Sot në Gjakovë një qytetar ka treguar një shembull të rrallë ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare, pasi kishte gjetur një shumë të madhe parash, zgjodhi t’i dorëzojë ato në polici.
Qytetari Binak Neziri nga Gjakova ka gjetur një çantë në rrugën “Tirana”, në të cilën ndodheshin para në vlerë rreth 15 mijë euro.
Ai e ka dorëzuar çantën në Stacionin Policor të Gjakovës, ku pas procedurave të nevojshme, çanta dhe paratë janë kthyer tek pronari legjitim.
Ky gjest tregon jo vetëm integritetin personal, por edhe një shembull, duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie të ndershme dhe të përgjegjshme.
Tag: çantën
-

Një qytetar gjen çantën me 15 mijë euro në rrugë, veprimi i tij habit të gjithë
-

Arratisje spektakolare nga një burg i Francës, 20-vjeçari del nga qelia duke u fshehur brenda në çantën e…
Një i ri 20-vjeçar arriti të arratiset të premten nga një burg pranë Lionit, në jug të Francës, duke u fshehur brenda në çantën e një bashkëvuajtësi të tij, i cili sapo kishte përfunduar dënimin dhe ishte liruar, njoftuan burime të ndryshme të shtunën.
Në një komunikatë për AFP, administrata e shërbimit penitenciar bëri me dije se i riu po vuante “dënime me burg”.
“Ai shfrytëzoi momentin e lirimit të bashkëvuajtësit të tij për t’u fshehur në bagazhin e tij dhe për të dalë nga burgu”, thuhet më tej në deklaratë, duke konfirmuar një raport të transmetuar nga rrjeti televiziv BFMTV.
Prokuroria e Lionit, që ka nisur hetime për “arratisje të organizuar” dhe “grup kriminal”, njoftoi se i riu dyshohet se ka “lidhje me krimin e organizuar”.
Po ashtu, po kryhet një hetim i brendshëm për të “hedhur dritë të plotë” mbi rrethanat e kësaj arratisjeje. Forcat e rendit dhe policia u njoftuan “menjëherë” për ngjarjen, sipas shërbimit penitenciar, i cili premton të marrë “masat disiplinore të nevojshme”.
-

Arratisje spektakolare në Francë, 20-vjeçari del nga burgu i fshehur në çantën e një të burgosuri që po lirohej
Një i ri 20-vjeçar arriti të arratiset të premten e kaluar nga një burg pranë Lionit, në jug të Francës, duke u fshehur në çantën e një bashkëvuajtësi që po lirohej pasi kishte përfunduar dënimin e tij, kanë bërë të ditur dje burime zyrtare për agjencinë AFP.
Sipas një deklarate nga administrata e burgjeve, i riu ishte duke vuajtur “dënime me burg” dhe shfrytëzoi lirimin e bashkëvuajtësit të tij për t’u fshehur në bagazhin e këtij të fundit dhe për të dalë nga burgu pa u vënë re.
Prokuroria e Lionit bëri me dije për AFP se i riu ka lidhje të mundshme me krimin e organizuar, ndërsa ka nisur një hetim për “arratisje të organizuar” dhe “formim grupi kriminal”.Njëkohësisht, është hapur edhe një hetim i brendshëm për të zbardhur plotësisht rrethanat e arratisjes, ndërkohë që autoritetet policore janë njoftuar menjëherë. Administrata e burgjeve theksoi se do të merren masat e nevojshme disiplinore për këtë ngjarje.
/vizionplus.tv -

