Tag: çalhanoglu

  • Çalhanoğlu, “telenovelës” i vjen fundi: “Nuk largohet nga Interi, asnjë kontakt me Galatasaray apo Fenerbahçe”

    Çalhanoğlu, “telenovelës” i vjen fundi: “Nuk largohet nga Interi, asnjë kontakt me Galatasaray apo Fenerbahçe”

    Në fund, gjithçka rezultoi një keqkuptim i madh. Hakan Çalhanoğlu nuk do të largohet nga Interi, do të qëndrojë në Milano edhe për sezonin e ardhshëm, duke respektuar kontratën e tij aktuale. Nuk ka pasur asnjë dëshirë nga ana e lojtarit për t’u larguar dhe, mbi të gjitha, nuk ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me klubet turke, as me Galatasaray dhe as me Fenerbahçe, pavarësisht zërave mbi një derbi merkatoje për rikthimin e mesfushorit në atdhe.
    “Nuk ka pasur asnjë bisedim me klubet turke dhe Hakan do të luajë tek Interi sezonin tjetër”. Kështu deklaroi Gordon Stipic, një nga menaxherët e Çalhanoğlu, duke iu dhënë fund përfundimisht thashethemeve që ndezën verën zikaltër, me tensione të shfaqura publikisht edhe mes lojtarëve të Chivu. Deklaratat e menaxherit u bënë më 22 korrik për televizionin shtetëror turk “TRT Sport” dhe vijnë pas sqarimeve të mëparshme nga drejtuesit e Interit.
    “Nuk ka pasur takime me asnjë nga klubet e përmendura… Nuk kemi zhvilluar biseda me Fenerbahçe, mund të them se nuk kemi pasur kontakte as me Galatasaray. Të gjithë këto zëra janë të pabazuar. Ka shumë telefonata dhe kontakte në këtë periudhë, gjë normale në një merkato, – sqaroi Stipic, i cili nuk nguroi të lëshojë një thumb për burimet e lajmeve: – Në këtë fazë duhet një komunikim më i qartë dhe i rrjedhshëm nga ata që marrin vendimet”.
    Pra, tratativat për Çalhanoğlu nuk ekzistojnë, ose më saktë, nuk kanë ekzistuar kurrë. “Në ADN-në e tij ekziston një identitet shumë i fortë turk dhe nuk e mohoj që Hakan si fëmijë simpatizonte Galatasaray, – shtoi Stipic, – por sot nuk ka asnjë ofertë konkrete dhe, sipas informacionit tim, klubi ka plane të tjera”. Interi do të vazhdojë të mbështetet tek ai: “Hakan është i lumtur në Milano dhe do të luajë përsëri për Interin”.
    Gjithçka nisi nga disa deklarata që erdhën nga Turqia gjatë Botërorit për Klube, kur Çalhanoğlu u kthye në Milano për shkak dëmtimi, në marrëveshje me klubin, dhe më pas udhëtoi drejt Stambollit për të marrë pjesë në një dasmë.
    Thuhet se ai kishte kërkuar nga Interi leje për t’u larguar, çka shkaktoi polemika që përfshinë edhe Lautaro Martínez, si dhe reagime të ashpra nga turku. Një situatë që për pak dukej se do të shpërbënte “ishullin e lumtur” zikaltër, tashmë pa Inzaghin, por që më pas rezultoi thjesht një farsë verore.
    Interi nuk e mbylli derën për një shitje, ndërsa nga Turqia vazhdonin të vinin jehona ofertash mediatike nga Galatasaray fillimisht dhe më pas nga Fenerbahçe. Derisa ndërhyri vetë menaxheri për të sqaruar gjithçka.

