Tag: çajupi

  • “Vaje” për gruan që e humbi, tronditja Çajupit/ Me Evgjeninë u njoh në Gjenevë, por ajo vdiq pas një viti martese duke lënë jetim të birin…

    “Vaje” për gruan që e humbi, tronditja Çajupit/ Me Evgjeninë u njoh në Gjenevë, por ajo vdiq pas një viti martese duke lënë jetim të birin…

    Ai ka lënë pas ndër veprat më të shquara të letërsisë shqiptare që sot e kësaj dite lexohen nga adhuruesit e letërsisë. Ndër këta vepra është edhe poezia “Elegji në pleqëri për të shkretën djalëri”, poezi kjo që për një kohë të gjatë, që nga regjimi komunist, ka qenë e ndaluar të lexohej dhe të publikohej.

    Kjo për arsye se në këtë poezi, Çajupi ka thurur vargje rreth jetës së tij seksuale dhe mendësisë së tij për seksin në përgjithësi gjë që e veçon këtë poezi të Çajupit nga poezitë e tjera erotike shqiptare. Më 27 mars të vitit 1866 lindi dramaturgu dhe atdhetari Andon Zako Çajupi. Pas shkollimit bazë, do ta linte Zagorinë për t’iu bashkuar të atit, Harito Çakos, veprimtar në lëvizjen atdhetare. Atje do të ndiqte një kolegj francez, prej të cilit kultivoi njohuri të larmishme. I pajisur me botëkuptim europian, do t’i drejtohej Gjenevës, ku në vjetët 1887-1893, kreu studimet për drejtësi. Më tej, u vendos në Kajro dhe nisi të ushtronte profesionin e avokatit. Do të hiqte dorë nga kjo detyrë për t’iu përkushtuar lëvizjes patriotike të shqiptarëve të ngulimeve të Egjiptit.

    U bë figurë protagoniste e shoqërisë atdhetare e kulturore të atjeshme, përmes përpjekjeve për të siguruar mbrojtjen e interesave të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar. Përmbledhja poetike “Baba Tomorri” (1902) që përfshin edhe komedinë “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr”, veçohet si vepra e tij kryesore. Botoi “Përrallat e La Fontenit” (1921) përshtatur prej tij në shqip, “Lulet e Hindit” (1922), një sërë vjershash të letërsisë sanskrishte. Pena e tij u vlerësua edhe në rrafshin e publicistikës të kohës, sidomos me pamfletin “Klubi i Selanikut” (1909). Ndërkaq, la në dorëshkrim pjesën më të madhe të veprave të tij, si poemën “Baba Musa lakuriq”, tragjedinë “Burri i dheut” dhe komedinë “Pas vdekjes”. Çajupi ndërroi jetë në Kajro, më 11 korrik 1930.

    VEPRIMTARI

    U lind në Sheper të Zagorisë, i biri i Harito Zakos, një tregtari duhani, i cili punonte në Kavallë dhe Egjipt. Andon Zako, i njohur më vonë me emrin letrar Çajupi marrë nga emri i një mali në krahinën e Zagorisë, mori mësimet fillore në shkollën greke në Nivan të Zagorisë. Më 1882 u vendos në Aleksandri, ku studioi për pesë vjet ne liceun francez “Sainte Catherine des Lazaristes”. I ati i Çajupit, Harito Çakua, ishte kurbetçi në Misir, ku qe aktivizuar në lëvizjen atdhetare. Ai e tërhoqi të birin nga fshati për të vazhduar studimet. Andoni ishte vetëm 15 vjeç, kur la shoqërinë për të ndjekur një kolegj francez në Aleksandri, duke marrë me vete mallin e së ëmës Zoicës, dhe të gurëve e maleve të Zagorisë. Në kolegj mori një kulturë të mirë dhe u dallua ndër të parët midis shumë nxënësve të kësaj shkolle që vinin nga vende të ndryshme të Mesdheut. Me këtë kulturë ai i kishte të hapura dyert e universitetit, të cilin e ndoqi në vitet 1887- 1893 në Gjenevë, ku studioi për drejtësi. Këtu u njoh me një vajzë vendase Evgjeninë, e cila e bëri të lumtur, por dhe fatkeq, sepse i vdiq pas një vit martese, duke lënë jetim të birin e porsalindur, Stefanin. Kjo humbje e tronditi thellë poetin dhe i la vragë të thellë.

