Tag: çadra

  • Çadra para Kryeministrisë/ Policia e çoi në prokurori, Lapaj: Nuk trembemi nga zarat e Ramës

    Çadra para Kryeministrisë/ Policia e çoi në prokurori, Lapaj: Nuk trembemi nga zarat e Ramës

    Kryetari i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka reaguar live në facebook pasi policia e Tiranës referoi në prokurori rastin e mbrëmjes së djeshme ku Lapaj dhe anëtarë të partisë së tij, kishin ngritur përpara godinës së kryeministrisë çadra kampingu për të kaluar natën.
    Lapaj thotë se ky procedim është një dekoratë në gjoks për të dhe se kjo nuk e intimidon, ndërsa bën thirrje qytetarëve për tu grumbulluar pasditen e sotme nën zyrën e Ramës për të vijuar protestën e nisur dy ditë më parë.
    “Përpara se të kthenin përgjigje për lejen e kërkuar erdhën e hoqën çadrat pa u vënë. Prap do jemi sot pasdite, po kanë letër dhe një nesër. Për turpin e madh të tyre, në një kohë që janë në akuzë se kanë vjedhur 53 mln euro në tunelin e Llogorasë, qenka problem e unë protestoj këtu.
    Paskan letër, bojë dhe kohë për të më proceduar mua penalisht se protestoj. Ajo është dekoratë në gjoksin tim q kam protestuar përballë regjimit më komik në botë. Janë dhe hajdutë dhe komik. Nuk më intimidojnë. Në 5 ftoj qytetarët tek kryeministria, shkresën e kemi dorëzuar. Ka zot kjo punë nuk ngeli ta vendosin këtu të Edi Ramës. Do trembemi ne se na procedojnë penalisht zarat e Edi Ramës. Kë paskam bllokuar unë të ma nxjerrin me emër e mbiemër”, tha ndër të tjera Lapaj.

  • “Gaza mbytet në gjak dhe shi”, mijëra palestinezë nën kërcënimin e sëmundjeve

    “Gaza mbytet në gjak dhe shi”, mijëra palestinezë nën kërcënimin e sëmundjeve

    Reshjet e dendura që goditën këtë javë Gazën kanë përkeqësuar ndjeshëm kushtet e jetesës për qindra mijëra persona që strehohen në çadra dhe banesa të përkohshme, shpesh të ekspozuara totalisht ndaj stuhive të dimrit.
    Në pjesët veriore e qendrore të Gazës, përmbytjet kanë përfshirë kampet e refugjatëve, ujërat kanë përshkuar çadrat, duke përmbytur ato pak gjëra që familjet arritën të ruanin pas zhvendosjeve të përsëritura.
    Një gazetar në kampin e refugjatëve në Jabalya e përshkruan kështu realitetin e tij:
    Çadra ime u përmbyt dhe me të u fundos gjithçka që arrita të krijoja pas zhvendosjeve. Ky është dimri i tretë radhazi, mbytemi në të ftohtë, ujë, harresë dhe mjerim.

    Agjencitë humanitare paralajmërojnë prej muajsh se dimri në Gaza do të jetë katastrofik për shkak të infrastrukturës së rrënuar përgjatë 2 viteve të fundit. Sidomos pas stuhisë së fundit, dhjetëra strehimore emergjente janë dëmtuar nëpër të gjithë enklavën.
    Gjendja në spitale, disa prej pak qendrave mjekësore që ende funksionojnë, është rënduar. Në një video të publikuar në rrjete sociale shihej uji që depërtonte në sallën e operacioneve të një spitali, duke rrezikuar sigurinë e pacientëve dhe kontrollin e sëmundjeve.
    Në jug të Gazës, në kampet e çadrave, banorët raportojnë ngritje të nivelit të ujit, mungesë batanijesh, rrobash dhe pajisjesh për ngrohje. Shumë familje thonë se po luftojnë për mbijetesë, fëmijët janë ekspozuar ndaj të ftohtit dhe uji ndodhet kudo.

