Tag: çalhanoglu

  • Inter dhe Gallatasaraj takim në Milano, palët mbyllin bisedimet për të ardhmen e Calhanoglu

    Inter dhe Gallatasaraj takim në Milano, palët mbyllin bisedimet për të ardhmen e Calhanoglu

    Një takim i shkurtër midis përfaqësuesve të Inter dhe Gallatasaraj u zhvillua në Milano, por mjaftoi për t’i dhënë fund sagës së transferimit të mesfushorit turk Hakan Calhanoglu në vendlindje. Lojtari do të vazhdojë të luajë për zikaltërit.
    Inter i përsëriti Gallatasaraj se ata duan jo më pak se 30 milionë euro për ta lënë lojtarin të shkojë dhe nuk janë të gatshëm të bëjnë kompromise. Nga ana tjetër, turqit ende nuk kanë paraqitur një ofertë zyrtare tek zikaltërit.
    Gallatasaraj, që po mbështetej në dëshirën e lojtarit, u tërhoq kur u përball me një mur rezistence nga klubi zikaltër. Agjenti i Calhanoglu, Gordon Stipic, thuhet se shprehu interes nga klubi turk disa ditë më parë për ta nënshkruar atë për 17 milionë euro.
    Në Turqi qarkullojnë thashetheme se shifra e ofruar ishte deri në 10 milionë euro. Pas arritjes së marrëveshjes me Osimhen (75 milionë euro), duket se turqit u tërhoqën nga blerja e Hakan Calhanoglu.
    Mesfushori është i destinuar të qëndrojë te Inter, me të cilin ka pasur një afrim të përkohshëm ditët e fundit pas përçarjes së hapur nga komentet e Lautaro Martinez dhe presidentit Beppe Marotta pas eliminimit të klubit nga Kupa e Botës për klube.
    Calhanoglu do të marrë pjesë në kampin stërvitor që nis më 26 korrik në Appiano Gentile dhe në atë pikë, përçarja midis klubit dhe një lojtari gati për t’u larguar do të duhet të zgjidhet. Turku thuhet se nuk ka kërkuar një transferim, as nuk i ka kërkuar klubit ta lirojë.

  • Calhanoglu larg Interit, zikaltërit “piketojnë” pasuesin

    Calhanoglu larg Interit, zikaltërit “piketojnë” pasuesin

    Duke qenë se Hakan Calhanoglu mund të largohet nga Interi, zikaltërit nuk dëshirojnë që të gjenden të papërgatitur. Klubi nga Milano ka filluar kërkimet për gjetjen e pasuesit, teksa  të reja të rëndësishme vijnë së fundmi.
    Objektivi kryesor për “post-Calha” është Ederson, mesfushori i Atalantës, i cili dje mbushi 26 vjeç. Nuk pritet që bergamaskët të bëjnë lëshime, duke patur parasysh atë që ndodhi vitin e kaluar me Koopmeiners.

    Për Ederson kalimi te Interi do të ishte një mundësi e mirë për karrierën e tij, me dëshirën e lojtarit që lehtëson disi tratativat.
    Para se Interi të hidhet në sulm për brazilianin, klubi kërkon të përiftojë 30 milionë euro nga shitja e Calhanoglu te Galatasaray.

