I rritur te Benfica, Joao Cancelo u largua nga Portugalia më shumë se njëmbëdhjetë vjet më parë, kur u transferua nga klubi i Lisbonës te Valencia dhe prej andej filloi ngjitjen e tij drejt majave të futbollit.
Inter, Juventus, Manchester City, Bayern Munich, Barcelona dhe, duke filluar nga vera e vitit 2024, transferimi në Arabinë Saudite, tek Al Hilal. Një karrierë e mbushur me klube të nivelit të lartë, që kulmoi, një vit më parë, me një periudhë në Ligën Profesionale Saudite.
Por tani, anësori 31-vjeçar portugez po ushqen një ëndërr, të kthehet aty ku filloi gjithçka: Benfica. Cancelo nuk e fsheh këtë dhe nga kampi stërvitor i ekipit kombëtar portugez ai zbulon këtë dëshirë në një konferencë për shtyp.
“Sigurisht që ëndërroj të kthehem në Evropë. Kam ende këtë vit dhe një vit tjetër kontratë me Al Hilal. Jam gjithmonë i hapur për aventura të reja. Do të doja të kthehesha në Evropë”, tha Joao Cancelo.
“Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Benfica, varet nga ajo që rezervon e ardhmja. Gjithmonë do të ëndërroj të luaj për Benfica. Ishte klubi që më formoi, si dhe Barreirense. Dëshira ime për t’u kthyer në Benfica është gjithmonë e fortë”, tha portugezi.
Tag: cancelo
-

“Dua të rikthehem të luaj në Europë, dëshiroj ta mbyll karrierën te klubi që më formoi”
-

Portugalia i nis me “manita” kualifikueset. 40-vjeçari Ronaldo shënon dopietë (video)
6 Shtator 2025
19:59
Telesport
Portugalia i ka nisur me fitore bindëse kualifikueset për Kupën e Botës 2026. “Luzitanët” e drejtuar nga Roberto Martinez fituan 0-5 në Yerevan, në transfertën ndaj Armenisë.
Në minutën e 9-të, Joao Cancelo bën vetë gjithçka bukur në fundore dhe kroson në zonë, aty ku Joao Felix dërgoi me kokë topin në rrjetë. Në minutën e 20-të, ishte radha e Cristiano Ronaldo për të dyfishuar shifrat, pas asistit perfekt në zonë nga Pedro Neto. Në minutën e 32-të ishte Joao Cancelo i cili gjeti golin e tretë, pas një goditjeje të fuqishme brenda zonës. Cancelo e festoi golin njësoj siç bënte i ndjeri Diogo Jota.
Në fillim të pjesës së dytë, Cristiano Ronaldo shënon golin e dytë personal në këtë takim, me një goditje të bukur nga distanca. Joao Felix në minutën e 60-të shënoi edhe ai dopietë, duke i çuar shifrat në 0-5. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Irlanda pret Hungarinë, sfida nis në 20:45.
SHIKOGOLAT -

KUALIFIKUESET: Gjithçka e lehtë për Portugalinë, Anglia bën detyrën
6 Shtator 2025
18:46
Telesport
Portugalia nis sot ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Luzitanët e kanë mbyllur pjesën e parë 0-3 në transfertën në Yerevan, ndaj Armenisë.
Në minutën e 9-të, Joao Cancelo bën vetë gjithçka bukur në fundore dhe kroson në zonë, aty ku Joao Felix dërgoi me kokë topin në rrjetë. Në minutën e 20-të, ishte radha e Cristiano Ronaldo për të dyfishuar shifrat, pas asistit perfekt në zonë nga Pedro Neto. Në minutën e 32-të ishte Joao Cancelo i cili gjeti golin e tretë, pas një goditjeje të fuqishme brenda zonës. Cancelo e festoi golin njësoj siç bënte i ndjeri Diogo Jota.
SHIKOGOLAT
Në grupin K, në “Villa Park” në Birmingham, Anglia po fiton 1-0 ndaj Andorrës. Në minutën e 25-të, një krosim i Noni Madueke devijohet me kokë nga mbrojtësi i Andorës, Christian Garcia dhe përfundon në rrjetë. Në këtë grup, Serbia fitoi më herët 0-1 ndaj Letonisë në transfertë. Shqipëria është pushim.
Pavarësisht se po fiton, loja e dobët e yjeve të Anglisë ka lënë të pakënaqur tifozët e pranishëm në stadium, të cilët në shumë raste kanë vërshëllyer lojtarët e tyre.
SHIKOGOLIN -

