Tag: çalhanoglu

  • Calhanoglu-Lautaro dhe problemet e Interit, analiza e Capello: Situata të tilla duhet të zgjidhen në dhomën e zhveshjes

    Calhanoglu-Lautaro dhe problemet e Interit, analiza e Capello: Situata të tilla duhet të zgjidhen në dhomën e zhveshjes

    I mirënjohuri Fabio Capello foli së fundmi rreth problemeve në skuadrën e Interit, me Calhanoglu dhe Lautaro që nuk hezituan të “shigjetojnë” njëri-tjetrin në distancë.
    “Situata të tilla duhet të zgjidhen në dhomën e zhveshjes”, tha ish-trajneri i Milanit, Juventusit dhe Romës për Gazzetta.

    “Lautaro flet si një kapiten, por kur një lojtar akuzon një shok skuadre që nuk është aty, mendoj se nuk është mirë. Problemet duhet të zgjidhen gjithmonë ballë për ballë. Kjo është e vetmja zgjidhje.
    “Calhanoglu është Rodri i Interit. Një lojtar kyç për lojën e Nerazzurrëve. Ai është një nga ata lojtarë kyç rreth të cilëve sillet skuadra. Sigurisht, nëse vjen puna deri aty, nuk do të jetë e lehtë të zëvendësohet dikush si ai”, shtoi Capello.

  • Gallatasaraj nuk i ndahet Inter, synon të sjellë në Stamboll edhe portierin Yann Sommer

    Gallatasaraj nuk i ndahet Inter, synon të sjellë në Stamboll edhe portierin Yann Sommer

    2 Korrik 2025

    12:42

    Telesport

    Pas Hakan Calhanoglu, ekipi i Gallatasaray po përpiqet të sjellë në Superligën turke një tjetër lojtar të inter, Yann Sommer. Ndërsa vazhdojnë të joshin Calhanoglu, klubi turk ka bërë kërkime fillestare për portierin e Inter.
    Nuk mund të përjashtohet mundësia që një përpjekje e vërtetë për një transferim të zviceranit mund të mbërrijë në javët në vijim. Qëllimi i klubit zikaltër, për momentin është ta mbajë Sommer deri në skadimin e kontratës së tij të planifikuar për 30 qershor 2026, kur ai do t’i afrohet pragut të moshës 38 vjeç.
    Sommer ishte një nga protagonistët e mëdhenj të sezonit të Inter, i cili përfundoi me 53 paraqitje dhe 22 ndeshje pa pësuar gol në të gjitha turnetë.
    Pasi mbërriti në Milano në verën e vitit 2023, pas lamtumirës së Onana, ai ishte gjithashtu vendimtar në fitimin e titullit kampion një vit më parë, duke mbyllur kampionatin 2023/24 me 19 ndeshje pa pësuar gol.

  • Calhanoglu drejt largimit nga Inter, por jo te Galatasaray! E kërkojnë dy klubet e Premier League

    Calhanoglu drejt largimit nga Inter, por jo te Galatasaray! E kërkojnë dy klubet e Premier League

    Hakan Calhanoglu është kthyer në një çështje më vete tek Inter. Pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube nga Fluminense, kapiteni Lautaro Martinez ka bërë një deklaratë të fortë, referuar pikërisht mesfushorit turk.
    “Kushdo që nuk dëshiron të qëndrojë tek Interi, duhet të largohet”, ishte në thelb të deklaratës së Lautaro Martinez, që solli direkt një reagim të gjatë dhe të fortë të Calhanoglu. Në një reagim më rrjetet zyrtare, Calhanoglu nuk ngurroi të përmendte dashurinë që kishte për Interin. “Nuk e kam tradhtuar kurrë këtë klub, nuk kam thënë kurrë se nuk jam i lumtur te Interi”, tha mes të tjerash Calhanoglu.
    Turku ka arritur marrëveshjen personale me Galatasaray, ku i ka kërkuar dhe drejtuesve të Interit, ta lënë të lirë të kthehet në “shtëpi”. Por, klubi zikaltër është i gatshëm të lërë të lirë turkun vetëm për një shifër që është rreth 40 milionë euro, aq sa është klauzola e tij. Në anën tjetër, Galatasaray ofron 15 milionë euro në tavolinë, plus 5 milionë euro bonuse, por jo më shumë.
    Duke dashur të përfitojnë nga situata e nderë, në garë për Calhanoglu janë futur edhe dy klubet e Premier League: Manchester United dhe Fulham, ndaj nuk do jetë befasi nëse sezonin e ri mesfushori turk do luajë në Angli. Rrugëtimi i tij tek Inter ka marrë fund, dhe nëse nuk kthehet në “shtëpi” te Galatasaray, atëherë Premier League mund të jetë një pistë shumë interesante.

