Tag: çajup

  • Rama tregon histori suksesi në agroturizëm në Çajup, por rezulton ndërtim pa leje

    Rama tregon histori suksesi në agroturizëm në Çajup, por rezulton ndërtim pa leje

    Kryeministri, Edi Rama trumbetoi sot një rast suksesi sa i përket zhvillimit të blegtorisë së kombinuar me turizmin. 
    Ai solli në vëmendje gjatë takimit të sotëm modelin në fushën e Çajupit në Zagori të Gjirokastrës teksa paralajmëroi një program të posaçëm për të nxitur blegtorinë.

    “Do dalim me një program të posaçëm për të mbështetur krijimin e fermave dhe staneve në natyrë. Duhet të nxisim pikat e kultivimit të të imtave në natyrë. Stani i Çajupit është një shembull spektakolar, jo thjesht për blegtorinë, por edhe për turizmin. Koncepti i kombinuar i turizmit me blegtorinë, është një koncept fitues”, tha Rama.

    Por ndërkohë kryeministrin ose e gënjejnë bashkëpunëtorët e tij ose realisht nuk i bën përshtypje shpërfillja e ligjit. Në çdo rast kjo është e rëndë sidoqoftë. Ferma e ngritur në fushën e Çajupit është pa leje ndërtimi. Fermeri Pëllumb Koko ka zaptuar prej kohësh kullotat në atë zonë duke krijuar një përplasje me banorë të Zagorisë, pikërisht për këtë paligjshmëri.

    E jo vetëm kaq, por ndërtimi që ai ka bërë është në zonë të mbrojtur, ku betonizimi është i ndaluar rreptësisht. Ka një korrespondencë të gjatë shkresore në 10 vitet e fundit mes Bashkisë Libohovë dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për shembjen e atyre ndërtimeve.
    Kjo nuk e përjashton trajtimin si të suksesshëm të asaj ferme, por duhet përmendur edhe ana tjetër e medaljes, të cilën kryeministri ndoshta nuk e di, por lehtësisht mund ta verifikojë. 

    Falë mbrojtjes politike, fermeri ia ka dalë mbanë deri më tani që të vijojë punën pavarësisht se ajo sipërmarrje ka nisur dhe është në paligjshmëri të plotë. Të paktën Rama mbase do të informohet për këtë derisa të shkojë vetë në Çajup, ku siç premtoi sot do të prezantojë paketën e re të mbështetjes së blegtorisë.

  • “Laert Haxhiu ishte në vilë me të dashurën dhe….”/ Pse e vranë Çajup Selimin? I penduari i drejtësisë ‘hap dosjen’ dhe flet me detaje

    “Laert Haxhiu ishte në vilë me të dashurën dhe….”/ Pse e vranë Çajup Selimin? I penduari i drejtësisë ‘hap dosjen’ dhe flet me detaje

    I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, pjesë e grupit të Laert Haxhiut, ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, duke treguar detaje për vrasjen e biznesmenit në 2018 në Tepelenë Çajup Selimi.

    I pyetur nga prokurori Behar Dibra për arsyen e vrasjes së Selimit, ai tha se u vra pasi kishte pasur konflikte me Erisiano Abedinin, dhe sipas tij, i kishte ngacmuar nënën.
    Pjesë nga dëshmia në GJKKO:
    Tafani: Mora vesh nga Laerti se u vra  pasi Erisiano kishte pas probleme dhe konflikte me të. Kishin pas sherr sepse Çajupi kishte ngacmuar nënën e Erisianos.
    Duke qenë se Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili kishin rënë në burg, Laert Haxhiu kishte nevojë për njerëz e për mua.
    Pas vrasjes së Çajupit shkova në Greqi dhe takova Laertin dhe Mario Dijamantin e Xhino Bajramin, në një vilë ku ishin me të dashurat.