  • Çalhanoğlu: Qëndroj tek Interi. Lautaro? Kemi sqaruar gjithçka, kur të kthehet do përqafohemi

    Çalhanoğlu: Qëndroj tek Interi. Lautaro? Kemi sqaruar gjithçka, kur të kthehet do përqafohemi

    Hakan Çalhanoğlu konfirmon qëndrimin tek Interi. Pas deklaratës së agjentit të tij, Gordon Stipic, ka ardhur edhe reagimi direkt i mesfushorit turk, i cili ka mbërritur para pak minutash në qendrën stërvitore të “Appiano Gentile”:
    “Është gjithçka në rregull. Pushimet e mia nuk kanë qenë të lehta, me shumë spekulime. Sidoqoftë, kam qenë gjithmonë në kontakt me klubin. Kam punuar gjatë gjithë kohës, kam bërë përgatitje të plota dhe jam kthyer në gjendje optimale. Jam i lumtur që rikthehem këtu”.
    Lidhur me zërat e merkatos: “Ka pasur si çdo vit, edhe pse këtë herë pak më shumë. Nuk thashë asgjë, sepse doja që njerëzit, tifozët tanë, të më shihnin kur të kthehesha këtu. Nuk mendoj se është e drejtë të flitet gjithmonë”.

    A është i lumtur që qëndron: “Sigurisht që po. Jam lojtar i Interit dhe gjithmonë kam thënë se dua të vazhdoj këtu”.
    A mund të rinovojë: “Shpresoj… Do të shohim çfarë do të ndodhë vitet në vijim, por objektivi im është të jem këtu dhe të fitoj trofe”.
    A ka folur me Lautaron: “Po, sigurisht. Jemi profesionistë, jemi të pjekur. Gjithçka është sqaruar, nuk ka asnjë problem. Kur të kthehet kapiteni do përqafohemi, tani është me pushime. Ishim të mbingarkuar mendërisht, tani jemi më të qetë dhe do të shikojmë përpara”.

  • Përfundon telenovela Çalhanoglu, agjenti i turkut: Qëndron tek Inter

    Përfundon telenovela Çalhanoglu, agjenti i turkut: Qëndron tek Inter

    Përfundon telenovela Çalhanoglu, agjenti i turkut: Qëndron tek InterPas disa javësh të zhurmshme lidhur me të ardhmen e mesfushorit turk të Interit, Hakan Çalhanoglu, duket se kësaj telenovele i ka ardhur fundi. Ka qenë vetë agjenti i tij, Gordon Stipic, që në një intervistë së fundmi ka vendosur pikat mbi “i”, duke theksuar se Çalhanoglu do të q…

  • Marotta zbulon të ardhmen e Calhanoglu: Më 23 korrik e presim në stërvitje dhe më pas do ta lëmë të flasë

    Marotta zbulon të ardhmen e Calhanoglu: Më 23 korrik e presim në stërvitje dhe më pas do ta lëmë të flasë

    22 Korrik 2025

    11:11

    Telesport

    Inter përgatitet për sezonin e ri me disa dilemma. Një prej tyre është e ardhmja e mesfushorit Hakan Calhanoglu. Presidenti i Inter, Beppe Marotta foli për situatën e turkut dhe largimin e tij të mundshëm nga zikaltërit, duke përsëritur se aktualisht nuk ka negociata konkrete.
    “Nuk do të doja që të bëhej një rast kur nuk është, nga respekti për djalin dhe gjithashtu për klubin tone. Ne përballemi me këto kërkesa fantazmë, por ato nuk na arrijnë kurrë. Ndoshta ato janë më shumë të fokusuara në media”, tha Marotta.
    “Për momentin, nuk ka kërkesa për Hakan, kështu që nuk ka asnjë konsideratë për të bërë dhe asnjë përgjigje për të dhënë. Ne presim Calhanoglu në kampin e tij stërvitor më 23 korrik dhe do të flasim edhe pse gjithmonë flasim me të”, shtoi presidenti i Inter.
    Më tej, Beppe Marotta sqaron: “Ai nuk ka shprehur asnjë dëshirë për t’u larguar. Turqit janë të rremë; ne gjithmonë dëgjojmë prej tij, por ai hesht. Kur të mbërrijë, do ta lëmë të flasë…“.

