Tag: callum

  • Dua Lipa dhe i fejuari i saj hyjnë në biznesin e filmit: krijojnë kompaninë ‘TwentyTwo Films Limited

    Dua Lipa dhe i fejuari i saj hyjnë në biznesin e filmit: krijojnë kompaninë ‘TwentyTwo Films Limited

    Dyshja e njohur, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner, kanë nisur një kapitull të ri në jetën e tyre profesionale. Çifti ka themeluar këtë javë kompaninë e re të produksionit filmik me emrin TwentyTwo Films Limited, të cilën e zotërojnë në pjesë të barabarta.

    Sipas dokumenteve zyrtare, kompania do të fokusohet në “produksionin e filmave artistikë dhe programeve televizive”. Ky hap shihet si një lëvizje e ngjashme me atë të aktores Margot Robbie dhe bashkëshortit të saj, producentit Tom Ackerley, të cilët me kompaninë LuckyChap kanë realizuar filma të suksesshëm si I, Tonya, Saltburn dhe Barbie, ku edhe Dua pati një rol të shkurtër.

    Një burim afër çiftit ka bërë të ditur se “Dua dhe Callum janë shumë ambiciozë dhe kanë plot ide për projekte që duan t’i realizojnë së bashku. Për Duan, kjo është edhe një mundësi për të pasur më shumë kontroll kreativ nëse vendos të marrë pjesë në produksione të tjera filmike”.

    Ndërkohë që Dua Lipa vijon turneun e saj botëror, Callum Turner është i angazhuar me disa projekte të reja. Ai do të shfaqet në komedinë romantike One Night Only dhe thrillerin Rosebush Pruning, të cilët pritet të publikohen vitin e ardhshëm. Po ashtu, aktori ka nisur xhirimet për serialin e ri të Apple TV, Neuromancer./KultPlus.com

  • Dua Lipa në Prishtinë me Callum Turner, pak para “Sunny Hill Festival 2025”, shijojnë jetën e natës në Prishtinë

    Dua Lipa në Prishtinë me Callum Turner, pak para “Sunny Hill Festival 2025”, shijojnë jetën e natës në Prishtinë

    Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa është parë mbrëmjen e së mërkurës në një nga ambientet më të njohura të Prishtinës, në shoqërinë e të fejuarit të saj, aktorit britanik Callum Turner.Çifti ka kaluar një mbrëmje të ngrohtë verore, të rrethuar nga miq të afërt, kokteje dhe atmosferë relaksuese. Dua, e njohur për stilin dhe buzëqeshjen e saj, ka tërhequr vëmendje me prezencën karizmatike dhe energjinë pozitive, transmeton KultPlus.Në video të siguruara nga Dukagjini, çifti shihet i relaksuar dhe i përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, duke reflektuar një lidhje të fortë dhe natyrale.Vizita e saj në qytetin e origjinës nuk ka kaluar pa u vënë re fansat dhe qytetarët janë ndjerë të emocionuar dhe krenarë, sidomos me faktin që Dua ka zgjedhur Prishtinën për momente të rëndësishme personale.Kjo paraqitje publike vjen pak ditë para performancës së saj në “Sunny Hill Festival 2025”, ku do të ngjitet në skenën kryesore në mbrëmjen e parë, të premten./KultPlus.com

  • Dua Lipa dhe Callum Turner, në listën e përfolur për filmin e ri të James Bond

    Dua Lipa dhe Callum Turner, në listën e përfolur për filmin e ri të James Bond

    Dua Lipa dhe Callum Turner po përfliten për përfshirje në filmin e radhës të James Bond – njëri si këngëtare e kolonës zanore, dhe tjetri si aktori i ri që do të marrë rolin e agjentit legjendar 007.

    Çifti i famshëm, që u fejua muajin e kaluar, ka gjasa 12 me 1 për të qenë pjesë e filmit – sipas parashikimeve të kompanisë së basteve britanike William Hill.

