Tag: campos

  • “Luis Enrique nuk e do Lamine Yamal te PSG”

    “Luis Enrique nuk e do Lamine Yamal te PSG”

    2 Nëntor 2025

    12:41

    Telesport

    Gazetari i Sky Sport, Fabrice Hawkins, ka hedhur poshtë spekulimet se PSG ka interes për yllin e Barcelonës, Lamine Yamal.
    Sipas tij, drejtori sportiv Luis Campos dhe trajneri Luis Enrique nuk janë dakord për një lëvizje të tillë, sado e bujshme që ajo duket, apo edhe spektakolare për tregun e transferimeve.
    “Enrique dhe Campos nuk e kanë kërkuar blerjen e Yamal. Ata nuk do të ishin dakord, të paktën tani për tani, me aq informacione sa kam. Kostoja do të ishte 200 mln euro. PSG nuk punon kështu aktualisht”.

  • “Luis Enrique ishte i pari që i tha Neymarit: Shumë mirë që po largohesh…”

    “Luis Enrique ishte i pari që i tha Neymarit: Shumë mirë që po largohesh…”

    16 Shtator 2025

    14:38

    Alfred Lleshi

    Luis Campos, drejtori sportiv i PSG, ka zbuluar në një intervistë për “RMC Sport” detaje të forta mbi largimin e Neymar në vitin 2023 dhe rolin e Luis Enrique. Sipas tij, trajneri spanjoll ishte i pari që ia tha brazilianit hapur: “Është më mirë që të largohesh”.
    Campos shpjegon se Enrique e pa futbollin ndryshe, duke vënë në plan të parë lojën kolektive dhe aktivizuar ata që tregonin më shumë në stërvitje çdo javë. Neymar u transferua drejt Arabisë Saudite në të njëjtën kohë kur Enrique mbërriti në Paris, pasi kishin punuar bashkë më herët te Barcelona.
    Campos e cilësoi ardhjen e trajnerit spanjoll si “vendimin më të mirë” të tij te PSG, duke kujtuar takimin vendimtar në Barcelonë: “Në pak minuta kuptova se ai ishte njeriu i duhur. Pas një dite, gjithçka u mbyll. I thashë që do të ndërtonim një ekip pa presionin e Champions-it dhe ai m’u përgjigj: Unë vij për ta fituar atë”.
     

  • Jo loja me këmbë, por paga e lartë… Drejtori i PSG shpjegon pse e “flakën” Donnarumma

    Jo loja me këmbë, por paga e lartë… Drejtori i PSG shpjegon pse e “flakën” Donnarumma

    16 Shtator 2025

    10:29

    Alfred Lleshi

    “Donnarumma kërkoi pagë në nivelin e PSG-së së mëparshme, jo të PSG-së aktuale”, – zbuloi Luis Campos, drejtor sportiv i klubit kampion të tripletës. Kjo është arsyeja kryesore e largimit të portierit italian, jo kërkesa e Luis Enrique për një portier më të aftë me këmbë, gjë për të cilën u zgjodh Chevalier.
    Agjenti i Donnarumma, Enzo Raiola, kishte bërë të qartë se oferta për rinovimin (një vit i mbetur nga kontrata) ishte shumë e ulët për klientin e tij. Campos shtoi: “Kur kërkon pagë si PSG-ja e mëparshme, jo e tanishmja, duhet të gjejmë zgjidhje”.
    PSG ka ndryshuar politikën e pagave. Baza fikse është më e ulët, me bonuse të bazuara në meritë dhe performancë. Campos theksoi: “Ylli është klubi dhe grupi, jo individi. Stabiliteti nuk ndryshon për një lojtar që kërkon privilegje”. Si zgjidhje, PSG bleu Chevalier nga Lille për 40 milionë euro. Donnarumma, ndërkohë debutoi me sukses te Manchester City.