  • “Plas” keq te Interi pas humbjes me Fluminensen, Calhanoglu i përgjigjet Lautaros dhe Marottës: Kam refuzuar oferta sepse e dua këtë fanellë

    “Plas” keq te Interi pas humbjes me Fluminensen, Calhanoglu i përgjigjet Lautaros dhe Marottës: Kam refuzuar oferta sepse e dua këtë fanellë

    Atmosfera te Interi është ndezur pas eliminimit surprizues në raundin e 1/16-ave të Kupës së Botës për Klube ndaj Fluminense, pa u përballur as me ndonjë ekip europian.

    Tensionet kulmuan pas deklaratës së kapitenit Lautaro Martínez, i cili u shpreh pa doreza: “Kushdo që nuk dëshiron të jetë këtu, duhet të largohet. Kam parë gjëra që nuk më pëlqyen. Ne kemi nevojë për lojtarë që duan të veshin këtë fanellë dhe kanë mentalitet fitues.”
    Deklarata u interpretua menjëherë si një thumb ndaj disa bashkëlojtarëve, dhe presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, e konfirmoi hapur: “Ai nuk e tha me emër, por po e them unë: ishte për Hakan Calhanoglu.”
    Mesfushori turk, i cili humbi Botërorin e Klubeve për shkak të një dëmtimi gjatë fazës përgatitore në SHBA, u vu në qendër të vëmendjes si “shënjestra” e kritikës.
    Vetë Hakan Calhanoglu reagoi me një postim të gjatë emocional në Instagram, duke shpjeguar situatën dhe shpërthyer ndaj kritikave: “Pas dëmtimit në finalen e Champions-it, vendosa të shkoja me ekipin në SHBA, edhe pse nuk isha në gjendje të luaja. Doja të isha pranë skuadrës. Aty pësova një dëmtim tjetër, një këputje muskuli dhe nuk isha në gjendje të luaja. Nuk ka asnjë prapaskenë.”
    Calhanoglu shtoi se e përjetoi eliminimin me dhimbje dhe trishtim, por ajo që e lëndoi më shumë ishin “fjalët që ndajnë, jo që bashkojnë”.
    “Nuk kam gjetur kurrë justifikime. Kam luajtur me dhimbje dhe kam qenë gjithmonë i gatshëm. Kam marrë oferta të rëndësishme, por kam zgjedhur të qëndroj te Interi. Sepse e dua këtë fanellë. E ardhmja? Do ta shohim. Por historia do të kujtojë ata që qëndruan në këmbë, jo ata që ngritën zërin më fort.”

    Përplasja mes Lautaros dhe Calhanoglu ka ekspozuar një krisje serioze brenda grupit zikaltër, duke hapur një kapitull të trazuar në prag të sezonit të ri. Ndërkohë, tifozët presin me ankth të dinë nëse kjo përplasje do të sjellë largime të bujshme apo thjesht një rifreskim të klimës brenda skuadrës.

    Top Channel

  • Çalhanoğlu nuk ka qenë kurrë i paprekshëm, mjafton oferta e duhur (si një vit më parë)

    Çalhanoğlu nuk ka qenë kurrë i paprekshëm, mjafton oferta e duhur (si një vit më parë)

