Tag: calafiori

  • Calafiori: Kemi bërë një hap të madh përpara, po punojmë shumë dhe këto janë rezultatet

    Calafiori: Kemi bërë një hap të madh përpara, po punojmë shumë dhe këto janë rezultatet

    27 Nëntor 2025

    8:40

    Telesport

    Riccardo Calafiori është kthyer në një lojtar kyç tek Arsenal këtë sezon. “Topçinjtë” fituan dje 3-1 ndaj Bayern Munich në Champions League, duke qenë skuadra e vetme me pikë të plota në krye të renditjes.
    Italiani dha një assist në këtë ndeshje: “Asistimi menjëherë pasi hyra në fushë? Sapo preka topin, krosova sepse e dija që dikush do të ishte në zonë. Këto topa janë pothuajse të pamundur për t’u lexuar; ose mbrojtësi shënon autogol ose sulmuesi shënon.”
    “Kemi bërë më shumë se një hap përpara, si në aspektin e mentalitetit ashtu edhe të lojtarëve që mund të përdorim. Trajneri me të vërtetë interesohet për këto pasime. Është diçka për të cilën punojmë shumë dhe mendoj se rezultatet në fushë po duken“, tha Calafiori.

  • Arsenal me shumë mungesa para derbit, edhe Gabriel e Calafiori në dyshim për trajnerin Arteta

    Arsenal me shumë mungesa para derbit, edhe Gabriel e Calafiori në dyshim për trajnerin Arteta

    Arsenal rrezikon të luajë derbin ndaj Tottenham ditën e diel pa dy nga mbrojtësit titullarë. Klubi londinez bëri me dije se po monitoron nga afër gjendjen e mbrojtësve Gabriel dhe Riccardo Calafiori, të dëmtuar së fundi.
    Gabriel u detyrua të largohej i lënduar gjatë fitores 2-0 të Brazilit ndaj Senegal në miqësore. Lojtari pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e tij të djathtë, duke e përjashtuar atë nga ndeshja e dytë miqësore, atë që luhet sot ndaj Tunizisë.
    Calafiori gjithashtu po vlerësohet, pasi është liruar nga detyrimet me kombëtaren. Ai pati disa problem fizike para ndeshjes kundër Norvegjisë të dielën. Arsenal tani po kryen vlerësimin e vet të dëmtimit.
    Pas përballjes me Tottenham, ditën e diel, Arsenal pret në mesjavë Bayern Munich në Champions League. Më pas, në derbin tjetër të Londrës, do të luajë ndaj Chelsea. Pra, një trio e vështirë ndeshjesh për kryesuesit e Premier League.
    Arsenali po menaxhon edhe lëndimet e Martin Odegaard, Kai Havertz, Viktor Gyokeres, Noni Madueke dhe Gabriel Martinelli, ndërsa Gabriel Jesus është rikthyer vetëm kohët e fundit në stërvitje nga një problem me ligamentin anterior.

  • Arsenal del fitues në “Old Traford” falë Calafiori-t, zhgënjen Gyokeres

    Arsenal del fitues në “Old Traford” falë Calafiori-t, zhgënjen Gyokeres

    Arsenal ka dalë me 3 pikë nga përballja me Manchester United në “Old Traford”, edhe pse vuajti ëpr 90 minuta, ku djajtë ishin më kërkues por të pafat.

    Ishte goli i italianit Calafiori i cili ju dha 3-pikët e arta “Topçinjve” të Mikel Arteta, ndërsa blerja e bujshme e verës Gyokeres, la për të dëshiruar, ku në një moment të mirë për të realizuar u ngatërrua me këmbët e veta.
    Arsenali e nis kështu sezonin me një fitore tejet të rëndësishme, ndërsa te “djajtë” rikthehen problemet e një sezoni më parë, që ishte një nga më të dobëtit e historisë.

    Te Manchester United mund të kënaqen vetëm me sinjalet pozitive në lojë, pasi ishin dominues për shumicën e kohës.