    Ajo u bë shkak që, pas dhjetë vjetësh, të shkruante elegjinë “Vaje”, një nga elegjitë më të bukura dhe më prekëse të poezisë sonë. Më 1883 me dokumentin e drejtësisë në xhep dhe me djalin në krahë u kthye në Misir dhe u vendos në Kajro, ku nisi të ushtronte profesionin e avokatit. Po prej këtij profesioni hoqi dorë shpejt. Shkak u bë një konflikt me autoritetet e vendit gjatë një procesi gjyqësor ku avokati i ri mbrojti të drejtën dhe nuk u lëshoi pe pushtetmbajtësve. Jetoi me pasurinë që i kishte lënë i ati, dhe iu kushtua tërësisht çështjes atdhetare dhe krijimtarisë letrare. Çajupi gjeti në Misir një lëvizje patriotike të zhvilluar. Shqiptarët e ngulimeve të Egjiptit kishin organizuar një shoqëri atdhetare e kulturore dhe mbanin lidhje sidomos me “Shoqërinë e Stambollit”. Por këtë lëvizje u munduan ta kthenin në anën e tyre disa rrethe grekomanësh, të cilët intrigoni kundër patriotëve të vërtetë dhe kundër Çajupit.

    Ai u bë shpirti dhe figura më e njohur e kolonisë patriotike të Misirit, Çajupi mbrojti interesat e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, demaskoi synimet e xhonturqve, të grekomanëve dhe të gjithë armiqve të tjerë të çështjes së kombëtare. Emri i tij nisi të njihej në rrethet e atdhetarëve që në fund të shekullit, kur botoi më 1898 artikullin e gjatë “Duke kërkuar një alfabet”, në të cilin spikat shqetësimi i tij për unitetin e lëvizjes kombëtare dhe kulturore, për shkrimin dhe lëvrimin e gjuhës amtare përmes një alfabeti të njësuar. Por vepra që e bëri të njohur në mbarë botën shqiptare ishte përmbledhja poetike “Baba Tomorri” (1902) ku përfshiu komedinë “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër”. Me këtë vepër ai u bë poeti më i njohur pas Naimit, figura që zuri vendin që mbeti bosh pas humbjes së poetit kombëtar më 1900.

    STUDIMET

    Gjatë qëndrimit të tij në Aleksandri u takua me mjaft avokatë të huaj, që e ndikuan të vazhdonte studimet për jurisprudencë, në Zvicër, ku Çajupi shkoi më 1887 dhe vazhdoi studimet për pesë vjet në këtë disiplinë. Atje takoi bashkëshorten e tij të ardhshme, Evgjeninë, me të cilën pati një djalë, Stefanin. Vdekja e Evgjenisë në vitin 1892, ishte për të humbje tragjike. U kthye në Egjipt ku iu përkushtua lëvizjes kombëtare, duke u bërë një ndër figurat qendrore të kolonisë shqiptare në atë vend. Në Kajro, ku u vendos për gjithnjë, punoi për një farë kohe si avokat. Karriera juridike mori fund për shkak të një gabimi strategjik që bëri duke mbrojtur një shoqëri franceze kundër interesave të princit të Egjiptit, më pas iu përkushtua letërsisë. Nga fundi i shek. XIX mori pjesë gjallërisht në lëvizjen patriotike shqiptare dhe mbajti krahun e saj më të përparuar. Në rrethet e gjera atdhetare u bë i njohur me një artikull që shkroi në kuadrin e diskutimit rreth çështjes së alfabetit, ku ishte kundër adoptimit të alfabetit grek në gjuhën shqipe.

