Deputeti i PS, Ardit Bido, është përplasur mbrëmjen e sotme në Kuvend me Berishën teksa i ka kërkuar tu kërkojë ndjesë shqiptarëve, veçanërisht atyre të Çamërisë, për njerëzit që kanë cënuar integritetin territorial të vendit.
Bido tha se humbja e thellë e votave të Diasporës, sidomos në Greqi është mesazhi që shqiptarët i dhanë PD, duke refuzuar të votojnë njerëz të akuzuar për vrasjen e 2 ushtarëve shqiptarë.
“E meqënëse këto ditë ai ka dalë sërish, të shoh në sy dhe të sfidoj për ligj e për kanun, për atdhe e flamur, çohu dhe kërko ndjesë ndaj shqiptarëve vecanërisht të Çamërisë, të cilët nga përzgjedhjet tuaja personale u akuzuan sit ë ishin bashkëpunëtorë të nazizmit. Keni sjellë për 3 mandate rresht njerëz me patericë që s’kanë asnjë votë. Keni mbështetur njerëz që cënojnë integritetin territorial të këtij vendi”, iu drejtua Bido, kreut të PD, Sali Berisha.
Ardit Bido: Doktor, kur përmend dikë si çam ortodoks mund ta kesh problem. Por sot duhet ti shërbejmë Shqipërisë apo shtetësisë së dytë dhe të tretë që kemi. Humbët votën e emigrantëve sidomos në Greqi,
Në këtë rast ju keni patur humbjen më të tmerrshme të emigrantëve, sidomos atyre në Greqi, pasi vendosët të shkonit atje, të flisnit nën flamurin grek me himnin grek dhe me një person që shteti grek e ka akuzuar si të ishte pjesë e organizatës MAVI që ka vrarë 2 ushtarë shqiptarë.
E meqënëse këto ditë ai ka dalë sërish, të shoh në sy dhe të sfidoj për ligj e për kanun, për atdhe e flamur, çohu dhe kërko ndjesë ndaj shqiptarëve vecanërisht të Çamërisë, të cilët nga përzgjedhjet tuaja personale u akuzuan sit ë ishin bashkëpunëtorë të nazizmit. Keni sjellë për 3 mandate rresht njerëz me patericë që s’kanë asnjë votë. Keni mbështetur njerëz që cënojnë integritetin territorial të këtij vendi.
Tag: çamërisë
-

“Të sfidoj publikisht”/ Deputeti i PS i drejtohet Berishës: Kërkoi falje Çamërisë për…
-

Përplasje në Kuvend -“Të sfidoj, çohu dhe kërko ndjesë ndaj shqiptarëve të Çamërisë!” Bido-Berishës: Keni mbështetur njerëz që…
Deputeti i PS, Ardit Bido, është përplasur mbrëmjen e sotme në Kuvend me Berishën teksa i ka kërkuar tu kërkojë ndjesë shqiptarëve, veçanërisht atyre të Çamërisë, për njerëzit që kanë cënuar integritetin territorial të vendit.
Bido tha se humbja e thellë e votave të Diasporës, sidomos në Greqi është mesazhi që shqiptarët i dhanë PD, duke refuzuar të votojnë njerëz të akuzuar për vrasjen e 2 ushtarëve shqiptarë.
“E meqënëse këto ditë ai ka dalë sërish, të shoh në sy dhe të sfidoj për ligj e për kanun, për atdhe e flamur, çohu dhe kërko ndjesë ndaj shqiptarëve vecanërisht të Çamërisë, të cilët nga përzgjedhjet tuaja personale u akuzuan sit ë ishin bashkëpunëtorë të nazizmit. Keni sjellë për 3 mandate rresht njerëz me patericë që s’kanë asnjë votë. Keni mbështetur njerëz që cënojnë integritetin territorial të këtij vendi”, iu drejtua Bido, kreut të PD, Sali Berisha.
Ardit Bido: Doktor, kur përmend dikë si çam ortodoks mund ta kesh problem. Por sot duhet ti shërbejmë Shqipërisë apo shtetësisë së dytë dhe të tretë që kemi. Humbët votën e emigrantëve sidomos në Greqi,
Në këtë rast ju keni patur humbjen më të tmerrshme të emigrantëve, sidomos atyre në Greqi, pasi vendosët të shkonit atje, të flisnit nën flamurin grek me himnin grek dhe me një person që shteti grek e ka akuzuar si të ishte pjesë e organizatës MAVI që ka vrarë 2 ushtarë shqiptarë.
E meqënëse këto ditë ai ka dalë sërish, të shoh në sy dhe të sfidoj për ligj e për kanun, për atdhe e flamur, çohu dhe kërko ndjesë ndaj shqiptarëve vecanërisht të Çamërisë, të cilët nga përzgjedhjet tuaja personale u akuzuan sit ë ishin bashkëpunëtorë të nazizmit. Keni sjellë për 3 mandate rresht njerëz me patericë që s’kanë asnjë votë. Keni mbështetur njerëz që cënojnë integritetin territorial të këtij vendi. -

Dita e Çlirimit në varrezat çame/ Në Kllogjer, qytetarë e përfaqësuesit të Çamërisë përkujtojnë të rënët
Për herë të parë, Dita e Çlirimit të Shqipërisë u festua jo vetëm në Sarandë, Delvinë dhe Konispol, por edhe në varrezat monumentale të shqiptarëve të Çamërisë, në Kllogjer.
Qytetarë dhe përfaqësues të Shoqatës Çamëria Sarandë dhe Organizatës së Veteranëve Konispol u mblodhën në Kllogjer të Sarandës, një nga territoret më të dhimbshme të kujtesës historike shqiptare, ky vendndalim simbolik i eksodit biblik të vitit 1944.
“Bashkë me Shoqatën Çamëria – dega Sarandë dhe Organizatën e Veteranëve – dega Konispol, nderuam në varrezat e Kllogjerit Ditën e Çlirimit, duke kujtuar dhimbjen e kësaj toke që mban historitë e mijëra shqiptarëve të Çamërisë, të cilët dhanë jetën në udhën e mundimshme drejt lirisë. Sepse, Dita e Çlirimit nuk ka vetëm dëshmorët, por edhe ata që u bënë therror vetëm pse ishin shqiptarë”, shkruan deputeti i PS në Sarandë, Ardit Bido.Top Channel
-

Bilal Xhaferi – 90 vjet nga lindja e poetit të Çamërisë
Bilal Xhaferi – 90 vjet nga lindja e Nderit të Kombit dhe poetit të Çamërisë
Më 2 nëntor 1935, në fshatin Ninat të Konispolit, lindi poeti dhe shkrimtari çam Bilal Xhaferi – një nga zërat më të fuqishëm të letërsisë shqiptare, që i dha shpirt kauzës së Çamërisë dhe e ngriti dhimbjen në art.