    Që nga mbrëmja e së hënës, në shtëpinë e Interit ka shpërthyer zyrtarisht çështja Hakan Çalhanoğlu. Shpërthimi i kapitenit Lautaro Martinez, pas eliminimit nga Botërori për Klube, ishte drejtuar pikërisht ndaj mesfushorit turk, i cili shkoi me pushime para kohe, pas rezultateve të ekzaminimeve mjekësore në prag sfidës ndaj River Plate: inflamacion në muskulin soleus të këmbës së djathtë.
    Mesfushori turk, i cili fluturoi me ekipin në SHBA, u përpoq të rikuperonte për t’u vënë në dispozicion të Chivu, por duhej të përballej me një dëmtim që e detyroi të dorëzohej pikërisht në momentet më të rëndësishme të sezonit. Turku ndaloi pas një sezoni me 47 ndeshje zyrtare të luajtura dhe 11 golave të shënuar si zikaltër.
    Çalhanoğlu u sulmua ashpër të hënën nga kapiteni i tij. Nëse mesazhi i argjentinasit nuk ishte i qartë për të gjithë menjëherë, presidenti Marotta u kujdes ta sqaronte: “Po, ai i referohej pikërisht Çalhanoğlu”. Grupi zikaltër, po ashtu si klubi, nuk po e pranojnë mirë hapjen e Çalhanoğlu ndaj transferimit te Galatasaray, skuadra e zemrës së tij. Tani po e vendosin në presion, duke e nxjerrë në dritë të keqe…
    Megjithatë, vetë Interi, në verën e vitit 2021 përfitoi nga thyerja midis Çalhanoğlu dhe Milanit për ta marrë falas, një nga goditjet më të mira të zikaltërve në vitet e fundit. Simone Inzaghi ishte i zgjuar ta kthente atë në një nga mesfushorët më të mirë të Europës, duke e bërë turkun “regjinë” e skuadrës që në vitet e fundit ndoshta ka korrur më pak sesa ka mbjellë.
    Çalhanoğlu, i cili katër vite më parë u transferua falas nga Milani tek Interi, falë paraqitjeve të tij me zikaltrit ka parë rritjen e vlerës si futbollist. Një vit më parë, rreth kësaj kohe, për të u interesua Bayern Munich. Me 60 milionë euro dhe pëlqimin e lojtarit, turku do të kishte ikur.
    Atëherë ishte Çalhanoğlu që kundërshtoi: “Jam jashtëzakonisht i lumtur tek Interi. Marrëdhënia që kam me klubin dhe tifozët tanë të mrekullueshëm është vërtet speciale. Së bashku kemi arritur rezultate të rëndësishme, jam entuziast për të fituar edhe më shumë trofe me Interin në të ardhmen”.
    Sot, situata është ndryshe sepse Galatasaray për Çalhanoğlu dhe familjen e tij ka një vlerë tjetër. Kështu, futbollisti i lindur më 1994, që mbushi 31 vjeç në shkurt, ka hapur mundësinë për këtë transferim.
    Po Interi? Ka shprehur dëshirën për qartësi, por më pas ka vendosur një çmim jozyrtar: 40 milionë euro për ta shitur, 4 vite pas transferimit falas. Interesi ekziston dhe është i njohur, por oferta zyrtare nuk ka mbërritur ende. Pikërisht kjo pritje po e lodh shumë Interin sot, më shumë se një largim i mundshëm në kushtet e duhura.

  • Çalhanoğlu, ‘dhëmbë për dhëmbë” me Lautaro dhe Marotta. Respekti nuk duhet të jetë njëanshëm…

    Çalhanoğlu, ‘dhëmbë për dhëmbë” me Lautaro dhe Marotta. Respekti nuk duhet të jetë njëanshëm…

    Hakan Çalhanoğlu foli pas shumë ditësh heshtjeje dhe zërash që krijuan shumë dyshime mbi të ardhmen e tij. Mesfushori i Interit publikoi një postim në Instagram dhe sqaroi situatën e tij: “Pas dëmtimit në finalen e Champions League, vendosëm që megjithatë të shkoja me ekipin në SHBA.
    Të isha atje, edhe pa mundur të luaja, ishte shumë e rëndësishme për mua. Doja të qëndroja pranë grupit dhe të jepja mbështetjen time. Fatkeqësisht, gjatë një stërvitjeje në SHBA, pësova një tjetër dëmtim në një zonë tjetër. Diagnoza ishte e qartë; çarje muskulore. Për këtë nuk kam mundur të luaj në këtë kompeticion. Nuk ka asgjë tjetër. Asnjë prapaskenë”.
    Turku vazhdoi: “Dje humbëm, më dhemb shumë. E përjetova me trishtim, jo vetëm si futbollist, por si person që ka shumë lidhje me këtë skuadër. Pavarësisht dëmtimit, menjëherë pas fundit të ndeshjes telefonova disa shokë skuadre për t’u dhënë mbështetje. Sepse kur të intereson, kjo është ajo që bën. Por ajo që më goditi më shumë ishin fjalët që erdhën më pas.
    Fjalë të ashpra. Fjalë që ndajnë, jo që bashkojnë. Gjatë gjithë karrierës sime, kurrë nuk kam kërkuar justifikime. Gjithmonë kam marrë përgjegjësitë e mia. Kam luajtur edhe me dhimbje. Dhe në momentet e vështira, gjithmonë kam tentuar të jem pikë referimi. Jo me fjalë, por me vepra”.
    Lojtari i lindur më 1994 vazhdoi mbi çështjen e ditës së djeshme: “Respektoj çdo opinion, edhe atë të një shoku skuadre, edhe atë të presidentit. Megjithatë, respekti nuk mund të jetë i njëanshëm. Këtë e kam treguar gjithmonë, brenda dhe jashtë fushës. Dhe besoj se në futboll, ashtu si në jetë, forca e vërtetë qëndron në respektimin reciprok, veçanërisht në momentet më të ndjeshme.
    Nuk e kam tradhtuar kurrë këtë fanellë. Nuk kam thënë kurrë që nuk jam i lumtur tek Interi. Në të kaluarën kam marrë oferta, madje shumë të rëndësishme, por kam zgjedhur të qëndroj, sepse di çfarë përfaqëson kjo fanellë për mua. Dhe mendoja se zgjedhjet e mia flisnin vetë. Kam pasur nderin të jem kapiten i kombëtares time.
    Atje mësova se udhëheqësi i vërtetë është ai që qëndron pranë shokëve të tij, jo që kërkon fajtorë kur është më e lehtë ta bëjë këtë. E dua këtë sport, e dua këtë klub. I dua këto ngjyra për të cilat kam dhënë gjithçka çdo ditë. E ardhmja? Do ta shohim, por historia do të kujtojë gjithmonë ata që kanë qëndruar në këmbë, jo ata që kanë folur më fort”.

