Tag: caicedo

  • Mungon goli, por jo kartonët e shumtë. “Skuqet” Chelsea, Arsenali me avantazh të madh (video)

    Mungon goli, por jo kartonët e shumtë. “Skuqet” Chelsea, Arsenali me avantazh të madh (video)

    30 Nëntor 2025

    18:19

    Telesport

    Pjesa e parë e derbit londinez Chelsea-Arsenal, që po luhet në “Stamford Bridge”, është mbyllur në barazim pa gola. “Blutë” e mbyllën pjesën e parë me një lojtar më pak, pasi Moises Caicedo la fushën e lojës në minutën e 38-të, për një ndërhyrje brutale ndaj Mikel Merinos dhe për arbitrin kryesor, Anthony Taylor, ishte direkt karton i kuq. SHIKOMOMENTIN
    Pavarësisht se mungoi goli në 45 minutat e para, ka qenë një sfidë shumë e luftuar, gjë që e tregon edhe numri i lartë i kartonëve të verdhë, 4 për Arsenalin dhe një për Chelsea-n, përveç kartonit të kuq të Caicedo.
    Arsenali ka shansin e artë të shfrytëzojë avantazhin e një lojtari më shumë në fushë në pjesën e dytë.

  • Maresca vlerëson lojtarin: Është fantastik, bashkë me Rodri janë dy mesfushorët më të mirë mbrojtës

    Maresca vlerëson lojtarin: Është fantastik, bashkë me Rodri janë dy mesfushorët më të mirë mbrojtës

    Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka vlerësuar Moises Caicedo si një lojtar fantastik, me mesfushorin që pritet të shpërblehet për performancat e tij të jashtëzakonshme për klubin këtë sezon.
    “Sky Sports News” ka zbuluar se kushtet e kontratës së Caicedo mund të përshtaten për të reflektuar statusin e tij si një mesfushor i klasit botëror. Chelsea e ka 24-vjeçarin nën kontratë deri në vitin 2033, por atij mund t’i ofrohet një rritje page bazuar në performancat e tij në 12 muajt e fundit.
    Duke folur për podkastin “One on One”, Maresca tha për Caicedo: “Ai po bën mirë. Ai po përparon, po përmirësohet çdo ditë. Ai është mendjehapur, dëshiron të mësojë dhe po i ndihmon shokët e tij të ekipit në çdo ndeshje”.
    Më tej, italiani shtoi: “Në golin që shënuam kundër Tottenham, ai po bënte presion brenda zonës sepse kjo është mënyra se si përpiqemi të bëjmë presion. Presing i lartë, reagimi ynë i menjëhershëm ndaj humbjes së topit. Ai po luan në mënyrë fantastike”.
    I pyetur nëse Caicedo është mesfushori më i mirë në Premier League, Maresca u përgjigj: “Në këtë moment, ai dhe Rodri janë dy mesfushorët më të mirë mbrojtës.”

  • Caicedo është “monstër”, Joao Pedro nuk fal. Chelsea e mbyll në avantazh pjesën e parë në derbin londinez (video)

    Caicedo është “monstër”, Joao Pedro nuk fal. Chelsea e mbyll në avantazh pjesën e parë në derbin londinez (video)

    1 Nëntor 2025

    19:23

    Telesport

    Tottenham-Chelsea është kryesfida e javës së 10-të në Premier League. Vendasit e nisën shumë keq takimin, ku ylli i tyre kryesor i momentit Lucas Bergvall la fushën e lojës pas vetëm 7 minutash për shkak dëmtimi, në vendin e tij u aktivizua Xavi Simons.
    Fati i pjesës së parë do të vendosej në minutën e 34-të, ku i jashtëzakonshmi dhe i kudondodhuri, Moises Ciacedo, përfiton më së miri nga një top i humbur në zonë i kapitenit vendas Micky van de Ven dhe asiston për Joao Pedro, braziliani e kishte fare të lehtë për ta dërguar topin në rrjetë.
    Pjesa e parë e derbit londinez, mbyllet 0-1 për Chelsea-n. Pjesa e dytë me siguri do të jetë spektakolare.
    SHIKOGOLIN