Ai ishte biri i një familjeje të njohur çame, por fëmijëria e tij u shënua nga tragjeditë: nëna vdiq kur ai ishte vetëm 8 vjeç, ndërsa babai, u pushkatua nga regjimi komunist kur Bilali ishte 10 vjeç. Jetim në moshë të vogël, ai u rrit mes varfërisë, braktisjes dhe kujtimeve të përndjekjes që më vonë do të përvijoheshin në vargjet e tij të përjetshme.
Bilal Xhaferi u shqua që në moshë të re për talentin e tij të rrallë në poezi dhe prozë. Ai shkruante për plagët e shpirtit, për mërgimin dhe për atdheun e munguar.
Poezia e tij “Baladë Çame” është një kryevepër që tejkalon kufijtë e letërsisë dhe mbetet një dëshmi historike e përjetshme e shpërnguljes së dhunshme të shqiptarëve të Çamërisë:
“Ylberi, si një përshëndetje e përlotur lamtumirë,
u zhduk matanë largësive, mbi kreshtat e flakëve, nëpër shi…”
Në çdo varg të Bilal Xhaferi jeton mallkimi i një populli të ndarë me forcë nga toka e vet, por edhe krenaria për rrënjët që nuk shuhen.
I përndjekur nga regjimi komunist për mendimet e tij të pavarura, Bilal Xhaferi u arratis nga Shqipëria në vitin 1969 dhe u vendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Atje themeloi revistën “Krahu i Shqiponjës”, një tribunë e lirë për shqiptarët në mërgim dhe një zë i fortë kundër diktaturës. Në shkrimet e tij, Xhaferi denonconte padrejtësitë, kërkonte të drejtat e Çamërisë dhe mbronte idealet e demokracisë e të lirisë.
Në SHBA ai botoi edhe veprat e tij më të njohura, si romani “Krastakraus”, ku shpaloset përmes simbolikës universale dhimbja e individit nën tirani.
Pas vdekjes së tij misterioze në vitin 1986, figura e Bilal Xhaferi u rehabilitua në Shqipëri dhe mori titullin “Nderi i Kombit”.
Në vitin 1995, eshtrat e tij u rivarrosën në atdhe, ndërsa emri i tij u bë sinonim i kurajës, i fjalës së lirë dhe i identitetit çam.
Në fshatin Ninat, vendlindjen e tij, është ndërtuar Muzeu “Bilal Xhaferi”, një hapësirë përkujtimore që mban gjallë kujtimin e poetit. Ky muze u ngrit me dashuri e përkushtim nga motra e tij, e cila i kushtoi jetën ruajtjes së kujtesës së vëllait të saj. Brenda tij ndodhen fotografi, dorëshkrime, botime origjinale dhe objekte personale që rikthejnë gjurmët e jetës dhe veprës së poetit të Çamërisë.
Sot, muzeu i Ninatit është kthyer në një vend pelegrinazhi kulturor për vizitorë, studiues dhe shqiptarë nga të gjitha trevat që nderojnë veprën e tij.
Në 90-vjetorin e lindjes së tij, kujtojmë jo vetëm poetin, por njeriun që guxoi të flasë kur të tjerët heshtnin, që mbrojti të vërtetën e historisë dhe e bëri Çamërinë të flasë përmes vargut.
“Ne, popull muhaxhir, ecim nëpër shi…
Lamtumirë, Çamëri!”
Bilal Xhaferi – 90 vjet nga lindja e poetit të Çamërisë, zë i lirisë dhe kujtesë e përjetshme e një kombi që s’harroi rrënjët e veta.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -
Luftoi me Çerçizin! Shqipëria u bë zhgënjimi i ditëve të tij të mbrame…
RILINDASI VETERAN, HERO I MOHUAR
Nga: Hajredin Isufi
Ka qenë një barrakë e vogël në qendër të Tiranës në fillimin e viteve ‘60, ku shiste cigare një i moshuar mbi të 80-tat. Shumëkush nga klientët që shkonte aty nuk e dinte që shitësi i veçantë ishte një nga korifenjtë e çështjes çame dhe asaj shqiptare.
Fati e deshi që Musa Demi, lideri kryesor i qëndresës antiosmane, nismëtari për hapjen e shkollave dhe klubeve shqiptare, koordinatori i bashkëpunimit me lëvizjen patriotike në mbarë trevat shqiptare, negociatori me përfaqësitë e vendeve të huaja, austro-hungareze, italiane e franceze për kundërshtimin e pushtimit dhe copëtimin e Shqipërisë, luftëtari i orëve të para kundër represionit e gjenocidit grek e serb dhe legjendari i çështjes çame, t’i kalonte vitet e fundit i braktisur e në vetmi në Tiranë, për të cilën kishte ëndërruar që fëmijë.
I pasaportizuar aty fill pas Luftës së Dytë Botërore, kur për 70 vite kishte luftuar si rrallëkush jashtë Shqipërisë për lirinë dhe prosperitetin e saj, Musa Demi, pinjoll i një familje të shquar të komunitetit çam, u shua një mbrëmje dimri të fundviteve ‘60 në një strehëz të rrënuar afër qendrës së kryeqytetit. Askush nuk e mori vesh të nesërmen se nuk ishte një njeri i zakonshëm ai që përcillnin për në banesën e fundit dytre punonjës të komunales. Iku pa bujë e pa ceremoni mortore, patrioti i bëmave të mëdha. Po edhe pa asnjë dekoratë nga shteti, për të cilin kontribuoi një jetë të tërë….
BETIMI NË VARRIMIN E PAPA KRISTO NEGOVANIT
Musa Demi është një atdhetar i shquar i komunitetit çam nga qyteti i Filatit. Për herë të parë, emri i tij u bë i njohur në betimin para trupit pa jetë të Papa Kristo Negovanit, i cili u vra në pabesi nga qarqet shoviniste në vitin 1906. Nuk ishte një përbetim thjesht për hakmarrje, po për bashkim dhe mbrojtje të të drejtave kombëtare.
Musai bashkë me atdhetarë të tjerë nga Filati ndiqnin me vëmendje ngjarjet që zhvilloheshin brenda dhe jashtë vendit dhe asokohe përpiqeshin të mbanin kontakte bashkëpunimi me rrethet patriotike të Shqipërisë së Poshtme. Atentati ndaj priftit atdhetar e preku dhe revoltoi shumë Musa Demin. Ai organizoi enkas një mbledhje me miqtë e tij nga Filati dhe aty mblodhi ndihma në të holla për fëmijët jetim të Negovanit dhe ndërtimin e varrit të tij.
