Tag: caktuar

  • Masat e sigurisë dhe afatet e paraburgimit| Musabelliu tregon deri ku mund të ndërhyjë ose jo kreu i SPAK-ut

    Masat e sigurisë dhe afatet e paraburgimit| Musabelliu tregon deri ku mund të ndërhyjë ose jo kreu i SPAK-ut

    Gjatë prezantimit të saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kandidatja për kreun e SPAK-ut, Doloreza Musabelliu, u pyet për debatin e fundit publik dhe politik që lidhet me masat e sigurisë, veçanërisht atë të arrestit me burg, e cila është përmendur edhe në rezolutën e Kuvendit.
    Musabelliu sqaroi se drejtuesi i SPAK-ut nuk ka kompetencë të ndikojë në masat e sigurisë të kërkuara nga prokurorët apo të vendosura nga gjykata.
    “Në SPAK janë 20 prokurorë dhe secili ka rastet e veta. Rasti-rastit nuk i ngjan. Është prokurori ai që konkludon që ka faktin penal, ka provat e mjaftueshme për të atribuuar një akuzë të caktuar përtej dyshimit të arsyeshëm për të komunikuar akuzën një subjekti të caktuar dhe konkludon një masë të caktuar sigurie, siç e gjykon, dhe i drejtohet Gjykatës së Posaçme. Por para se t’i drejtohet Gjykatës së Posaçme, duhet të bëjë një analizë të kushteve dhe kritereve sipas neneve të Kodit të Procedurës Penale. Pas kësaj vjen gjykata, e cila thotë ‘po’, kërkesa e prokurorit është e drejtë dhe duhet caktuar një masë arresti me burg.”, tha ajo.
    Sipas Musabelliut, drejtuesi i SPAK-ut nuk mund të vlerësojë nëse një masë është e tepruar apo jo: “Drejtuesi nuk mund të bëjë një vlerësim të zbatueshmërisë ose jo të masës së sigurisë ‘arrest me burg’, sepse është gjykata ajo që e vendos dhe i thotë prokurorit ‘jo, masa nuk është e drejtë dhe duhet kjo masë sigurimi’. Për mua nuk mund të reagojë drejtuesi. Ai mund të reagojë për afatet pasi është caktuar masa, në kuadër të mbledhjeve që mund të bëhen, që të jenë afate sa më të shkurtra, që e përmendët. Këtu mund të kemi një diskutim me trupën e prokurorëve, por kur prokurori e vendos, prokurori është zot i dosjes.”
    Duke e përmbyllur përgjigjen e saj, Musabelliu theksoi se ndërhyrjet e drejtuesit nuk kanë vend në procesin hetimor apo vendimmarrjen mbi masat e sigurisë.

  • Emrat e 24 personave të klanit që trafikoi 1.3 tonë kokainë në Itali, mes tyre edhe Visi i Pojës

    Emrat e 24 personave të klanit që trafikoi 1.3 tonë kokainë në Itali, mes tyre edhe Visi i Pojës

    Në media janë publikuar emrat e 24 personave, të cilët për 21 prej tyre Gjykata e Breshias ka caktuar masën arrest në burg, ndërsa për 3 të tjerët ka caktuar masën arrest në shtëpi, si anëtarë të një klani që ka trafikuar të paktën 1.3 tonë kokainë drejt Italisë.
    ”Arrest në burg” është caktuar për Vincenzo Bruno, Arlin Buzali, Donald Cala, Gazmend Ferhati, Elton Gjegja, Adriatik Hasa, Erion Kapidani, Oltion Lala, Asti Llupi, Denis Myftiu, Altin Shehaj, Gazmend Shehu, Bledin Doci, Elvis Doci, Juljan Hyka, Eduart Leba, Gentian Shaba, Ogert ShqevI, Denis Tafili, Indrit Tafili dhe Klodian Vata. Kurse ”arrest në shtëpi” është lëshuar nga gjykata italiane për Giuseppe Iorio, Erald Salla dhe Enkeleid Tirjaku.
    10 prej masave të lëshuara nga Gjykata e Breshias janë ekzekutuar, 3 prej të cilave në Shqipëri. Nën drejtimin e SPAK në vendin tonë u kapën Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj. Prokuroria e Posaçme thotë se në Shqipëri ndodhen edhe 3 të tjerë, që bëjnë pjesë në grupin e personave të për të cilët gjykata e Breshias ka lëshuar masë.

