Tag: cagliari

  • Roma fillon rrëshqitjen, Cagliari i shkakton humbjen e dytë rresht (video)

    Roma fillon rrëshqitjen, Cagliari i shkakton humbjen e dytë rresht (video)

    7 Dhjetor 2025

    16:56

    Telesport

    Pas humbjes 0-1 ndaj Napoli-t fundjavën e kaluar, Roma ka pësuar sot humbjen e dytë rresht, duke u mundur 1-0 nga Cagliari. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
    Vendasit e nisën vrullshëm pjesën e dytë. Zeki Celik ndëshkohet me karton të kuq pas një faulli ndaj Folorunsho. Fillimisht u dyshua se ndërhyrja ishte brenda zonës dhe arbitri dha penallti. Ndërhyn VAR, arbitri sheh pamjet në ekrah dhe ndërhyrja ishte në kufijtë e zonës së rreptësisë. Vetëm karton i kuq për mbrojtëisn turk të Romës.
    Ndërkohë në minutën e 82-të, pas një veprimi të bukur në zonë, Gianluca Gaetano gjen rrjetën dhe i jep Cagliari-t avantazhin e shumëkërkuar. Rezultati final 1-0. Pas kësaj fitoreje, Cagliari ngjitet në vendin e 14-të me 14 pikë, Roma mbetet në vendin e 4-të me 27 pikë.
    SHIKOGOLIN

  • Pas 20 penalltive, Napoli mund Cagliari-n dhe siguron biletën për në çerekfinalen e Kupës së Italisë

    Pas 20 penalltive, Napoli mund Cagliari-n dhe siguron biletën për në çerekfinalen e Kupës së Italisë

    3 Dhjetor 2025

    20:37

    Telesport

    Napoli është çerekfinalisti i tretë i Kupës së Italisë. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte eliminoi Napoli-n nga “ruleta ruse”, pasi koha e rregullt në “Diego Armando Maradona” u mbyll në barazim 1-1.
    Rezultati i takimit u zhbllokua në minutën e 28-të, ku Lorenzo Lucca shënoi me kokë, pas krosimit të marrë nga Antonio Vergara. SHIHGOLIN
    Sebastiano Esposito do të barazonte shifrat 1-1 në minutën e 67-të dhe koha e rregullt do të mbyllej barazim. SHIHGOLINTë dy ekipet iu drejtuan “ruletës ruse”, aty ku futbollistët e Napoli-t u treguan më të saktë, ku nga 10 penallti, gaboi vetëm David Neres.
    Për Cagliari-n gabuan dy futbollistë, Felici dhe në fund penalltia vendimtare e humbur nga Luvumbo. Napoli do të presë në çerekfinale fituesin e çiftit Inter-Venezia, sfidë që fillon pas pak në “San Siro”.

  • E shtuna e Serie A ndez prozhektorët mbi Milan-Lazio, paraprin Juventus-Cagliari

    E shtuna e Serie A ndez prozhektorët mbi Milan-Lazio, paraprin Juventus-Cagliari

    29 Nëntor 2025

    9:28

    Alfred Lleshi

    E shtuna e Serie A kulmon me Milan-Lazio në “San Siro”, në mbyllje të ditës. Milani, pas fitores në derbi dhe përpara supersfidës Roma-Napoli, kërkon të ngjitet në krye të klasifikimit të paktën për një natë. Me një sukses, kuqezinjtë do të parakalonin Romën dhe do të linin pas kampionët në fuqi. Më herët, Juventusi synon fitoren e parë në kampionat që prej debutimit të Spallettit në Cremona, përballë një Cagliari që lufton për mbijetesë.
    Juventusi, i rikthyer me moral pas suksesit në Bodo, kërkon tri pikë që i mungojnë prej 1 nëntorit. Spalletti pritet të hedhë në fushë një formacion më tradicional. Cagliari i Pisacane nuk fiton prej 19 shtatorit dhe vjen i uritur për pikë.
    Në mbrëmje, Milan-Lazio sjell duelin Allegri–Sarri. Milani ëndërron titullin, pavarësisht se objektivi zyrtar mbetet Champions League. Lazio, pas një starti të vështirë dhe merkatos së pamjaftueshme, është në ngritje dhe kërkon të mbetet në garë për Europën.