Në vitin 1908, kur qeveria turke e shpalli Çerçiz Topullin person shumë të kërkuar dhe për kapjen e tij vuri një shumë të madhe të hollash, Musa Demi e ruajti atë e shokët e tij nga forcat osmane. Filati, në ato vite, dhe në mënyrë të veçantë shtëpia e Musa Demit, u bë strehë për luftëtarët e lirisë. Sipas dëshmisë së Mihal Gramenos, patriot i shquar, Abaz Nivica, ”për 6-7 muaj u sëmur rëndë dhe kështu u shtrënguam ta dërgojmë në Çamëri te zoti Musa Demi nga Filati, një nga të flaktit atdhetar, ku u prit fort mirë deri sa u shërua4 “.
Më 23 korrik 1908, një ditë pas shpalljes së Kushtetutës së Xhonturqeve, Musa Demi i dërgoi një letër Kristo Dakos në Bukuresht, të cilit i kërkonte libra për shkollën shqipe në Filat dhe për bibliotekën pranë saj që pritej të hapej së shpejti. Dhe ndodhi çasti i lumtur, ku Filati, qyteti i traditave patriotike, më 28 gusht 1908 hapi për herë të parë shkollën në gjuhën amtare. Këtë lajm të gëzuar Musa Demi e publikoi në gazetën “Liria”. Pas kësaj ai dhe anëtarët e Komitetit “Për Lirinë e Shqipërisë” iu përveshën punës për çeljen e klubit patriotik, që u pagëzua me emrin “Vllazëria”.
Për këtë ngjarje të shënuar, Musa Demi, më datë 8 të vjeshtës së parë 1908, njoftoi Fehmi Beun, kryetarin e Klubit të Manastirit. Ai konsiderohej si drejtuesi më i rëndësishëm i lëvizjes kombëtare shqiptare në kanzanë e Filatit. Klubi “Vllazëria” i Filatit u dallua qysh në fillim për organizim të lartë dhe për unitet të fortë të anëtarëve të tij, pavarësisht nga besimi fetar. Filati, shkruante gazeta “Zgjimi i Shqipërisë”, nëpërmjet Musa Demit ishte kthyer në këtë kohë qendra e propagandës ku përhapej për krahinën e Çamërisë, shtypi i Rilindjes9. Musa Demi vazhdoi lidhje të drejtpërdrejta me Kadri Gjatën në Janinë, me Namik Delvinën në Delvinë, me Bajo Topullin e Çerçiz Topullin në Gjirokastër, me kryesinë e klubit patriotik të Manastirit, Elbasanit, Vlorës, Gjirokastrës etj.
NDËR PIONIERËT E PARË TË PUBLICISTIKES SHQIPTARE.
Musa Demi e vlerësonte shtypin patriotik të Rilindjes si një armë të fuqishme për t’i shërbyer çështjes kombëtare. Fillimisht nisi të bashkëpunonte me gazetën “Liria”, që dilte në Selanik në shtator të vitit 1908. Aty është botuar edhe shkrimi i parë i Musa Demit i njohur deri më sot. Në prill të vitit 1909, atdhetari nga Filati u thirr nga Kadri Gjata, kryetar i klubit patriotik të Janinës për ngritjen e një gazete shqiptare. Ai shkoi në janinë dhe më 14 Qershor 1909, siç njofton konsulli austro-hungarez në Janinë, doli numri i parë i gazetës “Zgjimi i Shqipërisë” në gjuhën shqipe. Ai botoi pothuajse në të gjitha organet e kohës, herë me inicialet M.H, D.L (Demo Lasko), herë me emrin M. Hamiti, M. Demi, herë me pseudonime: S. Lasko, M. Ushtari, Tomorr Çami etj. Botoi shumë në gazetën “Bashkimi i Kombit”, në gazetën “Dielli”, “Shqiptari”, “Shkumbi”, duke iu dhënë popullaritet nëpërmjet shkrimeve të veta. Publicistika e tij dallon për gjuhë të pastër, të thjeshtë dhe me të vërteta tronditëse për ngjarje të jetuara në hapësirën çame, për përpjekjet e një popullsie të tërë për mbrojtjen e identitetit të vet.
DREJTUES POLITIK I ÇETËS SË ÇAMËRISË.
Në vitin 1911, konsulli austro-hungarez, Kraus, në Vlorë i raportonte Vjenës se në Çamëri vepronte Musa Demi dhe Muharrem Rushiti, me ta dhe Alush Taka nga Konispoli, gjithsej me 70 vetë. Musa Demi, në një letër që i shkruante nga malet e Çamërisë Sotir Kolesë në Misir, më 29 korrik 1911, i bënte të qartë misionin historik të çetës dhe synimet që do të arrinte Lëvizja Kombëtare Shqiptare në Çamëri në bashkëpunim me viset e tjera shqiptare në jug e veri të vendit. ”Neve muarrmë armët në dorë dhe duallmë malit, shkruan ai, për të fituar të drejtat tona nga qeveria turke dhe do të jemi te bashkuar me malësorët dhe gjithë shqiptarët”1 .
Atdhetari nga Filati protestoi për shpërnguljen e masave të shqiptarëve të Çamërisë për në stepat e Anadollit në kuadrin e shkëmbimit të popullsisë greko-turke. Musa Demi dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë në Filat, në Margelliç, në Paramithi e Gumenicë, shihnin se kriteret e vendosura në Traktatin e Lozanës (janar 1923) dhe nga Lidhja e Kombeve nuk respektoheshin. Musa Demi u përfshi në një veprimtari të pandërprerë kundër shkëmbimit të shqiptarëve të Çamërisë. Ai nisi letra dhe peticione drejtuar qeverisë shqiptare dhe asaj greke, Lidhjes së Kombeve, çfarë kishte egërsuar shumë autoritetet greke në Janinë. Në këto rrethana, qeveria greke e asaj kohe e shihte mjet të mundshëm për realizimin e planeve të saj arrestimin dhe izolimin e përfaqësuesve të Çamërisë.
Në fundin e muajit maj 1924, Musa Demi, i cili sapo ishte kthyer nga takimet që kishte pasur me kryetarin e komisionit mikst, i dërguari i Lidhjes së Kombeve për çështjen e shkëmbimit të popullsisë, arrestohet së bashku me një grup atdhetarësh nga Filati, Margëlliçi, Paramithia e Gumenica. Rreth arrestimit të Musa Demit e shokëve të tij pati reagime e protesta në Çamëri. Përfaqësuesi i Shqipërisë në Gjenevë, arrestimin e Musa Demit e bëri problem në Lidhjen e Kombeve, më 24 qershor 1924. Ndërkohë, Karl Bratli, kryetar i nënkomisionit XIV mikst të Epirit ndërhyri vetë pranë guvernatorit të përgjithshëm në Janinë për lirimin e tij. Ndërkaq, pas kthimit nga internimi, ai vazhdoi të mbahej i arrestuar në burgjet e Janinës.
