Tag: carlos

  • “Fushatë” rinovimesh tek Interi. Nga Frattesi te Dimarco, emrat në krye të listës

    “Fushatë” rinovimesh tek Interi. Nga Frattesi te Dimarco, emrat në krye të listës

    11 Tetor 2025

    12:39

    Alfred Lleshi

    Tek Interi ka nisur “fushata” e rinovimeve. Drejtuesit po veprojnë me strategjinë e zakonshme, “blindimin” e lojtarëve kyç për projektin teknik. “Corriere dello Sport” bën përmbledhjen në këtë drejtim, prioritetet do të vendosen me kujdes dhe larg syrit të medias. Në qendër të bisedimeve të ardhshme të Marotta dhe Ausilio janë dy emra: Davide Frattesi dhe Carlos Augusto.
    Frattesi mbetet rasti më delikat. Pas një periudhe pakënaqësie në janar dhe mundësisë për t’u kthyer te Roma, mesfushori duket se nuk ka arritur kthesën e pritur këtë sezon. Përfshirja e munguar në sistemin 3-4-2-1 dhe rritja e Sucic e kanë ulur në hierarki. Kontrata deri më 2028 nuk është prioritet i menjëhershëm, por pritet një takim për diskutim.
    Carlos Augusto, nga ana tjetër, ka një situatë më të qëndrueshme. Ish-lojtari i Monza po bind me fleksibilitetin dhe besueshmërinë e tij, duke qenë alternativë e vlefshme për Dimarco dhe Bastoni. Ai pritet të kërkojë rritje page mbi 2 milionë eurot aktuale. Po ashtu, drejtuesit synojnë të mbyllin shpejt edhe rinovimin e Federico Dimarco (kontrata deri më 2027), një nga simbolet e Interit të ri.

  • Një pikë mjafton për të mposhtur Carlos Alcaraz: Australian Open nis sfidën me “Million Dollar 1 Point Slam”

    Një pikë mjafton për të mposhtur Carlos Alcaraz: Australian Open nis sfidën me “Million Dollar 1 Point Slam”

    “Tenisi është shumë i thjeshtë: mjafton vetëm një pikë për të fituar…” Kjo aksiomë nga një trajner i njohur futbolli mund të parafrazohet për të prezantuar ‘Million Dollar 1 Point Slam’, turneun e ri të prezantuar nga organizatorët e Australian Open, i cili do të zhvillohet në janar 2026, javën para grand slam-it të parë të sezonit.
    Rregulli bazë është vetëm një: Të jesh i pari që shënon një pikë, duke fituar kështu ndeshjen dhe duke avancuar në raundin tjetër, deri në finalen në Rod Laver Arena. Kjo është një mundësi e hapur për të gjithë, duke u lejuar lojtarëve jo vetëm të synojnë një milion dollarë, por edhe të përballen me numrin një në botë, Carlos Alcaraz, dhe ndoshta edhe ta mposhtin atë.
    Siç është shpjeguar nga organizatorët, turneu do të luhet duke përdorur një short klasik me eliminim direkt, me metodën “gur, letër ose gërshërë” që përcakton se kush shërben topin. Njëzet e dy tenistë profesionistë dhe dhjetë amatorë nga e gjithë Australia do të garojnë në finale.
    I ftuar special është Carlos Alcaraz, por organizatorët vënë bast se ai nuk do të jetë i vetmi emër i madh që do të garojë: “Mund të zbuloj se numri një në botë, Carlos Alcaraz, do të jetë kryesuesi i lojtarëve profesionistë në “Million Dollar 1 Point Slam”, një iniciativë e re emocionuese ku një pikë mund t’ju fitojë 1 milion dollarë“, shpjegoi Craig Tiley, drejtor i Australian Open.
    “Do të ketë edhe emra të tjerë të mëdhenj të shpallur së shpejti, kështu që tani ka një milion arsye për të marrë një raketë dhe për t’u përgatitur për janarin”, shtoi ai.

