Tag: capital

  • Capital T publikon këngën “One and Only” në bashkëpunim interesant

    Capital T publikon këngën “One and Only” në bashkëpunim interesant

    Showbiz E Enjte, 14 Gusht 2025 19:57
    Reperi Capital T ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, duke sjellë një bashkëpunim që pritet të zgjojë interes të madh te publiku. Ai është bashkuar me Ukay, DJ dhe producent shqiptar i njohur për sukseset e tij në skenën ndërkombëtare.
    Kënga mban titullin “One and Only”, me produksion të realizuar nga Ukay dhe tekst të shkruar nga vetë Capital T. Ky projekt shënon një ndërthurje të stilit të veçantë të reperit me aftësitë kreative të producentit, duke krijuar një atmosferë ritmike dhe moderne.

    Ukay nuk është i panjohur për publikun shqiptar. Ai ka qenë pjesë e suksesit të remix-it të këngës “Si Ai” nga Tayna, një projekt i realizuar në bashkëpunim me producentin e famshëm Marshmello, që ka marrë vëmendje edhe jashtë kufijve shqiptarë.

  • Foto/ Një dashuri që nuk fshihet më: Adrola, Capital, Troi dhe nëna e reperit në momentet më të ngrohta

    Foto/ Një dashuri që nuk fshihet më: Adrola, Capital, Troi dhe nëna e reperit në momentet më të ngrohta

    Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital është tashmë e konsoliduar dhe çifti po shijon disa ditë relaxi në një rezidencë private buzë detit.
    Vip Magazine ka siguruar foto ekskluzive nga një darkë intime ku dyshja shoqërohen nga nëna e reperit dhe djali i modeles, Troi. Nga pamjet duket se Capital është shumë i afërt me Troin, duke ndërtuar një raport të ngrohtë dhe të shëndetshëm me të.
    Edhe pse përfoljet për lidhjen e tyre datojnë prej kohësh, as Adrola dhe as Capital nuk e kanë konfirmuar publikisht marrëdhënien e tyre, megjithatë modelja është parë shpesh pranë reperit në koncertet e tij, si një mbështetëse e zjarrtë.