    Më 1909 botoi shkrimin e njohur “Klubi i Selanikut”, një pamflet dërrmues kundër armiqve të brendshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare. Patriotizmi i flaktë dhe qëndrimi i prerë ndaj pushtuesve të huaj, e nxorën Çajupi në krye të patriotëve që vepronin në Egjipt. Më 1919 u zgjodh kryetar i shoqërisë “Vëllazëria” me qendër në Kajro. Qe frymëzuesi dhe njëri nga hartuesit e memorandumit që shqiptarët e Egjiptit, i dërguan Konferencës së Paqes më 1919, në mbrojtje të tërësisë territoriale të Shqipërisë. Më 1920 themeloi “Shoqërinë e Miqve”, e cila në vitin 1928 e ngriti zërin kundër shpalljes së monarkisë nga Ahmet Zogu.

    VEPRA

    Shkrimi i parë që njihet është artikulli “Duke kërkuar një alfabet”, botuar në revistën “Shqipëria” në Bukuresht. Pothuajse në të njëjtën kohë me veprimtarinë atdhetare, Çajupi nisi punën letrare. Më 1902 botoi librin “Baba Tomorri”, një nga veprat më të shquara të letërsisë së Rilindjes Kombëtare. Me këtë përmbledhje që dallohet nga fryma luftarake patriotike, demokratike dhe fryma popullore në brendi dhe në formë, Çajupi solli një ndihmesë të çmuar në pasurimin e letërsisë kombëtare. Në pjesën e parë dhe të dytë të librit janë vendosur me radhë vjershat patriotike dhe ato me temë dashurie; vjershat me karakter shoqëror dhe fabulat e shqipëruara janë përfshirë në pjesën e tretë të librit, që përmbyllet me komedinë e njohur “Përrallë nga e kaluara”. Vjersha e gjatë “Baba Tomori”, me të cilën hapet përmbledhja, është një grishje e zjarrtë drejtuar bashkatdhetarëve që të zgjohen dhe të përpiqen për atdheun e robëruar. Patriotizmi i flaktë shquan edhe një varg krijimesh të tjera poetike, si “Mëmëdheu”, “Ç’jemi? … Ku kemi lerë?”, “Vaj” etj, në të cilat vihet re brenga e poetit tek shihte që lëvizja nuk kishte marrë ende vrullin që ai dëshironte. Në një varg poezish kumbon me forcë thirrja për të rrëmbyer armët kundër robërisë shekullore të huaj (Besa-besën, shqiptar, Atdheu dhe dashuria etj.).

    Dashuria e flaktë për atdheun është shkrirë në poezitë e Çajupi me urrejtjen e papërmbajtur ndaj armiqve të Shqipërisë, të cilët fshikullohen me forcë të veçantë satirike, si në vjershat “Sulltani”, “Punërat e Perëndisë”, “Greku dhe Shqiptari”. Në një sërë vjershash poeti flet për plagët shoqërore të fshatit shqiptar (Fshati im, Kurbeti, Fyelli i bariut etj.,. i këndoi dashurisë si ndjenjë njerëzore e natyrshme. Pikëpamjet demokratike të Çajupi gjetën shprehje në një varg vjershash ku goditet shtypja dhe pabarazia shoqërore, ngrihet lart e me dinjitet jeta e lirë (Misiri, Varfëria dhe liria). Rreth viteve 1903-1905 Çajupi përfundoi poemën “Krejt Hajvan”, që mbeti si dorëshkrim. Në këtë vepër që zë një vend të rëndësishëm jo vetëm në krijimtarinë e poetit, por edhe në gjithë letërsinë demokratike, poeti parodizoi Biblën dhe në të njëjtën kohë, nëpërmjet legjendave biblike, trajtoi një varg problemesh të mprehta politike të kohës, goditi moralin hipokrit dhe një varg shfaqjesh negative të shoqërisë me klasa. Në historinë e letërsisë shqiptare Çajupi zuri vend edhe si dramaturg. Rëndësi të veçantë kanë sidomos komeditë e tij: Përralle nga e kaluara dhe Pas vdekjes (shkruar më 1910, botuar më 1937), me të cilat solli një ndihmesë me vlerë në zhvillimin e këtij lloji në letërsinë tonë.