  • Carlos Alcaraz triumfon në US Open, mund Sinner në finale dhe rikthehet numri 1 në botë

    Carlos Alcaraz triumfon në US Open, mund Sinner në finale dhe rikthehet numri 1 në botë

    Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz është shpallur të dielën në mbrëmje fitues i grand slam të US Open për meshkuj për vitin 2025. Në finalen e luajtur në Nju Jork, ai mposhti 3-1 (6-2, 3-6, 6-1, 6-4) italianin Jannik Sinner.
    Një fitore e merituar për spanjollin, që rikthehet fitues në US Open pas tri vitesh. Për Alcaraz ky është suksesi i dytë në këtë turne, pas atij të vitit 2022. Në total, për Alcaraz ky është grand slam nr.6 i fituar në karrierë.
    Ndeshja u dominua nga spanjolli (2 orë e 40 minuta), që edhe pse humbi në setin e dytë, ishte ndjeshëm më superior se rivali italian. Sinner bëri mjaft gabime, nuk ishte në gjendje të shërbente mirë, duke dorëzuar trofeun fituar një vit më parë.
    Përveç titullit, Sinner dorëzoi edhe kreun e renditjes botërore, pasi tashmë është Alcaraz ai që ndodhet në komandë. Për italianin kjo ishte finalja e pestë radhazi në një grand slam, por këtë herë u detyrua të ngrejë “flamurin e bardhë”.
    Alcaraz bëri një ndeshje thuajse të përkryer, duke dominuar në lojën në fundore dhe përfituar nga gabimet e kundërshtarit. Dy tenistët luajtën për të tretën herë radhazi në finalen e një grand slam këtë vit.
    Alcaraz fitoi në Roland Garros, ndërsa Sinner në Wimbledon. Tashmë ishte radhaze spanjollit të buzëqeshte sërish. Në përballjet direkte, Alcaraz udhëheq 10-5 ndaj italianit, që zbret në vendin e dytë të renditjes botërore.

  • Arbër Selmani nderohet me çmimin ‘Vutismski Queer 2025’ për poezinë  ‘Fëmija im dhe i Carlos’

    Arbër Selmani nderohet me çmimin ‘Vutismski Queer 2025’ për poezinë ‘Fëmija im dhe i Carlos’

    Poeti Arbër Selmani ka fituar çmimin ‘Vutismski Queer 2025’ me poezinë e tij ‘Fëmija im dhe i Carlos’, përcjell KultPlus.

    Në një postim në Facebook, Selmani ka njoftuar se me këtë çmim ka shënuar edhe vlerësimin e tij të parë në Bullgari.

    Në vijim, KultPlus ua sjell njoftimin e Arbër Selmanit:

    🇧🇬 Fitova! Me poezinë ‘Fëmija im dhe i Carlos’ jam fitues i Çmimit Vutismski Queer 2025, dhënë prej Queer Sofia në Bullgari përmes pëlqimeve të lexuesve. Çmimi Bullgar Vutismski Queer 2025 mban emrin e Aleksandar Vutimski, një nga poetët më të rëndësishëm bullgarë të shekullit XX. Ai njihet si një nga poetët e parë bullgarë që trajton tema homoerotike në vargjet e tij. Poezia ‘Fëmija im dhe i Carlos’ është shkru para disa vitesh, në gjuhën shqipe, ndërsa në gjuhën angleze dhe bullgare është përkthyer prej Queer Sofia, për qëllim të garës në fjalë. Ky është edicioni i parë i Çmimit Bullgar Vutimski Queer 2025./KultPlus.com

  • Ish-ylli i filmave për të rritur emërohet ministër i barazisë në Kolumbi

    Ish-ylli i filmave për të rritur emërohet ministër i barazisë në Kolumbi

    Një ish-yll pornografik do të bëhet ministri i ri i barazisë në Kolumbi, një zgjedhje e diskutueshme mes një vale ndryshimesh në qeverinë e majtë të Presidentit Gustavo Petro.