  • Caktohet data/ Ja kur do të mbahet seanca e verifikimit të kushteve për masën ndaj Ballukut

    Caktohet data/ Ja kur do të mbahet seanca e verifikimit të kushteve për masën ndaj Ballukut

    Gjykata e Posaçme ka vendosur datën për seancën e verifikimit të kushteve për masën e caktuar ndaj xv/kryeministres Belinda Balluku.
    Seanca është caktuar të mbahet nesër ditë e shtunë, ora 09:00. Sipas raportimeve, pë mbajtjen e seancës janë njoftuar SPAK dhe po njoftohen të dyshuarit.
    Ditën e djeshme gjykata caktoi dy masa sigurie ndaj Ballukut. Pezullimin nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre e Energjisw dhe Infrastrukturës si dhe ndalimin e daljes jashtë territorit të Shqipërisë.
    Numri dy i qeverisë Rama është marrë zyrtarisht e pandehur, në 31 tetor 2025 dhe akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “shkeljen e barazisë në tendera e ankande publikë” e kryer në bashkëpunim, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë-
    Ajo dyshohet edhe për abuzim me tendera për lotin 4 të Unazës së Madhe. Burime pranë akuzës bëjnë me dije se janë siguruar prova se ky tender ka qenë fiktiv dhe me fitues të paracaktuar. GJKKO ka caktuar ndaj zv.kryeministres masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Gjithashtu është caktuar masë sigurie “arrest shtëpie” për dy ish-vartësit e saj, drejtorit të KESH, Erald Elezi dhe kreut të ARRSH-së, Gentian Gjyli.

  • Tritoli për gjobvënie ndaj restorantit në Kamëz/ Gjykata liron ish-policin Jeton Lami

    Tritoli për gjobvënie ndaj restorantit në Kamëz/ Gjykata liron ish-policin Jeton Lami

    Gjykata penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit për tre të arrestuarit për tritolin ndaj një biznesi në Kamëz.

    Gazetarja Anila Hoxha raporton se togat e zeza kanë caktuar masat e sigurimit arrest në burg për Flogert Mezhikën, ndërsa Jeton Lami dhe Florin Domi arrest në shtëpi.
    Ata para gjykatës nuk kanë folur, por janë mbrojtur nga avokatët e tyre.
    Domi ka ofruar edhe garanci pasurore, prej 6 milion lekesh të vjetra, që në rast se shuma depozitohet do t’i ndryshoj masa e sigurisë për shkak të rrethanave familjare.

    Top Channel

  • Ja cili është parashikimi i yjeve për ditën e sotme, e diel, 16 nëntor 2025

    Ja cili është parashikimi i yjeve për ditën e sotme, e diel, 16 nëntor 2025

    Sot qielli duket sikur ka zgjedhur të flasë me një gjuhë pak më të qartë, më të drejtpërdrejtë, më të butë në disa drejtime dhe më të fortë në disa të tjera. Yjet lëvizin ngadalë mbi ne, por ndikimet e tyre i ndiejmë si rryma të lehta që ndryshojnë mendimet tona, zemrat tona, fatin tonë të vogël të përditshëm. Disa prej jush do të përballen me mundësi të papritura që dritësojnë ditën, të tjerë me vendime që kërkojnë kurajë, ndërsa disa do të zbulojnë se një kapitull i ri po hapet aty ku nuk e prisnin.
    Ka energji, ka lëvizje, ka sinjale. Sot universi i fton të gjitha shenjat të dëgjojnë më shumë, të besojnë më shumë dhe të hapin zemrën ndaj së panjohurës. Le të nisim rrugëtimin shenjë pas shenje — sepse secili prej nesh ka sot një mesazh të shkruar në dritën e yjeve.