Në vjeshtë të vitit 1924 lirohet, por në pranverën e vitit 1925 rinisën arrestimet në Çamëri, kështu ndodhi edhe me Musa Demin që ishte liruar 6-7 muaj më parë. Më 3 mars 1925, në burimet e kohës njoftohej: ”Musa Demi është arrestuar nga policia greke në Korfuz se kishte protestuar kundër kombit të Çamëve”13. Sa herë që qeveria greke planifikonte të arrestonte parinë e Çamërisë që të mos kishte vështirësi në planet e saj djallëzore, i pari në listë ishte Musa Demi nga Filati.
Atdhetarit çam të Filatit, qelitë e burgut e kampet e internimit i ishin bërë një shtëpi e dytë. Në verën e vitit 1929, veterani atdhetar i Filatit gjatë kthimit në qytetin e tij, nga Athina, arrestohet në Janinë, nën akuzën ”Propagandist shqipëtar”. Në procesin gjyqësor ndaj tij, u konstatua se nuk kishte asnjë provë për ta fajësuar dhe doli nga burgu.
MESAZHE PËRTEJ URREJTJES DHE ARMIQËSISË
Në vitin 1932-1933, në Tiranë vepronte një bërthamë patriotësh që kishin krijuar një komitet kundër ligjit agrar që kishte krijuar qeveria serbe. Në këtë komitet bënte pjesë edhe Musa Demi, i cili në këtë kohë konsiderohej nga qarqet greke dhe ambasadori grek në Tiranë, K.A.Kollas, ”një mbrojtës i zjarrtë i të drejtave të çamëve në shtypin shqiptar, në Lidhjen e Kombeve dhe një antigrek”.
Ai vërtet ishte ”mbrojtës i zjarrtë i të drejtave të çamëve”, por në veprimtarinë e tij të gjerë diplomatike ishte përpjekur dhe përpiqej, të krijonte ura lidhjeje midis dy vendeve, ulje tensionesh, prej të cilave do të përfitonin dy popujt fqinjë, që historia shpesh i kishte vënë përkrah njëri-tjetrit.
Musa Demi, në vitin 1932, duke u kthyer nga Tirana për në Filat, u ndal në Gjirokastër e më pas shkoi në selinë e gazetës “Demokratia”, që dilte në atë qytet, duke i rekomanduar redaksisë së saj se do të ishte në interes edhe të shqiptarëve, edhe të grekëve që mbanin lidhje miqësore të ngushta me shoqi-shoqin. Që të arrihej një qëllim i tillë, vuri në dukje ai, shtypi duhej të jepte kontributin e tij më të madh.
Shtypi, deklaroi Musa Demi, kishte për detyrë të spastronte terrenin nga pengesat, që marrëdhëniet midis dy vendeve e dy popujve të forcoheshin. Ai kërkoi që gazeta “Demokratia” ta hidhte e para këtë hap, pavarësisht nga qëndrimi që mbante shtypi grek. Gjithashtu, ai i kërkoi redaksisë së gazetës gjirokastrite që të zbuste tonet e sulmeve kundër Greqisë pasi, sipas tij, ashpërsimi i këtyre sulmeve sillte ashpërsimin e marrëdhënieve midis vendeve fqinje. Mesazhi i Musa Demit, në atë periudhë të mbarsur me trazira e me veprime të dhunshme ndaj pakicave shqiptare, ishte kumti që dilte nga goja e një patrioti dhe diplomati largpamës. Ai nuk shprehte as frikë dhe as dobësi apo tërheqje nga betimi që kishte bërë bashkë me dhjetëra patriotë të tjerë çamë për mbrojtjen e Çamërisë martire. Këtu nuk duhet harruar se ky mesazh dilte nga goja e një të burgosuri për të disatën herë nga qeveria greke, të një njeriu që ishte fyer me lloj-lloj epitetesh dhe ishte akuzuar si shkatërrues i shtetit grek, madje që i kishin rrëmbyer të gjitha pronat.
Patrioti dhe diplomati i shquar çam do të shihte përtej urrejtjes që qarqet shoviniste e dritëshkurtra greke kishin mbjellë për të armiqësuar dy popujt. Kishte ardhur koha që shtypi i dy vendeve, intelektualët e vërtetë, të jepnin mesazhe të tjera, për të zbutur zemrat e trazuara dhe për të ulur gjakrat dhe ftohur kokat e nxehta të politikanëve. Musa Demi e bëri të tijën: ai kërkonte mirëkuptim midis dy popujve. Pak a shumë, ky ishte realiteti i Çamërisë në prag të luftës italo-greke.
NJË JETË NË BURGJE E INTERNIME
Propaganda fashiste që nxiti qeveria e Metaksait në radhët e të krishterëve kundër myslimanëve, e thelloi edhe më shumë situatën konfliktuale në Çamëri. Kësaj fryme përçarëse i shërbeu dhe internimi i parë i krerëve të Çamërisë më 25 tetor 1940, tri ditë para sulmit të Italisë fashiste kundër Greqisë.
Mes të internuarve në listën e parisë së Filatit ishte edhe Musa Demi. Internimi i krerëve të Çamërisë bëri që të ndërpritej misioni që kishte marrë përsipër atdhetari çam i Filatit dhe mbështetësit e tij kundër propagandës fashiste. Në burimet e kohës thuhet se grekët e mençur nuk u pajtuan me veprimet shoviniste që ndërmerrte qeveria e Metaksait kundër popullsisë çame.
Historiani Jani Sarra nga rrethinat e qytetit të Gumenicës në librin e tij shkruante se Kristo Patuli, kur pa se komandanti i Korofillaqisë së Gumencës, Kardhullaqi, i mblidhte burrat e parisë së fshatit Grikohor për internim, u tha: ”Ju jeni i huaj, sot ju kemi këtu, nesër do të shkoni.
Ne do të rrojmë së bashku me këta dhe ne do t’i paguajmë pjatat e thyera”8 . Dhe ngjarjet rrodhën ashtu siç i parashikoi i ndjeri Kristo Pituli. Internimi i parë u pasua në mesin e nëntorit 1940, nga një valë tjetër e madhe që përfshinte meshkujt çamë të moshës 17-70 vjeç9 .
Ndërkohë “pati dhe të krishterë që ishin vërsulur mbi fshatrat myslimane dhe grabisnin ç’u dilte përpara në shtëpitë dhe në pronat e myslimanëve”. Një vale egërsie e pashembullt dhe mizori çnjerëzore shfrynte mbi gratë, pleqtë dhe fëmijët e pambrojtur. Ishte përmbysur dhe shkelur çdo gjë: besa, buka, miqësia, vëllazëria, kumbaria, rregulli dhe tradita shekullore.
Rregullin e ligjin e vendosnin kokat e nxehta, të huaja dhe vendase, që të verbuar nga propaganda, vrisnin njerëz të pafajshëm, deri pleq, të rinj e fëmijë, plaçkitnin në mes të ditës, thërrisnin gra, vajza e nuse të bukura dhe i përdhunonin. Ishte koha kur shqiptarët myslimanë çamë përjetonin një tragjedi vërtet të denjë për t’u shkruar nga Eskili i lashtë grek. Çamët e internuar përplaseshin nëpër ishujt e Egjeut. Nisja e tyre bëhej natën vonë dhe udhëtimi gjithmonë me det.