  • Inter gjen zëvendësuesin e Calhanoglu, ka një klauzolë 150 milionë euro

    Inter gjen zëvendësuesin e Calhanoglu, ka një klauzolë 150 milionë euro

    Hakan Calhanoglu pritet të largohet nga Inter-i në këtë merkato.
    Zikaltrit janë në kërkim të një zëvendësuesi dhe duket se e kanë gjetur te Benfica. Bëhet fjalë për Orkun Kokcu, mesfushor cilësor dhe shok skuadre pikërisht i Calhanoglu te Turqia.
    Një lojtar me përvojë të gjatë në futbollin europian, ai e ka treguar veten veçanërisht te Feyenoord dhe në fakt ishte në shënjestër të Roma-s, e cila është përballur me të më shumë se një herë.
    Në Portugali, ‘A Bola’ ka shkruar se Kokcu është një opsion konkret për Inter-in, i cili duket se e ka vendosur atë në krye të listës.
    Lojtari i lindur në vitin 2000 do ta pranonte me shumë dëshirë kalimin te zikaltrit, por sipas gazetës portugeze, Roma po lëviz gjithashtu me rrethin e lojtarit për ta bindur atë të transferohet te verdhekuqtë.
    Benfica është hapur për shitjen e Kokcu, i cili ka një klauzolë të frikshme prej 150 milionë eurosh, për një shumë rreth 40 milionë euro. Ende shumë për financat e klubit milanez.
    Por me lamtumirën e Calhanoglu, dhe ndoshta jo vetëm të tij, Inter-i do t’i kishte mundësitë ekonomike. Por ka edhe ekipe të tjera të interesuara për të, veçanërisht në atdheun e tij: Fenerbahce, Galatasaray dhe Besiktas.
    Besiktas po negocion për të në orët e fundit dhe presidenti i klubit turk Serdal Adali, i cili ndodhet në Portugali për t’u takuar me shqiponjat e Lisbonës, e ka pranuar këtë:
    “Po punojmë shumë për Orkun Kokcu, por është një transferim i vështirë”, fjalët e raportuara nga ‘A Spor’. Inter-i, ashtu si Roma, do të duhet të nxitojë.

  • Inter, 55 milionë nga Asllani dhe Bisseck për transferimin e madh

    Inter, 55 milionë nga Asllani dhe Bisseck për transferimin e madh

    Ndërsa pret zhvillimet në frontin Calhanoglu, Inter do të duhet të gjejë një zëvendësim të përshtatshëm në merkato në rast të një ndarjeje nga lojtari turk pas katër sezonesh.
    Ka disa alternativa në tryezë për zikaltrit, të cilët megjithatë e kanë vendosur profilin e Ederson në krye të listës së dëshirave të tyre.
    Braziliani (i cili pëlqehet edhe nga rivalët Juventus) ka qenë në listën e Marotta dhe Ausilio për disa javë, të cilët kohët e fundit kanë eksploruar konkretisht rrugën që çon te mesfushori i Atalanta-s.
    Të paktën 50 milionë euro do të nevojiten për të negociuar blerjen e Ederson, me Interin që synon të mbledhë para përmes disa shitjeve, sipas Calciomercato.it.
    Calhanoglu padyshim nuk është i vetmi që po largohet: zëvendëskampionët europianë synojnë gjithashtu të fitojnë para nga Asllani (15-20 milionë), përveç Bisseck, i cili ka admirues në Premier League (Aston Villa, West Ham dhe Newcastle së bashku me Manchester United) dhe një vlerësim midis 30 dhe 35 milionë eurove.
    Është një histori tjetër për Frattesi-n, i vlerësuar nga Chivu dhe me trajnerin e ri që do të donte ta konfirmonte atë në skuadër. Për ish-lojtarin e Sassuolo-s dhe Monza-s, kjo do të varet nga ofertat që do të mbërrijnë përfundimisht nga merkato.

  • Inter i plotëson dëshirën Calhanoglu dhe gjen mesfushorin e ri falë Kupës së Botës për Klube

    Inter i plotëson dëshirën Calhanoglu dhe gjen mesfushorin e ri falë Kupës së Botës për Klube

    6 Korrik 2025

    18:16

    Telesport

    Rrugëtimi i Hakan Calhanoglu tek Inter ka mbërritur në fund. Edhe pse marrëdhënia mes klubit dhe lojtarit është përkeqësuar ndjeshëm në javën e fundit, Inter ka bërë një hap pas duke afruar gjithnjë e më shumë mesfushorin turk me Galatasaray-in.
    Nëse fillimisht klubi zikaltër kërkonte 40 milionë euro për të lënë të lirë Calhanoglu, tani Inter mjaftohet edhe me 30 milionë euro, sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”.
    Oferta e parë zyrtare e Galatasaray ishte rreth 20 milionë euro me gjithë bonuse, që u refuzua direkt nga klubi zikaltër. Ditët në vijim pritet të ketë sërish një takim mes palëve ku me shumë mundësi pritet të gjehet gjuha e përbashkët.
    Në anën tjetër, drejtuesit e Interit kanë piketuar zëvendësuesin ideal të Calhanoglu. Bëhet fjalë për Richard Rios, mesfushorin e Palmeiras, i cili ka bërë një perfomancë fantastike gjatë Kupës së Botës për Klube.
    Mesfushori 24-vjeçar është gati për të bërë hapin e madh në karrierë dhe të transferohet tek Inter. Vlera e tij në Transfermarkt është 16 milionë euro, por duke parë interesin e disa klubeve për lojtarin e saj, Palmeiras pritet të kërkojë një shifër mes 20-25 milionë eurosh. Ditët në vijim pritet të nisin negociatat mes palëve.

