Tag: çalhanoglu

  • “Interi, favorit për titullin e Serie A. Calhanoglu është ‘princ’ i kampionatit tonë”

    “Interi, favorit për titullin e Serie A. Calhanoglu është ‘princ’ i kampionatit tonë”

    8 Dhjetor 2025

    14:04

    Alfred Lleshi

    Interi është plotësisht në garë për titull. Nëse Napoli ka treguar forcë dhe pjekuri ndaj Juventusit, zikaltrit e kanë rilançuar veten me fitore bindëse ndaj Comos.
    Nga studiot e DAZN, Andrea Stramaccioni vlerësoi veçanërisht Hakan Calhanoglu: “Një princ i kampionatit tonë, një nga ‘regjisorët’ më të mirë në Europë. Pas zërave për largim në verë, turku mori sërish drejtimin e skuadrës me gola, personalitet dhe lidership”.
    Stramaccioni theksoi edhe dorën e Cristian Chivu: “Luan me presion të lartë, që përfshin edhe portierin në ndërtim. Kjo e falimentoi Comon për 20 minuta. Interi sulmoi vazhdimisht prapa mbrojtësve anësorë agresivë; goli i Lautaros dhe i treti ishin shembuj perfektë të rikuperimit të menjëhershëm, leximit të lojës nga Barella dhe finalizimit të sigurt të Calhanoglu”.

  • Inter bind ndaj Como-s, Lautaro vendos rekordin historik. Calhanoglu supergol (video)

    Inter bind ndaj Como-s, Lautaro vendos rekordin historik. Calhanoglu supergol (video)

    6 Dhjetor 2025

    19:58

    Telesport

    Inter ka fituar 4-0 ndaj Como në “San Siro”, ndeshje e vlefshme për javën e 14-të në Serie A.
    Goli që do të vuloste fitoren e zikaltërve do të vinte në minutën e 58-të, ku Marcus Thuram shënoi pas një topi të ardhur nga goditja e këndit nga Federico Dimarco. Francezi duke ëprfituar nga një mungesë vëmendjeje e mbrojtes së Como-s, dërgoi topin në rrjetë.
    Në minutën e 80-të ishte radha e Hakan Calhanoglu për të gjetur rrjetën. Mesfushori turk shënoi me një goditje fantastike nga distanca.
    Në minutën e 85-të, ishte Carlos Agusto që gjeti golin pas krosimit perfekt të marrë nga Federico Dimarco. Braziliani shënoi me një goditje të bukur brenda zonës.
    Rezultati final 4-0. Inter i shkakton Como-s humbjen e parë pas shumë javësh. Pas kësaj fitoreje, Inter kreun momentalisht me 30 pikë, ndërsa Como mbetet në vendin e 6-të me 24 pikë.
    SHIHGOLAT

  • Calhanoglu sfidon mjeshtrin Modric, dueli i mesfushës që ndez derbin e Madoninës

    Calhanoglu sfidon mjeshtrin Modric, dueli i mesfushës që ndez derbin e Madoninës

    18 Nëntor 2025

    10:54

    Alfred Lleshi

    Hakan Calhanoglu dhe Luka Modric janë gati për derbin e “San Siros”. Pas një problemi me kyçin gjatë ndeshjeve me Turqinë, Calhanoglu u rikthye në Milano dhe do të shfrytëzojë ditën e pushimit të dhënë nga Chivu. Për trajnerin e Interit, ai do të jetë “gjilpërë ekuilibri” për derbin, duke përdorur aftësitë e tij në presing të lartë, udhëheqje të skuadrës dhe mbajtur nën vëzhgim Modric, të cilin e konsideron një mjeshtër.
    Nga ky duel do të kalojnë shumica e mundësive sulmuese për të dyja ekipet. Modric te Milani, nën drejtimin e Allegrit, ka qëndruar më shumë në mesfushë, por pa hequr dorë nga avancimet në zonën sulmuese, duke treguar “regjinë” e tij të ndritur.
    Megjithëse me moshë të avancuar, ai tregon përkushtim të madh ndaj Milanit. Derbi mund të vendoset nga një gjuajtje nga distanca e Calha ose një shpikje e Modric. Tifozët e presin me padurim këtë duel mes dy mesfushorëve më të mirë të kampionatit italian.

  • Interi “zgjohet” në pjesën e dytë, zikaltërit rikthehen te suksesi, mposhtin Fiorentinën

    Interi “zgjohet” në pjesën e dytë, zikaltërit rikthehen te suksesi, mposhtin Fiorentinën

    Pas humbjes ndaj Napolit, Interi është kthyer te fitoret.  Zikaltërit mundën 3-0 Fiorentinën, në ndeshjen e luajtur në Milano.
    Calhanoglu qetësi zikaltërit me golin e tij në minutën e 66-të.  Gjurmë në këtë sfidë la edhe Susic.