    DashiNjë shumë e papritur parash mund të shkaktojë kaos në shtëpinë tuaj, por një lloj kaosi emocionues dhe mjaft i këndshëm! Ndoshta kjo ju bën të mundur të bëni disa ndryshime të nevojshme ose të blini disa pajisje, mobilje etj. Telefononi disa miq dhe jepuni lajmin e mirë.

    DemiInformacioni i marrë sot mund t’ju bëjë të mundur të ndryshoni punën, vendbanimin ose të paktën mënyrën se si mendoni ose veproni. Mund të ndiheni nervozë nga kjo mundësi, por do t’ia dilni mbanë.

    BinjakëtNjë rritje e aftësive tuaja teknike mund t’ju sjellë një punë të re ose një rritje të të ardhurave. Kohët e fundit mund të jeni ndjerë pak nervoz dhe i stresuar, por kjo duhet të ekuilibrohet. Ndiheni të përqendruar dhe po synoni me kujdes drejt qëllimeve tuaja. Do të keni sukses nëse vazhdoni kështu.
    GaforrjaNëse nuk jeni të përfshirë në një lidhje romantike, prisni që statusi juaj të ndryshojë sot. Një person i ri mund të vijë në jetën tuaj ose një mik i vjetër mund t’ju duket papritur më tërheqës nga sa mendonit.
    LuaniMarrëdhënia juaj duket se është po aq e bukur sa edhe e vështirë. Nga njëra anë, të dy jeni të gatshëm të bëni gjithçka që duhet për të krijuar ndryshimet e duhura dhe për të sjellë një zgjidhje për një problem të caktuar. Nga ana tjetër, asnjëri prej jush nuk dëshiron të bëjë hapin i pari. Sa i përket aspektit profesinal, nuk priten zhvillime të veçanta.
    VirgjëreshaDo t’i hapesh zemrës personit nga i cili je tërhequr jashtëzakonisht shumë, por që deri më sot ke pasur frikë t’i afrohesh. Ndërsa zemra jote mund të rrahë pak më shpejt se zakonisht, mund të zbulosh gjithashtu se këtë herë nuk je shumë i/e turpshme për të thënë atë që duhet të thuash ose për të bërë atë që duhet të bësh. Bëje!
    PeshorjaTi ke aftësinë të jesh një udhëheqës efektiv dhe praktik. Mos fito vetëm favorin e njerëzve pa bërë asgjë. Fito favorin e tyre dhe më pas paraqit një qëllim ose një projekt. Rezultatet do të jenë fantastike.
    AkrepiKi besim se ideja e re që të vjen në mendje është e vlefshme dhe duhet ta ndjekësh me guxim. Nuk ka arsye për të dyshuar tek vetja apo aftësitë e tua. Po hyn në një kohë shumë të favorshme gjatë së cilës mund të arrish shumë.
    ShigjetariSigurohuni që komunikimi juaj të jetë i sinqertë dhe pasionant. Nëse ka një nënton zemërimi, frustrimi ose pakënaqësie, njerëzit me të cilët po komunikoni nuk do të jenë shumë të ndjeshëm ose mbështetës ndaj nevojave tuaja. Jini të sinqertë dhe qëndroni pozitivë.
    BricjapiJe shumë i ditur kur bëhet fjalë për një aftësi ose zanat të caktuar. E njeh një fushë të caktuar nga brenda e nga jashtë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që i di të gjitha. Duhet të konsultohesh me të tjerët kur bëhet fjalë për gjëra për të cilat nuk di asgjë.
    UjoriLëreni një ide të vjetër të shuhet. Mund të jeni duke punuar mbi një premisë që është e vjetëruar ose e dalë mode. Lëreni këtë ide dhe gjeni diçka të re. Kërkoni mendimin e dikujt tjetër për këtë çështje. Një perspektivë e re do t’ju bëjë mirë.
    PeshqitKe arritur një ngadalësim në rrugë. Je në një pikë pezullimi. Sa më shumë të luftosh, aq më shumë do të jesh i lidhur me një situatë në të cilën nuk ndihesh rehat. Lëre kontrollin dhe ji i duruar. Prit derisa të kalojë kjo. Koha jote do të vijë.

