Mëngjesin e së dielës me orën shqiptare, në Las Vegas do të zhvillohet sfida më e kuotuar nga bastexhinjtë e këtij viti deri më tani, ajo mes meksikanit Canelo Alvarez dhe amerikanit Terence Crawford.
Dy boksierët janë kampionë në peshat e tyre, madje Crawford është i pamposhtur në ring (41 fitore e asnjë humbje). Por dueli është në një peshë më të madhe për të, atë super të mesme, ku Alvarez është “mbret”.
Meksikani (63 fitore, 2 humbje e 2 barazime), do të mbrojë titujt ndaj një rivali të vështirë, por gjithsesi shihet favorit. Të enjten, të dy u takuan për konferencën për shtyp para duelit, duke treguar respekt ndaj njëri-tjetrit. Në fund një foto magjike para hotelit Bellagio në Las Vegas.
Crawford kërkon të bëjë histori duke u bërë njeriu i parë që fiton tituj të padiskutueshëm në tre divizione të ndryshme (mban titujt në peshën ëelter dhe e mesme e lehtë).
“Jemi dy legjenda që luftojnë me njëri-tjetrin dhe unë padyshim që guxoj të jem i shkëlqyer. Nuk po ia heq meritat aftësive të Canelo. Shumë njerëz flasin vetëm për fuqinë e tij, ai është shumë i aftë atje dhe është i respektuar”, tha Crawford.
“Të dy kemi lloje të ndryshme presioni me të cilat përballemi dhe do ta trajtojmë atë profesionalisht. Dhe mezi pres të bëhem kampioni i parë mashkull i padiskutueshëm tre herë në tre kategori të ndryshme peshe”, tha amerikani.
Tag: canelo
-

Canelo dhe Crawford gati për duelin më të kuotuar të vitit, amerikani synon të shkruajë historinë e boksit
-

Canelo vs Crwford, veteranët e ringut sfidë magjike në Las Vegas për titujt kampionë, edhe UFC në skenë
Në Las Vegas, do të zhvillohet këtë fundjavë (13 shtator) dueli i peshës super të mesme në boks mes kampionit në fuqi, meksikanit Canelo Alvarez dhe sfidantit amerikan, Terence Crawford.
Dy legjenda, dy veteranë të ringut, që pritet të dhurojnë spektakël në këtë përballje. Canelo, 35 vjec, numëron 63 fitore, 2 barazime e 2 humbje në karrierën e tij dhe ka sfidën e vështirë të mbrojtjes së titullit kampion.
Crawford, gati 38 vjec, numëron 41 fitore e asnjë humbje në ring. Ai mban titujt e peshës “light middleweight” dhe të peshës “welter”. Për të, një ngjitje në peshë dhe rikthim në ring pas më shumë se një viti.
Ajo që bie në sy është se ky event po promovohet nga UFC dhe presidenti i saj Dana White, që ka qenë në takimin “ballë për ballë” të dy boksierëve. Kjo ka hutuar jo pak fansat e arteve marciale mikes.
Drejtori ekzekutiv i UFC-së, Dana White, kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje me yllin saudit të promovimit, Turki Alalshikh për të krijuar një ligë të re boksi që do të promovohet me nokaut teknik.