Tarifat e reja të SHBA-së për makinat, çelikun dhe aluminin kanë trazuar gjithashtu marrëdhëniet. Pjesët e makinave, për shembull, kalojnë kufijtë e SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë disa herë përpara se një automjet të montohet plotësisht dhe taksa të tilla importi kërcënojnë zinxhirët e furnizimit.
    Trump më vonë krijoi përjashtime për disa mallra përballë alarmit të përhapur nga bizneset si në SHBA ashtu edhe në Kanada, e cila është kundërpërgjigjur me tarifat e veta për disa produkte amerikane.
    Aksionet në SHBA ranë të premten pasi Trump tha se po ndërpriste bisedimet, por më vonë u rikthyen me S&P 500 që u mbyll në një nivel rekord.

  • Donald Trump largohet, samiti i G7 pa presidentin amerikan

    Donald Trump largohet, samiti i G7 pa presidentin amerikan

    Presidenti amerikan Trump është larguar nga samiti i G7 në Kanada.Në një deklaratë të përbashkët mbi konfliktin midis Izraelit dhe Iranit, Irani shihet si “burimi kryesor i paqëndrueshmërisë dhe terrorit rajonal”.
    Lajmet e fundit nga samiti i G7-s në Kanada: Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, largohet më herët nga samiti i G7-ës dhe kthehet me aeroplan në Uashington: “Duhet të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Trump.

    Lufta në Lindjen e Mesme, e cila hodhi hije samitin e G7-ës bëri që edhe politikani më i rëndësishëm në këtë samit të largohet vetëm pas një dite të samitit, pas një fotoje familjare dhe darkës. “Do të doja shumë të qëndroja deri nesër, por ju të gjithë e kuptoni. Gjëra të mëdha po ndodhin tani”, thotë Trump. Gjëra të mëdha – “Gjëra të mëdha”.
    Trump u bën thirrje banorëve të Teheranit të evakuohenPak më parë, Trump u kishte bërë thirrje të gjithë banorëve të Teheranit në platformën e tij Truth Social të largoheshin nga qyteti. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, njoftoi njëkohësisht vendosjen e “kapaciteteve ushtarake” shtesë në rajon. Samiti i G7 është dëshmitar i një përshkallëzimi të mëtejshëm në Lindjen e Mesme. Megjithëse, gjithçka kishte filluar harmonikisht në mëngjesin e së hënës: peizazhe malore, ujëra të rrëmbyeshëm dhe mikpritësi kanadez Mark Carney duke pritur kancelarin gjerman.
    Askush nuk mund ta kishte menduar se prapë gjërat do të merrnin një kthesë tjetër falë Trump: “Shkëlqesia Juaj, Friedrich Merz”, kështu e prezantoi një zëdhënëse kancelarin. Foto të bukura, shtrëngime duarsh. Carney e di që Merz është politikan i përshtatshëm për të mbajtur samite. Me Trumpin gjërat komplikohen.
    Kurs afrimi me presidentin TrumpE pastaj shou i Trump. Gjithmonë e kam thënë se ishte një gabim përjashtimi i Rusisë nga G8, sipas Trump. Po ish-Presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe një “person i quajtur Trudeau” e bënë këtë në atë kohë. Carney qëndron duarkryq dhe nuk kundërshton. Justin Trudeau, paraardhësi i tij si kryeministër i Kanadasë, as nuk ishte në detyrë në vitin 2014. Po nuk duket se kjo ka rëndësi. Përpjekje afrimi me Trump që në fillim të sesionit të parë të punës. Nostalgjia nuk është një strategji, thotë Carney; ndryshimi është i rëndësishëm. “Disa, ju, për shembull, Z. President, e kuptuat këtë herët dhe vepruat me guxim.” Duket se kjo i pëlqen Trumpit.
    Pasatj lajmi: Trump largohet herët nga samiti. Zëdhënësja e tij thotë se ai duhet të merret me “çështje të rëndësishme në Lindjen e Mesme”. Izraeli ka nevojë për SHBA-në, jo për G7-ën. “Dhe Irani nuk do të fitojë. Shikojeni këtë”, shprehet Trump ndërsa qëndron pranë Keir Starmer të Britanisë. Iranianët duhet të negociojnë para se të jetë tepër vonë. Starmer qëndron duarkryq, por me guxim vazhdon të flasë për uljen e tensioneve: “Ekziston një konsensus se duhet të ulim tensionet.” Presidenti francez Emmanuel Macron i ofron Trump mbështetjen e tij për një iniciativë në Lindjen e Mesme. Ai ende nuk di asgjë për largimin e parakohshëm të Trump.
    Trump nuk ka nevojë për të tjerët. Mesazhi i tijështë i qartë për Iranin: Do të ketë një marrëveshje. “Për Iranin do të ishte budallallëk të mos e nënshkruante”, tha ai.
    Çuditërisht, krerët e shteteve dhe qeverive – përfshirë Trump – ranë dakord për një deklaratë të përbashkët mbi konfliktin midis Izraelit dhe Iranit. Teksti, i publikuar nga Kanadaja pritëse, e përshkruan Iranin si “burimin kryesor të paqëndrueshmërisë dhe terrorit rajonal” dhe thekson të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.
    Largimi i Trump e trazon samitinLargimi i parakohshëm e trazon të gjithë samitin. “Po mblidhemi këtu në një pikë kthese në histori”, tha Carney mëngjesin e fillimit të samitit. Pa e ditur ende se lufta në Lindjen e Mesme dhe Presidenti i SHBA-së do t’i shndërronin planet e Kanadasë për samitin të përgatitura me kujdes në plane që nuk funksionuan. Megjithatë, Carney shprehu mirëkuptim: “E falënderoj Presidentin Trump që është këtu.”
    Të martën (17.06.) presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është për vizitë në raundet e samitit. Fillimisht ishte planifikuar të diskutonte për Ukrainën me Trump. Narendra Modi i Indisë po i afrohej Kanadasë kur u përhap lajmi për largimin e Trump.
    Situata globale tani përsëri ka ndryshuar. Lindja e Mesme kërkon angazhimin e presidentit të SHBA-së. Mosmarrëveshja për tarifat, madje edhe lufta në Ukrainë – në këtë ditë, gjithçka tjetër duket se po kalon në plan të dytë.
     