    Sipas vlerësimeve të organizatave humanitare, nevojitet urgjentisht ndihmë, çadra për dimër, batanije termike, rroba fëmijësh dhe energji për ngrohje. Ndërkohë që reshjet vazhdojnë, banorët frikësohen se përmbytjet mund të përkeqësohen, sidomos në kampet me terren të ulët, ku kanalet e kullimit janë shkatërruar dhe mbeturinat nga ndërtesat e shkatërruara bllokojnë rrjedhën e ujit.
    “Gaza është duke u mbytur në gjak dhe në ujë shiu” , thotë një banor në rrjetet sociale.
    “Çadrat janë përmbytur, atmosfera është e zymtë dhe i ftohti po i vret fëmijët. Autoritetet përkatëse duhet të veprojnë menjëherë për të shpëtuar çfarë ka mbetur nga qyteti dhe për të siguruar nevojat bazë të njerëzve të prekur”, është thirrja e tij.
    Artikull i Haaretz, përshtatur në shqip

  • Përmbytjet në Sarandë, 25 persona strehohen me çadra në Çukë

    Përmbytjet në Sarandë, 25 persona strehohen me çadra në Çukë

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    SARANDË-25 persona janë strehuar në çadra në Çukë, pasi shtëpitë e tyre u përmbytën nga reshjet e ditëve të fundit.Familjet e prekura janë pajisur me ushqime dhe çadra nga Bashkia Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Rezervave të Shtetit.

    Ndihmat janë shpërndarë në terren, ndërsa ekipet vendore vijojnë monitorimin e situatës dhe ofrimin e mbështetjes për banorët e dëmtuar./ZËRI

  • Shtëpitë u përmbytën nga moti i keq, 25 persona strehohen me çadra në Çukë të Sarandës

    Shtëpitë u përmbytën nga moti i keq, 25 persona strehohen me çadra në Çukë të Sarandës

    25 persona janë strehuar në çadra në Çukë, pasi shtëpitë e tyre u përmbytën nga reshjet e ditëve të fundit.

    Familjet e prekura janë pajisur me ushqime dhe çadra nga Bashkia Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Rezervave të Shtetit.
    Ndihmat janë shpërndarë në terren, ndërsa ekipet vendore vijojnë monitorimin e situatës dhe ofrimin e mbështetjes për banorët e dëmtuar.

    Top Channel

  • VIDEOT- Përmbytjet në Çukë të Sarandës, evakuohen 25 familje, do akomodohen në çadra/ Tufa e deleve shpëtohet me zetor

    VIDEOT- Përmbytjet në Çukë të Sarandës, evakuohen 25 familje, do akomodohen në çadra/ Tufa e deleve shpëtohet me zetor

    Në Sarandë janë evakuuar 25 familje, të cilët do të akomodohen në çadra përkohësisht. Evakuimi vjen pas përmbytjeve në fshat për shkak të çarjes së argjinaturës një ditë më parë. 

    Ndërkohë, banorëve të tjerë u janë dërguar edhe ndihma pas përmbytjeve. 

    Përmbytjet/ Tufa e deleve shpëtohet me zetor në Çukë 

    Një tufë me dele që kishin mbetur të bllokuara në një stallë në fushën e Çukës në sarandë janë shpëtuar. Pavarësisht se niveli i ujit ka rënë rreth 40 cm në krahasim me dje, fusha, komplekset blegtorale, magazinat dhe impianti i përpunimit të ujërave të zeza mbeten të përmbytura. 

     

     

  • Evakuohen 25 familje në Çukë të Sarandës, do akomodohen në çadra

    Evakuohen 25 familje në Çukë të Sarandës, do akomodohen në çadra

    Kronikë E Shtunë, 22 Nëntor 2025 12:17
    Në Çukë të Sarandës janë evakuuar 25 familje, të cilët do të akomodohen në çadra përkohësisht. Evakuimi vjen pas përmbytjeve në fshat për shkak të çarjes së argjinaturës një ditë më parë.
    Ndërkohë, banorëve të tjerë u janë dërguar edhe ndihma pas përmbytjeve.