    Top Channel

  • Tafani zbulon arsyen e vrasjes së Çajup Selimit në Tepelenë

    Tafani zbulon arsyen e vrasjes së Çajup Selimit në Tepelenë

    Artan Tafani gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar dy nofka me të cilat njihej Laert Haxhiu.
    “Laertit i thirrin me nofkën “Alufi” dhe “Filja””, tha ai duke iu përgjigjur prokurorit Behar Dibra.
    Por më shumë detaje, Artan Tafani, bashkëpunëtor i drejtësisë, ka rrëfyer në detaje vrasjen e Çajup Selimit.
    “Isha ballë për ballë me të, kisha maskë Covid-i edhe një kapele. Po më shikonte dhe pati si një dyshim. U fut në hyrje të pallatit, u ngjit në katin e parë, pastaj në të dytin. Unë isha nga mbrapa tij. Ishte qeros dhe unë dija edhe rrobat që kishte veshur atë ditë, të kuqe. Aty e qëllova nga mbrapa. Tri herë e shkrep armën, e qëllova: një herë në shpatull dhe dy herë të tjera, por nuk e di ku e kapën plumbat”, tha ai.
    Për t’u arratisur, Tafani tha se ka ikur me vrap për nga zona e burgut të Bënçës, me armën në dorë, një pistoletë me silenciator.
    “S’po gjeja rrugicën që të dilja. Sipas planit duhet të dilja tek lumi Vjosa ku do vinte Ligori [Romacka]”, tha Tafani.
    Por ai është takuar vonë, pas një ose dy orësh nga vrasja, ndryshe nga çfarë kishin bërë plan.
    “Te shtëpia erdhi dhe Ligori me pas i çjerrë nga duart si duket kishte rënë dhe ai në ferra. Laerti u acarua me Ligorin më tha mua si të la ai vetëm ty do ja tregoj un atij”, shprehet Tafani. Pas vrasjes, Tafani e ka hedhur armën në Lumin Vjosa, ndërsa rrobat i kanë djegur në një fuçi. Nga aty ai ka vijuar rrugën drejt Tiranës me Laert Haxhin dhe Lulzim Arapin. Në këtë moment ai tregon edhe për mënyrën si shpërthente Haxhiu ndaj tyre sa herë bënin ndonjë veprim gabim.
    “Më bërtiti Laerti: “Pse more atë xhaxhain në celular, jo në WhatsApp?” Më ofendoi, më shante. Një gabim të bëje, ai e lëshonte gojën. Për vrasjen mora 25 mijë euro pas një jave, ndërsa Ligori nuk i mori, nuk ia dha ai [Laerti]”, tha Tafani në gjykatë.
    Sipas tij, arsyeja pse ishte vrarë Çajup Selimi ishte sepse kishte ngacmuar nënën e Erisiano Abedinit. “Mora vesh nga Laerti se ishte vrarë, pasi Erisiano kishte pasur probleme dhe konflikte me të”, u shpreh ai. Po ashtu ai ka rrëfyer edhe për vrasjen e Fridman Xhaferrit, i cili u gjet i pajetë në rezervuarin e Gjançit. Para ngjarjes, ai thotë se bashkë me Laert Haxhiun dhe Lulzim Arapin janë takuar në Pogradec me Bledar Berberin dhe Mariglen Topuzin.
    “Laerti kërkonte gjatë rrugës një vend ku do të hidhte trupin. Edhe Bledari kishte chat dhe email. Pamë një rezervuar. Gjatë rrugës bënin edhe shaka; Marigleni i thoshte Laertit: “O lala, ma le ta bëj unë, të mësoj dorën””, tha ai në gjykatë.
    Gjatë kësaj kohe, Artan Tafani pretendon se ishte “si i mpirë” pasi sa kishte bërë vrasjen në Tepelenë.
    Kujtojmë se Tafani u arrestua në Shtator të vitit 2023 pasi grabiti me armë një pikë këmbimi valutor në zonën e Astirit. “Zbërthimi” i tij para prokurorëve ka zbuluar një sërë ngjarjesh kriminale dhe anëtarë të grupit të Haxhiut./tvklan.al

  • “E qëllova 3 herë dhe ika me vrap nëpër ferra”, Artan Tafani rrëfen vrasjen e Çajup Selimit

    “E qëllova 3 herë dhe ika me vrap nëpër ferra”, Artan Tafani rrëfen vrasjen e Çajup Selimit