  • Interi cakton shifrën që do për Calhanoglu dhe gjen direkt pasuesin e tij

    Interi cakton shifrën që do për Calhanoglu dhe gjen direkt pasuesin e tij

    6 Korrik 2025

    13:07

    Telesport

    Interi është dorëzuar. Klubi zikaltër ka nisur kërkimin për një pasues të Hakan Calhanoglu, sepse turku nuk dëshiron të luajë më në Milano.
    Drejtuesit e klubit italian tani presin oferta për 31-vjeçarin dhe shifra që kërkohet është 30 deri në 35 mln euro.
    Galatasaray ka shfaqur interes konkret për turkun dhe duket se kalimi në këtë skuadër do të ndodhë brenda pak ditësh.
    Interi e ka një ide për zëvendësimin e tij. Bëhet fjalë për mesfushorin kolumbian Richard Rios, i cili luan te Palmeiras.

  • Nga Sommer te Calhanoglu dhe Dumfries, një verë ndryshimesh të mëdha për zikaltërit

    Nga Sommer te Calhanoglu dhe Dumfries, një verë ndryshimesh të mëdha për zikaltërit

    Në shtëpinë e Interit po reflektohet me kujdes mbi lëvizjet e ardhshme, që do të ndërmerren, mes polemikave të njëpasnjëshme që nuk i bëjnë aspak mirë ambientit zikaltër. Rreziku i një vere të nxehtë (jo nga moti) është mjaft i lartë.
    Gati gjysma e skuadrës mund të largohet, në kuadër të një projekti rinovimi që synon uljen e moshës mesatare të ekipit. Blerjet e Luis Henrique, Sucic dhe Bonny shkojnë pikërisht në këtë drejtim.
    Po cilët janë lojtarët që mund të bëjnë gati valixhet në javët e ardhshme? A duhet pasur kujdes nga një revolucion, që mund ta ndryshojë ndjeshëm fytyrën e nënkampionëve të Europës?
    SOMMERPortieri zviceran vjen nga një Botëror për Klube i dobët. Gabimet e bëra ndaj Monterrey dhe sidomos ndaj Fluminense (me daljen e munguar në golin e Cano) i hapën rrugën eliminimit. Së fundmi është përfolur për një interesim të Galatasaray, i cili, nëse konfirmohet, mund të çojë në një marrëveshje për shitjen e tij në Turqi dhe si pasojë promovimin si titullar të Josep Martinez.
    ACERBIAcerbi ka kontratë me Interin edhe një vit, por klubi zikaltër ka mundësinë ta zgjidhë kontratën duke paguar penalitetin përkatës. Duke parë moshën 37-vjeçare të mbrojtësit, ky skenar nuk përjashtohet.Do të ishte një zgjedhje në përputhje me objektivin për ta ulur moshën mesatare të skuadrës dhe dhënë hapësirë profileve më të rinj (Leoni i Parmës është një prej alternativave të preferuara).
    BISSECKMbrojtësi gjerman i humbi të katër ndeshjet e Botërorit për Klube për shkak të një dëmtimi. Rikthimi i tij pritet në sezonin e ri, nëse do të jetë ende pjesë e skuadrës së Chivu. Bisseck është lidhur shpesh me klube angleze, edhe pse në selinë e Interit ende nuk ka mbërritur asnjë ofertë zyrtare. Gabimet e tij gjatë sezonit janë ende në kujtesën e tifozëve, teksa largimi mund t’i sillte Interit “plusvalencë” të mirë në bilanc.
    CALHANOGLUTurku është lojtari më i përfolur i momentit. Pas shpërthimit të bujshëm të Lautaro Martinez dhe deklaratave pohuese të Marotta, dritat e reflektorëve janë drejtuar tek ish-lojtari i Milanit.Në gjurmët e tij është Galatasaray, edhe pse nuk ka ndërmarrë hapa konkretë. E ardhmja e Calhanoglu duket e largët nga Milano, pas asaj që ndodhi me Lautaron dhe reagimin e Calhanoglu në rrjetet sociale.
    FRATTESIEdhe Frattesi e humbi Botërorin për Klube për shkak të një dëmtimi. Ai u rikthye në Itali për kontrolle shtesë para 1/8 finale. Pas “telenovelës” së dimrit me Romën, tani qarkullojnë zëra për interes nga Atletico Madridi. Më në prapaskenë qëndron opsioni i një qëndrimi në Itali (Napoli).
    DUMFRIESE ardhmja e holandezit është bërë e pasigurt për shkak të një klauzole të përfshirë në kontratën e fundit: 25 milionë euro, që mund të arrijë deri në 30 milionë, e vlefshme deri në mesin e korrikut.Shumë e arsyeshme për një lojtar që ka treguar se mund të bëjë diferencën, sidomos me fuqinë e tij fizike. Barcelona është klubi më i përfolur, edhe për shkak të dy golave që Dumfries iu shënoi katalanasve në gjysmëfinalet e Champions League.
    TAREMIIsh-sulmuesi i Portos është ende i bllokuar në Iran, ndaj mbetet për t’u parë nëse, pasi të zgjidhet ky problem, do ta veshë sërish fanellën zikaltër. Konfirmimi i Pio Esposito dhe ardhja e Bonny e kanë shtyrë iranianin edhe më shumë në periferi të projektit zikaltër. Për të ka interes nga Nottingham Forest, Besiktas dhe Fulham.
    LARGIME TË TJERABuchanan, që sapo ka mbyllur aventurën në “Gold Cup” me Kanadanë dhe është kthyer nga huazimi te Villarreal, me shumë gjasë nuk do të jetë pjesë e projektit të Chivu. Edhe Aleksandar Stankovic, që ka shkëlqyer në huazim te Lucerna, është shumë pranë kalimit te Club Brugge për rreth 10 milionë euro, me Interin që kërkon të ruajë të drejtën e riblerjes.