    Juan Carlos Florian – i cili ka pranuar publikisht se ka ofruar shërbime seksuale në të kaluarën dhe ka qenë krijues përmbajtjesh pornografike – është emëruar në këtë ministri, e cila u krijua në vitin 2023 për të garantuar aksesin në programet sociale për grupet vulnerabël, tha një zyrtar i qeverisë kolumbiane për AFP-në.
    Krijimi i një ministrie barazie ishte një premtim fushate nga Zëvendëspresidentja Francia Márquez, gruaja e parë me ngjyrë që mbante këtë pozicion në historinë e Kolumbisë.
    Francia Márquez ishte emëruar në krye të ministrisë së barazisë, por dha dorëheqjen në shkurt për shkak të mosmarrëveshjeve me presidentin kolumbian, duke e akuzuar atë për “racizëm” brenda qeverisë. Ajo u pasua nga Carlos Rosero, i cili më vonë u akuzua nga Presidenti Petro se po përpiqej të shkarkonte nënsekretarin e atëhershëm Juan Carlos Florian. Rosero u akuzua gjithashtu për shkarkimin e një zyrtari që ishte gjithashtu një ish-aktore pornografike.
    Gustavo Petro, i cili u zgjodh president i Kolumbisë në qershor 2022, e paraqiti ministrin e ri të barazisë si një “aktor pornografie” që punoi me të kur ai ishte kryetar i bashkisë së Bogotës dhe kishte krijuar një “sindikatë të punonjësve të seksit” në Francë, ku jetoi për një kohë. Florian dhe të tjerë më pas “u dëbuan nga Parisi”, pretendoi ai.
    “Isha më shumë sesa thjesht një aktor pornografie”, i tha Juan Carlos Florian gazetës El Espectador në janar, pas trazirave për emërimin e tij si nënsekretar. “Kam më shumë se 20 vjet përvojë profesionale në organizata të ndryshme ndërkombëtare bashkëpunimi dhe kam mbajtur poste publike”, theksoi ai.
    “Puna seksuale është një punë si çdo tjetër dhe nuk mund t’i sulmosh ata që e praktikojnë atë” dhe “të mbështesësh familjet e tyre në këtë mënyrë”, shpjegoi Florian, duke shtuar se e konsideron veten “anëtar të klasës punëtore”.

    Top Channel

  • Protesta nëntë muaj pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Valencia: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Carlos Mazón

    Protesta nëntë muaj pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Valencia: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Carlos Mazón

    Catarroja, një nga qytetet më të goditura nga përmbytjet shkatërrimtare në Dana që morën jetën e 228 personave në provincën e Valencias, mbajti të martën një protestë të fuqishme kundër qeverisë rajonale. Më shumë se 200 organizata qytetare, sociale, sindikale dhe komitete lokale u bashkuan me shoqatat e viktimave për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për mënyrën e menaxhimit të krizës.

    Demonstruesit hodhën akuza të drejtpërdrejta ndaj presidentit të Generalitat, Carlos Mazón, duke kërkuar dorëheqjen e tij për, sipas tyre, një përgjigje të vonuar dhe të pamjaftueshme pas katastrofës që la pasoja të mëdha materiale dhe emocionale. Organizatorët theksuan se autoritetet nuk kanë përmbushur as premtimet minimale për rindërtim dhe kompensim, duke lënë shumë familje në pasiguri dhe varfëri.

    Protesta në Catarroja është pjesë e një serie demonstratash që janë mbajtur çdo muaj më ose rreth datës 29, në kujtim të ditës kur ndodhën përmbytjet. Qytetarët u shprehën se nuk do të ndalen derisa të ketë përgjegjësi konkrete dhe një plan serioz për të parandaluar tragjedi të ngjashme në të ardhmen.

    Në këtë tubim të fundit, u vunë re pankarta me mesazhe si “228 jetë nuk harrohen” dhe “Mazón, jep dorëheqjen”, ndërsa qytetarët kërkuan transparencë dhe drejtësi për viktimat e fatkeqësisë natyrore.

  • Klubi i njohur i Serie A do të drejtohet nga një 29-vjeçar

    Klubi i njohur i Serie A do të drejtohet nga një 29-vjeçar

    Klubi i Parmës ka bërë një lëvizje të pazakontë, duke i besuar pankinën një trajneri të ri me kuptimin e plotë të fjalës. Spanjolli Carlos Cuesta është zyrtarizuar si tekniku i ri i emilianëve.

    Ai ka firmosur një kontratë dyvjeçare, me të drejtë rinovimi për një tjetër edicion.
    Carlos Cuesta është 29-vjeçar dhe përtej faktit se nuk ka qenë kurrë futbollist, kjo për të është eksperienca e parë si trajner i një ekipi të rriturish.

    Në të kaluarën ai ka qenë pjesë e stafeve të akademive të Atletiko Madrid e Juventus, ndërsa në 5 vitet e fundit ka qenë një nga asistentët e Mikel Arteta te Arsenali.
    Klubi bëri të ditur se prezantimi zyrtar i Cuesta do të bëhej në javën e ardhshme, pasi të detajohej plotësisht edhe stafi i tij dhe puna për fazën përgatitore.

