Tag: carabao

  • Guardiola para ndeshjes së “Carabao Cup”: Rodri po përmirësohet, por nuk është gati

    Guardiola para ndeshjes së “Carabao Cup”: Rodri po përmirësohet, por nuk është gati

    28 Tetor 2025

    14:11

    Alfred Lleshi

    Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes së “Carabao Cup” ndaj Swansea, duke sqaruar gjendjen e lojtarëve kryesorë. “Nuk ka ende një afat për rikthimin e Rodrit. Nuk është gati, por po përmirësohet, stërvitet pjesërisht me grupin. Pas dy problemeve muskulare radhazi, do të shohim si evoluon gjatë javës”.
    Sa i përket Haaland, që pësoi një goditje në humbjen ndaj Aston Villa, trajneri shtoi: “Është vetëm një goditje dhe po ndihet më mirë ditë pas dite. Do të vendosim pas stërvitjes së fundit nëse do të luajë. Mund të pushojë kundër Swansea”.
    Në fund, Guardiola theksoi rëndësinë e përqendrimit: “Kundër skuadrave të kategorive më të ulëta duhet të tregojmë gjithmonë respekt maksimal. Vetëm kështu i kemi arritur sukseset tona”.

  • Carabao Cup: Kualifikohen ekipet “big” të Premier League!

    Carabao Cup: Kualifikohen ekipet “big” të Premier League!

    24 Shtator 2025

    23:02

    Telesport

    Manchester City, Arsenal, Newcastle dhe Tottenham nuk kanë pasur probleme sonte në EFL Cup (Carabao Cup), duke fituar me lehtësi ndaj kundërshtarëve të tyre.
    “Qytetarët” u përballën me Huddersfieldin dhe fituan me rezultat 2-0, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë. Phil Foden realizoi në pjesën e parë, ndërsa Savinho shënoi në të dytën për të vulosur fitoren.
    Arsenalit iu deshen golat e Eze (i pari me “Gunners”) dhe Trossard per te likuiduar Port Vale 2-0 jashte fushe.
    Nga ana tjetër, Newcastle ishte dukshëm më i fortë se Bradford City, duke triumfuar 4-1. Joelinton dhe William Osula realizuan nga dy gola për t’i kaluar me tej “qymyrxhinjtë”.
    Tottenhami gjithashtu siguroi një fitore të qetë, duke mposhtur Doncasterin me rezultat 3-0, me dy golat të shënuar në pjesën e parë nga Joao Palhinha dhe një autogol i McGrath. Brennan Johnson shënoi për ta mbyllur llogaritë e këtij takimi.
    Kujtojmë se të martën, Liverpooli dhe Chelsea kishin siguruar kalimin në raundin tjetër gjithashtu.

  • CARABAO CUP: Liverpool dhe Chelsea avancuan, Burnley i Brojës eliminohet. Shqiptari 78 minuta pa gjurmë (VIDEO)

    CARABAO CUP: Liverpool dhe Chelsea avancuan, Burnley i Brojës eliminohet. Shqiptari 78 minuta pa gjurmë (VIDEO)

    24 Shtator 2025

    0:54

    Telesport

    Liverpooli dhe Chelsea avancuan në Kupën e Ligës teksa eliminuan Southaphton dhe Lincoln, me rezultate identike, 2-1, për të kaluar tutje në EFL Cup. Reds fituan me dramë ndaj Southamptonit. Alexander Isak shënoi golin e parë per Liverpool pak para pushimit, por mysafirët barazuan me Shea Charles.
    Vendimtar doli Hugo Ekitike në minutën e 85-të, duke shënuar golin e fitores dhe duke marrë edhe një karton të verdhë për heqjen e fanellës gjatë festimit dhe duke qene se ishte e verdha e dyte doli me te kuq. Një fitore që i mban të kuqtë në garë për trofeun.

    Chelsea arriti një përmbysje të rëndësishme në Kupën Carabao, duke eliminuar Lincoln City me rezultat 2-1. Pavarësisht një pjese të parë të dobët dhe një gabimi që i kushtoi gol, londinezët reaguan fuqishëm në fraksionin e dytë falë 19-vjeçarit Tyrique George, i cili shënoi një supergol dhe asistoi për Facundo Buonanotten.

    Eliminohen Everton dhe Burnley i Armando Brojës, titullar dhe 78 minuta por asnjë gjurmë sonte. Pozitivja, minutazhi për të rritur gjendjen fizike.

     

  • “Carabao Cup”, turpërohet nga skuadra e kategorisë së katërt. Amorim: Iu kërkoj ndjesë tifozëve tanë

    “Carabao Cup”, turpërohet nga skuadra e kategorisë së katërt. Amorim: Iu kërkoj ndjesë tifozëve tanë

    Në “Blundell Park”, mes Grimsby dhe Manchester United, ndodhi e paimagjinueshmja. Skuadra e kategorisë së katërt të futbollit anglez arriti, pas një serie prej 26 penalltish, të eliminojë nga “Carabao Cup”, në raundin e 1/16-ve skuadrën nga “Old Trafford”.
    Pa vlerë mbeti barazimi i marrë në fund, me golat e Mbeumo dhe Maguire. Ruben Amorim, trajneri aktual i Manchester United, mori përgjegjësinë dhe komentoi disfatën e plotë të skuadrës së tij, pas penalltive:
    “Dua vetëm t’iu kërkoj ndjesë tifozëve tanë, s’kam asgjë tjetër për të thënë në lidhje me paraqitjen. Kur gjithçka është kaq e rëndësishme në klubin tonë, përpiqesh t’i bësh të gjitha. Që nga parasezoni, edhe kundër Arsenalit…, mund ta humbasësh ndeshjen, por të paktën je aty, po përmirësohesh, sheh se çfarë bëjnë lojtarët në fushë”.
    Duke analizuar më tej sfidën e mbrëmshme ndaj Grimsby, trajneri portugez nuk i kurseu fjalët: “Pastaj arrin në një ndeshje të tillë, ku gjithçka është kaq e rëndësishme për klubin tonë. E fillon kështu…, mendoj se lojtarët e mi po e thonë me zë të lartë se çfarë duan vërtet”.
    Dhe për ta mbyllur: “Prandaj, më vjen shumë keq për tifozët tanë. Nuk kam gjë tjetër për të shtuar”.