Hajduti i kthen turistit 4 orët e grabitura me vlerë 600 mijë euro, nuk do ta besoni arsyen
Bota E Shtunë, 28 Qershor 2025 21:32
Denoncimi i turistit amerikan, i cili u grabit gjatë check-in-it në një hotel me pesë yje në Milano, ishte i detajuar: 4 ora me vlerë totale 600 mijë euro, AirPods, portofol, karta krediti, 600 dollarë dhe 300 euro cash. Një humbje e madhe, por 24 orë pas vjedhjes ndodhi kthesa e papritur. Hajduti ktheu çantën me gjithë përmbajtjen, duke e shoqëruar me një shënim që habiti të gjithë, përfshirë edhe viktimën: “Mbaji, janë fallco dhe nuk kishte para”.
Cila është e vërteta? Hetimet i kryen policia lokale, e cila ka ndaluar tashmë bashkëpunëtorin dhe është në ndjekje të një të dyshuari tjetër, i identifikuar falë kamerave të sigurisë dhe tashmë i njohur për autoritetet.Në orën 4:30 të mëngjesit më 27 qershor, një rojë sigurie gjeti një çantë shpine në hollin e hotelit në zonën e Stacionit Qendror. Ishte e njëjta çantë e vjedhur një ditë më parë nga një turist amerikan. Brenda saj kishte “një pjesë” të sendeve të raportuara si të vjedhura: 4 kronografë të markës Richard Mille, që sipas pronarit vlejnë 150 mijë euro secili. Por hajduti, me dorën e tij, shkroi në një shënim: “Janë fallco”. Dhe shtoi, duke mohuar deklaratën e viktimës: “Nuk kishte para”.
Një ditë më parë, policia lokale, e alarmuar nga stafi i hotelit për një person të dyshuar që po lëvizte në holl pranë bankës së check-in, duke vëzhguar klientët, ndaloi një 27-vjeçar francez që shërbente si ndërmjetës, ndërsa bashkëpunëtori i tij ishte larguar me çantën e mbushur me orë.
Kërkimet për personin që u largua me çantën nisën menjëherë. Me ndihmën e kamerave të sigurisë, hetuesit identifikuan një 19-vjeçar maroken me precedentë për vjedhje. -

Tragjike në Francë! Kërkoi t’i kontrollonte çantën, nxënësi 15-vjeçar vret me thikë sanitaren e shkollës
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një provincë pranë Parisit, ku një nxënës ka vrarë me thikë sanitaren e shkollës, pasi kjo e fundit i kërkoi që t’i kontrollonte çantën.
Siç raportojnë mediat, ngjarja e ndodhur në Nogent, gjatë kontrollit të çantës së tij, 15-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka sulmuar pastruesen 31-vjeçare, e cila nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.
Gjithashtu, ai plagosi lehtë në dorë dhe një oficer policie gjatë momentit të arrestimit.
Ministrja franceze e Arsimit, Élisabeth Borne, e quajti atë që ndodhi në Nogent një “tragjedi të tmerrshme” dhe njoftoi se do të shkonte në vendngjarje.
Për këtë reagoi dhe kreu i shtetit, Emmanuel Macron, i cili shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e asistentes së shkollës, duke shtuar se kombi ndodhet në zi për këtë ngjarje tronditëse.Top Channel
-

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
Theu xhamin e një automjeti dhe i mori me dhunë drejtuesit të automjetit çantën, ku brenda saj kishte një sasi të konsiderueshme parash dhe një telefon. Policia identifikon dhe vë në pranga autorin.
‘Në kuadër të këtij operacioni, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës identifikuan, kapën dhe arrestuan shtetasin E. H., 38 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, në lagjen nr. 14, Shkozet, Durrës, ka thyer xhamin e makinës dhe e ka goditur me grushte drejtuesin e automjetit, duke i marrë çantën, ku brenda kishte një shumë parash (euro dhe lekë), si dhe një telefon’, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Shkatërrimi i pronës”. -