  • Mbrojtësi i Inter: E vështirë të fitosh ndaj ekipeve amerikano-latine, Chivu ka sjellë risi për ekipin

    Mbrojtësi i Inter: E vështirë të fitosh ndaj ekipeve amerikano-latine, Chivu ka sjellë risi për ekipin

    18 Qershor 2025

    11:44

    Telesport

    Inter barazoi 1-1 me meksikanët e Monterrey në debutimin e zikaltërve në Kupën e Botës për klube. Braziliani i Inter, Carlos Augusto, komentoi këtë rezultat: “Skuadrat e Amerikës së Jugut janë të vështira për t’u luajtur kundër”.
    “Ato luftojnë për çdo top. Ne filluam keq, pastaj morëm masat e duhura. Mund edhe të kishim fituar, por tani kemi edhe dy ndeshje për të bërë mire dhe për t’u kualifikuar“, shtoi më tej mbrojtësi Carlos Augusto.
    “Këtu, në Los Anxhelos, gjetëm një fushë tjetër sepse topi lëvizte me më shumë vështirësi dhe ishte shumë nxehtë. Nuk më pëlqen të gjej justifikime sepse kjo vështirësi vlen për të dyja skuadrat”, tha interisti.
    N fund, ai komentoi: “Me një fushë si kjo, futbolli është më pak i bukur, por ne duhet të mendojmë për përmirësimin. Stafi i ri ka sjellë gjëra të reja dhe jemi të gjithë të lumtur së bashku. Ne e dimë forcën e grupit tonë dhe duhet të vazhdojmë”.

  • Barcelona e vodhi Espanjolin dje, Roberto Carlos publikon një foto që bën xhiron e mediave në Spanjë 

    Barcelona e vodhi Espanjolin dje, Roberto Carlos publikon një foto që bën xhiron e mediave në Spanjë 

    Roberto Carlos nuk heshti. Mbrojtësi legjendar brazilian i Real Madridit, tashmë ambasador i klubit, vendosi të rikthehet në veprimin e diskutueshëm që shënoi derbin katalanas mes Espanyolit dhe Barcelonës.
    Ai nuk e priste që komenti i tij të shkaktonte një ortek reagimesh në rrjetet sociale. E postoi, qeshi, më pas e fshiu, por ishte tepër vonë. Debati tashmë është regjistruar gjerësisht në rrjetet sociale. Ishte minuta e 79-të e ndeshjes. Espanyol luftoi me të gjitha forcat për të ndaluar Barcelonën, e cila e kishte titullin e La Liga pranë. Lamine Yamal, po ruante topin kur Leandro Cabrera e goditi në gjoks gjatë një përplasjeje.
    Veprimi dukej konfuz, por arbitri César Soto Grado kontrolloi VAR-in dhe nuk hezitoi: një karton i kuq direkt për qendërmbrojtësin e Espanyol. Ky përjashtim i arbitrit shkaktoi zemërim te Espanjol. Klubi ka postuar një mesazh të qartë në rrjetet sociale: “VAR-i është i nevojshëm”, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për vendimin e arbitrit. Me një lojtar më pak, Espanyol nuk mundi ta pengonte Barçën të festonte me 2-0 dhe të siguronte një tjetër titull para përfundimit të sezonit.
    Mes rrëmujës u shfaq Roberto Carlos. Ish-lojtari ndau një postim nga blogu i ‘Tifozëve të Real Madridit’: “A ju duket kjo si një karton i kuq? Vjedhja e fundit e Negreira në La Liga,” shkruante faqja e Real Madrid, ndërsa Carlos si mbishkërim vendosi disa “emoji” duke qeshur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 

  • Kontrata marramendëse e lobimit, Kokalari pyet Shkëlzen Berishën: Si të mashtroi Carlos për të firmosur?!

    Kontrata marramendëse e lobimit, Kokalari pyet Shkëlzen Berishën: Si të mashtroi Carlos për të firmosur?!

    Evi Kokalari i ka drejtuar një pyetje publike Shkëlzen Berishës, për avokatin që e kanë paguar 6 mln dollarë për heqjen e non grata-s.
    “Carlos Trujillo is absolutely disposable to president Trump, and so is Chris LaCivita!
    Që do të thotë, Trump mund t’i heq qafe brënda minutit.
    Por kam një pyetje:
    Shkelzen Berisha, seriozisht – ky Carlos si të mashtroi për të firmosur 6 million dollarë kontratë?
    Po vdes ta di”, shkruan ajo.