  • Stambolli “i dashuruar” me Çalhanoglu, pas Gallatës edhe Fenerbahçe kërkon turkun e Inter-it

    Stambolli “i dashuruar” me Çalhanoglu, pas Gallatës edhe Fenerbahçe kërkon turkun e Inter-it

    Galatasaray ka dalë nga gara, por Turqia mbetet një opsion i mundshëm për Çalhanoğlun. Nga një lagje e Stambollit në tjetrën, tani është Fenerbahçe që po bën seriozisht për mesfushorin zikaltër.
    Trajneri i verdhebluve, José Mourinho, po insiston, dhe klubi turk raportohet se ka paraqitur një ofertë prej 20 milionë euro për kartonin e lojtarit. Por nuk mbaron me kaq: për regjisorin turk është gati edhe një kontratë trevjeçare me një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon, plus bonuse.

    Oaktree (fonda pronar i Interit) ka vendosur një çmim prej 30 milionë euro për Çalhanoğlun. Marrëveshja me Fenerbahçen mund të mbyllet në gjysmën e rrugës (rreth 25 milionë euro), edhe sepse lojtari tashmë është gati të shprehë hapur dëshirën për t’u larguar. Ftesa nga Mourinho – që thuhet se i ka premtuar shiritin e kapitenit dhe fanellën me numrin 10 – ka bërë padyshim përshtypje pozitive.
    Për këtë arsye, priten në orët në vijim disa biseda telefonike mes klubeve dhe përfaqësuesve të Çalhanoğlut, veçanërisht midis lojtarit dhe Interit, me qëllim që të gjendet një marrëveshje që i kënaq të gjitha palët.
    Inter duket se nuk do të rrijë “duarkryq” ndaj kësaj situate. Pavarësisht deklaratave të një jave më parë të presidentit Beppe Marota, se mesfushori turk do të qëndrojë, nëse nga klubi i “kanarinave” të Stambollit do të vijë oferta e duhur, zikaltrit do ta pranojnë. Në këto kushte zëvendësuesi i Çalhanoglu është gjetur: ai është Granit Xhaka, i cili po ashtu si turku ka një histori të ngjashme në këtë merkato verore, pasi fillimisht për të ishte einteresuar Milani, ndërsa tani në horizont ka dal skuadra tjetër e Milanos, Inter.

  • Fenerbahçe bën çmenduri për Çalhanoğlu, 20 milionë euro për Interin dhe super kontratë lojtarit

    Fenerbahçe bën çmenduri për Çalhanoğlu, 20 milionë euro për Interin dhe super kontratë lojtarit

    Pas dështimit të pistës “Galatasaray”, sirenat turke për Hakan Çalhanoğlu nuk janë mbyllur ende. Nga një lagje e Stambollit në një tjetër, tashmë është Fenerbahçe që po lëviz seriozisht për të siguruar mesfushorin e Interit.
    Trajneri José Mourinho insiston dhe, sipas raportimeve, klubi verdheblu i ka paraqitur Interit një ofertë prej 20 milionë eurosh për kartonin e futbollistit. Ka edhe më shumë: për “regjisorin” turk është gati një kontratë 3-vjeçare me pagë prej 6 milionë eurosh në sezon, plus bonuse të ndryshme.
    Megjithatë, grupi “Oaktree”, që kontrollon Interin, ka vendosur çmimin prej 30 milionë eurosh për kartonin e Çalhanoğlu. E megjithatë, marrëveshja me Fenerbahçe mund të mbyllet në gjysmën e rrugës, për shkak se lojtari tashmë duket i prirur ta shprehë hapur dëshirën për t’u larguar nga zikaltërit.
    Për më tepër, interesimi i drejtpërdrejtë i José Mourinhos, që i ka premtuar numrin 10 dhe shiritin e kapitenit, e ka tunduar ndjeshëm Çalhanoğlun. Për këtë arsye, në orët në vijim pritet një valë telefonatash mes klubeve dhe përfaqësuesve të lojtarit, veçanërisht mes vetë Çalhanoğlu dhe drejtuesve të Interit, për të gjetur një marrëveshje që i kënaq të gjitha palët.