Të depotuarit çamë, të mbyllur nëpër hambarë anijesh, ishin nën një mbikëqyrje të rreptë. Cilido që guxonte për të parë pakëz dritë ose për të kërkuar pak ujë, goditej për vdekje nga Korofillakët. Ata dërgoheshin në kampet e përqendrimit që ishin caktuar enkas në Mesollongj, Hio, Metilin etj. Në ato kampe, “robërit e luftës” dhe “armiqtë e Greqisë dhe të popullit grek” vdisnin dalëngadalë prej urisë, torturave e sëmundjeve. Në to kishte mjaft shembuj e fakte që tregonin ku kishte arritur shpirti kriminal i agjentëve të policisë dhe të administratës Jorgos e Metaksait. Atje dergjej edhe Musa Demi, në kampin e të internuarve në Hio, në vitin 1940, që priste nga çasti në çast siç duket në këtë foto që shikonte drejt rrugës së vdekjes.
Ai bashkë me çamët e tjerë që i shpëtuan vdekjes u kthyen në familjet e tyre rreth majit 1941. Në këtë kohë Greqia e kishte humbur luftën, Greqia ishte i pushtuar nga forcat naziste. Ndërkohë, në Çamëri kaosi dhe anarkia tashmë kishte dalë sheshit dhe çdo gjë ishte jashtë kontrollit. Gjendja në Çamëri ishte tensionuar shumë.
Qarqe të caktuara, ekstremet te të dyja komunitetet, nxitnin hakmarrjen dhe urrejtjen. Lufta vëllavrasëse ishte në prag të shpërthimit.
Fshatarët e krishterë në Çamëri ishin të pambrojtur dhe nën një kërcënim të vazhdueshëm nga elementë të veçantë çamë, që kishin strehë dhe inkurajim nga klika fashiste e Nazar Dinos dhe Nuri Dinos që e quanin veten si drejtuesit e fateve te Çamërisë.
Në këto rrethana, Musa Demi organizoi një takim në fshatin Koskë të Filatit. Në takimin e krerëve çamë ishin thirrur dhe të krishterë, që kishin deklaruar që nuk dëshironin armiqësinë në mes tyre dhe myslimanëve, që nxitej nga propaganda fashiste e Italisë dhe Qeveria Greke.
Musa Demi u bëri thirrje të pranishmëve që të ndikonin në frenimin e elementit keqbërës, që ishte me pasoja të rënda për të dy palët. Ai gjeti mbështetje të plotë te të pranishmit për idetë që shtroi. Fill pas mbledhjes së Koskës, ata u shpërndanë në fshatrat dhe qytetet e tyre për të ulur valën e zemërimit, tensionit dhe hakmarrjes.
Musa Demi shkoi vetë në zonën e tensionuar të Margëlliçit për të ulur gjakrat. Ai kishte mësuar se familja e Gjinikasve dhe të afërmit e tij kishin zënë rob djalin e Vasil Ballumit dhe, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e të birit të tyre, e mbanin atë të izoluar në shtëpinë e tyre, por pa e keqtrajtuar. Prania e Musa Demit ne Margëlliç gjeti mirëkuptim të plotë, jo vetëm te paria e Margëlliçit, por dhe te familja Gjinika dhe në mënyrë të veçantë te Riza Gjinika dhe e shoqja, që mbanin peng djalin e brishtë në shenjë hakmarrjeje.
Te myslimanët e Margëlliçit ndodhi ajo që nuk e priste as vetë banditi vrasës, Vasil Ballumi: lirimi i djalit të tij. Ky akt i lartë tregoi se çamët në përgjithësi, dhe drejtuesit e tyre në veçanti, nuk ishin as vrasës, as grabitës, as hakmarrës, as kriminelë. Në këtë përfundim ka arritur edhe historian grek Zhang, kur nënvizon: “Sikur shqiptarët çamë të ishin vrasës e kriminelë do të ishin zhdukur të gjithë fshatrat e krishterë të Çamërisë që ishin rreth fshatrave myslimane”.
Vlen të nënvizohet fakti që nismëtar për krijimin e formacionit të parë luftarak antifashist në Çamëri u bë Musa Demi dhe Prokop Shqevi. Çeta fillimisht kishte 20-30 luftëtarë. Anëtarë të çetës ishin myslimanë e të krishterë, mes tyre edhe djali e vajza e Musa Demit. Shtëpia e Musa Demit në Filat priste drejtues të EAM-it, Kosta Palamaku nga Petrovica, Prokop Kalin nga Liveri, Pecalin nga Sidheri… etj.
Musa Demi ishte një nga veteranët më të moshuar të Rilindjes Kombtare, të luftërave ballkanike si dhe një nga përfaqësuesit më të spikatur mbrojtës së çetës çame në vitet 1905-1918. Fill pas luftës, Musa Demi u kthye në Shqipëri, por u zhgënjye se nuk gjeti atë që ëndërronte. Kërkoi nga autoritetet zyrtare të botonte kujtimet e tij me rastin e 50-vjetorit të Pavarësisë, por nuk gjeti mbështetje.
Kërkoi një pension pleqërie, madje takoi dhe Mehmet Shehun, por përgjigjja ishte më shumë se shpërfillëse: “Nuk meriton pension të veçantë”. Me dhimbje, Musa Demi vërente se shqiptarët po humbitnin jo vetëm Çamërinë, por edhe historinë e lavdishme të saj. Musai ynë i madh kishte të drejtë… Po të rronte sot, do të ishte edhe më i revoltuar…
-

Kijameti mbi Çamërinë
Abdullah Klinaku
Abdullah Aga, myftiu i Paramithit, deri sa i përcillte mysafirët e pa ftuar që i kishin ardhur me zor në darkën e familjes, i nxorrën thikat dhe e prenë sy familjes. Pastaj kokën e gruas së myftiut e ndanë nga trupi me një të rënë të fortë. Ndërsa vajza dhe djali i vogël i Myftiut, tani më kishin vdekur nga thikat e ngulura në trupin e tyre.Myderrizit të Filatit, i thanë, hajde këtu turk i keq ta shpojmë barkun shtiza. Jam shqiptar e mysliman tha myderrizi i Filatit. Jam këtu dhe këtu do të vdes. E prenë kokën e Myderrizit dhe e djegën e ua prenë kokat dy fëmijëve të tij të njomë.E prenë edhe avokatin e Filatit, Spiro Çallukën, patriotin katolik, të cilit ja vizatuan kryqin në gjoksin e tij duke e sharë pse ishte krah muhamedanëve çam që luftonin për liri dhe bashkim me Shqipërinë.I gjithë ky gjenocid nisi në vjeshtën e vitit 1942 kur e vranë patriotin Jasin Sadikun i cili la 9 jetimë dhe kur e poqën të gjallë bashkë me mishin e dashit edhe djalin katër vjeçar të patriotit çam Gani Rizait.Deri në verën e vitit 1944 u dogjën, u dëbuan, u vranë e u masakruan shqiptarët e Paramithit, Margëlliçit, Pargës, Karabunarit, Filatit, Arilas, Arpicas, Janinës e gjithë Çamërisë duke u njohur si gjenocidi mbi çamët.Deri sa gjenocidin e realizonte i ziu Zerva me pushtetin qendror në Athinë, Britania e cilësonte si çështje të brendshme greke, çështjen çame, ndërsa komunistët e Enver famëkeqit nuk komunikonin fare me Këshillin Nacional të Çamërisë.Zoti i mëshiroftë dëshmorët e Çamërisë ndërsa ne mos ta harrojmë kurrë padrejtësinë cila nuk u gjykua asnjëherë.
