Hakan Calhanoglu do të largohet nga Interi! Në mediat italiane bëhet e ditur se mesufshori turk ka kontaktuar me drejtuesit e klubit dhe i ka kërkuar atyre që ta lënë të largohet. Calhanoglu do të shkojë te Galatasarai që po investon shumë para në këtë merkato vere, ndërsa Interi kërkon 35 milionë euro.Një biznes i mirë edhe për italianët pasi duke parë moshën e Calhanoglu tani është mundësia ideale për të fituar dicka prej tij. Kjo do të ndryshonte edhe fatin e Kristjan Asllanit që pas performancava të mira në Botëror, do të kthehet te Interi për të qenë pjesë e ekipit.
Chivu po i jep jo më kot besim, megjithatë Interi do të futet në garë për të marrë edhe një tjetër mesfushor në këtë rol. Bëhet fjalë pikërisht për Nicolo Rovella e Lacios që do të jetë në konkurrencë me Asllanin për të marrë vendin e titullarit. Ndërkohë nga ana tjetër është edhe Susic që mund të alternohet në këtë pozicion, megjithëse vendi i tij më i mirë është ai i Barella, për të qenë i vendosur më përpara dhe për të pasur më pak detyra ofensive. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Tag: çalhanoglu
-

Hakan Calhanoglu i kërkon Interit të largohet, mesfushori turk e mbyll përgjithmonë me zikaltërit
-

Calhanoglu del në shitje, Inter synon Rovella-n, por Lotito refuzon ofertën e fundit, para kesh plus Asllanin
Tek Inter, gjendja fizike dhe e ardhmja e Calhanoglu mbetet një temë shumë e nxehtë, pasi për momentin gjithçka rrotullohet rreth regjisorit turk. Së fundmi, Calhanoglu është larguar nga SHBA, nga grumbullimi me Inter, për t’u rikthyer në Milano. Turku vuan nga një shqetësim muskulor që e pengon të jetë në dispozicion të trajnerit Chivu në Botërorin e Klubeve. Gjendja e tij fizike jo e mirë e ka shoqëruar thuajse gjatë gjithë vitit, për këtë arsye drejtuesit e klubit zikaltër nuk besojnë me te Calhanoglu duke e nxjerr në shitje.
Në pritje të një oferte të përshtatshme, Inter po studion treguan për të gjetur një tjetër zëvendësues. Pavarësisht se Chivu vijon t’i besojë Asllanit, është e qartë që stafi po kërkon një tjetër opsion. Mediat italiane kanë zbuluar së fundmi, se Inter i ka ofruar Lazio-s 35 milionë euro kesh, plus kartonin e Asllanit, për të siguruar shërbimet e Nicolo Rovella-s.Kjo ofertë e Interit, sipas gazetarit të njohur, Alfredo Pedulla është refuzuar nga presidenti Lotito, me këtë të fundit që kërkon 50 milionë euro kesh për kartonin me mesfushorit “azzurr”.
() -

Interi, 40 milionë për pasuesin e Calhanoglu. Lotito “ngre murin”: Paguani klauzolën, përndryshe nuk e shes
Merkatoja e Lazios rrotullohet rreth një nevoje; çlirimi i likuiditetit. Shitja e Nicolò Rovella, shkruan “Il Messaggero”, megjithëse e dhimbshme, mund të përfaqësojë hapin e pare në këtë drejtim. Interi, pasi ka planifikuar shitjen e Calhanoglu, ka sonduar tashmë terrenin përmes agjentëve të mesfushorit, duke paraqitur një ofertë jozyrtare prej 40 milionë eurosh. Megjithatë, Lotito ka qenë i qartë: “Lojtari ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh, përndryshe nuk e shes. Më të mirët qëndrojnë”.
Presidenti bardhekaltër duket i vendosur të mos lëvizë nga pozicioni i tij, sidomos në një moment kur Lazio duhet të përballet me tri kufizime financiare; likuiditeti, borxhi dhe kostoja e punës; që për momentin bllokojnë hyrjet e reja në skuadër. Nëse marrëveshja për Rovella realizohet, dhe me largimin tashmë të afërt të Tchaouna drejt Burnley për rreth 14 milionë euro, klubi bardhekaltër mund të kthehet aktiv në merkato, duke synuar një mbrojtës krahu dhe një mesfushor të avancuar, siç ka kërkuar Sarri.
Frattesi mbetet ëndrra, por nuk parashikohet asnjë shkëmbim. Interi mund të propozojë eventualisht Fabbian, por në negociata të ndara. Ndërkohë, agjenti Riso po punon për ta bindur Rovella, i cili megjithatë më parë ka shprehur dashuri të përjetshme për Lazion. Një tjetër lojtar i rëndësishëm është Castellanos. Pavarësisht disa ofertave të refuzuara, një shumë rreth 35-40 milionë euro mund t’i bëjë drejtuesit të lëkunden. Ndërkohë, Sarri po vlerëson alternativa për sulmin, me emra që variojnë nga Raspadori te Pio Esposito, por gjithçka do të varet nga shitjet (daljet).
-