    Në komedinë e parë, autori vë në lojë me një humor të lehtë mentalitetin dhe zakonet prapanike të fshatit shqiptar, të cilin e jep me ngjyra të gjalla e plotë imtësi të goditura jetësore dhe etnografike. “Pas vdekjes”, është një komedi politike, ku me anë të situatave komike të gjetura bukur, përshkruan me sarkazëm dërrmues por tretin e politikanit që bën lojën e Xhonturqve në gjirin e lëvizjes patriotike shqiptare. Penës së Çajupi i përket edhe tragjedia “Burri i dheut”, botuar më 1937. Ai ka lënë pas ndër veprat më të shquara të letërsisë shqiptare që sot e kësaj dite lexohen nga adhuruesit e letërsisë. Ndër këta vepra është edhe poezia “Elegji në pleqëri për të shkretën djalëri”, poezi kjo që për një kohë të gjatë, që nga regjimi komunist, ka qenë e ndaluar të lexohej dhe të publikohej. Kjo për arsye se në këtë poezi, Çajupi ka thurur vargje rreth jetës së tij seksuale dhe mendësisë së tij për seksin në përgjithësi gjë që e veçon këtë poezi të Çajupit nga poezitë e tjera erotike shqiptare.

    KOMEDIA

    Komedia “14 vjeç dhëndër” është një nga veprat më të njohura të Andon Zako Cajupit. Kjo komedi është përfshirë në vëllimin “Baba Tomorri” të botuar në vitin 1902. Si dramaturg, ai i dha përmbajtje e formë të re dramës, nëpërmjet këndvështrimit realist e kritik, si dhe humorit të mprehtë popullor. Në qendër të kësaj vepre qëndron zakoni patriarkal i martesave në moshë të re. Në këtë komedi Çajupi e merr temën nga jeta e fshatrave malore të Shqipërisë së Jugut. Nëpërmjet shpotisë dhe humorit ai kërkon që në veprën e tij të godasë këtë realitet të hidhur. Në ketë vepër krijimi i një familjeje shihet si mënyra e duhur për ekzistencë, por që autorin nëpërmjet humorit mundohet ta lehtësojë sadopak. Kjo dramë nis si komedi dhe më pas mbaron si tragji-komedi.

    Komikja lidhet me situatën absurde ku nusja vë dhëndrin në gjumë, ndërsa tragjikja me shfrytëzimin e nuses. Në disa zona të Shqipërisë, këto zakone vazhdojnë akoma të ekzistojnë. Edhe pse kjo nuk është diçka e mirë sepse pengohet zhvillimi i vendit, na duhet ta pranojmë dhe te përballemi me këtë të vërtetë. Në familjet shqiptare vazhdojmë të shohim shfrytëzimin e gruas si “kafshë shtëpiake”, ku mendimi i saj nuk merret parasysh, por përdoret për t’i shërbyer pjesëtarëve të tjerë të familjes e sidomos burrit të saj. Ndoshta për ketë arsye kjo komedi i ka rezistuar dhe vazhdon t’i rezistojë kohës. Me temën që trajton në këtë vepër, ne mund të dallojmë fare qartë mesazhin që ai ka dashur të na transmetojë. Sipas tij shfrytëzimi i gruas jo vetëm që nuk ka mbarim në kohët që jetojmë, po ai, gjithashtu, trashëgohet brez pas brezi a thua sikur të ishte një virtyt i shoqërisë njerëzore. Ky mesazh na vjen dukshëm në pothuajse çdo fjalë të Tanës, kur ajo ankohet se është e lodhur nga të gjitha detyrat, që ajo ka në shtëpi (“..tërë ditën ngase qetë/dhe drekë e darkë bëj vetë/ Gjithë puna përmi mua! “) dhe kur thotë se kërkon që të marrë për nuse një grua që ta ndihmojë. Nuk marr nuse për sisë/po për punët e shtëpisë..”). Subjekti i kësaj vepre është i tipit tradicional. Në të dallojmë qartë ekspozicionin, pikën e lidhjes, zhvillimin dhe pikën kulmore. Ekspozicioni shënon pjesën hyrëse të komedisë dhe ka formën e bisedës. Ne këtë pjesë, që shënon pjesën nismëtare të fabulës, shkallë-shkallë shtohet lënda, theksohet tema e ideja dhe me këtë bëhet ndarja (distancimi) midis personazheve. Këtë e shohim tek fillimi i skenës, ku behet një prezantim i momentit dhe i vendit ku po zhvillohet ngjarja dhe kur personazhet fillojnë të flasin, që na jep në një ide të personazheve që marrin pjesë. Në rastin tonë, skena fillon me bisedën midis Tanës dhe Vangjelit, dy personazhe kryesore, të cilët do të na shoqërojnë gjatë gjithë veprës. Gjinoja është personazhi rreth të cilit rrotullohet ngjarja. Ai është një fëmijë katërmbëdhjetëvjeçar, të cilin nëna e tij do ta martojë, pra ai shërben si justifikim që Tana të ketë një mbështetje për punët e shtëpisë. Në fjalët e tij vëmë re, që ai nuk i ngjan fare një “dhëndëri” siç është përshkruar gjatë të gjithë veprës, por përkundrazi është një fëmijë tipik i kohëve të atëhershme. Natën e parë të martesës së tij ai i thotë nuses: “Lozim ndonjë lodër? Të dua si motër.”. Marigoja është gruaja njëzetvjeçare e Gjinos.