  • Rekursi i Ilir Metës/ Gjykata e Lartë cakton datën për zhvillimin e seancës

    Rekursi i Ilir Metës/ Gjykata e Lartë cakton datën për zhvillimin e seancës

    Gjykata e Lartë ka caktuar datën 27 nëntor për shqyrtimin e rekursit të ish presidentit Ilir Meta, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.
    Gjykata e Lartë ka caktuar datën 27 nëntor për shqyrtimin e rekursit të ish presidentit Ilir Meta, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.
    Seanca do të zhvillohet në orën 12:30 në dhomë këshillimi. Relator do të jetë Ilir Panda.
    Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në bashkëpunim, së bashku me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, dhe 3 të tjerë.

  • Arrestohet 50- vjeçari nga Malësia e Madhe, gjykata i kishte caktuar “arrest me burg” për kultivim kanabisi

    Arrestohet 50- vjeçari nga Malësia e Madhe, gjykata i kishte caktuar “arrest me burg” për kultivim kanabisi

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin Gj. Ç., 50 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
    Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar në tokën afër banesës së tyre, në fshatin Aliaj, 1600 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 06.09.2025.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • “Kamera në çdo kantier ndërtimi”, Rama: Kush ndërton më shumë, do të mbjellë më shumë pemë

    “Kamera në çdo kantier ndërtimi”, Rama: Kush ndërton më shumë, do të mbjellë më shumë pemë

    edi rama

    TIRANË- Në një konferencë ku po njofton reformën e re për sektorin e ndërtimit, kryeministri Edi Rama njoftoi njësërë risish që do të pësojë ligji. Rama tha se në çdo kantier ndërtimi do të vendosen kamera dhe procesi do të ndiqet në kohë reale, me qëllim dhënien fund të shkeljeve të lejeve.
    “Sot që flasim, nga ana e Këshillit Kombëtar të Territorit kërkohet vendosja e kamerave në të gjithë kantieret e ndërtimit dhe ndiqet procesi në kohë reale”, u shpreh Rama.
    Po ashtu kryeministri tha se ndërtuesit do të jenë të detyruar me ligj që të mbjellin pemë, në varësi të sipërfaqes së zhvillimit të pronës.
    “Një tjetër masë është krijimi i fondit të gjelbër, i cili përcakton që subjektet ndërtuese duhet të mbjellin një sasi të caktuar pemësh në raport me sipërfaqen e ndërtimit, me vendim të Këshillit të Ministrave. Nëse një subjekt, për shembull, do të ndërtojë një sipërfaqe me 5 mijë metra katrorë, me këtë ligj lind detyrimi për një numër të caktuar pemësh në raport me sipërfaqen që do të ndërtojë.
    Është në raport me një plan që kemi përpunuar. Do të krijojmë fidanishtet publike në pjesë të ndryshme të territorit dhe në ato pjesë të ndryshme të territorit do të sjellin pemët. Nuk ka më histori që ‘po, unë do sjell pemët dhe hajde shihemi’. Do të ketë një katalog të caktuar dhe subjektet do të dorëzojnë pemët. Kush ndërton më shumë, do të mbjellë më shumë pemë”, tha Rama.

  • Amerikanët mbrojnë UÇK në Hagë, Covey: Ishte më shumë një lëvizje, s’ka pasur komandë qendrore

    Amerikanët mbrojnë UÇK në Hagë, Covey: Ishte më shumë një lëvizje, s’ka pasur komandë qendrore