A mund të bëjë Inter pa Calhanoglu? Chivu projekton sërish titullar Asllanin
A mund të bëjë Inter pa Hakan Calhanoglu? Kjo është pyetja më e rëndësishme që shtrohet sot në Milano. Nëse po, kush mund të jetë pasuesi i tij, duhet të shohin brenda shtëpisë për të gjetur një zgjidhje, apo duhet të shohin në treg për opsione të rinj. Të gjitha këto pyetje të dërgojnë fillimisht tek Kristjan Asllani, a mundet mesfushori kuqezi të marrë vendin e Calhanoglu? Kjo pikëpyetje pritet të marrë një konfirmim të fortë mes të mërkurës dhe të enjtes, në ndeshjen kundër River Plate.
Qs
Sipas mediave italiane ky pritet të jetë një test i fortë për Asllanin pasi trajneri Chivu pritet t’i besojë sërish një fanellë titullari. Sipas të gjithë gjasave, Inter po punon, po bën planet pa Calangolun në skuadër, herët apo vonë, turku do të largohet pasi dukshëm dashuria mes palëve ka përfunduar pas një sezoni shumë zhgënjyes.Jo vetëm Asllani, Inter investoi këtë verë duke afruar në skuadër edhe Susic, dy lojtarë që mund të plotësojnë boshllëkun e lënë nga Calhanoglu.
(BalkanWeb) -

Ylli i Inter-it i vetëofrohet Real Madridit, po merr përgjigjen që nuk e priste
22 Qershor 2025
19:04
Telesport
Hakan Çalhanoglu duket se e ka mbyllur aventurën tek Inter dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet këtë verë. “Defensa Central” raporton një lajm befasues sipas të cilit, Hakan Calhanogolu i është vetëofruar Real Madridit nëpermjet përfaqësuesve të tij.
Por duke pasur një mesfushë të mbipopulluar, Xabi Alonso i ka thënë “jo” transferimit të Çalhanoglu, pasi kërkon një profil ndryshe nga ai i mesfushorit turk.
Ndërkohë klubi i vetëm brenda Europës që ka shfaqur interes konkret për Çalhanoglu është Galatasaray, oferta e parë e kampionit të Turqisë për mesfushorin 31-vjeçar ishte 20 milionë euro, shumë larg asaj që pret Inter. Drejtuesit e klubit zikaltër vlerësojnë mesfushorin e tyre 35-40 milionë euro dhe janë të gatshëm ta lënë të lirë vetëm nëse paguhet kjo shifër.
Për Çalhanoglu ka interes dhe nga klubet arabe, të cilat janë të gatshme të paguajnë shifrën e kërkuar nga Inter, por dëshira e mesfushorit turk është të luajë ende në Europë. -