VIDEO / Rrahu shoferin dhe i mori çantën me para, pranga 38-vjeçarit në Durrës
Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi i mori drejtuesit të një automjeti çantën me një sasi të konsiderueshme parash dhe një telefon. Ngjarja ka ndodhur në Shkozet të Durrësit. Sipas policisë, 38-vjeçari i ka thyer xhamin e makinës dhe pasi ka goditur drejtuesin i ka marrë çantën, ku brenda kishte një shumë parash (euro dhe lekë), si dhe një telefon.
Njoftimi i Policisë Durrës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Objektivi”
Theu xhamin e një automjeti dhe i mori me dhunë drejtuesit të automjetit çantën, ku brenda saj kishte një sasi të konsiderueshme parash dhe një telefon. Policia identifikon dhe vë në pranga autorin.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Objektivi”.
Në kuadër të këtij operacioni, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës identifikuan, kapën dhe arrestuan shtetasin E. H., 38 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, në lagjen nr. 14, Shkozet, Durrës, ka thyer xhamin e makinës dhe e ka goditur me grushte drejtuesin e automjetit, duke i marrë çantën, ku brenda kishte një shumë parash (euro dhe lekë), si dhe një telefon.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Shkatërrimi i pronës”. -

Theu xhamin e një makine dhe sulmoi fizikisht shoferin, duke i marrë çantën me para, arrestohet
Një shtetas 38-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pas një vjedhjeje me dhunë të ndodhur në lagjen nr. 14, Shkozet.
Autori dyshohet se theu xhamin e një automjeti dhe sulmoi fizikisht drejtuesin, duke i marrë çantën me para dhe një telefon.
Operacioni policor i koduar “Objektivi” çoi në identifikimin dhe arrestimin e tij, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Objektivi”
Theu xhamin e një automjeti dhe i mori me dhunë drejtuesit të automjetit çantën, ku brenda saj kishte një sasi të konsiderueshme parash dhe një telefon. Policia identifikon dhe vë në pranga autorin.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Objektivi”.
Në kuadër të këtij operacioni, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës identifikuan, kapën dhe arrestuan shtetasin E. H., 38 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, në lagjen nr. 14, Shkozet, Durrës, ka thyer xhamin e makinës dhe e ka goditur me grushte drejtuesin e automjetit, duke i marrë çantën, ku brenda kishte një shumë parash (euro dhe lekë), si dhe një telefon.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
-

Vodhi çantën me një shumë të madhe parash brenda, arrestohet 32-vjeçari në Dibër
Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Dibrës pasi vodhi çantën e një shtetasi, brenda të cilës kishte shuma parash në lekë dhe në euro.
Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale S.B, rezulton i dënuar më parë për vjedhje.
Policia ushtroi kontroll në banesën e tij, ku gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shitje, 270 fara kanabisi, 6 kubikë në të cilat kishte kultivuar fara kanabis dhe municion luftarak.
Njoftimi i policisë:
32-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Policia gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi gjeti një sasi lëndë narkotike të ndarë në doza, fara kanabisi, kubik në të cilët kishte kultivuar fara kanabis dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të DVP Dibër, pas marrjes së njoftimit se shtetasit M.B., i kishin vjedhur çantën brenda së cilës kishte një shumë parash (në euro dhe në lekë) organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”, bazuar në inteligjencën policore dhe veprimet e shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasi S.B., 32 vjeç, banues në fshatin Laças, Dibër, i dënuar më parë për vjedhje.
Gjatë kontrollit të banesës së 32-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shitje, 270 fara kanabisi, 6 kubikë në të cilat kishte kultivuar fara kanabis dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme. -

Grabiti çantën me një shumë të madhe parash, arrestohet 32-vjeçari në Dibër
Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Dibrës këtë të diel.
Ai grabiti çantën e një shtetasi, brenda të cilës kishte shuma parash në lekë dhe në euro. Sipas njoftimit zyrtar, 32-vjeçari rezultonte i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Policia gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi gjeti një sasi lëndë narkotike të ndarë në doza, fara kanabisi, kubik në të cilët kishte kultivuar fara kanabis dhe municion luftarak.Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të DVP Dibër, pas marrjes së njoftimit se shtetasit M.B., i kishin vjedhur çantën brenda së cilës kishte një shumë parash (në euro dhe në lekë) organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”, bazuar në inteligjencën policore dhe veprimet e shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasi S.B., 32 vjeç, banues në fshatin Laças, Dibër, i dënuar më parë për vjedhje.
Gjatë kontrollit të banesës së 32-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shitje, 270 fara kanabisi, 6 kubikë në të cilat kishte kultivuar fara kanabis dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.