    I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka rrëfyer në detaje se si e ka kryer vrasjen e Çajup Selimit në Tepelenë, në vitin 2021, pasi u përfshi në veprimtarinë kriminale të grupit të strukturuar që dyshohet të jetë drejtuar nga Laert Haxhiu.
    Në dëshminë e siguruar, Tafani zbulon se e ka pritur Selimin në hyrje të pallatit ku banonte dhe më pas e ka ndjekur teksa ngjiste shkallët deri në katin e dytë, ku e qëlloi për vdekje.
    “Pasi shkova tek pallati, po rrija ngjitur me hyrjen dhe dëgjova një makinë si “Benzi” që kishte ai. Isha ballë për ballë me atë. Kisha maske Covid-i dhe një kapele. Po më shikonte dhe pati si dyshim, u fut në hyrje të pallatit. Ai u ngjit në kat të parë, kat të dytë, unë isha nga mbrapa tij. Ishte qeros dhe unë dija dhe rrobat që kishte veshur atë ditë, të kuqe. Aty e qëllova nga mbrapa, 3 herë e shkrepa. E qëllova, një herë në shpatull dhe dy herë të tjera por se di ku e kapi”, rrëfen Tafani.
    Më tej ai zbulon edhe mënyrën si u arratis pasi kreu ekzekutimin, për të cilin pretendon se ka përdorur një armë të llojit “Zastava”.
    “Ika me vrap për nga burgu Bënçës, rashë në ca ferra aty si jashtë qytetit. Armën e kisha me vete, ‘Zastava’, bereta e vogël me silenciator. S’po gjeja rrugicën që të dilja. Sipas planit duhet të dilja tek lumi Vjosa ku do vinte Ligori”, zbulon 39-vjeçari.
    Vrasja e Çajup Selimit dyshohet se është kryer vetëm për çështje nderi, pasi sipas dëshmisë së bashkëpuntorit të SPAK, tregtari kishte ngacmuar seksualisht mamanë e njërit prej anëtarëve të grupit të tyre, Erisiano Abedini që thirej me nofkën “Cano”.
    Në dijeni të këtyre ngacmimeve ishte vënë dhe Erisiano, i cili i kishte kërkuar Laert Haxhiut, ta ndihmonte për ta vrarë tregtarin në Tepelenë.
    Në atë kohë, Marjus Tafani kishte vetëm pak kohë që kishte hyrë mes rradhëve të grupit të Laert Haxhiut, i cili i ka dhënë dy herë, një herë 1 mijë euro dhe një herë 200 euro, për para xhepi. Madje njohja e tij me Laert Haxhiun është bërë përmes Lulzim Arapit, të cilin ai e ka njohur brenda në burg.

  • Artan Tafani tregon detaje tronditëse të vrasjes së Çajup Selimit: Vrasja për nder të një mikut të Laertit

    Artan Tafani tregon detaje tronditëse të vrasjes së Çajup Selimit: Vrasja për nder të një mikut të Laertit

    Artan Tafani ka rrëfyer për herë të parë detaje të rëndësishme në lidhje me vrasjen e biznesmenit Çajup Selimi, ngjarje e ndodhur në Tepelenë, e cila tronditi opinionin publik.

    Tafani ka zbuluar se vrasja e Selimit, e ndodhur më 16 dhjetor të vitit 2022, ishte një akt hakmarrjeje dhe ndihmoi nderin e një shoku të Laertit, i cili jetonte në Greqi.

    Në rrëfimin e tij, Tafani tregon se ishte takuar me Laertin dhe shokët e tij në një lokal në një fshat, ku kishte pasur muzikë dhe këngë.

    Në bisedën e tyre, Laerti i kishte propozuar të merrte pjesë në një “punë”, duke i dhënë premtimin se do të bënte një nder për një mik të tij. Tafani shprehet se në atë moment nuk kishte menduar se bëhej fjalë për vrasje, por më vonë kuptoi se kishte të bënte me një plan për eliminimin e Çajup Selimit.

    Laerti, pasi kishte vendosur se kush do të merrte pjesë në vrasje, kishte bërë gjithçka që Tafani të ndihmonte, duke e shtyrë në një situatë presioni të vazhdueshëm. Tafani pranon se kishte pasur frikë, por gjithashtu thotë se Ligori, shoku tjetër që ndihmoi, ishte aty për ta mbështetur gjatë gjithë procesit.

    Për vrasjen e Çajup Selimit, Laerti i kishte thënë Artanit se do t’i jepnin 50 mijë euro për të bërë punën, me 25 mijë euro për Artanin dhe 25 mijë për Ligorin. Pas takimeve dhe diskutimeve, ata udhëtuan drejt Tepelenës, ku e panë viktimën dhe e identifikuan. Çajup Selimi ishte një biznesmen që kishte një dyqan dhe ishte i lidhur me Laertin, i cili kishte kërkuar hakmarrje për mikun e tij që jetonte në Greqi.

    Vrasja e Selimit, që ndodhi në datën 16 dhjetor 2022, rezultoi të ishte një akt hakmarrjeje, dhe siç tregon Tafani, ka qenë një akt që ka pasur shumë ndikime dhe është realizuar nën një presion të madh nga Laerti dhe shokët e tij.