  • Esposito e bën sefte, Inter kryen detyrën ndaj Cagliari-t (video)

    Esposito e bën sefte, Inter kryen detyrën ndaj Cagliari-t (video)

    27 Shtator 2025

    22:38

    Telesport

    Inter ka fituar 0-2 në transfertë ndaj Cagliari-t, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Serie A. Zikaltrit gjetën golin që në minutën e 9-të, ku Lautaro Martinez shënoi me kokë pas krosimit të Alessandro Bastoni.
    Pjesa e parë u mbyll më shifrat 0-1. Goli i dytë i zikaltërve do të vinte në minutën e 82-të, Francesco Pio Esposito e bën sefte me Interin dhe shënon pas asistit të Federico Dimarco, të dy të futur në pjesën e dytë.
    Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Inter fiton 0-2 dhe ngjitet në vendin e pestë më 9 pikë, Cagliari mbetet në vendin e 10-të.
    SHIKOGOLAT

  • Mjafton goli i Lautaro-s, Inter e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Cagliari-t (video)

    Mjafton goli i Lautaro-s, Inter e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Cagliari-t (video)

    27 Shtator 2025

    21:32

    Telesport

    Inter është duke fituar 0-1 në transfertë ndaj Cagliari-t, në sfidën e javës së pestë në Serie A. Zikaltrit gjetën golin që në minutën e 9-të, ku Lautaro Martinez shënoi me kokë pas krosimit të Alessandro Bastoni.
    Një gol “çlirimi” për sulmuesin argjentinas pas kritikave të shumta që ka marrë kohët e fundit. Rezultati nuk ndryshon deri në fund të pjesës së parë, mbetet 0-1 për zikaltrit.
    Lojtari më i mirë dhe më i vlerësuar në fushë pas pjesës së parë për të dy ekipet është Alessandro Bastoni, me notën 8.3.
    SHIKOGOLIN

  • ZYRTARE/ Flamurtari prezanton goditjen e merkatos, sjell në Vlorë lojtarin e Cagliari-t

    ZYRTARE/ Flamurtari prezanton goditjen e merkatos, sjell në Vlorë lojtarin e Cagliari-t

    Tashmë është zyrtare. Alessandro Bolzani është përforcimi më i ri i Flamurtarit. Klubi vlonjat ka njoftuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” arritjen e marrëveshjes me Cagliari-n për transferimin e 20-vjeçarit. Një goditje për Flamurtarin në këtë merkato.
    “Flamurtari F.C. prezanton sulmuesin e ri : Alessandro Bolzan. Bolzan vjen nga Cagliari Calcio (Serie A, Itali) dhe është gati të sjellë eksperiencën, golat dhe shpirtin fitues në skuadrën kuqezi! Mirë se vjen në Flamurtari F.C , Alessandro”, ka njoftuar klubi Flamurtari./Sport Ekspres/

  • Kumbulla mund të qendrojë në Serie A, klubi që interesohet

    Kumbulla mund të qendrojë në Serie A, klubi që interesohet

    Cagliari është në bisedime me Romën për të nënshkruar me Marash Kumbullën. Ata e kishin synuar në afatet e fundit të transferimeve, por më pas nuk arritën ta ndiqnin ndërsa sipas mediave italiane kjo mund të jetë koha e duhur.

    Roma duhet ta shesë atë plotësisht, me një vit të mbetur në kontratën e tij, pasi pagoi afërsisht 26 milionë euro në verën e vitit 2021.
    Tashmë, Kumbulla vlerësohet 5 milionë euro në treg, shumë e cila Cagliari është i gatshëm ta paguajë.