    Në kohën që zhvillohet ngjarja, për martesat vendosnin prindërit duke parë interesat e tyre. Edhe me Marigonë ka ndodhur e njëjta gjë. Nga ato pak fjalë që thotë duket që nuk ka qenë dëshira e saj të martohej me Gjinon, po përkundrazi ka qenë e detyruar (Ç’motër më ke mua, o lum e përrua? Ti më more për grua. Fli të marrtë lumi). E gjithë komedia, merr shkas nga martesa e Marigosë me Gjinon. Marigoja shihet ndryshe nga njerëz të ndryshëm. Tana e sheh si një nuse që do ta ndihmojë në punët e shtëpisë. Vangjeli nuk di se ç’të të mendojë. Ai dëshiron që t’i marrin mendimin dhe Gjinos, por ndërkohë edhe e mbështet mendimin e gruas së tij. Dhe së fundmi, Gjinoja në vend që ta shohë si gruan e tij, duke qenë se është një fëmijë i pazhvilluar, e sheh atë si motër. Zonja Kote është kushërira e Tanës. Ajo shfaqet në skenën e dytë (te mulliri). Nga mënyra se si i drejtohet Tanës shohim se ajo është një grua e pasjellshme, pasi përdor fjalë nga më të këqijat për të sharë Tanën. Nga ana tjetër zonja Briri, në fillim sillet me Tanën ashtu siç i ka hije një nuseje. Në momentin që Tana fillon ta mallkojë atë dhe vajzën e saj, ajo revoltohet dhe ia kthen me të njëjtën monedhë. Te dyja këto personazhe janë përdorur nga Çajupi për të nxjerrë në pah karakteristikat e zonjës Tanë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    FSHATI IM, POEZI NGA ANDON ZAKO ÇAJUPI

  • “Përtej Horizontit” në Korçë, shfaqja mirëpritet nga publiku në teatrin “Andon Zako Çajupi”

    “Përtej Horizontit” në Korçë, shfaqja mirëpritet nga publiku në teatrin “Andon Zako Çajupi”

    Në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” u shfaq mbrëmjen e së shtunës premiera e dramës “Përtej Horizontit” të Eugene O’Neill, e sjellë në shqip nga regjisori Silvio Goskova. Vepra ngjalli emocione të forta tek publiku, duke reflektuar mbi ëndrrat, dashurinë, fatin dhe kufijtë e zgjedhjeve njerëzore.
    Për regjisorin e shfaqjes kjo dramë është një udhëtim i brendshëm që prek çdokënd, sepse flet për atë që humbasim teksa ndjekim ëndrrat tona. Është një thirrje për të parë përtej vetes, përtej horizontit të zakonshëm.
    Emocionet pas shfaqjes i kanë ndarë edhe disa nga aktorët, të cilët kanë vlerësuar bashkëpunimin me regjisorin dhe pritjen e publikut korçar.

