Tag: canaj

  • EMRI+FOTO/ 14 vite burg për Mario Canaj, tentativa për të grabitur një shtëpi bari shkaktoi përplasje mes bandave

    EMRI+FOTO/ 14 vite burg për Mario Canaj, tentativa për të grabitur një shtëpi bari shkaktoi përplasje mes bandave

    Mario Canaj është dënuar me 14 vite burg për rolin e tij në tentimin për të hyrë me forcë në një fabrikë kanabisi në Luton, një incident që shkaktoi përleshje të dhunshme mes bandave rivale. Policia u thirr në orët e hershme të mëngjesit të 3 marsit 2021, pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri dhe persona të përfshirë në një konflikt me armë të ftohta në zonën e Hallwicks Road.

    Përleshja shpërtheu pasi disa burra tentuan të depërtonin në një banesë aty pranë që po përdorej si fabrikë kanabisi.

    Mario Canaj, 39 vjeç, me adresë në St James Court, Coventry, u dënua të hënën (1 dhjetor) nga Gjykata e Kurorës në Luton. Ai u shpall fajtor për: konspiracion për prodhim kanabisi, posedim arme zjarri me qëllim rrezikimin e jetës dhe pjesëmarrje në dhunë të rëndë.

    Tre persona të tjerë u dënuan më herët në vitin 2023 në lidhje me të njëjtin incident, përfshirë Gezim Brahimaj, 38 vjeç, nga Somersby Close, Luton.

    Detective Sergeant Jo Goodson, nga Njësia e Krimeve të Rënda e Bedfordshire, Cambridgeshire dhe Hertfordshire, tha: Ky rast tregon vendosmërinë e jashtëzakonshme të oficerëve tanë. Kanë qenë pesë vite punë të palodhur për të siguruar këto dënime, duke përfshirë hetime të detajuara dhe bashkëpunim të gjerë ndërmjet ekipeve të ndryshme.

    Ajo shtoi se dhuna e asaj nate ishte “tronditëse” dhe se policia ishte e vendosur të sillte para drejtësisë të gjithë përgjegjësit.

    “Këto dënime japin një mesazh të qartë: krimi i organizuar dhe përdorimi i armëve të zjarrit nuk do të tolerohen në Bedfordshire.”

  • Përplasje mes bandave në shtëpitë e barit, dënohet me 14 vite burg Mario Canaj

    Përplasje mes bandave në shtëpitë e barit, dënohet me 14 vite burg Mario Canaj

    mario canaj

    BRITANI E MADHE- Shqiptari Mario Canaj është dënuar me 14 vite burg, për rolin që pati në një përleshje në një shtëpi bari në Britaninë e Madhe. Canaj tentoi që të hynte me forcë në një fabrikë kanabisi, duke shkaktuar më pas një përplasje të dhunshme mes bandave. Ngjarja ndodhi në 3 Mars të vitit 2021, ndërsa u kërkua dhe ndërhyrja e policisë, pas raportimit për të shtëna.
    Përleshja shpërtheu pasi disa burra tentuan të depërtonin në një banesë aty pranë që po përdorej si fabrikë kanabisi.
    Mario Canaj, 39 vjeç, me adresë në St James Court, Coventry, u dënua të hënën (1 dhjetor) nga Gjykata e Kurorës në Luton. Ai u shpall fajtor për: konspiracion për prodhim kanabisi, posedim arme zjarri me qëllim rrezikimin e jetës dhe pjesëmarrje në dhunë të rëndë.
    Tre persona të tjerë u dënuan më herët në vitin 2023 në lidhje me të njëjtin incident, përfshirë Gezim Brahimaj, 38 vjeç, nga Somersby Close, Luton.
    Autoritetet që dhanë vendimin u shprehën: Ky rast tregon vendosmërinë e jashtëzakonshme të oficerëve tanë. Kanë qenë pesë vite punë të palodhur për të siguruar këto dënime, duke përfshirë hetime të detajuara dhe bashkëpunim të gjerë ndërmjet ekipeve të ndryshme.
    Autoritetet shtuan se dhuna e asaj nate ishte “tronditëse” dhe se policia ishte e vendosur të dërgonte para drejtësisë të gjithë përgjegjësit.
    “Këto dënime japin një mesazh të qartë: krimi i organizuar dhe përdorimi i armëve të zjarrit nuk do të tolerohen në Bedfordshire.”