  • Vendos supergoli i Caicedo, Chelsea “leksione” Liverpool-it në pjesën e parë (video)

    Vendos supergoli i Caicedo, Chelsea “leksione” Liverpool-it në pjesën e parë (video)

    4 Tetor 2025

    19:18

    Telesport

    Pjesa e parë e supersfidës Chelsea-Liverpool është mbyllur 1-0 për “Blutë”. Në ndeshjen që po luhet në “Stamford Bridge” dhe është e vlefshme për javën e 7-të të Premier League, për pjesën e parë vendosi goli i shënuar nga Moised Caicedo në minutën e 13-të. Mesfushori shënoi një gol vërtet spektakolar me një goditje fantastike nga distanca.
    Në minutën e 38-të, pati një kontakt brenda zone mes Dominik Szoboszlai dhe Alejandro Garnacho-s, “Blutë” pretendojnë për penallti, arbitri vazhdon lojën.
    Një pjesë e parë shumë e dobët nga Liverpool, ku Arne Slot ka befasuar jo pak duke lënë në stol tre blerjet e bujshme të verës, Wirtz, Ekitike dhe Frimpong. Gjithsesi janë ende edhe 45 minuta të tjera lojë dhe fati i ndeshjes mund të ndryshojë.
    SHIKOGOLAT
     

  • Real hedh sytë nga Çesli, dëshiron Fernandez e Caicedo

    Real hedh sytë nga Çesli, dëshiron Fernandez e Caicedo

    Real Madrid pas dështimit në derbi me Atletikon po fillon të vlerësojë lojtarët në të cilët mund të investojë sezonin e ardhshëm.

    Mesfusha duket të jetë zona që Blancos duan ta përforcojnë më shumë dhe të gjithë sytë janë te Çesli. Siç raportohet nga TBR Football, spanjollët thuhet se janë të interesuar për Enzo Fernandez dhe Moises Caicedo.

    Argjentinasi vlerësohet në 75 milionë euro dhe ka bërë 123 paraqitje për blutë kampionë Bote për Klube, duke shënuar 19 gola dhe dhënë 24 asiste. Caicedo, nga ana tjetër, ka një vlerë më të lartë prej 90 milionë eurosh. Ai ka bërë 105 paraqitje, duke shënuar 5 gola dhe duke dhënë 10 asiste.

    Vazhdo leximin

  • Real Madrid piketon dy mesfushorët e Chelsea si përforcim për merkaton e janarit

    Real Madrid piketon dy mesfushorët e Chelsea si përforcim për merkaton e janarit

    29 Shtator 2025

    13:14

    Telesport

    Real Madrid po fillon të vlerësojë lojtarët në të cilët mund të investojë sezonin e ardhshëm. Mesfusha duket të jetë zona që “los blancos” duan ta përforcojnë më shumë dhe të gjithë sytë janë te Chelsea.
    Siç raportohet nga “TBR Football”, spanjollët thuhet se janë të interesuar për Enzo Fernandez dhe Moises Caicedo.
    Argjentinasi vlerësohet në 75 milionë euro dhe ka bërë 123 paraqitje për “blues”, duke shënuar 19 gola dhe duke dhënë 24 asiste.
    Caicedo, nga ana tjetër, ka një vlerë më të lartë, prej 90 milionë eurosh. Ai ka bërë 105 paraqitje, duke shënuar 5 gola dhe duke dhënë 10 asiste.

