Interi ka marrë një fitore të artë në “Allianz Arena”, duke mposhtur 2-1 Bayernin në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Një sukses që iu jep avantazh të rëndësishëm zikaltërve përpara ndeshjes së kthimit, e cila do të luhet më 16 prill në “San Siro”.
Gjermanët goditën edhe një shtyllë me Harry Kane, por në minutën e 38-të ishte Lautaro Martínez që realizoi me një goditje të jashtme të mrekullueshme, pas asistit me thembër nga Thuram. Në fundin e pjesës së dytë, Müller barazoi përkohësisht rezultatin në minutën e 85-të, por vetëm tri minuta më vonë, Frattesi riktheu epërsinë për Interin.
Pas ndeshjes, Hakan Calhanoglu foli për “Inter TV”, duke vlerësuar paraqitjen dhe mentalitetin e skuadrës së tij: “E dinim që Bayerni është një skuadër shumë e fortë, me shumë cilësi, por erdhëm këtu me kokën lart, pa u dorëzuar. Në pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë, krijuam shumë raste. Në pjesën e dytë ritmi ra disi, por në fund e rëndësishme ishte fitorja, të cilën e arritëm.
Minutat e fundit ishin të mrekullueshme, nuk është kurrë e lehtë të fitosh këtu. I përgëzoj djemtë për reagimin pas ndeshjes zhgënjyese me Parmën. Tani mendojmë për ndeshjen e kthimit, e cila nuk do të jetë kurrsesi ‘shëtitje”. Jemi të karikuar, edhe pse e dimë që nuk do të jetë i thjeshtë kualifikimi në gjysmëfinale. Sidoqoftë, me këtë shpirt mund t’ia dalim”.
Për “San Siron” dhe atmosferën që i pret në çerekfinalen e kthimit: “Do të jetë një atmosferë shumë e nxehtë, me tifozët tanë që do të na mbështesin fuqishëm. Mezi po presim për ta luajtur ndeshjen e dytë, sepse duam të ecim përpara në këtë kompeticion”.
Për ngarkesën fizike dhe motivimin: “Luajmë shumë, është e vërtetë, por kjo na mban në ritëm. Për mua është edhe më mirë kështu. Ka shumë sakrifica, sidomos në aspektin mendor, por gjithçka e përballojmë bashkë. Jemi mirë si grup, fakti që kalojmë shumë kohë së bashku na ndihmon jashtëzakonisht”.
Tag: çalhanoglu
-

Calhanoglu largon euforinë: Çerekfinalja e kthimit ndaj Bayernit nuk do të jetë “shëtitje”…
-

Hakan Çalhanoğlu, a është më i miri në botë në rolin e tij? Me siguri, më produktivi…
“Enzo Fernández i pesti, Kimmich i katërti, Kroos i treti, Rodri i dyti, unë i pari”. Një vit më parë, Hakan Çalhanoğlu u vetëshpall si mesfushori më i mirë në botë, përpara një audience mjaft interesante. 12 muaj më vonë, kemi një fitues më shumë të “Topit të Artë”, spanjollin, i cili fitoi sfidën personale ndaj Çalhanoğlu në finalen e Champions-it në qershor 2023 dhe më pas udhëhoqi Spanjën drejt triumfit në “Euro 2024”.
Po kështu kemi një gjerman më pak, atë që ishte në vend të tretë, Kroos, i cili është tërhequr nga futbolli. Me Kimmich, sfida mbetet e hapur mes “Allianz Arena” dhe “San Siro”, ndërsa për Enzo Fernández ende pritet një përballje, që mund të jetë vendimtare.
Në çdo rast, me golin e fundit në derbin e Kupës së Italisë, Çalhanoğlu arriti për të dytin sezon radhazi shifrat dyshifrore. Dhe kjo u arrit me dy muaj të mbetur ende për t’u luajtur. Ka shënuar më pak në Serie A krahasuar me vitet e kaluara, por mesatarja është vërtet interesante, edhe sepse është zbukuruar me 4 asiste.
Kur gjykonte zgjedhjen e tij, turku thoshte: “Golat dhe ato që bëj unë, të tjerët nuk i bëjnë dot. Nëse i hidhni një sy statistikave, unë nuk shënoj kurrë nga afër, por nga 25-30 metra, ose me goditje dënimi. Janë gjëra të vështira.
Pastaj, të gjithë dinë të menaxhojnë, por të bësh pasime prej 5 metrash nuk më pëlqen. Unë kërkoj gjithmonë pasimin final, për të rritur mundësinë e shënimit ose për të dhënë një top të gjatë. Ta japësh topin djathtas ose majtas për mua nuk ka vlerë”.
Edhe në Kupën e Italisë, kundër Milanit, tregoi se është vendimtar. Dhe ndoshta dikush te kuqezinjtë, në verën e vitit 2021, është penduar që nuk i ofroi një rrogë më të lartë atij që kishte shënuar 32 gola në 4 sezone. Me Interin ka bërë edhe më mirë: ka arritur në 37 gola dhe numërimi ende nuk ka mbaruar. -