  • Digjet pas mesnatës lokali i Ramadan Zotos në Sarandë! Biznesi ishte dhënë me qera, pronari në burg për plagosje

    Digjet pas mesnatës lokali i Ramadan Zotos në Sarandë! Biznesi ishte dhënë me qera, pronari në burg për plagosje

    FOTO ILUSTRUESE

    SARANDË-Një lokal në Sarandë është djegur plotësisht nga zjarri në orët e para të mëngjesit. Biznesi ishte i marrë me qera nga Ramadan Zoto, i njohur edhe si Ramadan Canaj, 42 vjeç, aktualisht i paraburgosur për plagosjen e dy personave më 17 korrik në Sarandë. Dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa fatmirësht nuk raportohet për të lënduar. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa një hetim ka nisur për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
    Kush është Ramadan Zoto
    Konkretisht 43-vjeçari, Ramadan Zoto, (allias Ramadan Canaj) gjatë një sherri më 17 korrik të këtij viti në lagjen nr. 3 të Sarandës, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, plagosi me armë zjarri të Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamajt. Plagosja ka ndodhur si pasojë e një konflikti për zënien e një sipërfaqe toke. Dy të plagosurit nga Kamza, Gëzim Haradinaj dhe Ernest Lama kanë pasur konflikt me vëllezërit Ramadan dhe Erjon Canaj. Zoto u arrestua më 22 gusht 2025 gjatë një aksioni policir në Korçë.

    Ramadan Canaj ka qenë i dënuar më parë edhe në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje dhe aktualisht është në proces gjyqësor në Sarandë për “goditje për shkak të detyrës”.
    Njoftimi i policisë;
    Rreth orës 03:10, në Ksamil, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një lokal me konstruksion druri, i marrë me qira nga shtetasi K. I. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të rënies së zjarrit./ZËRI

  • Atentati në Sarandë/ “Isuf Jaçaj e paralajmëroi të birin: Dorëzohu, ndryshe do të të gjej vetë, katër ditë më pas, u vra”

    Atentati në Sarandë/ “Isuf Jaçaj e paralajmëroi të birin: Dorëzohu, ndryshe do të të gjej vetë, katër ditë më pas, u vra”

    Një shpërthim i fuqishëm tritoli tronditi mbrëmjen e 5 tetorit lagjen nr. 3 të Sarandës, duke i marrë jetën 58-vjeçarit Isuf Jaçaj, një emër i njohur në zonë për aktivitetin e tij në fushën e turizmit. Viktima u vra në mënyrë mafioze, pasi rreth 800 gramë eksploziv ishin vendosur poshtë automjetit të tij, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendngjarje.
    Isuf Jaçaj ishte babai i Kalus Jaçajt, 31 vjeç, aktualisht i burgosur për “përkrahje të autorit të krimit” në një ngjarje të mëparshme që lidhet me një konflikt për pronën në bregdet. Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes së strukturuar, që përfshin plagosjen e dy personave në muajt e fundit dhe një seri ngjarjesh të dhunshme që kanë përshkallëzuar tensionet mes disa familjeve në qytet.
    Në lagjen nr. 4 të Sarandës, Ramadan Zoto, i njohur edhe si Ramadan Canaj, 43 vjeç, plagosi me armë zjarri Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën nga Kamza. Pas ngjarjes, policia shpalli në kërkim autorin e dyshuar së bashku me vëllain e tij, Erjon Canaj, Artan Muratajn dhe Kalus Jaçajn, për “moskallëzim krimi” dhe “përkrahje të autorit”. Sipas burimeve të News24, Kalus Jaçaj kishte strehuar autorin e plagosjes në shtëpinë e tij për ta mbrojtur nga një hakmarrje e mundshme. Vetëm disa ditë më vonë, Canaj u arrestua në Korçë ndërsa tentonte të kalonte kufirin për në Greqi, me një armë të gatshme për qitje.
    Në komunikimet e siguruara nga hetuesit, babai i Kalusit, Isuf Jaçaj, kishte tentuar ta bindte të birin që të dorëzohej në polici. “Duhet të dorëzohesh vetë në polici për përkrahjen e autorit të krimit, në të kundërt do të vij unë të gjej ku je fshehur dhe të dorëzoj me duart e mia”, i kishte thënë ai në një telefonatë.
    Por vetëm katër ditë pas ndihmës që i dha autorit të plagosjes, më 22 korrik, makina e Kalus Jaçajt u hodh në erë me tritol. Në mesazhet kërcënuese që i ishin dërguar, shkruhej: “Dorëzo Ramadan Canaj, autorin e plagosjes, në të kundërt do të vrasim ty dhe familjarët e tu.”
    Ngjarja e mbrëmjes së 5 tetorit duket se është akti kulmor i një hakmarrjeje të përgjakshme, ku viktimë ra Isuf Jaçaj. Megjithëse kishte precedentë penalë, ai njihej në komunitetin e Sarandës për punën e tij në sektorin turistik dhe përpjekjet për të qëndruar larg përplasjeve të të birit.
    Policia po vijon hetimet për të zbuluar autorët e vërtetë të shpërthimit dhe për të çmontuar rrjetin e përfshirë në këtë seri ngjarjesh që po e kthejnë Sarandën në një skenë përplasjesh mafioze me motive pronësie.