-

Himara është shqiptare
Petraq KoteHimara e Bregut nuk është greke, ajo është vazhdim i Himarës së Brendëshme të islamizuar e që sot quhet Labëri.
Kanë të njëjtën popullsi me të njëjtin gjak ilir arbëror shqiptar. Himariotët janë po aq trima sa janë mirëditorët, kurbinasit, nikaj merturasit, të Malësisë së Gjakovës, të Çamërisë…Në gjithë Himarën të bregut dhe të brendëshme nuk ka grekë me gjak aziatik, sllav, apo arab siç ka në Greqi, gjaku i himariotëve është gjak i pastër i iliro- arbërve.
Ishte islamizimi ai që e futi në luftë ndêrmjet vetes gjakun e arbërit në këtë krahinë trime dhe tinëzia e Fuqive të Mëdha 1878- 1913- 1914- 1918. Ish kompaktësinë e gjakut, gjuhës, flamurit, fesë të kësaj pjese të bukur por të ashpër të Arbërisë (Shqipërisë) e gjejmë sot e 500 vjet në shtëpitë, jetën, vdekjen, kulturën, trashëgiminë…tek arbëreshët e Italisë.
Nga kjo Himarë ikën atëhere (1470) ata…Sa janë grekër arbëreshët e Italisë po aq turqër janë njerëzit në Himarën e Brendëshme, grekër në Himarën e Bregut. Ka ardhur dita që shqiptarët duhet të kërkojnë rikthimin e trojeve shqiptare të Çamërisë, Korfuzit, të Shkupit, të Kumanovës, të Thesalisë, të Luginës së Preshevës, Plavës, Gucisë, Pazarit të Ri, Ulqinit, të Vuthajt, të Krajës… nën thënien e famshme të kryepeshkopit të Kishës me Kokësi Shqiptare, Visarion Xhuvani, “…kush do të rroj, do të luftoj!”
@kotepetraqFier, 14 maj 2023
-

Drejtësi për vik’timat e gjenoci’dit ndaj shqiptarëve të Çamërisë!
Sot, më 27 qershor, përkujtojmë njërën nga tragjeditë më të rënda që ka përjetuar populli shqiptar: 79-vjetorin e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve autoktonë të Çamërisë.
Fatkeqësisht edhe në vigjilje të përmbylljes së dekadës së tetë nga koha e kryerjes së këtij krimi të shëmtuar, drejtësia nuk ka ngadhënjyer!
Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” konsideron se është në përgjegjësinë e diplomacisë shqiptare dhe institucioneve shkencore që të mobilizojnë të gjitha energjitë e nevojshme që çështja e “Gjenocidit çam” të vihet në rend të ditën për zgjidhje!
Pa zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje, gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë do të mbetet plagë e hapur!
Gjenevë, 27 qershor 2023
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”
-

“Ujëvarat e Kalamait, Shqipëri” nga Edward Lear (1851)
Kalamai, i njohur ndryshe dhe si Thiami apo Çami, është lumi i cili rrjedh nëpër krahinën e Çamërisë, emërtimi antik i së cilës sipas studiuesve dhe albanologëve të shumtë rrjedh pikërisht nga ky lum.
Një nga përmendjet më të hershme e banorëve shqiptarë në gjithë krahinën e Epirit (përfshirë gjithë Çamërinë) është një dokument venecian i vitit 1210 ku deklarohet që “toka përballë Korfuzit është e banuar nga shqiptarët”.
Gjatë shekullit 14-të dhe 15-të gati se gjithë tokat që përfshin Epirin dhe tërë Çamërinë sundoheshin nga principatat shqiptare si Despotati i Artës i sunduar nga Shpatajt si dhe të familjeve fisnike tjera të Zenebishëve e Loshajve. Dokumentet e të njëjtës periudhë deklarojnë që këto zona banoheshin kryesisht nga popullsi shqiptare.
Regjistrimi osman i vitit 1908 në Çamëri deklaroi rreth 73,000 banorë nga të cilët 93% ishin shqiptarë. Me rënien e Çamërisë nën sundimin dhe aneksimin nga ana e Greqisë (1912-1913), shteti grek filloi menjëherë veprimet për pastrim etnik të çamëve derisa kulminoi në gjenocidin që trupat zerviste shkaktuan nga 27 qershori i vitit 1944, një proces dëbimi dhe masakrimi të çamëve muslimanë dhe asimilimi të atyre ortodoksë.
-

Shpërngulja me dhu’në e shqiptarëve nga Çamëria dhe pasojat e kolonizimit serb
Dr. Selman Sheme: Shpërngulja me dhunë e shqiptarëve nga Çamëria dhe pasojat e kolonizimit serb
Shpërnguljet e dhunshme dhe me pasoja shkatërruese për strukturën demografike të gjeohapësirës së Çamërisë kanë filluar para 100 vitesh, kur me vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, pjesa më e madhe e sipërfaqes dhe shumica e qyteteve dhe fshatrave të Çamërisë mbetën jashtë kufijve të shtetit të sapoformuar shqiptar, duke rënë nën sundimin grek.