  • Calhanoglu “tradhton” edhe Galatasaray-in? Gati të transferohet tek ekipi tjetër i madh i Stambollit

    Calhanoglu “tradhton” edhe Galatasaray-in? Gati të transferohet tek ekipi tjetër i madh i Stambollit

    19 Korrik 2025

    13:39

    Telesport

    Rrugëtimit të Hakan Calhanoglu tek Inter i ka ardhur fundi. Mesfushori turk ka vendosur të largohet nga zikaltrit këtë verë dhe destinacioni i tij i ri pritet të jetë Stambolli.
    Prej ditësh, Galatasaray është në bisedime me Interin për transferimin e Calhanoglu, oferta e tyre e parë që përfshinte 20 milionë euro në total, është refuzuar nga klubi zikaltër, i cili kërkon 35-40 milionë euro.
    Mediat turke raportojnë ditën e sotme, se së fundmi në garë për të siguruar shërbimet e Hakan Calhanoglu është futur edhe Fenerbahce. Jose Mourinho ka folur personalisht me lojtarin dhe e ka bindur atë të transferohet atje, edhe pse pak ditë më parë Calhangolu kërkonte nga drejtuesit zikaltër ta linintë lirë të largohej dhe të kthehej në shtëpi, duke i referuar Galatasaray-it.
    Por situata ka ndryshuar ndjeshëm ditët e fundit dhe e ardhmja e Calhangolu mund të jetë te Fenerbahce, Mourinho po ndërton një super ekip që do të synojë të fitojë titullin vitin e ardhshëm në Turqi. Përveç Calhanoglu, Mourinho kërkon edhe transferimin e Marco Asensio dhe Lee Kang-in nga PSG.

  • E ardhmja e Calhanoglu, Presidenti i Interit shuan dilemat

    E ardhmja e Calhanoglu, Presidenti i Interit shuan dilemat

    Pavarësisht thashethemeve, Hakan Calhanoglu do të qëndrojë te Interi. Presidenti i zikaltërve, Beppe Marotta, tha diçka të tillë, në një intervistë të dhënë së fundmi.
    “Çalhanoglu? Është një lojtar i yni në të gjitha aspektet, ndaj do të kthehet sa më parë të jetë e mundur, sapo të ftohet në grumbullim”- tha ai.

    Mesfushori u përfol për një kalim te Galatasaray, po duket se ky transferim nuk do kryhet. Calha ka kontratë me Interin deri në vitin 2027.

  • Osimhen, Calhanoglu e Vlahoviç, 3 “rebelët” që po tronditin Serie A

    Osimhen, Calhanoglu e Vlahoviç, 3 “rebelët” që po tronditin Serie A

    “Osimhen, Calhanoglu dhe Vlahoviç, 3 rebelët që po tronditin Serie A me kontrata dhe hakmarrje”. Me këtë fjalë e nis artikullin e sajë Corriere della Sera, duke u ndalur te situata e 3 futbollistëve që po mbajë “peng” 3 ekipet “big” si Napoli, Inter dhe Juventus.
    Nigeriani mbetet një “patate e nxehtë” në dorën e De Laurentiis. Sulmuesi dëshiron vetëm Gallatasary, por për momentin mes dy shoqërive nuk ka ende një akord. Të hënën, Osimhen duhet të ishte në Napoli për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore, ashtu si pjesa tjetër e ekipit, por nigeriani gjeti një justifikim duke mos u paraqitur. Osi po ushtron presion në këtë mënyrë ndaj Napolit, për të bindur De Laurentiis ta lë të lirë për të vijuar karrierën te Gallatasary.