  • Vendos goli i Calafiori-t, Arsenal del me 3 pikë nga “Old Trafford” (video)

    Vendos goli i Calafiori-t, Arsenal del me 3 pikë nga “Old Trafford” (video)

    Supersfida e javës së parë të sezonit të ri të Premier League, mes Manchester United dhe Arsenal është mbyllur 0-1 për londinezët. “Topçinjtë” kanë gjetur avantazhin me Riccardo Calafiori, pas 13 minutave lojë, falë edhe një gafe të portierit vendas.
    Gjatë ekzekutimit të një goditjeje këndi për londinezët, portieri i Man. United, Altay Bayındır, nuk grushton mirë topin dhe Calafiori përfiton nga kjo “dhuratë” dhe dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 30-të, Man. United i afrohet golit, por goditja e Dorgu përplaset në shtyllën e djathtë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Arsenal.
    Në minutën e 60-të, Gyokeres lë fushën e lojës për Havertz. Një debutim për t’u harruar nga sulmuesi suedez, por jo dhe aq për fajin e tij, pasi i munguan furnizimet me topa. Kjo është hera e parë për të në 5 sezonet e fundit që nuk shënon dot në ndeshjen e parë të kampionatit.
    Në minutën e 65-të, Ruben Amorim aktivizon blerjen e bujshme të fundit të United, Benjamin Sesko në vend të Mason Mount, por slloveni nuk arriti dot të bënte diferencën në fushë.
    Në minutën e 73-të, Bryan Mbeumo i afrohet shumë golit të barazimit, por goditja me kokë e tij pas krosimit të Dorgu, ndalet në mënyrë të shkëlqyer nga David Raya. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Arsenal del me 3 pikë nga “Old Trafford” dhe e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri.
    SHIKOGOLICALAFIORI

  • Miqësorja me pasoja, dëmtohet lojtari i Arsenalit

    Miqësorja me pasoja, dëmtohet lojtari i Arsenalit

    Probleme për lojtarin e Arsenalit, Calafiori. Ai u dëmtua në miqësoren që londinezët luajtën ndaj Newcastle, duke dalë nga fusha përpara kohe.
    Për këtë temë foli trajneri i Arsenalit, Michel Arteta, në një konferencë për shtyp.

    “Calafiori tha se ndjeu pak shqetësim, kështu që nuk e di sa serioz është problemi. Le të shpresojmë se nuk është asgjë serioze.”

  • Calafiori jep “kushtrimin” axurr: E papranueshme që Italia të mungojë sërish në Botëror

    Calafiori jep “kushtrimin” axurr: E papranueshme që Italia të mungojë sërish në Botëror

    “Do të jetë një sezon i madh për Riccardo. Dua vetëm që ai të jetë në dispozicion dhe të luajë në nivelin e tij, sepse transmeton atë energji që i duhet skuadrës”. Këto janë fjalët e Mikel Artetës për Riccardo Calafiori. Ish-mbrojtësi i Bologna buzëqesh dhe përgjigjet.
    “Sezonin e kaluar më ndalën dëmtimet, sepse në ndeshjet ku kam luajtur mendoj se kam dhënë gjithmonë përgjigjen e duhur. Pikërisht për këtë tani mendoj vetëm të punoj mirë dhe të arrij formën më të mirë. Jam gati”, – tha ai për “Gazzetta dello Sport”.
    Përshtatja me Premier League nuk ka qenë problem për ju. Cili është sekreti?Intensiteti në Angli është krejtësisht ndryshe nga ai në Itali, por për mua nuk ka qenë aspak problem të përshtatem. Madje ndjehem sikur jam këtu prej kohësh, sikur të kisha qenë gjithmonë.
    Në shtator do të keni dy ndeshje vendimtare kualifikuese për Botërorin, me Gattuso në pankinë në vend të Spallettit. Ju në qershor ishit i dëmtuar, kur Norvegjia na mundi rëndë…Kam folur me Gattuso në telefon dhe më la një përshtypje shumë të mirë. Në fushë do ta njoh në Coverciano.
    Haaland dhe shokët e tij tashmë kanë një epërsi të madhe në renditje dhe për të shkuar në Botëror, Italia duhet të fitojë çdo ndeshje, përfshirë atë direkte në Milano ndaj Norvegjisë, të rregullojë edhe golaverazhin. A është e vështirë?Le të themi që situata në të cilën ndodhemi nuk është e lehtë, por duhet të besojmë patjetër. Nuk është e mundur që Italia të mungojë në një tjetër Kupë Bote.