  • Calhanoglu nuk ka kërkuar kurrë largimin, situata është në ngërç tek Interi

    Calhanoglu nuk ka kërkuar kurrë largimin, situata është në ngërç tek Interi

    E ardhmja e Hakan Calhanoglu mbetet rebus për Interin. Pas tensioneve të shpërthyera publikisht me Lautaro Martinez dhe deklaratave të Marottës, dialogu mes klubit dhe përfaqësuesve të mesfushorit turk është ende në pritje. Asnjë hap përpara, asnjë sqarim. Skenari ngjan gjithnjë e më shumë me një lojë të bllokuar, ku askush nuk dëshiron të zbulojë letrat i pari.
    Në “sondazhet” e para të bëra nga Galatasaray përmes agjentit Gordon Stipic, Interi ka vlerësim prej 40 milionë eurosh për “regjisorin” turk, më shumë se dyfishi i 18 milionëve të arkëtuara për Brozovic në vitin 2023. Një shifër larg nga ajo që ishte imagjinuar; se me 25 milionë euro, Calhanoglu mund të largohet.
    Ndërkohë, megjithatë, deklaratat e Lautaros dhe Marottës nuk kanë rritur gjasat që Gallata, gati t’i shpenzojë 15-20 milionë euro, ta rrisë ofertën. Edhe sepse në shënjestër mbetet gjithmonë Ilkay Gundogan, një alternativë që vazhdon të jetë e hapur, pavarësisht refuzimeve të marra deri tani.
    Gjithsesi, përçarja nuk ka ardhur nga Calhanoglu. Asnjë kërkesë për largim, aq më pak me parametra zero. Nga Turqia, dje erdhën deklarata për t’u hedhur poshtë si të pavërteta. Mesfushori është me pushime me familjen dhe mikun e tij Kaan Ayhan, aktualisht te Galatasaray, dhe pret. Madje, të gjithë presin që dikush tjetër të bëjë lëvizjen e parë.
    Interi, megjithatë, duhet të përgatitet. Mesfusha rrezikon të humbasë edhe Asllanin dhe ndoshta Frattesin. Dhe nëse Calhanoglu do të largohej vërtet, do të nevojitej një zëvendësues i denjë. Ndër emrat që ndiqen, po fiton terren Richard Ríos, për të cilin Palmeiras kërkon 30 milionë euro.
    Gjysma e shumës në krahasim me Edersonin, i preferuari zikaltër, nga i cili Atalanta, ndërkohë e angazhuar në një shitje të mundshme të Retegui, nuk ka asnjë qëllim të heqë dorë. Emrat e tjerë janë Nicolò Rovella (Lazio), Angelo Stiller (Stuttgart), Morten Frendrup (Genoa) dhe Mandela Keita (Parma). Askush prej tyre nuk kushton pak.