  • Plagosi me armë 2 persona në Sarandë, Operacionalja aksion në mes të Korçës, arreston autorin me dy identitete…

    Plagosi me armë 2 persona në Sarandë, Operacionalja aksion në mes të Korçës, arreston autorin me dy identitete…

    Arrestohet nga Policia e Vlorës, Operacionalja e Drejtorisë së Përgjithshme dhe Policia e Korçës, autori i dyshuar i ngjarjes në Sarandë, i akuzuar për plagosjen e dy personave. I prangosuri është Ramadan Zoto, (allias Ramadan Canaj), 43 vjeç, që gjatë një sherri më 17 korrik të këtij viti në lagjen nr. 3 të Sarandës, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, plagosi me armë zjarri Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lamaj. Ndaj tij kishte masë sigurie në mungesë nga Gjykata, “arrest me burg”. Bashkë me të u ndalua edhe një person i dytë, teksa pati disa të shoqëruar.
    I arrestuari, po në kërkim për armëmbajtje, është identifikuar si Arben Ismailaj, që akuzohet se strehonte Zoton në Fier pas krimit dhe e ndihmonte të lëvizte në qytete të tjera, sikurse dje në Korçë. Policia e Vlorës bëri edhe njoftim zyrtar për operacionin, të cilin e kodoi ‘Stuhia”. “43-vjeçari Ramadan Zoto, në momentin e ndalimit ishte i armatosur me armë zjarri, me fishek në fole, gati për qitje”, thanë burime zyrtare. Gjatë aksionit janë sekuestruar 5 armë zjarri (4 pistoleta, të gjitha me karikator me fishekë, dhe 1 automatik), një pjesë mekanizmi për silenciator, një dylbi për përdorim në kushte të errësirës, një dron dhe rreth 600 fishekë luftarakë.
    Zoto është lokalizuar në zonën e Korçës ditën e djeshme, teksa lëvizte me një makinë “Audi” dhe ndërhyrja ishte e befasishme, mes bashkëpunimit të tre sektorëve të policisë. Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, duket se forcat e policisë kanë bllokuar një mjet tip “Audi”, duke nxjerrë një nga personat në mjet. Mësohet se ka edhe të tjerë të shoqëruar. Më herët, më 20 korrik, ishte arrestuar një tjetër i dyshuar për krimin, Artan Murtaj, 43 vjeç, nga Policia e Sarandës, pasi ishte shpallur në kërkim si një nga personat e dyshuar të shpallur në kërkim në plagosjen me armë ndaj Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamajt. Në kërkim për plagosjen e dyfishtë ishin shpallur në kërkim përveç Ramadan Zotos, i njohur edhe si Ramadan Canaj, dhe Erjon Canaj, 36 vjeç dhe Klaus Jaçaj, 31 vjeç.
    Sipas dinamikës dhe hetimit, shkak i ngjarjes ishte konflikti për zënien e një sipërfaqe toke. Dy të plagosurit nga Kamza, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lamaj kishin në posedim një sipërfaqe toke në Sarandë, përgjatë vijës bregdetare, ngjitur me pronën e dy vëllezërve Canaj. Të plagosurit pretendonin se dy vëllezërit Lama u kishin zënë një pjesë të sipërfaqes së tokës. Ata kishin kërkuar takim për të sqaruar situatën. Palët u takuan më 17 Korrik 2025, por situata doli jashtë kontrollit deri në përdorimin e armëve.

  • “Operacionalja” aksion në Korçë, arreston Ramadan Zoton, 43-vjeçari plagosi dy persona në Sarandë një muaj më parë

    “Operacionalja” aksion në Korçë, arreston Ramadan Zoton, 43-vjeçari plagosi dy persona në Sarandë një muaj më parë

    Ramadan Zoto (Canaj), 43 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa akuza është arrestuar ditën e sotme në qendër të Korçës nga Forcat Operacionale.

    Zoto ishte shpallur në kërkim gjithashtu pas ngjarjes së ndodhur më 17 korrik në Sarandë, ku mbetën të plagosur dy persona, Gëzim Hajdaraj 33 vjeç dhe Ernest Lama 24 vjeç.
    Gazetari i Vizion Plus, Tonin Frroku mëson se Ramadan Canaj alias Ramadan Zoto ka qenë nën vëzhgim dhe dyshohet se po kërkonte të kalonte kufirin drejt Greqisë.