Jo vetëm Calhanoglu, kampionët turq duan edhe Gundogan
Galatasaray nuk është vetëm në gjurmët e Hakan Calhanoglu. Sipas asaj që raporton ESPN, kampionët e Turqisë, të kualifikuar në Ligën e Kampionëve, po ndjekin me vëmendje edhe situatën e Ilkay Gundogan te Manchester City dhe do të ishin gati t’i bënin një ofertë atij, nëse do të bëhej i disponueshëm gjatë verës.
Gundogan është nën kontratë me Manchester City deri në vitin 2026, pasi gjatë sezonit u aktivizua opsioni rinovues për një vit tjetër. I rikthyer me shpejtësi në krahët e Guardiolës, pas eksperiencës me Barcelonën, aktualisht ai është i angazhuar në Botërorin për Klube në SHBA, por konkurrenca në mesfushën e “qytetarëve” është rritur shumë pas ardhjes së Reijnders dhe rikthimit të Rodrit nga dëmtimi.
Sipas televizionit britanik, drejtuesit e Galatasaray janë të bindur se Gundogan do të ishte i hapur për një transferim në Stamboll, në rast se vendos të largohet nga “Etihad Stadium”. Pse pikërisht 34-vjeçari me origjinë nga Gelsenkirchen? Sepse prindërit e tij janë me origjinë turke dhe ai do të dëshironte të luante për gjigantët e Stambollit para se ta mbyllë karrierën.
Ndërkohë, për sezonin e ri, Gündogan nuk është përfshirë në grupin e liderëve të zgjedhur nga Guardiola, i cili ka preferuar Bernardo Silva, Rúben Dias, Rodri dhe Erling Haaland. Një tjetër sinjal për të ardhmen e tij… -

Galatasaray luan në prapaskenë dhe shpreson “po” e Calhanoglu, Interi pret
Përpjekja e Galatasaray për të marrë Hakan Calhanoglu është përkthyer në rritje të ofertës fillestare prej 15 milionë eurosh. Propozimi i turqve për Interin, ende vetëm në letër, është rritur me 5 milionë dhe tani është 20 milionë euro.
Një shumë ende larg vlerës që Interi e vlerëson “regjisorin” e vet, që është rreth 35-40 milionë euro. Po tani? Gjithçka varet nga lojtari, i cili për një herë nuk ka topin për të shpërndarë lojën, por për të treguar pozicionin e tij në lidhje me kthimin e mundshëm në shtëpi.
Sepse deri tani, Calhanoglu nuk është shprehur qartë mbi vazhdimin tek Interi, i cili nga ana e vet nuk do të donte ta shiste, përveçse për një shumë të konsideruar të denjë. Vitin e kaluar, pas disa ditësh hezitimi, Hakan vendosi të qëndronte tek Interi, duke i mbyllur dyert Bayern Munich.
Tani mbetet për t’u parë nëse do të refuzojë edhe këtë herë përballë “Gallatës së tij”, që i ofron 10 milionë euro në vit pagë. Sipas mediave turke, veçanërisht “Sporx”, Calhanoglu dëshiron të kthehet në shtëpi dhe pritet të lëvizë vetë për të kërkuar nga Interi uljen e çmimit të kartonit.
Është e qartë që Galatasaray, i cili zyrtarisht ka mohuar çdo tratativë për të mos e vënë lojtarin në siklet, po pret pikërisht lëvizjen e Calha, sepse synon ta përdorë “po”-në e tij për të ulur pretendimet e Interit. Kjo sepse strategjia e zakonshme e Galatasaray është t’iu ofrojë lojtarëve rroga të larta, por të shpenzojë shumë më pak për kartonët e tyre.
Në rast se Interi do të humbasë Calhanoglu, po vlerëson pistat Bernabé (duke qenë se ka nisur bisedimet me Parmën për Bonny dhe Leoni) dhe Rovella, të cilin Lazio nuk dëshiron ta shesë, edhe pse ka një klauzolë prej 50 milionë euro. -