  • “Calhanoglu është Rodri i Interit. Kritikat e Lautaros? Problemet zgjidhen ballë për ballë”

    “Calhanoglu është Rodri i Interit. Kritikat e Lautaros? Problemet zgjidhen ballë për ballë”

    Duke folur për Botërorin për Klube, ku Interi mori pjesë, për “Gazzetta dello Sport” ka dhënë mendimin ish-trajneri dhe tani opinionisti Fabio Capello. Ja fjalët e tij: “Anët pozitive? Kam parë disa lojtarë që u përpoqën shumë, si Barella apo Lautaro, por edhe një ndryshim mentaliteti. Diçka ndryshe.
    Po flas për të rinjtë si Pio Esposito apo Carboni, por edhe Sucic. Ishin më interesantët nga të rinjtë, edhe pse këto ndeshje nuk janë shumë treguese. Nxehtësia dhe lagështia e madhe ndikuan shumë, madje ishin vendimtare. Brazilianët, për shembull, janë më të përshtatur me këto kushte. Kushtet atmosferike rritën lodhjen”.
    Çfarë mendimi keni për çështjen Lautaro-Calhanoglu?Këto situata duhen zgjidhur në dhomat e zhveshjes. Lautaro foli si kapiten, siç duhet të bëjë, por kur vendos të kritikosh një shok skuadre që në atë moment nuk është i pranishëm, atëherë për mua nuk është e drejtë. Problemet gjithmonë duhet t’i zgjidhësh ballë për ballë. Është zgjidhja e vetme.
    A mund të zëvendësohet një lojtar si Hakan?Ai është Rodri i Interit. Një “regjisor”, lojtar i domosdoshëm për stilin e lojës së zikaltërve. Bën pjesë në ato shtylla rreth të cilave rrotullohet skuadra. Natyrisht që nuk do të jetë e lehtë të zëvendësohet dikush si ai.

  • Inter i bën dalje Calhanoglu, e zëvendëson me yllin 50 milionë eurosh të mesfushës

    Inter i bën dalje Calhanoglu, e zëvendëson me yllin 50 milionë eurosh të mesfushës

    2 Korrik 2025

    17:57

    Telesport

    Rrugëtimi i Hakan Calhanoglu tek Inter ka ardhur drejt fundit. Mes situatës së acaruar mes palëve në ditët e fundit, ku u përfshi edhe kapiteni Lautaro Martinez, Calhanoglu nuk ka më vend tek ekipi zikaltër.
    E ardhmja e tij sipas të gjitha gjasave do jetë te Galatasaray, vetëm se klubi turk duhet të rrisë ofertën për 31-vjeçarin. Oferta e parë e kampionit të Turqisë ishte rreth 20 milionë euro, ndërsa Inter pret 35-40 milionë euro.
    Ndërkohë, drejtuesit zikaltër kanë gjetur zëvendësuesin ideal të Calhanoglu. Bëhet fjalë për brazilianin e Atalantës, Ederson, një mesfushor i spikatur në Serie A, i cili ndiqet nga disa ekipe. Klubi bergamask është i gatshëm të heq dorë prej tij vetëm për shifrën 50 milionë euro.
    Përveç Ederson, Inter po ndjek edhe Nicolo Rovella të Lazios, por braziliani i Atalantës duket më i arritshëm.