    Burime bëjnë me dije se janë shoqëruar edhe persona të tjerë që ndodheshin në automjetin e  Ramadan Zotos.

    Lidhur me ngjarjen e 17 korrikut, uniformat blu vunë në pranga vëllanë e Zotos,  Erjon Canaj.
    Ramadan Zoto dyshohet se qëlloi me armë zjarri në  drejtim të Ernest Lamas dhe Gëzim Hajdaraj.
    Palët u takuan fillimisht për tu sqaruar për konfliktin që kishin për një pronë, por situata përfundoi në përdorimin e armëve.
    Dy vëllezërit Canaj rezultojnë me precedent penalë. Ramadan Canaj, aktualisht është në proces gjyqësor në Sarandë për “goditje për shkak të detyrës”, ndërsa vëllai i tij, Erjon Canaj në dhjetor 2022 ka dhunuar rojën e spitalit dhe në shkurt 2024 është arrestuar në banesë me 2 pistoleta./vizionplus.tv

  • ‘Kërcet’ sërish arma në Sarandë! Policia: Ish-efektivi u plagos me tytën e pistoletës, u shkrep në ajër

    ‘Kërcet’ sërish arma në Sarandë! Policia: Ish-efektivi u plagos me tytën e pistoletës, u shkrep në ajër

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    SARANDË-Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sërish mbrëmjen e sotme në Sarandë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Mitat Hoxha”, ku 56-vjeçari Adil Veli, ish-efektiv policie është goditur me tytën e armës. 
    Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet njoftojnë se gjatë përplasjes fizike arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.

    Njoftimi i policisë:
    Sot, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me një send të fortë, dyshohet me tytën e një pistolete, shtetasi A. V., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
    Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet se gjatë momentit të goditjes me tytën e armës, arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.
    Ndërkohë vetëm tre ditë më parë më 17 korrik Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama, 32 dhe 24 vjeç u plagosë me armë zjarri në qytetin bregdetar. Plagosja ka ndodhur si pasojë e një konflikti për zënien e një sipërfaqe toke me vëllezërit Ramadan dhe Erjon Canaj. Të plagosurit kishin në posedim një sipërfaqe tokë në Sarandë, përgjatë vijës bregdetare, ngjitur me pronën e dy vëllezërve, e këta të fundit pretendonin se i kishin zënë sipërfaqen e tyre të tokës. Në kërkim janë shpallur edhe Artan Murtaj 43 vjeç dhe Klaus Jaçaj 31 vjeç, si bashkëpunëtorë të dy vëllezërve Canaj. Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj kërkohet si autor që tentoi të vriste me armë dy të rinjtë. Ndërsa 3 të tjerët; Erjon Canaj, Artan Murtaj dhe Klaus Jaçaj akuzohen për përkrahje të autorit të krimit./ZËRI

  • ‘Kërcet’ sërish arma në Sarandë! Policia: Ish-efektivi u plagos me tytën e pistoletës (EMRI)

    ‘Kërcet’ sërish arma në Sarandë! Policia: Ish-efektivi u plagos me tytën e pistoletës (EMRI)

    FOTO ILUSTRUESE

    SARANDË-Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sërish mbrëmjen e sotme në Sarandë. Sipas të dhënave paraprake raportohet se një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi në rrugën “Mitat Hoxha”, ku 56-vjeçari Adil Veli, është goditur me tytën e armës. 
    Ai është transportuar drejt Spitalit të Sarandës. Mësohet se 56-vjeçari ka qenë më parë efektiv Policie. Autoritetet njoftojnë se gjatë përplasjes fizike arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja.
    Njoftimi i policisë:
    Sot, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me një send të fortë, dyshohet me tytën e një pistolete, shtetasi A. V., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
    Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet se gjatë momentit të goditjes me tytën e armës, arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.
    Ndërkohë vetëm tre ditë më parë më 17 korrik Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama, 32 dhe 24 vjeç u plagosë me armë zjarri në qytetin bregdetar. Plagosja ka ndodhur si pasojë e një konflikti për zënien e një sipërfaqe toke me vëllezërit Ramadan dhe Erjon Canaj. Të plagosurit kishin në posedim një sipërfaqe tokë në Sarandë, përgjatë vijës bregdetare, ngjitur me pronën e dy vëllezërve, e këta të fundit pretendonin se i kishin zënë sipërfaqen e tyre të tokës. Në kërkim janë shpallur edhe Artan Murtaj 43 vjeç dhe Klaus Jaçaj 31 vjeç, si bashkëpunëtorë të dy vëllezërve Canaj. Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj kërkohet si autor që tentoi të vriste me armë dy të rinjtë. Ndërsa 3 të tjerët; Erjon Canaj, Artan Murtaj dhe Klaus Jaçaj akuzohen për përkrahje të autorit të krimit./ZËRI