    Turku Calhanoglu mori përsipër ekzekutimin e një penalltie dhe e përktheu në gol.
    Në sfidën tjetër, ekipi i Chivu luan ndaj Veronës. Fiorentina pret Leccen në Firenze.

  • Interi zbavitet, Sucic “prezantohet” me një gol magjik me driblim dehës. Calhanoglu lider. Ja si ndryshon renditja (VIDEO)

    Interi zbavitet, Sucic “prezantohet” me një gol magjik me driblim dehës. Calhanoglu lider. Ja si ndryshon renditja (VIDEO)

    29 Tetor 2025

    22:49

    Telesport

    Interi nuk fal Fiorentina-n dhe pas një pjese të parë ku nuk gjeti dot golin edhe pse tentoi portën me një De Gea fantastik sidomos te Bastoni dhe Di Marco, në pjesën e dytë djemtë e Chivut patën më shumë shanse dhe gjetën rrjetën plot tri herë. Fiorentina vazhdon krizën me 9 javët e para ende pa fitore ku kanë koleksionuar 4 barazime dhe 5 humbje. Stefano Pioli në fije të perit dhe gati i shkarkuar tashmë.
    Sakaq, duke u kthyer te ndeshja e sotme, Interi ishte dominues në fushë dhe vetëm një De Gea fantastik dhe një vendim i arbitrit për të mos akorduar penallti te një mbajtje e dukshme me duar në dëm të Pio Espositos, kishin bërë që Fiorentina të mbeten ende në garë. Megjithatë, ekuilibrin e thyu Calhanoglu me një goditje të fortë nga distanca.
    GOLI I CALHANOGLU – VIDEO
    GOLI I SUCIC – VIDEO
    Më pas, erdhi edhe goli i Sucic, i pari në Serie A, me një driblim magjik brenda zone ndaj Comuzzos, duke shënuar më pas. Në fund, një penallti i dha mundësinë e “trisit” zikaltërve me Calhanoglu që shënoi edhe të dytin personal. Kështu, zikaltërit shkojnë 18 pikë, aq sa Milani i Allegrit. Ndërkohë, në vend të parë me pikë të barabarta janë Napoli dhe Roma (21 pikë).

  • VIDEO/ Shtatë gola në Torino, fitore spektakolare e Juventusit ndaj Interit

    VIDEO/ Shtatë gola në Torino, fitore spektakolare e Juventusit ndaj Interit

    Gola, spektakël dhe emocione. Juventus fiton 4-3 ndaj Interit, në Torino, në supersfidën e Serie A. Të parët realizuan bardhezinjtë me Kelly, ndërsa Calhanoglu vendosi ekuilibrat. Pjesa e parë u mbyll në favor të Juves, pas golit të Yildiz.
    Në pjesën e dytë, golat e Calhanoglu dhe Markus Thuram ndezën festën zikaltër. Ndërkaq, Khephren Thuram i riktheu buzëqeshjen Juventusit. Goli i fitores për ekipin e Tudor u realizua nga Adzic në fund.

     

    © BalkanWeb

  • Babai i Calhanoglu zbulon të ardhmen e mesfushorit turk: Vetëm Zoti e di, por…

    Babai i Calhanoglu zbulon të ardhmen e mesfushorit turk: Vetëm Zoti e di, por…

    8 Shtator 2025

    11:46

    Telesport

    Hakan Calhanoglu është rikthyer sot në Milano për të rifilluar stërvitjen me Inter, në prag të ndeshjes që zikaltërit do të luajnë të shtunën kundër Juventus. Turku është një lojtar nga i cili peritet shumë, sidomos pas thashethemeve që qarkullojnë rreth të ardhmes së tij.
    Thashethemet kanë vazhduar edhe pas mbylljes së merkatos në Itali, porn ë Turqi ajo vijon deri më 12 shtator. Ndaj sërish përflitet për një kalim te Gallatasaraj, fjalë që më së shumti vijnë nga Turqia, por që duket se po injorohen nga Inter.
    Babai i mesfushorit të Inter ka bërë një deklaratë tjetër. Këto janë fjalët e Hüseyin Calhanoglu, të raportuara nga Hurriyet: “Kur do të kthehet Hakan në Super Lig në Turqi? Vetëm Zoti e di. Hakan është i lumtur me klubin e tij tani dhe do të vazhdojë në Inter”.
    “Ai tashmë ka një kontratë me klubin italian edhe për dy vjet të tjera. Një transferim është jashtë diskutimit“, shtoi babai i Hakan Calhanoglu, por a do të jenë të mjaftueshme këto fjalë për të shuar zjarrin?