    Sipas të njëjtit burim, Dua Lipa, 29 vjeçe, ka një shans 15 me 8 për të ndjekur hapat e Adele dhe Billie Eilish në interpretimin e këngës hyrëse të filmit, shkruan DailyMail.Ndërkohë, partneri i saj, Callum Turner, 35 vjeç, po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje për të pasuar Daniel Craig në rolin e James Bond – ku koeficienti i bastit për të është ulur në 7 me 2.Zëdhënësi i William Hill, Lee Phelps, deklaroi: “Spekulimet për filmin e ri të James Bond janë duke u shtuar, dhe kemi parë mbështetje për çiftin Dua Lipa dhe Callum Turner për të qenë të përfshirë në projekt. Dua Lipa tashmë e ka dëshmuar veten në skenën e madhe dhe në studio muzikore, ndaj nuk është befasi që ajo po shihet si kandidate serioze për të sjellë këngën ikonike të radhës së Bond-it. Ndërkohë, Callum Turner po mbështetet gjithnjë e më shumë për të trashëguar rolin nga Daniel Craig – është vetëm pas favoritit aktual Aaron Taylor-Johnson”./KultPlus.com

  • Dua Lipa drejt altarit! Këngëtarja më në fund e konfirmoi: Jam e fejuar

    Dua Lipa drejt altarit! Këngëtarja më në fund e konfirmoi: Jam e fejuar

    Dua Lipa dhe Callum Turner po shkojnë drejt altarit!
    Ylli i muzikës botërore, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është fejuar me aktorin Callum Turner.
    Lipa ka konfirmuar fejesën e saj me aktorin anglez disa muaj pasi filluan spekulimet. Ajo foli hapur për fejesën në një artikull për numrin e korrikut të revistës britanike Vogue, të botuar të enjten, duke e quajtur atë “shumë emocionuese”.
    Megjithatë, çifti, ende nuk e ka një datë për dasmën. Këngëtarja tha se fillimisht duhet të përfundojë turneun e saj botëror, ndërsa Turner po xhiron.

    “Po, jemi fejuar. Është shumë emocionuese. Jam shumë e emocionuar. Është mirë të dish që personi me të cilin do të kalosh jetën të njeh kaq mirë. Dua të përfundoj turneun tim, Calum është kthyer, kështu që thjesht po e shijojmë këtë kohë. Nuk kam qenë kurrë nga ato që mendojnë për martesë ose ëndërrojnë se çfarë lloj nuseje do të jem. Dhe tani papritmas them: ‘Oh, çfarë do të vesh?’”, komentoi ajo.
    Marrëdhënia e Dua Lipës dhe Callum Turner bëri bujë për herë të parë në janar 2024, kur u panë së bashku në një festë pas premierës së serialit “Masters of Air” në Londër, në të cilin aktori 35-vjeçar luan.
    Në korrik 2024, Lipa e bëri zyrtare marrëdhënien e tyre me një postim në Instagram, duke ngarkuar dy fotografi të buta nga Glastonbury, ku performoi drejtpërdrejt.

  • Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

    Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

    Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka konfirmuar fejesën me aktorin Callum Turner, duke thënë se është një ndjenjë vërtet e veçantë.
    Këngëtarja 29-vjeçare është lidhur me londinezin 35 vjeçar Turner për gati një vit e gjysmë.
    Ai është i njohur për rolet në filmat Fantastic Beasts dhe Masters of the Air, dhe ishte i nominuar për Bafta në vitin 2020 për The Capture.
    “Po, jemi të fejuar”, tha ajo për British Vogue . “Është shumë emocionuese. Ky vendim për t’u plakur së bashku, për të parë një jetë dhe thjesht, nuk e di, është një ndjenjë vërtet e veçantë.”
    Çifti nxiti thashethemet për fejesë Krishtlindjet e kaluara kur ajo postoi një foto të saj duke mbajtur një unazë.
    Ajo i tha Vogue se Turner ia bëri unazën pasi u konsultua me shoqet e saj më të mira dhe motrën.
    Ata ende nuk kanë caktuar një datë dasme, me Lipën që thotë se së pari duhet të përfundojë turneun e saj aktual botëror, i cili përfundon në Meksikë në dhjetor dhe Turner është i zënë me xhirimet.

