Tag: carlos

  • Carlos Augusto: Të harrojmë humbjet ndaj Milan dhe Roma, sot është një ndeshje tjetër

    Carlos Augusto: Të harrojmë humbjet ndaj Milan dhe Roma, sot është një ndeshje tjetër

    30 Prill 2025

    11:05

    Telesport

    Brenda pak ditësh, Inter pa të kapitullojë në Kupën e Italisë, ku u eliminua nga Milan dhe të lëshojë kreun e renditjes në Serie A, pasi u mund nga Roma. Mbrojtësi zikaltër Carlos Augusto kërkon që skuadra të reagojë sot ndaj Barcelonës në Champions League.
    “Së fundi na ka munguar qartësia për të shfrytëzuar mundësitë, ndërsa rivalët tanë i shfrytëzuan të tyret. Nuk dua të kërkoj justifikime, humbjet ndaj Milan dhe Roma të dhembin, por sot kemi një ndeshje tjetër për të luajtur. Duhet t’i shohim gabimet që bëmë dhe të jemi të përqendruar”, tha Carlos Augusto.
    Për ndeshjen kundër Barcelonës, ai shtoi: “Të gjithë duan të luajnë në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Lodhja mendore mund të të rëndojë, por nuk mund të ketë frikë, kemi lojtarë me përvojë që kanë fituar shumë”.
    “Duhet të shohim gabimet e bëra në këto ndeshje, por grupi është gjithmonë vigjilent. Sot do të kemi një ndeshje të rëndësishme për të luajtur dhe do të duhet të bëjmë më të mirën tonë“, tha braziliani Carlos Augusto.

  • Evi Kokalari: Berisha i hapi gropën vetes, me 6 mln dollarët e paguar në SHBA

    Evi Kokalari: Berisha i hapi gropën vetes, me 6 mln dollarët e paguar në SHBA

    Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pas publikimit të kontratës 6 milionë dollarëshe për heqjen e non grata-s së Sali Berishës në SHBA.
    Ajo shkruan se kjo shumë e jashtëzakonshme mund të kthehet në një skandal në Amerikë dhe se shanset që Berishës t’i hiqen sanksionet janë thuajse zero.
    Sipas Kokalarit, kjo kontratë mund të bëjë që pas SPAK-ut edhe FBI të nis një hetim të mundshëm.
    Reagimi i Kokalarit:
    Ka nje mundesi qe Berisha perfundimisht i hapi gropen vetes me kete kontrate. Shuma eshte aq e larte, sa po plasi si skandal ne Amerike, s’ka asnje shans qe t’ja heqin sanksionet.
    Qe ta kuptoni sa e larte eshte shuma, di t’ju them qe qeveria e Serbise harxhon $500,000 ne vit…NE VIT per lobim…keta po paguajne $250,000 ne muaj dhe ne emrin e tyre.
    As Trump dhe as Rubio nuk do ngaterrohen ne kete fare korrupsioni. Me kete lloj paraje po luajne ata qe kane qene afer ketyre figurave dhe po perfitojne ne emer te tyre.
    Si e tille, as Trump dhe as Rubio nuk do te heqe sanksionet nese s’ka pergjigje se nga kane dale keto para. Di nje gje, qe Carlos Trujillos ka nisur tek nje nga keshilltaret e Rubios disa artikuj gazete per Berishen, artikuj qe i kane mbjellur keta vete ne median amerikane, prandaj lobimi i Berishes nuk fillon dhe mbaron me $6 million, por midis LaCivites, Manafort dhe disa gazetave ketu tek ne, nuk do ishte cudi qe shuma e harxhuar per lobimin e tyre te jete gati 10 million dollare!
    Nderkohe, Berisha eshte bere si Bleona Qereti qe publikonte nje ‘cease & desist’ ndaj meje duke thene se kishte perdorur avokatin e Trump.
    Trump, qe te jemi te qarte, ne cdo moment ka rreth tij nja 50 avokat, per ceshtje te ndryshme, private dhe qe kane te bejne me qeverine. Jam e sigurt qe dhe zyra e Carlos Trujillos ka bere pak pune si gjithe te tjeret, por nga avokatet e afert nuk eshte se do e kishim ditur me pare.
    Vlen te shtojme se kontratat e lobimit me $6 million nuk mbulon anen legale, dhe qartazi kerkon pagese me vete nese zyra e Carlos Trujillos do ishte ne sherbim, dhe jam e sigurt qe do jete.
    Nejse – per mendimin tim Sali Berisha kreu vetvrasje politike me kete kontrate, sepse $6 millioni do terheq vemendjen e te gjitheve dhe Rubio & Trump do distancohen.
    Trump e ka vdekje kur individ sidomos te fushates bejne para ne emrin e tij, dhe me te drejte -keshtu qe prisni sa te dal dhe ky skandal, dhe ashtu si SPAK, nuk eshte cudi te kemi nje investigim nga FBI dhe te ketij Carlos me shoke.