    “Përtej Horizontit” do të vijojë të shfaqet edhe përgjatë kësaj të diele, duke ftuar publikun të përjetojë një vepër të rrallë mbi natyrën njerëzore dhe fatin që s’mund të shmanget./vizionplus.tv

  • Komedia e shkëlqyer “Gruaja e burrit tim” e Kiço Londos, të mërkurën dhe të enjten, në teatrin “Bylis”, Fier

    Komedia e shkëlqyer “Gruaja e burrit tim” e Kiço Londos, të mërkurën dhe të enjten, në teatrin “Bylis”, Fier

    Nga Julia Vrapi
    “Gruaja e burrit tim” një komedi britanike keqkuptimesh, që ka shënuar sukses në skenat teatrore do të shfaqet dy mbrëmje në skenën e teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit. Teatri Shëtitës “Çajupi” mbërrin në teatrin e qytetit të Fierit me komedinë e famshme “Gruaja e burrit tim”, një vepër e autorit të njohur britanik Ray Cooney me regji nga Kiço Londo. Të mërkurën 22 tetor dhe të enjten 23 tetor në mbrëmje komedia do të shfaqet për publikun në qytetin Fierit, në skenën e teatrit “Bylis”. “Gruaja e burrit tim”, që deri më tani është shfaqur në disa skena të teatrove në vendin tonë, gjithashtu është një nga xhevahiret teatrore të Teatrit Shëtitës “Çajupi”. “Gjenialiteti komik i autorit britanik Ray Conney shkëlqen nga interpretimi plot zgjuarsi, elokuencë dhe zbavitje i trupës së aktorëve”, thuhet rreth shfaqjes nga teatri, që vjen në skenë me një kast aktorësh të njohur, që janë mirëpritur dhe vlerësuar nga publiku me interpretimet e tyre në këtë komedi. Në role të kësaj komedie të shkëlqyer janë Xhejni Fama, Denisa Demaj, Denada Llanaj, Ersiljano Xhelollari, Aleksandër Kondi, Genci Lleshi dhe Eglein Laknori. Në komedinë “Gruaja e burrit tim”, dy gra, secila pa dijeninë e tjetrës, telefonojnë rajonet përkatëse të policisë lokale për të raportuar zhdukjen e burrit të tyre. Në fakt, ai është shtruar në spital pas një sulmi, që pësoi teksa mbronte një zonjë të moshuar nga dy banditë. Në konfuzion, taksisti i ka dhënë pa dashje policisë të dyja adresat ku ai jeton dhe pak më pas një zyrtar i rendit e shoqëron përsëri në shtëpinë, ku jeton me gruan e tij Meri, ku shfaqet me një fashë të dukshme në kokë. Nga ai moment fillon loja e keqkuptimeve dhe seria e gënjeshtrave, që taksisti sajon për të mbrojtur sekretin e tij.
    Shfaqja nga Teatri Shëtitës “Çajupi”
    Vepra e autorit të njohur britanik Ray Cooney me regji nga Kiço Loço që ka shënuar sukses në skenat tona ishte edhe shfaqja e parë, që erdhi nga Teatri Shëtitës “Çajupi” në sezonin artistik që nisi në vjeshtën e vitit 2024.  Vepra “Gruaja e burrit tim”, që vjen në skenë si prodhim i Teatrit Shëtitës “Çajupi” është përkthyer nga Vasilika Londo, as regjisor Olgert Mataj. Komedia përpara se të shfaqet dy mbrëmje në qytetin Fierit, u shfaq për publikun në Kamëz. Teatri Shëtitës “Çajupi” udhëhiqet nga regjisor i njohur Kiço Lndo dhe shfaqjet vihen pranë teatrit veror të Akademisë së Arteve, teatrove në Tiranë apo dhe në teatrot e rretheve, etj, dhe vijnë në zhanrin e komedisë dhe dramës. Ky teatër këtë sezon artistik do të sjellë premiera të ndryshme teatrore, por nuk mungojnë dhe shfaqje repertori. “Rendi i ri” ishte shfaqja e re teatrore nga regjisori Kiço Londo këtë sezon artistik që nisi dhe u shfaq premierë në teatrin “Zihni Sako” të qytetit të Gjirokastrës. Shfaqja u dha në skenën teatrore në Gjirokastër me një ekip teatror, që kishte në përbërjen e tij talente të reja të spikatura për brezin e tanishëm.