  • Ndodh në Peru/ Trupi i TikTok-eres 19-vjeçare gjendet i cop*tuar në qese, ja cilat janë dy skenaret

    Ndodh në Peru/ Trupi i TikTok-eres 19-vjeçare gjendet i cop*tuar në qese, ja cilat janë dy skenaret

    Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Peru, ku trupi i një 19-vjeçareje e cila ishte raportuar e humbur u gjet i copëtuar pranë një impianti për trajtimin e ujit në Lima.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Trupi i Tik Tok-eres, Fabiola Alejandra Caicedo Pina u gjet i copëtuar në qese jashtë impiantit La Atarjea nga punëtorët, sipas mediave të huaja. Policia arriti ta identifikonte Caicedon nëpërmjet tatuazheve të saj dalluese. Shkaku i vdekjes së saj mbetet mister, por autoritetet dyshojnë se viktima është mbytur përpara se t’i copëtonin trupin. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Sipas policisë, ekzistojnë dy skenarë mbizotërues për vrasjen e Caicedo-s. E para është se vajza e re ishte e përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore në Peru. Në javët e fundit, ka pasur disa incidente të grave të reja të gjetura të vdekura në zonën e Limës ose në lumin Rímac, disa prej tyre të gjetura brenda valixheve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Skenari i dytë lidhet me mundësinë që Caicedo të jetë vrarë në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e ish-të dashurit të saj , i cili vdiq në vitin 2022 në rrethana misterioze. Në vitin 2022, Caicedo u largua nga atdheu i saj, Venezuela, me të dashurin e saj, Mayner Yoffrey Giménez Castrillo, i cili ishte 21 vjet më i madh se ajo. Castrillo vdiq disa muaj pasi të dy u zhvendosën së bashku në Lima, duke e bërë familjen e tij të dyshonte për vajzën ai autore për vdekjen e tij. Policia fillimisht besonte se Castrillo u rrah për vdekje, por tani dyshimet janë se ai ka kryer vetëvrasje.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Policia dyshon se natën para se të vdiste Caicedo, ajo u tërhoq zvarrë nga një festë dhe djegiet nga cigaret në këmbët e saj sugjerojnë se është torturuar. Besohet se trupi i saj është hedhur në lumin Rímac, ku më vonë përfundoi në një impiant për trajtimin e ujit. Detektivët ende po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe po intervistojnë njerëz që e njihnin. Deri më tani, nuk janë bërë arrestime dhe nuk ka asnjë person të dyshuar për vrasjen e Caicedos.

  • Tronditje në Peru/ Gjendet trupi i yllit të TikTok-ut, Fabiola Caicedo i copëtuar

    Tronditje në Peru/ Gjendet trupi i yllit të TikTok-ut, Fabiola Caicedo i copëtuar

    Një ngjarje tronditëse ka shokuar opinionin publik në Peru, pas gjetjes së trupit të copëtuar të Fabiola Alejandra Caicedo Pina, 19 vjeç, e njohur në rrjetet sociale si një nga yjet e rinj të TikTok-ut. E reja venezueliane ishte shpallur e humbur që në fillim të qershorit.

    Pjesë të trupit të saj u zbuluan më 9 qershor nga punonjës të një impianti të trajtimit të ujit në Lima, të futura në çanta plastike pranë objektit. Identifikimi u bë përmes tatuazheve që kishte në trup, përfshirë shkrimin ‘Love me for who I am’.

    Më 15 dhe 19 qershor u gjetën pjesë të tjera të trupit, por disa ende mungojnë. Policia dyshon se ajo është mbytur përpara se të copëtohej, ndërsa ka shenja që sugjerojnë torturë, përfshirë djegie me cigare në këmbë.

    Hetimet po ndjekin dy pista kryesore: njëra lidhet me trafikimin e qenieve njerëzore, një problem në rritje në Lima; tjetra me hakmarrje të mundshme, për shkak të rrethanave të dyshimta të vdekjes së partnerit të saj, Mayner Giménez Castrillo, me të cilin Caicedo u zhvendos në Peru në vitin 2022.

    Ai vdiq disa muaj më vonë dhe familja e tij ka ngritur akuza të rënda ndaj të ndjerës.

    Autoritetet dyshojnë se ajo është joshur natën e krimit nga persona të njohur, dhe po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë. Deri tani nuk ka arrestime dhe nuk janë bërë publike emra të dyshuarish.