Calhanoglu: Barazimi ndaj Milan na mban në lojë për Kupën, tani mendojmë për kampionatin dhe Champions
3 Prill 2025
9:19
Telesport
Mesfushori turk Hakan Calhanoglu u tregua edhe një herë snajper kundër Milan. Ai realizoi golin e barazimit për Inter në derbin e Milanos, i vlefshëm për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.
Çka do të thotë se gjithçka për sa i përket finalistit do të mësohet në ndeshjen e kthimit. “Ishte një ndeshje e ekuilibruar, Milan pati disa raste, por edhe ne patëm mundësitë tona për të shënuar”, tha Calhanoglu.
“Në këtë ndeshje ishte e rëndësishme të mos humbnim sepse kemi një edhe një ndeshje të dytë për të luajtur. Por deri në atë ndeshje ka kohë, pasi tani kemi të tjera sfida përpara”, tha turku.
Në fund, Calhanoglu shtoi: “Tani duhet të fokusohemi te ndeshja ndaj Parmës. Sfidë e rëndësishme, pasi luajmë për titullin kampion dhe më pas e ka radhën Champions League. Duhet të jemi të fokusuar në maksimum”. -

Po luan ndeshjet e fundit me Interin, ylli zikaltërve drejt Manchester United
31 Mars 2025
17:49
Telesport
Hakan Calhanoglu duket se po luan sezonin e fundit me Interin dhe në Serie A. Mesfushori turk po kërkon një aventurë të re, ndaj e ardhmja e tij pritet të jetë në Premier League.
Paraqitja e tij ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave evropiane, por është Manchester United, klubi që ka shfaqur interesin më të madh për transferimin e Calhanoglu. “Djajtë e Kuq” po kërkojnë të forcojnë mesfushën e tyre me një lojtar që ofron lidership dhe kreativitet, dhe Calhanoglu i përshtatet profilit që Ruben Amorim dëshiron.
31-vjeçari është një lojtar kyç për Inzaghin, por përballë një ofertë të mirë ekonomike Interi mund të dorëzohet dhe të pranojë largimin e turkut.
Largimi i Calhanoglu mund të jetë një lajm i shkëlqyer për Asllanin, pasi shqitari do kishte më shumë minuta në këmbë dhe do e ketë totalisht në dorë të ardhmen e tij për të bindur drejtuesit e Interit. -

Ishin duke fituar lehtë dhe në fund u rrezikuan, gazetari italian fajëson shqiptarin: Ndikoi vetëm heqja e Calhanoglu dhe futja e Asllanit, zbritëm poshtë me të
Interi ka fituar në ditën e djeshme kundër Udinezes në shifrat 2-1. Zikaltërit e dominuan pjesën e parë dhe e mbyllën qetësisht në shifrat 2-0, por në fund situata u komplikua me Udinezen që rrezikoi edhe për barazim, megjithëse ndeshja përfundoi 2-1.
Për gazetarin pranë Interit, Filippo Tramontana, ajo që i vendosi Interit në rrezik fitoren ishte zëvendësimet e kryera nga Inzaghi në pjesën e dytë, brenda minutës së 65, teksa ishin katër të tilla, mes tyre edhe ajo e Asllanit me Calhanoglu.
Madje për gazetarin italian, ishte pikërisht ky zëvendësim i shqiptarit me Calhanoglu që vendosi Interin në vështirësi. Sipas tij dallimi mes dy futbollistëve është i madh dhe pas hyrjes së Asllanit, ekipi i Interit zbriti shumë poshtë në mbrojtje.
“Çfarë vuajtjeje, dukej sikur gjithçka ishte në tatëpjetë pas një pjese të parë shumë të mirë. Në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi me zëvendësimet, veçanërisht me zevëndësimin midis Calhanoglu dhe Asllanit. Interi u kthye shumë poshtë me shqiptarin në fushë, disa nuk dhanë garancitë e duhura. Sommer na shpëtoi në finale, me dy pritje të shkëlqyera”, tha gazetari italian. /Sport Ekspres/ -