  • Gruaja e Çalhanoğlu i përgjigjet shpë*thimit të Lautaros: Disa njerëz janë besnikë vetëm kur kanë nevojë…

    Gruaja e Çalhanoğlu i përgjigjet shpë*thimit të Lautaros: Disa njerëz janë besnikë vetëm kur kanë nevojë…

    Interi u eliminua në 1/8 finale të Botërorit për Klube nga Fluminense, por zhgënjimi për përfundimin e parakohshëm, dhe disi të papritur, të kompeticionit amerikan u zëvendësua menjëherë nga kaosi i shkaktuar prej fjalëve të kapitenit Lautaro Martinez, menjëherë pas humbjes 2-0:
    “Pashë gjëra që nuk më pëlqyen. Kush nuk do të qëndrojë tek Interi, të largohet”. Fjalë të drejtuara edhe ndaj Hakan Çalhanoğlu, i cili është në qendër të zërave të merkatos për një kalim te Galatasaray, por që po ashtu po shfaqet i qeshur në rrjetet sociale nga Stambolli, pasi la SHBA për shkak të dëmtimit.
    Martinez nuk përmendi emra, por Marotta riktheu menjëherë në debat numrin 20 turk. Këto fjalë nuk lanë të ftohtë ata që janë rreth Çalhanoğlu, përfshirë edhe gruan e tij, e cila reagoi menjëherë në rrjetet sociale: “Disa njerëz nuk janë besnikë ndaj teje, por ndaj nevojës që kanë për ty. Kur nevojat ndryshojnë, ndryshon edhe besnikëria e tyre. Mos u pendo që ke një zemër të mirë, Hakan, gjërat e mira shumëzohen”.
    Mbetet për t’u kuptuar sa mesazhi i kapitenit të Interit ishte me të vërtetë i drejtuar vetëm te mesfushori turk, i cili është më i ekspozuari nga ana mediatike për shkak të merkatos dhe kështu teorikisht më i lehtë për t’u goditur nga ky aspekt.
    Por, sipas fjalëve të Lautaros, objekti i kritikës ishte ndoshta më shumë se një person, pasi e zgjeroi fjalën në mënyrë të përgjithshme. Për këtë do të duhet të mendojë klubi me Beppe Marotta, por edhe Cristian Chivu, i cili po përballet me një situatë më të komplikuar nga sa pritej.
    Lautaro, shumë i ashpër pas Inter-Fluminense: Kush nuk dëshiron të qëndrojë, të thotë mirupafshim…

    Marotta e konfirmon: Mesazhi i ashpër i Lautaros i drejtohej Calhanoglu

  • Çalhanoglu rrit presionin ndaj Interit, kërkon të largohet me kosto sa më të ulur

    Çalhanoglu rrit presionin ndaj Interit, kërkon të largohet me kosto sa më të ulur