  • Do ndodhë për herë të parë, Ronaldo dhe Messi bashkë në të njëjtën skuadër, falë Carlos Tevez

    Do ndodhë për herë të parë, Ronaldo dhe Messi bashkë në të njëjtën skuadër, falë Carlos Tevez

    Carlos Tevez do bëjë realitet ëndrrën e tij të madhe, e cila është po ashtu ëndrra e miliona tifozëve në mbarë botën: Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi bashkë në një ekip.
    Edhe pse ka kohë që është tërhequr nga futbolli i luajtur dhe ka filluar karrierën si trajner, Carlos Tevez po mendon të organizojë një ndeshje lamtumire, e cila do të luhet në stadiumin e njohur të Boca Juniors, “La Bombonera”.
    Në këtë ndeshje lamtumire, Tevez do të ftojë shumë nga miqtë dhe ish-bashkëlojtarët me të cilët ka ndarë dhomat e zhveshjes. Pjesë e kësaj ndeshje pritet të jenë edhe Cristiano Ronaldo me Lionel Messin, të cilët për herë të parë do jenë në fushë në të njëjtin ekip, edhe pse do jetë thjesht një ndeshje miqësore.
    Vetë Tevez ka zbuluar disa nga emrat e mëdhenj që do të jenë të ftuar në këtë ndeshje. ëayne Rooney, Van der Sar, Rio Ferdinand, Vidic në njërën anë. Në anënt jetër, Buffon, Chiellini, Bonucci, Pirlo. Po ashtu do të jenë Riquelme, Messi dhe Ronaldo”, zbuloi Tevez.
    Ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të luhet kjo ndeshje, por me siguri do jetë një ndeshje që do të mbahet mend gjatë, duke ditur që Tevez ka pasur fatin te këtë bashkëlojtarë emra “big”.

  • Bernabeu dhe fërshëllimat ndaj Vini Jr, Roberto Carlos: “Ai duhet të kuptojë një gjë”

    Bernabeu dhe fërshëllimat ndaj Vini Jr, Roberto Carlos: “Ai duhet të kuptojë një gjë”

    Vinicius nuk është as lojtari i parë dhe as i fundit që vihen në shënjestër nga Bernabeu, por në ndeshjen e fundit që Real Madridi humbi në shtëpi kundër Valencias, kritikat kanë befasuar brazilianin.
    Ambasadori i klubit dhe bashkatdhetari i Vinicius, Roberto Carlos, ka folur për këtë episod dhe ka thënë për Telemadrid gjatë programit ‘Futbol es Futbol’:
    “Më kanë fërshëllyer disa herë, por kur ndodhi unë fillova të vrapoj dhe të kërkoja topin. Kështu funksionon: duhet të kuptosh rëndësinë që tifozët i japin fitores.
    “Më të mirët luajnë gjithmonë këtu. Pra, nëse një javë shkon keq ose një ndeshje nuk shkon siç pritej, ju keni disa ditë për t’u rikuperuar. Duhet të kuptosh se detyrimi është gjithmonë të fitosh. Duhet ta kuptosh këtë, sepse nëse je këtu është sepse ke qenë shumë mirë.
    “Nëse barazon ose humb një ndeshje, nuk ka rëndësi nëse je Roberto Carlos, Zidane apo Vinicius, është e rëndësishme të dish se duhet të jesh i fortë psikologjikisht për të përballuar presionin.
    “Këtu gjithmonë duhet të fitosh. Ne e dimë se në botën e sotme të futbollit ka kudo kualitet, por kur kalon Europën, në çdo fushë, ekziston dëshira për të mundur Real Madridin, është e njëjta histori si gjithmonë. Ky klub është sinonim i të qenit kampion dhe do të mbetet gjithmonë i tillë”.