Mbrëmjen e sotme në ‘Goca & Gra’ ka qenë e ftuar mamaja e Martin Canit, Florina.
Një vit pas ngjarjes së rëndë ku një 14-vjeçar është vravë me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi, Florina ka treguar momentet e fundit me të birin por edhe librin që është duke shkruajtur për të.
“Ky ka qënë viti më i vështirë. Kur më kujtohet më merret fryma, më vjen ndërmend kur merrte çantën për të ikur në shkollë. Ky ka qenë viti i tmerrit.
Familjarët por edhe të gjithë shqiptarët na kanë respektuar pafund dhe na kanë qendruar afër.
Unë po shkruaj një libër, ardhja e Martinit në jetë, ai ka qenë fëmijë shumë i saktë. Në libër e kam përshkuar të gjithë jetën e tij me detaje nga lindja deri në momentin që ndërroi jetë në mënyrë të padrejtë nga një bashkëmoshatar.
Ditën e fundit iku dhe më përqafoj, më tha “mami ika, mirupafshim”. Gjithmonë e shoqëroja me sy deri sa hipte në furgonin e shkollës.”- tha mamaja e Martin Canit.
Tag: çantën
-

“Kur shikoj çantën e shkollës më merret fryma”/ Mamaja e Martin Canit: Ja kujtimi i fundit me djalin
-

(Emri)Ktheu lokalin në laborator droge/ Tentoi t’i largohej policisë me biçikletë dhe hodhi çantën me kanabis në lumë, pranga 43 vjeçarit
Gjatë operacionit, forcat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me “Shqiponja”-t dhe Komisariatin e Policisë Lezhë, arrestuan në flagrancë një 43-vjeçar nga Lezha, i identifikuar me inicialet Krenar Berisha, alias Krenar Shabani.
Sipas Policisë, i arrestuari kishte përshtatur lokalin që kishte marrë me qira si ambient për përdorim, përpunim dhe fshehje të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen e tyre.
Në momentin që ka vënë re shërbimet policore, 43-vjeçari ka tentuar të largohet me biçikletë dhe ka hedhur një çantë në lumin Drin. Pas ndjekjes dhe kërkimeve disa minutëshe, Policia arriti të kapë personin dhe të gjejë çantën e hedhur në lumë, brenda së cilës u gjetën doza të kanabisit gati për shitje.
Kontrollet vijuan edhe në lokalin që ai përdorte, ku u gjet një çantë tjetër e fshehur, në të cilën ndodheshin qindra doza të ndara të lëndës narkotike kanabis, të gatshme për shpërndarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
-

Emri/ Tentoi t’i largohej forcave të policisë me biçikletë dhe hodhi çantën me kanabis në lumë, arrestohet 43-vjeçari në Lezhë
Gjatë operacionit, forcat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me “Shqiponja”-t dhe Komisariatin e Policisë Lezhë, arrestuan në flagrancë një 43-vjeçar nga Lezha, i identifikuar me inicialet Krenar Berisha, alias Krenar Shabani.
Sipas Policisë, i arrestuari kishte përshtatur lokalin që kishte marrë me qira si ambient për përdorim, përpunim dhe fshehje të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen e tyre.
Në momentin që ka vënë re shërbimet policore, 43-vjeçari ka tentuar të largohet me biçikletë dhe ka hedhur një çantë në lumin Drin. Pas ndjekjes dhe kërkimeve disa minutëshe, Policia arriti të kapë personin dhe të gjejë çantën e hedhur në lumë, brenda së cilës u gjetën doza të kanabisit gati për shitje.
Kontrollet vijuan edhe në lokalin që ai përdorte, ku u gjet një çantë tjetër e fshehur, në të cilën ndodheshin qindra doza të ndara të lëndës narkotike kanabis, të gatshme për shpërndarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