  • Nga Turqia insistojnë, Gallatasari nuk heq dorë nga Calhanoglu, kanë kohë deri më 12 shtator

    Nga Turqia insistojnë, Gallatasari nuk heq dorë nga Calhanoglu, kanë kohë deri më 12 shtator

    Prezenca e Hakan Calhanoglu në përfaqësuese për dy sfidat e shtatorit, kundër Bullgarisë dhe Spanjës, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit, kanë ndezur edhe një herë zërat që flasin në lidhje me të ardhmen e tij dhe për një transferim të mundshëm në radhët e Gallatasarit, skuadër që nuk heq dorë nga regjisori i Inter.
    Sipas mediave turke, ekipi i Gallatës do të tentojë deri në fund të merkatos për të joshur zikaltërit, kujtojmë që në Turqi merkato e verës është e hapur deri më 12 shtator.

    Gjithnjë sipas mediave në Turqi, klubi nga Stambolli është gati t’i ofrojë Interit 10 milionë euro, një shifër e ulët duke marrë parasysh edhe kërkesat që zikaltërit kishin gjatë verës, ku kërkon të paktën 30 milionë euro për të lënë të lirë Calhanoglu.
    Ky propozim, gjithnjë nëse është real, pritet të dështojë shpejt, kjo dhe për një tjetër arsye të fortë. Inter dhe Chivu do ta kishin të pamundur për të zëvendësuar Calhanoglu në një kohë kur merkato në pjesën tjetër të Evropës është e mbyllur.
    ()

  • Calhanoglu zbulon ëndrrën e madhe: Dua ta thyej rekordin e Rustu me Turqinë

    Calhanoglu zbulon ëndrrën e madhe: Dua ta thyej rekordin e Rustu me Turqinë

    5 Shtator 2025

    12:26

    Alfred Lleshi

    Hakan Çalhanoğlu, pas fitores 3-2 të Turqisë në ndeshjen e rëndësishme për kualifikueset e Botërorit 2026, shprehu ambiciet e tij: “Pas kartonit të kuq patëm vështirësi, por ishte thelbësore të fitonim. Qëllimi ynë është i madh; kualifikimi në Botëror. Urime bashkëlojtarëve dhe shpresoj të fitojmë edhe ndeshjen tjetër”.
    Për sfidën me Spanjën: “Shpresojmë të fitojmë edhe ndaj tyre. Spanja është e fortë, ne do të japim maksimumin me ndihmën e tifozëve. Është fillimi i sezonit, rëndësi ka të pushojmë mirë për ta përballuar ritmin e ndeshjeve”. Çalhanoğlu ka synim 100 paraqitje me kombëtaren: “Shpresoj të arrij 100 ndeshje me Turqinë dhe ta thyej rekordin e Rustu”.
    Ai mohoi gjithashtu thashethemet për një përplasje me bashkëkombësin Akgun: “Yunus ka qenë gjithmonë me mua, siç e keni parë nuk ka sy të kuq… (qesh). Nuk ka pasur asgjë, kjo është kombëtarja dhe të gjithë jemi vëllezër”.

  • Mjafton një takim dhe një foto, vjen paqja mes Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu

    Mjafton një takim dhe një foto, vjen paqja mes Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu

    Paqja më në fund është rikthyer midis Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu. Pas tensioneve pas Kupës së Botës për Klube dhe fjalëve të kapitenit drejtuar qartë turkut, e ardhmja e të cilit u finalizua vetëm ditët e fundit, kthimi i të dy lojtarëve në Milano ofron një mundësi për të sqaruar situatën, njëherë e përgjithmonë.
    Vetë argjentinasi është ai që po mendon për këtë, pasi është rikthyer në qytet dhe është takuar me mesfushorin për të vulosur përfundimisht paqen, e cila u “festua” edhe në rrjetet sociale. Numri 10 i zikaltërve postoi një storie me Calhanoglu në Instagram, të dy dukshëm të relaksuar dhe të buzëqeshur.

    “Gjithçka është në rregull me Lautaron. Kur të kthehet, do ta përqafoj”, tha turku me të mbërritur në Appiano Gentile për fillimin e kampit stërvitor të zikaltërve. Plani i kapitenit ishte i qartë për të gjithë: të takohej me mesfushorin për të sqaruar çështjet pas komenteve të hidhura në SHBA dhe talljeve në mediat sociale.
    Dhe me ardhjen e numrit 20, në fije të perit deri pak ditë më parë, takimi me siguri do të ketë shërbyer gjithashtu për të mbajtur motivimin lart përpara sezonit të ardhshëm, me Interin që përballet me një cikël të ri me Chivun në stol.
    Dhe fotografia e postuar në rrjetet sociale është një imazh prekës për tifozët të cilët, pas javëve të fundit të trazuara, mund të marrin frymë lirisht dhe t’i afrohen sezonit 2025-26 me disa shqetësime më pak. Tani, fusha do të flasë, me zikaltrit e thirrur të përgatiten për një sezon që kërcënoi të kishte një fillim të vështirë me një dhomë zhveshjeje plot polemika. Një situatë e vështirë e shmangur nga Chivu, i cili tani thirret për të formësuar Interin e tij.
    ()