    Interi vazhdon të përballet me çështjen e Hakan Çalhanoglu, i cili është gjithmonë e më pranë largimit. Mesfushori turk, i ardhur 4 vite më parë te zikaltrit me parametër zero nga Milani, po i bën presion presidentit Giuseppe Marotta për t’u liruar me një çmim të ulët në favor të Galatasaray. Lajmin e raporton “Il Giornale”, që përshkruan një situatë të re në shtëpinë zikaltër.
    Dëshira e numrit 20 të skuadrës së Cristian Chivu ka qenë e qartë prej ditësh, por në “Viale della Liberazione” kanë kërkuar gjithmonë 35-40 milionë euro nga klubi i Stambollit për ta lënë të lirë. 31-vjeçari ka një raport shumë të mirë si me drejtuesit, ashtu edhe me shokët e skuadrës dhe tifozët, të cilët e kanë adhuruar që nga fillimi si një idhull, duke i kushtuar edhe një këngë speciale, që e kanë kënduar në çdo ndeshje, si në “San Siro”, ashtu edhe në transfertë.
    Gjatë karrierës së tij, lojtari i lindur më 1994 ka veshur fanellat e Interit, Milanit, Bayer Leverkusenit, Karlsruher SC dhe Hamburgut, përveç asaj të kombëtares së Turqisë. Me zikaltrit ka grumbulluar 182 paraqitje (36 në Champions League, 128 në Serie A, 6 në Superkupën Italiane dhe 12 në Kupën e Italisë), ka shënuar 38 gola (6 në Champions, 28 në Serie A, një në Superkupë dhe 3 në Kupë).

  • “A do të vish te Galatasaray?” Përgjigjja e Calhanoglu shqetëson Interin: “Të shpresojmë…”

    “A do të vish te Galatasaray?” Përgjigjja e Calhanoglu shqetëson Interin: “Të shpresojmë…”

    Hakan Calhanoglu dhe Interi, një lidhje vërtet e veçantë, që ndoshta është drejt përfundimit. Turku, që mbërriti katër vite më parë nga Milani si lojtar i lirë, krijoi menjëherë një lidhje shumë të fortë me tifozët dhe ambientin zikaltër, por tani, pas largimit të Simone Inzaghit, ekziston rreziku që rrugët të ndahen.
    Nga Turqia ka ardhur lajmi për një thirrje të mundshme që numri 20 iu ka drejtuar drejtuesve zikaltër, përmes së cilës ka kërkuar të shitet te Galatasaray. Këto janë fjalët që thuhet se ka thënë 31-vjeçari:
    “Erdha tek Interi falas në vitin 2021, kur lashë Milanin. Dhashë më të mirën time për katër vite, por tani dua ta vazhdoj karrierën time te Galata. Do të doja që klubi të tregonte mirënjohjen e duhur, duke më lënë të kthehem në shtëpi”.
    Kjo nuk është e gjitha, sepse mesfushori i lindur më 1994, i cili u largua nga Shtetet e Bashkuara pasi ekzaminimet treguan një shqetësim në muskujt soleo të këmbës së djathtë, është parë në një dasmë në Stamboll.
    Ajo që i shqetëson edhe më shumë tifozët e Interit është përgjigjja që ai i dha një gazetari të “Le Marca Sports”, i cili e pyeti nëse do të shkonte te Galatasaray: “Të shpresojmë”. Me pak fjalë, historia mes Calhanoglu dhe zikaltërve duket se ka mbërritur vërtet në fund.
     

  • “Më lini të kthehem në shtëpi”, zbardhet biseda mes Çalhanoglu dhe drejtuesve të Interit

    “Më lini të kthehem në shtëpi”, zbardhet biseda mes Çalhanoglu dhe drejtuesve të Interit

    Mesfushori turku Hakan Çalhanoglu i ka bërë kërkesë zyrtare Interit për ta lënë të lrië në mënyrë që ai të kthehet dhe të luajë për skaudrën e Gallatasarajit në Turqi.

    Mediat kanë zbardhur bisedën mes Çalhanoglu dhe drejtuesve të Interit, ku ai ju këkron që të mbyllin kontratën dhe të largohet nga zikaltrit ëpr të vijuar karrierën në vendlindje.
    “Erdha tek Interi falas në vitin 2021, kur u largova nga Milani. Bëra më të mirën për katër vite, por tani dua ta vazhdoj karrierën te Gallata dhe dua që klubi të tregojë mirënjohjen e duhur ndaj meje duke më lënë të rikthehem në shtëpi”, raportohet të ketë thënë mesfushori 31-vjeçar.

    Kontrata e Çalhanoglu me Interin përfundon në vitin 2027. Aktualisht nuk është pjesë e Botërorit të klubeve, pasi u dëmtua. Kristjan Asllani e ka zëvendësuar deri tani në mënyrën më të mirë.