“Ku e ke çantën lujvuton”/ Berisha shkrin gazit deputetët socialistë, Manja heq xhaketën: Të sfidoj Sali, copa jote kushton 2 mijë euro pa hak pune
Seanca maratonë e kësaj të enjteje po shoqërohet me nota humori. Akuzat e Sali Berishës në drejtim të Ulsi Manjës për veshjet e tij, shkrinë së qeshuri deputetët socialistë.
Deputeti socialist, sfidoi Berishën duke treguar xhaketën që kishte veshur, ndërsa tha se copa që kishte veshur kreu i PD, kushtonte 2 mijë euro ‘pa hak pune.’
Berisha: Ato kostumet ku i ke ti? Ku i ke kostumet? Aaa.. i ke hequr ato
Manja heq xhaketën
Berisha: I ke hequr ato
Peleshi: Respektoni kodin e veshjes zoti Manja
Berisha: Ato janë? A bravo shumë mirë, të ka dhënë dy ty jo një. Ku e ke çantë lujvuton, ku i ke 550 mijë eurot. Ulëzi, në kërkim do përfundosh. Nuk ke shpëtim
Manja: Sali, tani që të merremi vesh unë e ti. Të ka kap sindroma e stocholmit dhe nuk rri dot pa mu. I ke përmend kostumet pa fund, të sfidoj, çfarë kostumesh vesh Berisha dhe Manja, sa bo e jotja dhe sa bën e imja. E kam pyetur chatgpt për çantën Louis vuiton. Copa e kostumit tënd bën dy mijë euro, pa hak pune.Unë e hoqa xhaketën, ai nuk e hoqi.
Peleshi: nuk e detyroj dot transparencënTop Channel
-
“Ku e ke çantën lujvuton”/ Akuzat e Berishës ndaj Manjës shkaktojnë të qeshura në Kuvend
Seanca maratonë e kësaj të enjteje po shoqërohet me nota humori. Akuzat e Sali Berishës në drejtim të Ulsi Manjës për veshjet e tij, shkrinë së qeshuri deputetët socialistë.
Deputeti socialist, sfidoi Berishën duke treguar xhaketën që kishte veshur, ndërsa tha se copa që kishte veshur kreu i PD, kushtonte 2 mijë euro ‘pa hak pune.’
Berisha: Ato kostumet ku i ke ti? Ku i ke kostumet? Aaa.. i ke hequr ato
Manja heq xhaketën
Berisha: I ke hequr ato
Peleshi: Respektoni kodin e veshjes zoti Manja
Berisha: Ato janë? A bravo shumë mirë, të ka dhënë dy ty jo një. Ku e ke çantë lujvuton, ku i ke 550 mijë eurot. Ulëzi, në kërkim do përfundosh. Nuk ke shpëtim
Manja: Sali, tani që të merremi vesh unë e ti. Të ka kap sindroma e stocholmit dhe nuk rri dot pa mu. I ke përmend kostumet pa fund, të sfidoj, çfarë kostumesh vesh Berisha dhe Manja, sa bo e jotja dhe sa bën e imja. E kam pyetur chatgpt për çantën Louis vuiton. Copa e kostumit tënd bën dy mijë euro, pa hak pune.Unë e hoqa xhaketën, ai nuk e hoqi.
Peleshi: nuk e detyroj dot transparencën -

Video/ Panik në ajër, merr flakë bateria në çantën e pasagjerit, avioni bën ulje emergjente në Kinë
Një avion i kompanisë Air China u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një bateri brenda në një çantë dore shpërtheu në flakë gjatë fluturimit.
Incidenti ndodhi në një linjë ajrore që udhëtonte nga aeroporti i Hangzhou drejt Koresë së Jugut, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan dy stjuardese që vrapuan me fikës zjarri në duar, ndërsa të tjerë i kërkuan pasagjerëve të qëndrojnë në vendet e tyre.
Një pasagjer i cituar nga mediat lokale tha se dëgjoi një shpërthim të fortë disa sekonda para se të shpërthente zjarri në ndarjen e sipërme të bagazheve.
“Një bateri litiumi në çantën e dorës së një pasagjeri, e vendosur në ndarjen e sipërme, papritur u përfshi nga flakët”, deklaroi kompania Air China.
Pavarësisht situatës së rrezikshme dhe tymit që mbushi kabinën, asnjë pasagjer nuk u lëndua, ndërsa piloti realizoi një ulje të sigurt emergjente. Kompania tha se po heton shkakun e incidentit dhe do të forcojë kontrollet për pajisjet elektronike në bord.Fire breaks out in the overhead luggage bin on board Air China flight CA139 while flying between Hangzhou and Seoul.
It is understood that the cause of the fire was a lithium battery in a passenger’s luggage spontaneously combusting.
The cabin crew contained the fire and the… pic.twitter.com/IV5LEYxIy5
— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) October 18, 2025Top Channel
-

