Tag: cagliarit

  • Conte: Treguam personalitet edhe te penalltitë. Juventusi? Një ndeshje si të tjerat…

    Conte: Treguam personalitet edhe te penalltitë. Juventusi? Një ndeshje si të tjerat…

    Antonio Conte, trajneri i Napolit, foli pas fitores dramatike me penallti kundër Cagliarit, pas një serie të gjatë gjuajtjesh nga pika e bardhë: “Ishte vërtet seri e gjatë, kush shkoi te pika e bardhë ishte shumë i saktë. Duhet ftohtësi për ta marrë atë përgjegjësi.
    Djemtë bënë një ndeshje të mirë, pësuam gol me fat të keq, pas një devijimi. Pamë që nga fillimi djem premtues si Vergara dhe Ambrosino, ndërsa të tjerë nuk kishin luajtur prej kohësh. Nga tani deri në janar duhet të bëjmë sforco nga nevoja dhe çdo gjë që vjen duhet ta marrim me entuziazëm”.
    Për Milinkovic-Savic: “E morëm, sepse e njihnim cilësinë e tij. Zakonisht pret shumë penallti, sot lojtarët e Cagliarit ishin të saktë, por ai priti atë vendimtaren”.
    Për stilin e lojës: “Ritmet e ulëta nuk na përkasin. Kur luajmë ngadalë bëhemi të parashikueshëm, duhet gjithmonë intensitet i lartë”.
    Për sfidën e fundjavës me Juven: “Është një ndeshje si të tjerat, janë tri pikë në lojë. E respektojmë shumë Juventusin, por synojmë t’i marrim pikët”.
     

  • Lazio bën detyrën, ndaj Cagliarit vendosin dy gola

    Lazio bën detyrën, ndaj Cagliarit vendosin dy gola

    Lazio bën detyrën duke fituar 2-0 ndaj Cagliarit. Të besuarit e Sarrit hasën vështirësi në pjesën e parë, me fraksionin që përfundoi me rrjeta të paprekura.
    Isaksen ndezi festën vendase në minutën e 66-të. Goli i sigurisë i realizuar nga Zaccagni, erdhi vetëm në minutat e fundit.

    Lazio renditet në vendin e tetë dhe synimi kryesor mbetet sigurimi i një vendi që të dërgon në Europës. Gjatë ditës, Sassuolo-Genoa përfundoi 1-2.

  • Droga e ‘malësive’ të Shqipërisë në Sardenjë, gjenden 51 kg hashash të fshehura në Bari

    Droga e ‘malësive’ të Shqipërisë në Sardenjë, gjenden 51 kg hashash të fshehura në Bari

    Prokuroria Antimafia e Cagliarit ka goditur sërish rrjetet e trafikut të drogës në kuadër të operacionit ‘Termine’, duke sekuestruar mbi 51 kilogramë hashash në zonën rurale të Bari Sardo (provinca e Nuoros).

    Sipas hetimeve të udhëhequra nga Drejtoria e Distriktit Antimafia të Cagliarit dhe të zbatuara nga Karabinierët e Kompanisë së Carbonias, droga ishte fshehur me kujdes në një bidon plastik të groposur nën një lis të madh. Brenda tij, hetuesit gjetën rreth 100 pako hashashi, të mbështjella me kujdes në qese plastike për të ruajtur cilësinë dhe aromën e substancës.

    Sasia e sekuestruar, sipas vlerësimeve paraprake, ka një vlerë tregu mbi 220 mijë euro, nëse do të dilte në qarkullim në tregun e paligjshëm. Mostrat janë dërguar në laborator për të përcaktuar nivelin e pastërtisë së drogës.

    Ky zbulim vjen pas një serie arrestimesh dhe sekuestrimesh të mëparshme që kanë përfshirë armë lufte dhe lëndë narkotike, pjesë e të njëjtit operacion. Autoritetet italiane dyshojnë se pas këtij rrjeti qëndrojnë grupe kriminale me lidhje me ‘malësinë shqiptare’, të njohura për trafikun e drogës në zonën e Mesdheut.

    Hetimet vazhdojnë për të identifikuar personat përgjegjës për ruajtjen dhe menaxhimin e drogës, ndërsa organet e drejtësisë theksojnë se të gjithë të përfshirët gëzojnë presumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar gjyqësor.

    Operacioni ‘Termine’ konsiderohet një tjetër goditje e rëndësishme ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës dhe konfirmon vendosmërinë e forcave italiane të rendit për të mbrojtur territorin dhe sigurinë publike nga veprimtaritë e organizatave kriminale.

  • Interi ka gati Lautaron për fitoren e 1600-të në Serie A, ja bilanci i sfidave ndaj Cagliarit

    Interi ka gati Lautaron për fitoren e 1600-të në Serie A, ja bilanci i sfidave ndaj Cagliarit

    Interi i Chivu kërkon fitoren e parë jashtë fushe në kampionat, arma kryesore është sërish Lautaro Martinez. Kapiteni ka një bilanc mbresëlënës kundër Cagliarit: në 11 ndeshje të Serie A ka 9 fitore, 1 barazim, 1 humbje dhe plot 11 gola, me mesatare prej 1 goli për ndeshje. Argjentinasi ka shënuar në të gjitha sezonet, përveç 2020-2021, dhe vjen nga një seri prej 5 sfidash radhazi me gol (7 në total).
    Bilanci historik në 44 përballje: 19 fitore Interi, 18 barazime, 7 fitore Cagliari, me golaverazh 68-42 për zikaltërit. Në ishull, Interi ka fituar 5 ndeshjet e fundit. I fundit sukses i Cagliarit daton në sezonin 2018-2019 (2-1 me gol të Pavoletti dhe autogol të Perisic, ndërsa Lautaro shënoi për zikaltërit).
    Në këtë sezon, Cagliari ka 7 pikë pas 4 javësh (2 fitore, 1 barazim, 1 humbje), me mundësi të arrijë kuotën historike prej 10 pikësh në 5 ndeshje. Interi ka 6 pikë (2 fitore, 2 humbje), por asnjë pikë jashtë fushe. Kujtojmë që zikaltrit kanë 1.599 fitore në Serie A, me formulën e kampionatit me një grup unik.