  • Himarë/ 83 plazhe publike, vendosen edhe çadra falas për pushuesit

    Himarë/ 83 plazhe publike, vendosen edhe çadra falas për pushuesit

    Në të gjithë vijën bregdetare të Himarës, nga Palasa në Kakome, ka 83 plazhe publike të lira. Në këto stacione, pushuesit kanë akses falas, në përputhje me parimet e barazisë dhe mbrojtjes së hapësirës publike.
    Për orientimin dhe informimin e qytetarëve, në çdo plazh publik janë vendosur tabela me të dhëna mbi vendndodhjen, rregullat e përdorimit dhe shërbimet përkatëse.
    Në kuadër të kësaj nisme, vetëm në plazhin e Qeparos janë vendosur rreth 90 çadra publike, ndërsa 50 të tjera janë shpërndarë në plazhet e njohura të Potamit dhe Spilesë.
    Ndërkohë që pushuesit vendas shprehen të kënaqur me mënyrën e re të organizimit të plazheve. Të vetmit që kundërshtojnë janë vendasit, që dikur vendosnin çadrat e tyre prej kashte në këto brigje.

  • 83 plazhe publike në Himarë, vendosen edhe çadra falas për pushuesit

    83 plazhe publike në Himarë, vendosen edhe çadra falas për pushuesit

    Në të gjithë vijën bregdetare të Himarës, nga Palasa në Kakome, ka 83 plazhe publike të lira. Në këto stacione, pushuesit kanë akses falas, në përputhje me parimet e barazisë dhe mbrojtjes së hapësirës publike.

    Për orientimin dhe informimin e qytetarëve, në çdo plazh publik janë vendosur tabela me të dhëna mbi vendndodhjen, rregullat e përdorimit dhe shërbimet përkatëse.
    Në kuadër të kësaj nisme, vetëm në plazhin e Qeparos janë vendosur rreth 90 çadra publike, ndërsa 50 të tjera janë shpërndarë në plazhet e njohura të Potamit dhe Spilesë.
    Ndërkohë që pushuesit vendas shprehen të kënaqur me mënyrën e re të organizimit të plazheve.
    Të vetmit që kundërshtojnë janë vendasit, që dikur vendosnin çadrat e tyre prej kashte në këto brigje.

    Top Channel

  • Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës, sekuestrohen 80 çadra dhe 160 shezlongë

    Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës, sekuestrohen 80 çadra dhe 160 shezlongë

    Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna pa lejen përkatëse nga subjekte të ndryshme, përmes vendosjes së çadrave dhe shezlongëve.
    Gjatë kontrolleve, në hapësira publike në plazhin e Valipojës, u hoqën dhe u sekuestruan gjithsej, 80 çadra dhe 160 shezlongë të vendosura në mënyrë të paligjshme nga shtetasi D. M.
    Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. M., 71 vjeç, banues në Velipojë.
    Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet gjatë sezonit veror.
     
     
    Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe subjektet që të respektojnë hapësirat publike dhe të mos ndërhyjnë në mënyrë të paligjshme në to, pasi çdo shkelje do të pasojë me masa administrative dhe penale, sipas ligjit.

  • Lirohen hapësira publike në Kepin e Rodonit, sekuestrohen 85 çadra e shezlongë, procedohet një shtetas

    Lirohen hapësira publike në Kepin e Rodonit, sekuestrohen 85 çadra e shezlongë, procedohet një shtetas

    Kontrollet intensive në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë” kanë vijuar pa ndërprerje përgjatë vijës bregdetare, me synimin për të liruar hapësirat publike të zëna në mënyrë të paligjshme.
    Gjatë inspektimeve të fundit në plazhin e Kepit të Rodonit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës konstatuan dhe sekuestruan 85 komplete me çadra dhe shezlongë, të vendosura pa leje nga një shtetas.
    Si rezultat, është referuar materiali në Prokurori dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi N. S., 59 vjeç, banues në Tiranë.
    Policia njofton se do të vijojë kontrollet në të gjithë bregdetin, me qëllim mbrojtjen e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktivitetit të subjekteve gjatë sezonit turistik.
    Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve të respektojnë hapësirat publike dhe të shmangin ndërhyrjet e paligjshme, pasi çdo shkelje do të trajtohet me masa ligjore, administrative dhe penale.