    Ngjarja ka ngjallur shqetësim të gjerë dhe i ka rikthyer vëmendjen mbi sigurinë e grave të reja emigrante në qytetet e mëdha të Amerikës Latine.

  • E humbur prej ditësh, gjendet i copëtuar trupi i yllit 19-vjeçar të TikTok-ut pranë një impianti uji

    E humbur prej ditësh, gjendet i copëtuar trupi i yllit 19-vjeçar të TikTok-ut pranë një impianti uji

    Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik në Peru, ku autoritetet zbuluan trupin e pajetë të një vajze 19-vjeçare, TikTok-eres Fabiola Alejandra Caicedo Piña, e cila rezultonte e zhdukur prej fillimit të qershorit.

    Më 9 qershor, punonjës të impiantit të trajtimit të ujit “La Atarjea” në Lima zbuluan pjesë të trupit të Caicedos, të futura në çanta plastike dhe të hedhura jashtë objektit gjatë një inspektimi rutinë.
    Autoritetet arritën ta identifikonin trupin përmes tatuazheve të saj të dallueshme, përfshirë një në krah me frazën “Love me for who I am” dhe një tjetër në trup me emrin “Paula Sophia”.
    Pjesë të tjera të trupit u zbuluan më 15 qershor, por deri më 19 qershor, disa pjesë ende mungonin. Policia dyshon se viktima është mbytur përpara se të copëtohej dhe ka shenja të mundshme torture, përfshirë djegie nga cigaret në këmbë dhe në kërcinjtë e këmbëve.
    Hetuesit po shqyrtojnë dy pista kryesore lidhur me motivin e krimit. Njëra është përfshirja e mundshme e Caicedos në rrjetin e trafikimit të qenieve njerëzore, një problem në rritje në Lima, ku javët e fundit janë gjetur disa trupa vajzash të reja, disa të futura në valixhe pranë lumit Rímac.
    Pista tjetër lidhet me hakmarrjen: Caicedo u zhvendos në Peru nga Venezuela në vitin 2022, kur ishte vetëm 16 vjeç, së bashku me të dashurin e saj, Mayner Yoffrey Giménez Castrillo, 21 vjet më i madh.
    Ai vdiq disa muaj pas mbërritjes së tyre në Lima, nën rrethana misterioze. Familja e tij ka akuzuar publikisht Caicedon se ishte përfshirë në vdekjen e tij, duke e dyshuar për bashkëpunim me një partner të ri.
    Megjithatë, ajo nuk është hetuar kurrë zyrtarisht dhe vdekja e Castrillos mbetet një rast i hapur, mes dyshimeve për dhunë apo vetëvrasje.
    Policia dyshon se natën para vdekjes, Caicedo është joshur në një vend tjetër nën pretekst të rremë, ndoshta nga persona që e njihnin. Autoritetet janë ende duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë dhe duke marrë në pyetje të njohurit e saj.
    Deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim dhe autoritetet nuk kanë zbuluar emra të dyshuarish.

    Top Channel

  • E do Ronaldo, Al-Nassr bën gati 116 milionë euro për yllin e Premier League

    E do Ronaldo, Al-Nassr bën gati 116 milionë euro për yllin e Premier League

    17 Prill 2025

    15:14

    Telesport

    Al-Nassr po kërkon një marrëveshje për mesfushorin e Chelseat, Moises Caicedo.
    Sipas Telegraph, me mbështetjen e Cristiano Ronaldos, klubi saudit është i gatshëm të ofrojë 100 milionë sterlina (rreth 116 milionë euro) për Caicedo këtë verë.
    Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca është një admirues i madh i Caicedo, 23 vjeç, dhe do të hezitonte ta humbiste atë në fund të sezonit.
    Megjithatë, vendimi mund t’i hiqet nga duart për shkak të shqetësimeve të Fair Play-t Financiar.
    Në të vërtetë, sugjerohet se Chelsea do të duhet të bëjë të paktën një shitje të madhe këtë verë, në mënyrë që të mund të bëjë përsëri merkato gjatë verës.