  • Ja si e shprehnin dashurinë Lasgushi, Migjeni, Çajupi… (Foto)

    Ja si e shprehnin dashurinë Lasgushi, Migjeni, Çajupi… (Foto)

    Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë (DPA), kohë më parë, ka ndarë në rrjetet sociale letrat e dashurisë së disa prej kolosëve të letrave shqipe, Poradecit, Migjenit etj, duke përcjellë pasionin e tyre.

    “Përmes letrave, një nga format më të hijshme të shprehjes së ndijimeve, klasikët tanë kanë përjetësuar muzën e veprave të tyre, gruan”, shkruan Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

    DPA solli një buqetë kartolinash me vargjet e autorëve të mirënjohur, duke ftuar lexuesit të përzgjedhin njërën prej tyre, për t’ia shprehur dashurinë njeriut të zemrës.

    DPA shton se, në erën digjitale letrat cilësohen anakronike, por mbeten gjithsesi mënyra më autentike e shprehjes së emocioneve.

    Kartolinat e përzgjedhura janë shkruar nga Lasgush Poradeci, Migjeni, Mid’hat Frashëri e Andon Z. Çajupi.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PIER PAOLO PASOLINI: GJË S’KAM BËRË PËRVEÇ QË KAM VUAJTUR…

    Në Romë që nga vitet pesëdhjetë deri më sot, gusht ‘66Gjë s’kam bërë përveç që kam vuajtur dhe kam punuar gopçarçe.Mbas atij viti papunësie dhe i dhashë fund asaj jetejepja mësim në një shkollë të vogël privatepër njëzet e shtatë dollarë në muaj.Në ndërkohë babai im na u ribashkudhe kurrë nuk folëm mbi arratinë tonë,times dhe të nënës.Ishte vaki e rëndomtë, transferim në dy faza.Jetonim në një shtëpi pa kulm, pa suva,shtëpi e varfanjakëve në skaj të periferisë së qytetit,bash afër një burgu.Verës zonë e stuhisë së pluhurit, dimrit ligatishtë –Ama ishte Itali, Itali lakuriqe dhe gëluese,me djemtë e saj, me femrat e veta,

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Pse “dështoi” si avokat Andon Zako Çajupi, pas “gabimit që e bëri” iu përkushtua letërsisë

    Pse “dështoi” si avokat Andon Zako Çajupi, pas “gabimit që e bëri” iu përkushtua letërsisë

    Andon Zako, i njohur me emrin e tij letrar Çajupi ka lindur me 27 mars të vitit 1866 në Sheper të Zagorisë ka qenë poet, dramaturg dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare.

    Çajupi mësimet fillore i mbaroi në shkollën greke në Nivan të Zagorisë. Në vitin 1882 u vendos në Aleksandri, ku studjoi për pesë vjet ne liceun francez “Sainte Catherine des Lazaristes”.

    Gjatë qëndrimit të tij në Aleksandri u takua me mjaft avokatë të huaj, që e ndikuan të vazhdonte studimet për jurisprudencë, në Zvicër, ku Çajupi shkoi më 1887 dhe vazhdoi studimet për pesë vjet në këtë disiplinë.

    U kthye në Egjipt ku iu përkushtua lëvizjes kombëtare, duke u bërë një ndër figurat qendrore të kolonisë shqiptare në atë vend.

    Në Kajro, ku u vendos për gjithnjë, punoi për një kohë si avokat. Karriera juridike mori fund për shkak të një gabimi strategjik që bëri duke mbrojtur një shoqëri franceze kundër interesave të princit të Egjiptit dhe pas kësaj ndodhie iu përkushtua letërsisë.

    Në rrethet e gjera atdhetare u bë i njohur me një artikull që shkroi në kuadrin e diskutimit rreth çështjes së alfabetit, ku ishte kundër adoptimit të alfabetit grek në gjuhën shqipe.

    Më 1909 botoi shkrimin e njohur Klubi i Selanikut, një pamflet dërrmues kundër armiqëve të brendshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare. Patriotizmi i flaktë dhe qëndrimi i prerë ndaj pushtuesve të huaj, e nxorën Çajupi në krye të patriotëve që vepronin në Egjipt.

    Më 1919 u zgjodh kryetar i shoqërisë “Vëllazëria” me qendër në Kajro. Qe frymëzuesi dhe njëri nga hartuesit e memorandumit që shqiptarët e Egjiptit, i dërguan Konferencës së Paqes më 1919, në mbrojtje të tërësisë territoriale të Shqipërisë.