Vodhi në lokal çantën e një klienti, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë
Një 65-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi vodhi çantën e një klienti në një lokal në rrugën “Mihal Duri”.
Sipas njoftimit zyrtar, 65-vjeari pasi mori çantën ku ndodhej një shumë e konsiderueshme eurosh, u identifikua dhe u kap menjëherë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3.
Gjatë kontrolleve, policia gjeti të fshehur në një rrugicë pranë Rrugës së Durrësit çantën me shumën e parave, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Uniformat blu po hetojnë nëse 65-vjeçari ka kryer edhe vjedhje të tjera.
“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në një lokal në rrugën “Mihal Duri”, i kishin vjedhur çantën me një shumë eurosh në të, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 identifikuan dhe kapën autorin e dyshuar të vjedhjes, shtetasin A. G., 65 vjeç.
Gjithashtu, gjetën të fshehur në një rrugicë përgjatë Rrugës së Durrësit, çantën me shumën e eurove, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi A. G.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
/vizionplus.tv
-

VIDEO/ Vodhi në lokal çantën plot me euro të një klienti dhe e fshehu në një rrugicë, arrestohet “skifteri” në Tiranë
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në një lokal në rrugën “Mihal Duri”, i kishin vjedhur çantën me një shumë eurosh në të, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 identifikuan dhe kapën autorin e dyshuar të vjedhjes, shtetasin A. G., 65 vjeç.
Gjithashtu, gjetën të fshehur në një rrugicë përgjatë Rrugës së Durrësit, çantën me shumën e eurove, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi A. G. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-

U drejton armë policëve të Kosovës në kufi, hedh çantën me drogë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Policia e Kosovës ka gjetur 21 kilogramë marihuanë brenda një çante që është hedhur nga një i dyshuar, i cili u ka drejtuar armën efektivëve dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ka drejtuar armën ndaj zyrtarëve policorë dhe më pas ka hedhur çantën, duke u larguar në zonën malore në drejtim të Shqipërisë.
Zyrtarët policorë kanë tentuar ta ndalojnë duke u prezantuar, mirëpo ai ka hedhur çantën dhe është larguar në zonën malore në drejtim të Shqipërisë.
Pas kontrollit të çantës, policia ka gjetur substancën narkotike.
“Policia e Kosovës, respektivisht njësia hetimore nga Departamenti i Kufirit, më datë 20.08.2025, rreth orës 20:30 gjatë veprimeve hetimore në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri përgjatë vijës së gjelbër, ka hasur një person të dyshuar i cili po bartte një çantë dhe ishte i armatosur. Personi në momentin që ka vërejtur zyrtarët policorë ka drejtuar armën e zjarrit në drejtim të tyre, duke paraqitur rrezik të drejtpërdrejtë. Zyrtarët policorë kanë tentuar ta ndalojnë duke u prezantuar, mirëpo ai ka hedhur çantën dhe është larguar në zonën malore në drejtim të Shqipërisë.
Lidhur me rastin është kontrolluar çanta ku është vërejtur sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila pas matjes nga Njësia e Antidrogës ka rezultuar rreth 21 kilogramë (marihuanë). Për veprimet e ndërmarra lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti i cili mbetet të trajtohet nga DHTN – Prizren”, njofton Policia e Kosovës. -

Trafikanti i drejton armën Policisë në kufirin e Morinës, arratiset dhe braktis çantën me drogë
droga e sekuestruar
MORINË-Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në kufirin me Shqipërinë, ku është përballur me një trafikant droge. Shqipatri ende i paidentifikuar nuk i ka ndaluar Policisë, ndërsa u ka drejtuar armën autoriteteve dhe është larguar drejt zonës malore në drejtim të Shqipërisë.
Në njoftimin zyrtar policia e Kosovës raporton se kanë tentuar ta ndalojnë të dyshuarin, por ai ka hedhur çantën me droge me një sasi prej 21 kilogram marjuanë.çanta me drogë
“Zyrtarët policor kanë tentuar që ta ndalojnë të dyshuarin duke u prezantuar, mirëpo i njëjti ka hedhur çantën dhe ka arritur që të dalë në zonën malore në drejtim të Shqipërisë. Lidhur me rastin është kontrolluar çanta ku është vërejtur sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila pas matjes nga Njësia e Antidrogës ka rezultuar rreth 21 kilogram”, ka njoftuar policia.
Operacioni i kërkimit vijon për kapjen e tij./ZËRI