Popullsia në gjeo hapësirën e Çamërisë, deri në vitin 1945 përbënte një bashkësi territoriale krahinore me natyrë sedentare, me vendbanime të përhershme dhe të qëndrueshme, me jetë ndjesore e kushtëzuar nga mënyra e sigurimit të burimeve ekonomike për të jetuar me shtëpi dhe prona tokësore të patjetërsueshme. Degët kryesore të ekonomisë ishte bujqësia, blegtoria, frutikultura, vreshtaria, jeta zejtare dhe veprimtaritë tregtare të shkëmbimit të mallrave me vendbanimet fqinje. Me gjithë zhvillimet e mëdha politike që kanë ndodhur në Epir (Çamëri), herë duke pushtuar krahinat përreth e herë duke u pushtuar nga popuj të tjerë (romakë, sllavë, turq, grekë etj), popullsia shqiptare e Çamërisë ka arritur të ruajë dhe të zhvillojë më tej tiparet etno-kulturore, traditat e lashta etnike, duke mbetur në të gjitha periudhat historike një popullsi kompakte me gjuhë, zakone dhe tradita kulturore të veçanta. Sipas statistikave greke të vitit 1937, Çamëria kishte 279 fshatra me një popullsi prej 112 619 banorësh, nga të cilët vetëm 20 200 ishin grekofonë, ndërsa 92 419 banorë ishin shqiptarë. Popullsia shqiptare, sipas besimit, përbëhej nga 59 419 shqiptarë të krishterë dhe 33 000 shqiptarë myslimanë. Siç shihet, Çamëria deri në prag të Luftës së Dytë Botërore ishte një rajon me përbërje etnike homogjene, ku mbi 82% të popullsisë e përbënin shqiptarët (viti 1937). Shpërnguljet e dhunshme dhe me pasoja shkatërruese për strukturën demografike të gjeohapësirës së Çamërisë kanë filluar para 100 vitesh, kur me vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, pjesa më e madhe e sipërfaqes dhe shumica e qyteteve dhe fshatrave të Çamërisë mbetën jashtë kufijve të shtetit të sapoformuar shqiptar, duke rënë nën sundimin grek. Ky proces u fut në një fazë të re gjatë luftës italo-greke (1940-1941) dhe arriti pikën më kulmore me ngjarjet e vitit 1944-1945. Më 27 qershor 1944, në rajonin e Paramithisë ndodhi masakra më çnjerëzore ndaj popullsisë shqiptare myslimane të Çamërisë. Forcat e Lidhjes Kombëtare Republikane greke (EDES), të gjeneralit Napolon Zervas, hynë në qytet dhe vranë afro 600 shqiptarë myslimanë gra, burra e fëmijë, shumë prej të cilëve të përdhunuar dhe torturuar para se të vriteshin. Gjatë fushatës greke të spastrimit etnik të Çamërisë, nga 27 qershori 1944 deri në mars 1945 u vranë gjithsej 2771 civilë. Gjatë kësaj periudhe u plaçkiten dhe më pas u dogjën edhe 68 fshatra dhe 5800 shtëpi. Si pasojë e këtij gjenocidi, mbi 35 000 shqiptarë të fesë myslimane u shpërngulen nga vatrat e tyre dhe u vendosën në Shqipëri. Gjatë emigracionit, 2400 vetë kanë vdekur si rezultat u mungesës së ushqimit dhe nga sëmundjet e ndryshme. Dëshmi për këtë është varreza masive çame në fshatin Kllogjer të rrethit të Sarandës.
Disa nga rrjedhojat më të dukshme e të evidentuara të shpërnguljes me dhunë të popullsisë shqiptare myslimane nga gjeohapësira e Çamërisë dhe të vendosur në shtetin amë, janë:
Së pari, këto migrime sollën me vete riskun e ngushtimit etnik të trojeve shqiptare. Trojet e trungut etnik të rretheve të Filatit, Gumenicës, Paramithisë, Margëlliçit etj, të populluar me shumicë nga popullsitë shqiptare, janë zëvendësuar pjesërisht ose tërësisht nga kolonë grekë dhe vlleh. Për këtë qëllim, në gjysmën e dytë të shek XX dhe deri në ditët tona politika për helenizimin e krahinës u fokusua në dy drejtime:
Në intensifikimin e procesit të helenizimit të shqiptarëve të krishterë nëpërmjet shkollës, kishës dhe administratës
Kolonizimi i krahinës me emigrantë greke dhe vlleh të ardhur nga pjesë të ndryshme të Greqisë, kryesisht nga rajoni i Pindeve dhe Atika. Në disa nga fshatrat e rajonit të Filatit u vendosën kolonë grekë dhe vlleh të ardhur nga malësia e Murganës. Kështu, në Smarte u vendosën PALABIT, SHEN NIKOLIT E SARAKACANE (vlleh), në Verselë dhe Galbaq u vendosën VORTOPIT dhe banorë nga fshatra të tjera të Murganës Qendrore. Në Spatar vendosen KSEHORIT dhe PALABIT, në Dolan, VLLEH dhe PIGALUDHIOT, në Sklavi u vendosën PALIOHORIT dhe VILIOTE. Fshatrat Lops, Shqefar, Sollopi etj u rrënuan krejtësisht dhe nuk u ripopulluan me imigrantë. Hapësira rurale e tyre u shndërrua në tokë bujqësore.
Megjithëse fshatrat e Çamërisë në përgjithësi u kolonizuan me emigrantë grekë dhe vlleh, popullsia e vendbanimeve ka njohur një rënie drastike. Kështu, Spatari më 1913 kishte 499 banore, ndërsa në 2010 kishte vetëm 268 banorë, Picari më 1940 kishte 397 banorë, ndërsa në 2001-shin vetëm 149 banorë, Versela më 1913 kishte 482 banorë, ndërsa me 2001 vetëm 280 banorë, Koska më 1913 kishte 768 banorë, ndërsa 1951 kishte 202 banorë. Galbaqi në 1913 kishte 517 banorë, ndërsa 1951 vetëm 202 banorë. Siç shihet, rajoni i Çamërisë pas shpërnguljes me dhunë të popullsisë shqiptare është në një proces të shpopullimit masiv dhe për pasojë, mjedisi natyror është degraduar dhe dezertifikuar.
Së dyti, këto shpërngulje të dhunshme kanë dëmtuar vitalitetin e kombit, i cili përcaktohet edhe nga hapësira territoriale nga komunikimi i gjerë mes krahinave periferike dhe të skajshme me rajonet qendrore. Në kushtet e fragmentizimit të periferive tona territoriale, të faktorizimit politik, kulturor dhe ekonomik, globalizimit dhe integrimi europian është një alternative që do të krijonte kushte adekuate për tejkalimin e reminishencave nacionaliste dhe zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me çështjen kombëtare shqiptare. Së treti, këto migrime të përdhunshme sollën çrregullime demografike, pasi u shoqëruan me vrasje dhe shfarosje të mbi 5000 personave dhe shpërnguljen e gjithë popullsisë myslimane shqiptare, që përbënte edhe pjesën më vitale të krahinës. Duke u mbështetur në regjistrimin grek të vitit 1951, i fundit në të cilin jepen të dhëna për përkatësinë fetare dhe gjuhën amtare, del se numri i popullsisë shqiptare etnike në Greqi ishte 22 736 banorë. Sipas të dhënave të De Agostinit (kalendarit gjeografik të Novarës) të vitit 2006, rezulton se numri i popullsisë shqiptare etnike në Greqi arrin në 165 000 banorë.