    Dëshmitari i katërt i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, Jock Covey, theksoi para Gjykatës Speciale në Hagë se UÇK nuk ka pasur komandë qendrore.
    Ai shërbeu si Zëvendës Kryesor në Administratën e Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) nga viti 1999 deri në vitin 2001.
    Gjithashtu ka asistuar diplomatin francez, Bernard Kouchner. Në ditën e parë të dëshmisë së tij, Covey sqaroi se “UÇK-ja ishte më shumë një lëvizje sesa ushtri”.
    Ai foli për një takim i cili ishte mbajtur për t’i bindur komandantët e zonave për marrëveshjen për çarmatim. Aty, sipas ish zyrtarit amerikan, është vërejtur se marrëdhënia e Thaçit me komandantët e zonave ishte “e ndërlikuar”.
    “Unë nuk kam pasur asnjëherë një pasqyrë të plotë ose një kuptim shumë të mirë- skemë të mirë të asaj që ushtria do ta quante rendi i luftimeve të UÇK-së për të kuptuar më qartë se kush ishte përgjegjës për një rajon të caktuar dhe kujt i raportonte ky person i caktuar. Një pjesë e mirë e kuptimit tonë kishte të bënte me faktin që jeta e brendshme e UÇK-së sipas KFOR-it dhe unë kam pas kontakte të rregullta me UÇK-në në të gjithë nivelet dhe sigurisht që kishte persona të caktuar që UÇK-ja donte të fliste në kuptimin e preferencës për të folur. Këtu nuk e kam fjalën për biseda rastësore, por më duhet të them që prej ditës së parë që kemi qenë në Kosovë; e kam fjalën për Kouchner dhe veten time- kemi angazhuar takime të rregullta me Mike Jackson në selinë e vet dhe qëllimi kryesor ka qenë që të shkëmbejmë informacion”, tha dëshmitari.

  • Oktapodët preferojnë krahë të caktuar për detyra të veçanta

    Oktapodët preferojnë krahë të caktuar për detyra të veçanta

    Oktapodët nuk kanë tetë duar, si të thuash, dhe në vend që t’i përdorin të gjitha krahët në mënyrë të barabartë, ata preferojnë disa të caktuar për detyra specifike, sipas një studimi të ri.

    Hulumtimi, i udhëhequr nga biologia detare, Chelsea Bennice nga Universiteti i Atlantikut të Floridës në Boca Raton, mund të ketë implikime për zhvillimin e robotikës.

    Sipas studimit, të botuar në Scientific Reports, oktapodët kanë tendencë të përdorin krahët e tyre të përparmë më shpesh për eksplorim, ndërsa krahët e pasmë përdoren kryesisht për lëvizje.

    Në përgjithësi, kafshët përdorën katër krahët e tyre të përparmë në 64% të rasteve të vëzhguara, ndërsa krahët e pasmë u përdorën në 36%.

    Dy modele lëvizjeje ishin veçanërisht të lidhura me krahët e pasmë: “rrotullimi”, ku një krah vepron si një rrip transportues nën trup për të rrëshqitur përgjatë dyshemesë së detit, dhe “ecja mbi shkopinj”, ku një krah shtrihet vertikalisht poshtë për të ngritur trupin.

    Për studimin, ekipi analizoi 25 videoklipe të oktapodëve të egër, të regjistruar midis viteve 2007 dhe 2015 në Oqeanin Atlantik dhe Karaibe. Pamjet përfshinin oktapodin e zakonshëm (Octopus vulgaris), si dhe speciet e lidhura ngushtë Octopus insularis dhe Octopus americanus.

    Studiuesit shqyrtuan se cilat krahë përdornin oktapodët për aktivitete të ndryshme, të tilla si zvarritja ose eksplorimi i mjedisit përreth. Në total, u analizuan 15 sjellje të ndryshme, së bashku me 12 lëvizje të dallueshme të krahëve dhe katër modele tipike të lëvizjes së krahëve, duke përfshirë shtrirjen dhe përdredhjen.

    Sipas studiuesve, këto gjetje janë ndër të parat që demonstrojnë përdorimin specifik të krahëve individualë tek oktapodët për një detyrë të caktuar. Sjellje e ngjashme është dokumentuar mirë më parë tek primatët, brejtësit dhe peshqit, vëren studimi.

    Studiuesit thonë se këto njohuri mund të jenë të vlefshme edhe për teknologjinë. Përmirësimi i krahëve robotikë që imitojnë lëvizjet e krahëve të oktapodit, mund të përfitojë nga analizat e hollësishme, duke i bërë ato më fleksibël dhe të gjithanshëm./ DPA News.