  • Calafiori: Jam i lumtur tek Arsenal, sa herë kam luajtur bëja diferencën në fushë

    Calafiori: Jam i lumtur tek Arsenal, sa herë kam luajtur bëja diferencën në fushë

    19 Qershor 2025

    11:15

    Telesport

    Riccardo Calafiori ka insistuar se është i lumtur tek Arsenal dhe nuk po kërkon të kthehet në Serie A, pavarësisht zërave. Duket se edhe drejtuesit e “topçinjve” janë të bindur për ta mbajtur 23-vjeçarin, që vjet vuajti disi në sezonin e parë në Premier League.
    Mbrojtësi italian pati një sezon debutues të kushtëzuar nga dëmtimet, duke bërë vetëm 19 paraqitje në kampionat. Calafiori gjithashtu luftoi për të larguar Myles Lewis-Skelly nga pozicioni i mbrojtësit të majtë.
    Duke iu përgjigjur thashethemeve se ai mund të kthehet në Itali, Calafiori tha: “Në Londër, tek Arsenal, jam shumë i lumtur. Unë ndihem gjithmonë mirë në çdo pozicion që luaj për të ndihmuar ekipin”.
    “Ajo që mungoi sezonin e kaluar ishte qëndrueshmëria dhe do të kërkoj ta gjej atë qëndrueshmëri sezonin e ardhshëm”, tha italiani.
    “Kur ndihesha mirë, gjithmonë luaja dhe bëja diferencën në skuadër. Kështu që synimi sezonin e ardhshëm është të jem në formë për të gjithë sezonin“, tha Calafiori.

  • Calafiori në Serie A? Oferta e parë refuzohet, por merkatos nuk i dihet

    Calafiori në Serie A? Oferta e parë refuzohet, por merkatos nuk i dihet

    16 Qershor 2025

    16:42

    Telesport

    “The Mirror” raporton se Milani ka kontaktuar Arsenalin për mbrojtësin Riccardo Calafiori.
    Për momentin Arteta e ka refuzuar kategorikisht këtë opsion në merkato, ndërkohë që vetë lojtari italian nuk ka ndërmend të ndryshojë skuadër kaq shpejt, sepse verën e kaluar u zhvendos në Londër.
    Pas refuzimit të Arsenalit, Milani po ndjek një tjetër yll të londinezëve, Oleksandr Zinchenko. Problemi i tij është paga e lartë. Milani është i limituar.

  • “Nuk kam ndërmend të largohem nga Arsenal, kur kam qenë në formë kam bërë diferencën në fushë”

    “Nuk kam ndërmend të largohem nga Arsenal, kur kam qenë në formë kam bërë diferencën në fushë”

    21 Maj 2025

    9:28

    Telesport

    Pasi mbërriti në Londër verën e kaluar, mbrojtësi Riccardo Calafiori nuk kaloi një vit shumë të qetë me Arsenal. I persekutuar nga dëmtimet, mbrojtësi italian është aktivizuar në 28 ndeshje në total, duke realizuar 3 gola.
    Italiani ka një kontratë deri në vitin 2029 me “topçinjtë” por shpesh është përfolur për një largim. Por siç konfirmon vetë Calafiori, ai nuk ka ndërmend të largohet nga Anglia.
    Mbrojtësi i Arsenal tha se ishte i bindur për zgjedhjen që bëri siç u raportua në një intervistë me “Sky Sport”: “Jam i lumtur tek Arsenal. Ndihem gjithmonë mirë në çdo pozicion që luaj dhe përpiqem ta ndihmoj skuadrën”.
    “Për mendimin tim, ajo që ka munguar ishte vetëm vazhdimësia këtë vit për shkak të dëmtimeve. Do të përpiqem të jem më i qëndrueshëm vitin e ardhshëm”, deklaroi mbrojtësi 23-vjeçar.
    Në fund, Calafiori komentoi: “Kur isha mirë, në formë, kam luajtur gjithmonë, madje kam bërë edhe diferencën. Qëllimi është vetëm të qëndrojmë në formë gjatë gjithë vitit”.