Në dhjetëvjeçarët e fundit, shtimi natyror i popullsisë në Epir ka qenë mjaft i ulët, me një shtim mesatar vjetor prej 1400 banorësh. Ndërsa në vitin 2007 në krahasim me vitin 2001 ka një saldo negative të shtimit vjetor të popullsisë me një vlerë prej minus 5300 banorë. Këta tregues të shtimit të popullsisë janë pasoje e ritmeve të ulëta të shtimit të popullsisë dhe veçanërisht janë të lidhura me dukuritë e eksodit rural dhe të emigracionit të jashtëm. Gjatë kësaj periudhe janë shpopulluar rreth 347 fshatra, të cilat janë krejtësisht të braktisura. Për rrjedhoje, dendësia mesatare e popullsisë është e ulët, rreth 38 banorë për km² (2007), ose 2.4 herë më e ulët se dendësia mesatare e Greqisë dhe rreth 3 herë më e ulët se dendësia e Shqipërisë.
Në këto kushte, sipërfaqe të mëdha të tokës që dikur kanë qenë të kultivuara ose kullota për blegtorinë janë degraduar apo dezertifikuar. Së katërti, me shpërnguljen e popullsisë çame në trojet e veta u dëmtuan traditat kulturore kombëtare e krahinore. Shpërbërja e fshatrave dhe e qendrave urbane solli edhe humbjen e një pjese të thesareve të kulturës materiale me vlera kombëtare e krahinore.
Në peizazhin rural të Çamërisë ruhen disa dëshmi të palëvizshme të këtij rajoni, dikur të populluar në formën e shtëpive të shkatërruara, xhamive, kullave dhe ndërtesave të vjetra të cilat kanë mbetur të izoluara në kodra apo skuta të fshehura nën tokë nga erozioni dhe shkatërrimi në rrethinat e vendbanimeve të reja. Këto ndërtesa të vjetra përbëjnë një nga zonat më të rëndësishme gjeografike të monumenteve historike të periudhës veneciane dhe osmane në Europën Juglindore. Përveç teatrit të Dodonës dhe Nikopolit, qyteteve të lashta të Pasaronit, Kastricës, Tekmonit, Ilinoit, Ozdinës etj, ka mjaft fortifikime ilire të cilat më vonë u bënë themelet e kështjellave të mëdha veneciane. Ekzistojnë edhe një numër i konsiderueshëm monumentesh islame si xhamia e bukur në Liqenin e Janinës, xhamia e Margëlliçit, e Koskës, xhamia e Çaparenjve në Luarat, ura e mrekullueshme e Artës etj.
Kanë mundur t’i mbijetojnë ngjarjeve të dhunshme dhe tragjike të rajonit edhe mijëra shtëpi të thjeshta, shumica të pabanuara. Mjaft shtëpi janë pushtuar nga pronarë të paligjshëm grekë ose emigrantë grekë të ardhur nga krahinat e tjera të vendit Greqisë). Afër kufirit me Shqipërinë ka një numër të konsiderueshëm të shtëpive të vjetra shqiptare të tipit kullë me vlera të mëdha arkitektonike, që kanë mbijetuar mes pyjeve dhe zonave me shkurre. Monumentet më të rëndësishme urbane janë Paramithia, Margelliçi dhe disa qendra më të vogla si Parga, Arpica (Perdika), Vola (Sivota) etj.
Qyteti i Pargës
Pjesë e strategjisë së helenizimit të Çamërisë, në aspektin urban dhe arkitektonik, ka qenë lejimi i një procesi të ngadalshëm dhe tepër të fshehur të erozionit të historisë dhe të trashëgimisë etno-kulturore çame. Kohët e fundit ky proces shkatërrimi ka marrë përmasa alarmante nga i cili Europa po humbet një pjesë mjaft të rëndësishme të së kaluarës së saj osmane.
Amfiteatri i Dodonës
Së pesti, pas shkëputjes së Çamërisë nga trungu etnik dhe pushtimi i saj nga Greqia, proceset natyrore të zhvillimit ekonomik u ndërprenë. Ndryshimi i strukturës demografike të popullsisë, shpërnguljet në masë etj., ndikuan negativisht në zhvillimin ekonomik të krahinës, veçanërisht në gjysmën e dytë të shek XX. Në bazë të ligjit absurd të luftës, mbahen në “sekuestro konservative” dhe u është dhënë në përdorim toka kolonëve grekë të pamotivuar për zhvillimin e ekonomisë. Sot Epiri është rajoni më i prapambetur dhe më i izoluar në Greqi, me lidhje të pakta me rajonet e tjerë. Rajoni qendror i Athinës dhe rajoni verior i Selanikut, që përbëjnë dy polet më të zhvilluar ekonomik të Greqisë dhe qendrat gravituese të saj, i kanë kthyer shpinën Epirit. Në këto rrethana, një nga rrugët e zhvillimit të rajonit është riatdhesimi i popullsisë çame prej 300 000 banorësh, që banojnë në shtetin amë, në trojet e veta në Çamëri si dhe kthimi i pronave të tyre. Ky proces do të përmirësonte në mënyrë të ndjeshme situatën demografike dhe ekonomike të kësaj krahine. Shqiptarët e riatdhesuar do të ishin shumë të motivuar për zhvillimin dhe prosperitetin e krahinës dhe do të kishin vullnetin për të arritur këto qëllime. Ata do të integroheshin shumë shpejt në proceset e ndarjes shoqërore-gjeografike të punës dhe do të kontribuonin edhe në rregullimin e ekuilibrave të zhvillimit hapësinor, lokacional, në raportet qendër-periferi.
Sfidat e zhvillimit rajonal dhe ndër-rajonal, funksionimi i ekonomisë së tregut dhe integrimi europian e bëjnë të domosdoshme bashkëpunimin ndërkufitar, veçanërisht në vendet e Ballkanit Perëndimor. Forma më e njohur dhe më e mirë e institucionalizimit të bashkëpunimit ndërkufitar është padyshim eurorajoni. Në kuadrin e këtij procesi janë institucionalizuar dhe konkretizuar eurorajonet Morave-Pcinje-Strume (Maqedoni – Serbi – Bullgari), bashkëpunimi eurorajonal Danub – Drava – Sava (Hungari – Kroaci-Bosnjë), eurorajoni i Adriatikut (Shqipëri – Mal i Zi – Kroaci-Itali) etj. Bashkëpunimi ndërkufitar në një mjedis me kufij të hapur midis rajonit të Çamërisë (Epirit), Rajonit Jugor (Vlorë-Sarandë-Gjirokastër), dhe Politi Industrial i Rajonit të Pulias (Itali) apo më gjerë, Eurorajonit të Jonit do të mbështeste fuqimisht zhvillimin ndërkufitar në këto hapësira periferike, kryesisht rurale të Shqipërisë dhe Greqisë dhe do t’i integronte ato në proceset e zhvillimet ndër-rajonale, duke ridimensionuar ndarjen shoqërore gjeografike të punës në hapësirat e Ballkanit.