Çalhanoğlu te Galatasaray? Flet presidenti: Drita e syve tanë, kam folur në telefon me të
19 Qershor 2025
13:15
Alfred Lleshi
Galatasaray mendon të bëjë goditje të mëdha në merkato, pas triumfit si kampion i Turqisë dhe kualifikimit në Ligën e Kampionëve. Klubi në fjalë ka siguruar tashmë një goditje me pesë yje si Leroy Sané, i marrë me parametër zero nga Bayern Munich, ndërsa mbeten për t’u përcaktuar të tjera përforcime të reja. Fiksimi më i madh mbetet padyshim Victor Osimhen, i cili me 37 gola në 41 ndeshje ka magjepsur klubin dhe tifozët.
Lidhur me këtë, zv.presidenti i Galatasaray, Abdullah Kavukcu, foli në një konferencë shtypi për të sqaruar situatën sa i përket sulmuesit nigerian, kartoni i të cilit i përket Napolit dhe ka një klauzolë largimi prej 75 milionë euro për jashtë Italisë: “Osimhen duhet të vendosë. Qëllimi ynë është të ndërtojmë një skuadër që mund të garojë me ekipet më të mira në botë, jo vetëm në Turqi. Duhet të jemi të durueshëm, po punojmë ditë e natë”.
Fjalën më pas e mori presidenti i Galatasaray, Dursun Özbek, i cili komentoi zërat gjithnjë e më të fortë për një transferim të mundshëm të Hakan Çalhanoğlu nga Interi: “Hakan Çalhanoğlu është drita e syve tanë. Është një lojtar i rëndësishëm, çdo ekip do ta dëshironte. Takimi im me Hakan nuk ishte për merkaton. Një grup miqsh po flisnin në telefon me Hakan, kur më panë mua, ma dhanë telefonin. U përshëndetëm, më tha se qysh fëmijë është tifoz i Galatasaray. I urova gjithë të mirat. Është shumë e rëndësishme të sqarohet që ka ndodhur kështu”.
-

Calhanoglu pranon ofertën, lë Inter për të luajtur në vendlindje, klubet diskutojnë për shifrat
16 Qershor 2025
8:13
Telesport
Ardhja e mundshme në Turqi e Hakan Calhanoglu, që kërkohet me ngulm nga Gallatasaraj, po bëhet temë qendrore e merkatos së Inter. Mediat turke deklarojnë se mesfushori është në bisedime serioze me klubin e Stambollit
Vetë Hakan Calhanoglu ka konfirmuar: “Jemi në bisedime me Gallatasaraj. Ata më duan mua dhe unë i dua“. Edhe babai i Calhanoglu, Huseyin, ka shpërndarë një postim duke shkruar: “Shpresoj që një ditë të vish në Gallatasaraj”.
Agjenti i mesfushorit, Gordon Stipic, pritet në Stamboll të bëjë një bilanc të situatës për ofertën e mundshme ekonomike për lojtarin dhe të kuptojë kufijtë e mundshëm të negociatave për të bindur Inter.
Për momentin, Inter nuk ka marrë asnjë ofertë, por është e qartë se, në moshën 31-vjeçare dhe në rast se lojtari do të kërkonte të kthehej në shtëpi, ata do të vlerësonin shitjen me një faturë jo më pak se 40 milionë euro.
Nga ana tjetër Gallatasaraj po mendon të mos kalojë më tej se 25 milionë euro. Një situatë që nga njëra anë mban gjithçka në pritje dhe nga ana tjetër i detyron drejtuesit e Inter të shikojnë përreth për të mos mbërritur të papërgatitur për një shitje të mundshme. -

Inter nxjerr në shitje yllin e skuadrës, 40 milionë euro për ekipet e interesuara
13 Qershor 2025
18:41
Telesport
“Gazzetta dello Sport” raporton se Inter është i gatshëm të shesë Hakan Calhanoglu, me kushtin vetëm që klubi i ardhshëm i mesfushorit turk duhet të paguajë 40 milionë euro në arkën e zikaltërve.
Calhanoglu ka qenë një lojtar kryesor për zikaltërit në sezonet e fundit, por gjendja e tij fizike jo e mirë dhe rënia e formës sezonin e fundit kanë bërë që drejtuesit e Inter të mendojnë shitjen e tij.
Për mesfushorin turk ka interes deri tani nga Galatasaray dhe disa klube arabe, por ende nuk ka pasur oferta konkrete. Trajneri i ri i zikaltërve, Christian Chivu, po ashtu ka dhënë “ok” e tij për largimin e Calhanoglu dhe nuk e sheh problem madhor ikjen e tij.
Një nga emrat që mund të marrë më shumë minuta dhe rol më të madh me largimin e mundshëm të Calhanogolu mund të jetë Davide Frattesi, i cili do vazhdojë të qëndrojë te zikaltrit pas largimit të Simone Inzaghi-t.