Joao Mario prezantohet te Juventusi: Frymëzohem nga CR7, si mbrojtës ngjaj me Cancelo
“Që i vogël jam frymëzuar nga Cristiano Ronaldo me ambicien e tij për t’u përmirësuar gjithmonë. Në rolin tim, referenca është Cancelo, një lojtar ofensiv, edhe pse është mbrojtës i djathtë. Edhe unë kam karakteristika të ngjashme”.
Me këto fjalë është prezantuar Joao Mario, mbrojtësi i ri i djathtë i Juventusit, i cili foli për herë të parë si lojtar bardhezi nga grumbullimi në Herzogenaurach. Juventusi ndodhet në Gjermani, në qendrën stërvitore të “Adidas”, aty ku bardhezinjtë zhvilluan një pjesë të përgatitjeve edhe verën e kaluar, nën drejtimin e Thiago Motta.
Joao Mario pritet të ketë një rol të rëndësishëm në këtë Juventus, edhe për shkak të vendimeve të klubit në merkato. “Jam duke u integruar lehtësisht, – shtoi portugezi. – Bashkatdhetarët e mi, Conceiçao dhe Djalo, po më ndihmojnë shumë. Komunikoj me ta dhe me pjesën tjetër të ekipit për të kuptuar më mirë dinamikat e klubit”.
Ish-lojtari i Portos, i ardhur në marrëveshjen që e dërgoi Alberto Costa sërish në Portugali, aktualisht është i vetmi mbrojtës i djathtë me rol natyral në skuadrën e Juventusit. Ndërkohë, Timothy Weah nuk do të jetë më pjesë e projektit bardhezi. Ai ka lënë grumbullimin në Gjermani për të fluturuar drejt Francës, ku do të firmosë me Olympique Marseille.
Klubi francez ka marrë miratimin përfundimtar për huazimin me detyrim blerjeje, një marrëveshje totale rreth 18 milionë euro, përfshirë bonuset. Weah do të bashkohet me trajnerin Roberto De Zerbi, ndërsa Juventusi tani do të kërkojë një tjetër mbrojtës të djathtë për ta alternuar me Joao Mario. -

Dita më e vështirë e Cancelo dhe Neves, pas vdekjes tragjike së Jotës: Familja i telefonoi në mes të natës…
Ndeshja mes Fluminense dhe Al Hilal nuk ishte aspak e lehtë për Rúben Neves dhe João Cancelo. Vdekja në një aksident rrugor e Diogo Jotës dhe vëllait të tij André Silva i tronditi të dy, orët para sfidës ndaj skuadrës braziliane ishin tepër të vështira për ta.
Gjatë minutës së heshtjes në kujtim të dy vëllezërve, u pa qartë se si João Cancelo dhe Rúben Neves nuk arritën t’i përmbanin lotët dhe shpërthyen në të qara. Ishte veçanërisht e dhimbshme për mesfushorin, i cili kishte një marrëdhënie shumë të veçantë me Diogo Jotën.
“Nuk është e lehtë, sepse Rúben Neves ishte mik i ngushtë i Jotës. U trondit shumë dje në hotel. Familja e tij e telefonoi në mes të natës. Nuk arriti të flinte”, – deklaroi Bono, portieri i Al Hilal, pas ndeshjes ndaj Fluminense. “Edhe Cancelo nuk i mbajti dot lotët, është diçka që na preku të gjithëve”, – shtoi “gardiani” ndërkombëtar maroken.¡IMPOSIBLE NO EMOCIONARSE! 🥹💔
Los rostros de Cancelo y Rúben Neves completamente bañados en lágrimas por la pérdida de Diogo Jota#FIFACWC pic.twitter.com/6X8xhMUNqz
— DAZN Fútbol (@DAZNFutbol) July 4, 2025Përveçse te kombëtarja portugeze, Rúben Neves dhe Diogo Jota ndanë të njëjtin dhomë zhveshjeje edhe te Wolves në Premier League, gjë që forcoi miqësinë e tyre të ngushtë. Lojtari i Al Hilal donte ta kujtonte Diogo Jotën edhe në rrjetet sociale me fjalë plot dashuri:
“Më shumë se një miqësi, ne jemi familje dhe kjo nuk do të ndalet vetëm sepse tani ti nënshkrove një kontratë pak më larg nesh. Kur të shkoj në kombëtare, do të jesh gjithmonë pranë meje në darkë, në autobus, në avion…”
Gjithashtu, Bono donte të përgëzonte punën e bërë në një ditë kaq të vështirë nga shokët e skuadrës: “E përgëzoj, sepse garoi dhe bëri punën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme”. -

Portugezët e Al Hilal shpërthejnë në lot gjatë heshtjes në nder të Diogo Jotës dhe vëllait
Momente tepër të vështira, për dy futbollistët portugezë të Al Hilalit, Cancelo dhe Ruben Neves, të cilët kanë shpërthyer në lot, teksa u mbajt një minutë heshtje në nder të Diogo Jotës dhe vëllait të tij, që humbën jetën pas aksidentit tragjik.
Ruben Neves y Joao Cancelo llorando en el minuto de silencio por Diogo Jota
Qué momento 🥹💔pic.twitter.com/3Hn1EfFrLb— Mati (@matiasm_02) July 4, 2025
Si Cancelo ashtu dhe Ruben Nevesh u shfaqen tepër të rënduar emocionalisht, teksa pak kohë më parë festonin së bashku me Jotën fitimin e Ligës së Kombëve.
Me lot në sy u fokusua edhe kapiteni i Fluminenses, Tiago Silva.