  • “Kjo është dashuri” – Dua Lipa shfaqet e lumtur krah partnerit Callum Turner

    “Kjo është dashuri” – Dua Lipa shfaqet e lumtur krah partnerit Callum Turner

    Showbiz E Martë, 10 Qershor 2025 13:21
    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë një sërë fotografish në rrjete sociale.
    E në disa prej tyre shfaqet e lumtur përkrah të dashurit të saj, aktorit të famshëm Callum Turner.

    “Kjo është dashuri”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.
    Por ajo nuk ndalet vetëm te marrëdhënia e tyre, duke treguar në imazhe të tjera se dashuria nuk është vetëm për të, por edhe për familjen dhe miqtë që e mbështesin çdo gjë.
    Pavarësisht angazhimeve të shumta dhe koncerteve të pafundme në kuadër të turneut të saj botëror, Dua gjen gjithmonë kohë për njerëzit më të dashur në jetën e saj.
    Në fotot që ka publikuar, bukuroshja ndau momente të ngrohta edhe me motrën e saj Rinën dhe disa nga miqtë, duke kujtuar se pas dritave të skenës dhe duartrokitjeve, qëndron një botë e mbushur me dashuri të thjeshtë dhe të vërtetë.
    E njëjta sivjet do të performojë edhe në festivalin Sunny Hill që mbahet në Bërnicë.

  • FOTOT/ Dua Lipa nis plazhin në Ksamil, e shoqëron i fejuari

    FOTOT/ Dua Lipa nis plazhin në Ksamil, e shoqëron i fejuari

    Dua Lipa është rikthyer sërish në Shqipëri dhe ka nisur menjëherë plazhin edhe pse jemi ende në prill. Pushimet e Pashkës ajo i ka kaluar në jugun e vendit me të fejuarin e saj Callum Turner, duke i treguar edhe njëherë tjetër botës pamjen e magjishme të brigjeve shqiptare.
    Këngëtarja 29-vjeçare e hitit “Dance The Night Away” u shfaq në formë perfekte me bikini të kuqe, syze dielli, një varëse të hollë. Në galerinë e fotove që postoi me përshkrimin “Pashkët në shtëpi” shoqëruar me emoji të një lepurushi dhe flamurit shqiptar, ajo u shfaq e qeshur dhe e çliruar pranë detit.
    Dua dhe aktori 34-vjeçar dukeshin tejet të dashuruar, ndërsa në një video shfaqen teksa zhyten së bashku ne det.
    Dua dhe Callum konfirmuan lidhjen e tyre në janar 2024.

  • Dua Lipa festoi Pashkët në Shqipëri, ndan pamje nga pushimet romantike me partnerin Callum Turner

    Dua Lipa festoi Pashkët në Shqipëri, ndan pamje nga pushimet romantike me partnerin Callum Turner

    Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka zgjedhur të festojë Pashkët në Shqipëri. Ylli i pop-it ka surprizuar ndjekësit me disa postime në rrjetet sociale, ku shfaqet duke pushuar në bregdetin e jugut, në shoqërinë e partnerit të saj, aktorit britanik Callum Turner.
    Në disa prej fotove të publikuara, Dua shihet e buzëqeshur, e relaksuar dhe duke shijuar ditët me diell dhe detin shqiptar. Në njërën prej postimeve, ajo ka shkruar: “Pashkë në shtëpi!”, duke ndarë momente të veçanta me Turner, si dhe çaste personale në natyrë.
    Lidhja e çiftit u konfirmua publikisht në fillim të këtij viti, dhe që atëherë, ata janë parë gjithnjë e më të afërt. Këngëtarja ka shprehur shpeshherë dashurinë e saj për aktorin, veçanërisht në ditëlindjen e tij, kur e cilësoi si “personin e saj të preferuar në botë.”