Çalhanoglu elozhe për Kristjan Asllanin, Rei Manaj në garë për çmimin “Lojtari më i mirë i raundit të dytë”
Adriatik BALLA
Fitorja me Andorrën e ktheu disi entuziazmin në kampin kuqezi, sidomos pas asaj humbjeje me Anglinë 2-0 ku përtej rezultatit ishte loja e dobët e grupit që la një shije tepër të hidhur. Gjithsesi, kthimi tek fitorja dhe loja e mirë e grupit bënë që edhe Silvinjo të kishte përshtypje pozitive nga performanca. Mes të shumtëve spikati Rei Manaj që shënoi dy nga tre golat e fitores (3-0), ndërsa Kristjan Asllani kompletoi një ndeshje të mirë. Për Manaj ka vlerësime edhe nga UEFA, golat e të cilit e kanë radhitur mes atyre që duhen vlerësuar, kurse për Kristjan Asllanin ka vlerësime pozitive nga një emër i madh i futbollit në Europë, sikurse është turku Hakan Çalhanoglu. Gjithsesi, kuqezinjtë duhet të tregojnë vlerat e tyre më shumë në dy takimet me rivalët direkt për vendin e dytë, që janë Serbia dhe Letonia, dy skuadra të forta.
Çalhanoglu elozhe për Asllanin
Mesfushori turk Hakan Çalhanoglu ka dhënë një intervistë për mediat italiane duke komentuar zhvillimet tek Interi dhe ambicien e skuadrës për të qenë kompetitive në të gjitha kompeticionet. Në këtë intervistë ai u pyet edhe për mesfushorin e përfaqësueses së Shqipërisë, Kristjan Asllanin, për të cilin foli fjalët më të mira, duke shtuar se lojtarë si ai kanë bërë mirë dhe meritojnë më shumë. Ky qëndrim erdhi një ditë pasi Asllani kishte lavdëruar punën e Çalhanoglu dhe se ai e kishte ndihmuar shqiptarin të bëhej lojtar më i mirë në fushë. “E falënderoj për atë që ka thënë. Ne jemi gjithmonë aty për ta ndihmuar. Lojtarët që kanë pak më shumë eksperiencë, janë duke ndihmuar ata më të rinjtë. Kristjan është një talent i jashtëzakonshëm. Ka kualitet për të luajtur për Interin. Sigurisht që nuk është e lehtë për të, por jemi duke e ndihmuar. Mendoj se ai meriton më shumë. Kur ka pasur hapësira e ka bërë punën e tij ashtu siç duhet. Duhet thjesht që të vazhdojë kështu. Sigurisht që ne lojtarët do të provojmë dhe duam ta përfaqësojmë Interin në mënyrën më të mirë të mundshme. Kemi përgjegjësi të mëdha dhe e dimë këtë. Por jemi në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojmë kështu. Pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë.
Rei Manaj në garë për çmimin “Lojtari më i mirë i raundit të dytë”
Shqipëria fitoi 3-0 me Andorrën dhe më shumë se rezultati u pa pozitive performanca e grupit të lojtarëve që trajneri Silvinjo hodhi në fushën e lojës. E në fakt, Rei Manaj ishte protagonisti kryesor në fitoren e Shqipërisë ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare”. Sulmuesi kuqezi shënoi dy gola të bukur që në pjesën e parë të takimit dhe është përzgjedhur nga UEFA si një nga kandidatët e mundshëm për të fituar çmimin e Lojtarit të Raundit të Dytë të kualifikuesve, të vlefshme për Kupën e Botës. Së bashku me Rei Manajn në garë për këtë çmim të veçantë janë edhe Karol Sviderski i Polonisë, Martin Odegard i Norvegjisë dhe Haris Hajradinoviç i Bosnje-Hercegovinës. Votimi është hapur në faqen e UEFA-s dhe të gjithë tifozët mund të votojnë në këtë link. Procesi i votimit do të jetë i hapur deri ditën e nesërme në orën 15:00 dhe më pas UEFA do të shpallë lojtarin më të mirë të raundit të dytë.