    Në një situatë jo të mirë ndodhen edhe dy klubet e tjera, Inter dhe Juve. Zikaltërit duhet të kujdesën për një çështje të nxehtë, atë të Hakan Calhanoglu. Marotta dhe Ausiolo presin që Calhanoglu t’i bashkohet më 23 korrik, 3 ditë përpara grumbullit zyrtar, më shpresën që regjisori do të qëndrojë edhe pse ky i fundit vijon të flirtojë me Gallatasary. Ëshë e qartë se Calhanoglu nuk ndihet më aq komod në Milano, përplasja e tij e fundit me Martinez vetëm sa ndezi ambientin.
    Ndërkohë, Juventus duhet të bëjë llogaritë me Dusan Vlahovic. “Zonja e Vjetër” e ka nxjerr në shitje, por Vlahoviç po refuzon çdo ofertë që vjen për të. Më 24 korrik, Juve nis grumbullim me një pikëpyetje të madhe, çfarë do të bëjë Vlahovic, pasi largimi ose jo i tij ndikon drejtpërdrejtë edhe në merkato.
    ()

  • Dështon tratativa Inter-Gallata, Çalhanoglu mbetet zikaltër

    Dështon tratativa Inter-Gallata, Çalhanoglu mbetet zikaltër

    Një takim i shpejtë ditën e mërkurë në Milano mes përfaqësueseve të Inter dhe Gallatasarait, për t’i dhënë fund telenovelës së kësaj vere, atë lidhur me të ardhmen e Çalhanoglu.
    Takimi përfundoi shumë shpejt nga sa pritej, kjo sepse nuk u plotësuan kushtet për vijimin e tratativës. Interi ia ka bërë të qartë Galatasarayt se për ta lënë të largohet lojtarin kërkon jo më pak se 30 milionë euro dhe nuk është i gatshëm të bëjë ulje çmimi. Nga ana e saj, Galatasaray, që deri më tani nuk kishte paraqitur një ofertë zyrtare për Interin dhe që shpresonte në pëlqimin e lojtarit për t’u kthyer në Turqi, është tërhequr përballë qëndrimit të palëkundur të drejtuesve zikaltër.

    Agjenti i Calhanoglu-t, Gordon Stipic, thuhet se kishte sjellë disa ditë më parë një shprehje interesi nga turqit për ta blerë atë për 17 milionë euro, por nga Turqia vjen lajmi se shifra e ofruar mund të ketë qenë edhe më e ulët – vetëm 10 milionë euro.
    Siç ishte raportuar nga mediat italiane ditën e mërkurë, në rast të një arritjeje të suksesshme të marrëveshjes për Osimhen – me nënpresidentin e Galatasarayt, Abdullah Kavukçu, që kishte ardhur në Itali për të rritur ofertën për Napolin dhe për ta mbyllur atë çështje – klubi turk do të tërhiqej nga Calhanoglu. Dhe kështu ndodhi. Në këtë mënyrë tratativa është stopuar, sikundër shkruhet edhe në faqen e parë të prestigjozes italiane “La Gazzetta dello Sport”.
     
    Calhanoglu pra është i destinuar të qëndrojë te Interi, me të cilin ditët e fundit ka pasur një përmirësim të lehtë të marrëdhënieve pas përplasjes që ndodhi me komentet e kapitenit Lautaro Martinez dhe presidentit Beppe Marotta pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube kundër Fluminense.
    Numri 20 i Interit do të paraqitet në grumbullimin e 26 korrikut në Appiano Gentile dhe në atë moment do të duhet të qepet “çarja” mes ambientit dhe një lojtari që dukej i gatshëm për t’u larguar. Calhanoglu nuk ka shtyrë për largim dhe as nuk i ka kërkuar klubit të largohet, por nuk është sekret që do të ishte kthyer me dëshirë “në shtëpi”. Ndërkohë, ofertat nga Arabia nuk e kanë joshur kurrë.