    Më 1920 themeloi “Shoqërinë e Miqve”, e cila në vitin 1928 e ngriti zërin kundër shpalljes së monarkisë nga Ahmet Zogu.

    Shkrimi i parë që njihet është artikulli “Duke kërkuar një alfabet”, botuar në revistën “Shqipëria” në Bukuresht.Pothuajse në të njëjtën kohë me veprimtarinë atdhetare, Çajupi nisi punën letrare.

    Përmbledhja poetike “Baba Tomorri” (1902) që përfshin edhe komedinë “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr”, veçohet si vepra e tij kryesore.

    Botoi “Përrallat e La Fontenit” (1921) përshtatur prej tij në shqip, “Lulet e Hindit” (1922), një sërë vjershash të letërsisë sanskrishte.

    Pena e tij u vlerësua edhe në rrafshin e publicistikës të kohës, sidomos me pamfletin “Klubi i Selanikut” (1909).

    Ndërkaq, la në dorëshkrim pjesën më të madhe të veprave të tij, si poemën “Baba Musa lakuriq”, tragjedinë “Burri i dheut” dhe komedinë “Pas vdekjes”. Çajupi ndërroi jetë në Kajro, më 11 korrik 1930.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    FSHATI IM, POEZI NGA ANDON ZAKO ÇAJUPI

    Fshati im, poezi nga Andon Zako Çajupi

    Maletë me gurë,fushat me bar shumë,aratë me grurë,më tutje një lumë.

    Fshati për karshime kish’ e me varre,rrotull ca shtëpitë vogëla fare.

    Ujëtë të ftohtë,era pun’ e madhe,bilbili ia thotë,gratë si sorrkadhe.

    Burrat nën hie,lozin, kuvendojnë,pika që s’u bie,se nga gratë rrojnë!

    Gratë venë nd’arë,dhe në vreshta gratë,gruaja korr barë,punon dit’ e natë.

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Çajupi: Mëmëdhe, të dua dhe kshtu si je!

    Çajupi: Mëmëdhe, të dua dhe kshtu si je!

    E dashura mëmëdhe,të dua dhe kshtu si je!Po kur të të shoh të lirëdo të të dua më mirë.Qani pyje, fusha, gurë,qani male me dëborë!Shqipëria mbet e gjorëdhe nuk sheh dritë kurrë;një mjegull e keq’ e shkretëe ka mbuluar përjetë!Një gazep, një errësirë,vetëtit edhe gjëmon!Rrojmë me zemër të ngrirë,nga frika kërkush s’gëzon!Njerzit kurrë s’këndojnëdhe bilbiletë vajtojnë!Qiameti, shkretëtira!Zogu vetë zë folenë,njeriu lë mëmëdhenë,se mbretëron egërsira!Për Shqipëri dëshirojmëse në vend të huaj rrojmë.Robërinë si duron,o moj Shqipëri e mjerë?Shpëtove vende të tjerë,vetë nën zgjedhë rron!Shqipëtarë bëni benëtë lëftoni për atdhenë.E dashura mëmëdhe,të dua dhe kështu si je!Po kur të të shoh të lirë,do të të dua më mirë!

    *Titulli i origjinalit: “Robëria”

    ObserverKult

    LEXO EDHE:

    Andon Zako Çajupi: Vaje

    Që ditën që vdiqe, që kur s’të kam parë,lotët që kam derdhur s’më janë dhe tharë!Shumë vjet u bënë, sot u mbushën dhjetë,që kur më ke lënë dhe s’të shoh në jetë!

    Në ç’kopshte me lule ke qëndruar vallë?S’të vjen keq për mua? S’të vjen mall për djalë?O ëngjëll i bukur, mos mëno në botë,kthehu të të shomë, të na mbeten lotë.

    S’rrojmë dot pa tynë, ti si rron pa neve?Motemot që rrojtëm bashkë, s’më urreve.Atje tek rri janë qipariz’ e varre. ..Kthehu të të shomë, mos na le për fare!

    Poezinë e plotë e gjeni KETU

    ObserverKult