  • Kanadaja rrit shpenzimet në mbrojtje, akordon 2% të buxhetit të vitit 2025

    Kanadaja rrit shpenzimet në mbrojtje, akordon 2% të buxhetit të vitit 2025

    Kanadaja do të shpenzojë 2% të buxhetit të saj për mbrojtje këtë vit për të përmbushur objektivin e NATO-s gjysmë dekade përpara afatit për shkak të kërcënimeve në rritje, tha sot Kryeministri Mark Carney.

    “Besimi i kahershëm se vendndodhja gjeografike e Kanadasë do të na mbronte është gjithnjë e më i vjetëruar”, tha kryeministri, i cili njoftoi gjithashtu se Kanadaja dëshiron të zvogëlojë varësinë e saj ushtarake nga Shtetet e Bashkuara.
    Sipas Mark Carney, kërcënimet që burojnë nga një botë më e rrezikshme dhe e përçarë po e trondisin rendin ndërkombëtar.
    Duke folur për “zgjimin e papritur” të Kanadasë, kryeministri përmendi kërcënimet nga Rusia dhe Kina, ndër të tjera, duke shtuar se qëndrimi i ri amerikan në skenën ndërkombëtare ka gjithashtu pasoja serioze.
    “Sot, Shtetet e Bashkuara po fillojnë të përfitojnë nga hegjemonia e tyre, po kërkojnë tarifa për aksesin në tregjet e tyre dhe po zvogëlojnë kontributet e tyre në sigurinë tonë kolektive”, shpjegoi Mark Carney.
    Në këtë kontekst, dhe për shkak se pajisjet ushtarake kanadeze po “plaken”, Ottawa synon të investojë në nëndetëse, anije, radarë, avionë pa pilot dhe sensorë të rinj në Arktik.
    Kryeministri kanadez përsëriti se sovraniteti i Arktikut është një përparësi dhe se Kanadaja po përpiqet të forcojë sigurinë transatlantike, veçanërisht përmes pjesëmarrjes së saj në “ReArm Europe”, një iniciativë që synon forcimin e aftësive mbrojtëse evropiane dhe industrisë mbrojtëse evropiane.
    Sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet të bëjë thirrje për një rritje prej 400% të aftësive të Aleancës për mbrojtje ajrore dhe raketore gjatë një samiti në Londër, kryesisht për t’u përballur me një Rusi që “mbjell terror nga qielli”.

    Top Channel

  • Marrëdhëniet e tensionuara Kanada-Indi, kryeministri Carney fton Modin në Samitin e G7

    Marrëdhëniet e tensionuara Kanada-Indi, kryeministri Carney fton Modin në Samitin e G7

    Kryeministri kanadez Mark Carney e ka ftuar homologun e tij indian Narendra Modi në samitin e G7 që do të mbahet në vendin e tij këtë vit, pavarësisht tensioneve diplomatike midis dy vendeve.

    Ftesa u njoftua nga zyra e Carney pas një bisede telefonike midis dy kryeministrave.
    Ottawa tha se të dy udhëheqësit diskutuan lidhjet tradicionalisht të ngushta midis Kanadasë dhe Indisë, duke përfshirë lidhjet e thella shoqërore dhe partneritetet e rëndësishme ekonomike.
    Samiti i G7 i shtatë demokracive perëndimore më të fuqishme ekonomikisht do të mbahet në Kananaskis, Alberta, nga 15 deri më 17 qershor. Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump pritet gjithashtu të marrin pjesë në takime.
    India nuk është anëtare e G7, por mund të ftohet si mysafire në samitin e saj vjetor.
    Arsyeja e mosmarrëveshjes midis Kanadasë dhe Indisë është vrasja e aktivistit Hardeep Singh Nijar në qershor 2023 në provincën kanadeze të British Columbia.
    Ky rast shkaktoi tensione serioze në marrëdhëniet dypalëshe. Kryeministri i atëhershëm kanadez Justin Trudeau akuzoi qeverinë indiane se ishte përgjegjëse për vrasjen e synuar të Nijar, një akuzë që New Delhi e hodhi poshtë.

    Top Channel