    Në katër sezone, Kumbulla ka luajtur 69 ndeshje për Romën, plus dy huazime, një te Sasuolo dhe një tjetër te Espanyol.

  • Interi e bën dalje Esposito, sulmuesi i ri do të firmosë kontratë 5-vjeçare me ekipin tjetër të Serie A

    Interi e bën dalje Esposito, sulmuesi i ri do të firmosë kontratë 5-vjeçare me ekipin tjetër të Serie A

    11 Gusht 2025

    12:22

    Alfred Lleshi

    Sebastiano Esposito po kalon nga Interi te Cagliari. Sulmuesi ka kryer vizitat mjekësore në “Villa Stuart” dhe më pas do të udhëtojë drejt Sardenjës për të firmosur kontratën 5-vjeçare me klubin “rossoblù”.
    Cagliari fitoi garën ndaj Parmës, pasi vetë lojtari preferoi këtë destinacion. Marrëveshja me Interin parashikon huazim falas, me detyrim blerjeje për 4 milionë euro, plus 40% të shumës nga një shitje e ardhshme mbi këtë vlerë. Esposito do të fitojë 750 mijë euro në vit deri më 2030, me bonuse sipas paraqitjeve personale dhe të ekipit.
    Pas pjesëmarrjes në Botërorin e Klubeve me Interin në SHBA, sezonin e kaluar ai regjistroi 37 paraqitje me Empolin në kampionat dhe Kupën e Italisë, duke shënuar 10 gola dhe dhënë 2 asiste. Tani është gati për aventurën e re në Sardenjë.

  • Sherri largohet nga Cagliari, firmos me një tjetër skuadër italiane

    Sherri largohet nga Cagliari, firmos me një tjetër skuadër italiane

    Alen Sherri është portieri më i miri i Frosinones. Klubi i Serie B ka arritur akordin me 27-vjeçarin, i cili vjen pas një eksperience te skuadra e Cagliarit.

    Në Sardegna, Sherri luajti 7 ndeshje, në të cilat zhvilloi paraqitje pozitive.
    Sa i takon marrëveshjes së arritur, Sherri do të kalojë te Frosinone si huazim me të drejtë blerjeje.

    “Frosinone Calcio njofton se ka arritur një marrëveshje me Cagliari Calcio për afrimin e lojtarit Alen Sherri. Portieri i lindur në vitin 1997 vjen në formë huazimi me opsion blerjeje”, shkruan klubi.

  • Bëri super paraqitje kundër Napolit! Alen Sherri ndryshon ekip në Itali, 100 mijë euro shkojnë për kampionët e Superiores

    Bëri super paraqitje kundër Napolit! Alen Sherri ndryshon ekip në Itali, 100 mijë euro shkojnë për kampionët e Superiores

    Alen Sherri po bëhet gati të ndryshojë ambientin sportiv në Itali. Portieri shqiptar kishte fatin në dorë te Cagliari duke marrë vendin e titullarit shumë më shpejt se çfarë e kishte planifikuar. Por për shkak të një shansi të dhënë ndoshta në kohën e gabuar, kur përshtatja nuk ishte bërë ende ashtu siç duhej, Sherri u kthye në stol.
    Më pas te Cagliari mbërriti Caprile i cili nuk u zëvendësua më në asnjë moment. Mungesa e përshtatjes dhe kohës së pakët është e kuptueshme pasi Sherri bëri një kalim anormal, nga Egnatia te Cagliari në Serinë A.
    Ndërkohë sipas mediave italiane, Sherri është shumë pranë transferimit te Frosinone në Serinë B. Thuhet se ky kalim do të bëhet për 1 milionë euro dhe do të jetë një marrëveshje huazimi me të drejtë blerje. Nëse Frosinone vendos të blejë kartonin e Sherrit për 1 milionë euro, më pas 100 mijë do të shkonin në llogarinë e Egnatias që ruante 10% të vlerës së kartonit të Sherrit pas shitjes te Cagliari. /Sport Ekspres/