  • Plagosja e dyfishtë në Sarandë, policia arreston një nga personat e shpallur në kërkim

    Plagosja e dyfishtë në Sarandë, policia arreston një nga personat e shpallur në kërkim

    Artan Murtaj 43 vjeç është arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi ishte shpallur në kërkim si një nga personat e dyshuar të shpallur në kërkim në plagosjen me armë ndaj Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamajt.
    43-vjeçari Murtaj akuzohet për veprën penale të “përkrahjes së autorit të krimit”.
    “Në vijim të veprimeve lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në lagjen nr. 3, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria, datë 19.07.2025, për shtetasin A. M., 43 vjeç, banues në Sarandë, i shpallur në kërkim si i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Sarandës.
    Në kërkim për plagosjen e dyfishtë në Sarandë të ndodhur më 17 Korrik 2025 vijojnë të jenë në kërkim vëllezërit Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj 43 vjeç dhe Erjon Canaj 36 vjeç dhe Klaus Jaçaj 31 vjeç.
    Policia akuzon Ramadan Zoton (Canaj) si person që ka qëlluar me armë ndaj Gëzim Hajdarajt 33 vjeç dhe Ernest Lama 24 vjeç, duke i lënë të plagosur, të cilët pasi morën ndihmën e parë në Spitalin e Sarandës, u dërguan për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
    Shqiptarja.com mësoi se shkak i ngjarjes ishte konflikti për zënien e një sipërfaqe toke
    Dy të plagosurit nga Kamza, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lamaj kishin në posedim një sipërfaqe toke në Sarandë, përgjatë vijës bregdetare, ngjitur me pronën e dy vëllezërve Canaj.
    Të plagosurit pretendonin se dy vëllezërit Lama u kishin zënë një pjesë të sipërfaqes së tokës. Ata kishin kërkuar takim për të sqaruar situatën. Palët u takuan pasditen e djeshme (17 Korrik 2025), por situata doli jashtë kontrollit deri në përdorimin e armëve.

  • Plagosja e dyfishtë në Sarandë/ Ndihmoi autorin, arrestohet 43-vjeçari i shpallur në kërkim

    Plagosja e dyfishtë në Sarandë/ Ndihmoi autorin, arrestohet 43-vjeçari i shpallur në kërkim

    Foto ilustruese

    SARANDË- Rreth 50 forca policore nga Tirana, Vlora e Saranda kanë vendosur në pranga Artan Murtaj, i shpallur në kërkim për plagosjen e dyfishtë të ndodhur pak ditë më parë në Sarandë. 43-vjeçari Murtaj ishte shpallur në kërkim për “përkrahja e autorit të krimit”. Ndërkohë vazhdon puna për kapjen e të përfshirëve të tjerë në plagosje: dy autorët e plagosjes Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj dhe vëllai i tij, Erjon Canaj; ndërsa në kërkim janë edhe bashkëpunëtori tjetër Klaus Jaçaj.
    “Në vijim të veprimeve lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në lagjen nr. 3, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria, datë 19.07.2025, për shtetasin A. M., 43 vjeç, banues në Sarandë, i shpallur në kërkim si i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”,”-bën me dije Policia.
    Plagosja e dyfishtë ndodhi në Sarandë disa ditë më parë, pranë stadiumit. Të plagosurit, Gëzim Hoxhaj dhe Ernest Lama,  kishin në posedim një sipërfaqe tokë në Sarandë, përgjatë vijës bregdetare, ngjitur me pronën e dy vëllezërve Canaj, e këta të fundit pretendonin se i kishin zënë sipërfaqen e tyre të tokës. Kështu që kishin kërkuar takim për të sqaruar ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme pranë stadiumit. Por përplasja verbale, degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit. Sipas Policisë, që kanë analizuar pamjet e kamerave të sigurisë, njëri nga vëllezërit Canaj qëlloi me armë ndaj dy të rinjve nga Kamza duke i lënë të plagosur. Gëzim Hoxhaj dhe Ernest Lama morën fillmisht mjekim në spitalin e Sarandës dhe më pas u sollën për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë. Teksa të plagosurit po mjekoheshin, autorët u larguan nga vendi i ngjarjes dhe ende nga data 17 korrik, janë ende në kërkim./ZËRI