Tag: cabot

  • Pas skandalit në koncertin e Coldplay tronditet kompania Astronomer, CEO jep dorëheqjen, çfarë ndodhi me drejtoreshën

    Pas skandalit në koncertin e Coldplay tronditet kompania Astronomer, CEO jep dorëheqjen, çfarë ndodhi me drejtoreshën

    Pavarësisht polemikave që çuan në dorëheqjen e CEO-së së kompanisë Astronomer, drejtoresha e Burimeve Njerëzore, Kristin Cabot, do të vijojë të mbajë pozicionin e saj në kompani. Ngjarja që ndezi debatet ndodhi gjatë një koncerti të grupit Coldplay në Boston, ku kamerat e “Kiss Cam” kapën Cabot dhe CEO-n e atëhershëm, Andy Byron, në një përqafim që u interpretua si më shumë se miqësor.

    Videoja u përhap me shpejtësi në rrjet, duke nxitur spekulime për një marrëdhënie personale mes tyre – në një kohë kur thuhet se të dy janë të martuar. Reagimi publik dhe presioni i brendshëm çuan në dorëheqjen e Byron gjatë fundjavës. Ndërkohë, faqja zyrtare e Astronomer e paraqet ende Cabot si drejtore të burimeve njerëzore, çka sinjalizon se ajo do të vijojë në detyrë.
    Drejtimin e kompanisë e ka marrë tashmë Pete DeJoy, i cili në një deklaratë zyrtare me titull “Të ecësh përpara në Astronomer”, theksoi nevojën për të rikthyer fokusin tek misioni dhe puna e kompanisë. Ai u shpreh:

    “Ngjarjet e ditëve të fundit kanë marrë një nivel vëmendjeje nga shtypi që pak kompani, e lëre më startup-et në cepin e vogël të botës së të dhënave dhe inteligjencës artificiale ku ndodhemi ne, e kanë përballuar ndonjëherë.”
    Për momentin, as Cabot dhe as Byron nuk kanë komentuar publikisht mbi natyrën e marrëdhënies së tyre. Gjatë incidentit në koncert, madje edhe këngëtari Chris Martin i Coldplay u përfshi me një koment nga skena, duke thënë me humor se “ose janë në një lidhje, ose janë shumë të turpshëm”.
    Qëndrimi i Cabot në kompani, teksa CEO u largua, ka ngritur diskutime për etikën në vendin e punës dhe standardet e dyfishta në rastet kur përfshihen figura të nivelit të lartë. Megjithatë, Astronomer, një startup që operon në fushën e të dhënave dhe inteligjencës artificiale, synon të lërë pas këtë incident dhe të përqendrohet sërish te inovacioni dhe zhvillimi teknologjik.
    /vizionplus.tv

  • E tradhtoi me shefin, Kristin Cabot është bashkëshortja e trashëgimtarit miliarder në Amerikë

    E tradhtoi me shefin, Kristin Cabot është bashkëshortja e trashëgimtarit miliarder në Amerikë

    Një moment i shkurtër dhe i sikletshëm gjatë një koncerti të Coldplay në Foxborough, Massachusetts, është shndërruar në një skandal që përfshin liderët e industrisë së teknologjisë, pasurinë gjenerative dhe kufijtë e paqartë personal-profesional.

    Në qendër të polemikave janë Kristin Cabot, drejtuese e burimeve njerëzore në firmën teknologjike Astronomer, dhe shefi i saj i atëhershëm, CEO Andy Byron.
    Gjithçka ndodhi kur kamera e famshme e puthjeve (“kiss cam”) i kapi të dy në një përqafim të afërt, ndonëse të martuar me persona të tjerë. Përpjekjet e tyre për t’u fshehur ishin të kota, pasi videoja u bë virale brenda pak orësh dhe shpërtheu polemika në rrjet.

    Sipas mediave amerikane, Kristin është aktualisht e martuar me Andrew Cabot, trashëgimtar i gjeneratës së gjashtë të kompanisë së famshme të rumit Privateer Rum dhe pjesëtar i njërës prej familjeve më të pasura dhe aristokrate të Bostonit. Familja Cabot, e njohur si pjesë e elitës historike “Boston Brahmin”, ka luajtur një rol vendimtar në jetën ekonomike dhe shoqërore të New England për më shumë se 10 breza. Në fakt, kaq elitare është kjo familje, saqë sipas një thënieje të famshme lokale: “Lowell-ët flasin vetëm me Cabot-ët, dhe Cabot-ët flasin vetëm me Zotin.”

    Pasuria e familjes, e cila nisi që në shekullin XVIII me tregtinë e rumit, është trashëguar brez pas brezi dhe, sipas një artikulli të New York Times të vitit 1972, ishte vlerësuar në 200 milionë dollarë – shifër që sot kap vlerën e rreth 15,4 miliardë dollarëve. Megjithëse e errësuar nga akuza për përfshirje në tregtinë e skllevërve dhe të opiumit në shekujt e kaluar, familja Cabot është njohur gjithashtu për kontributet e mëdha filantropike ndaj universiteteve si Harvard, MIT dhe Norwich.
    Nuk dihet me saktësi kur Kristin dhe Andrew Cabot u martuan, por sipas New York Post, është martesa e dytë për të dy. Divorci i parë i Kristin është finalizuar në vitin 2022. Në profilin e saj tashmë të fshirë në LinkedIn, ajo shënohej si anëtare e bordit këshillues të kompanisë Privateer Rum që nga viti 2020.
    Çifti ka blerë së fundmi një rezidencë luksoze me vlerë 2.2 milionë dollarë në bregdetin e New Hampshire – por tani, pas skandalit të fundit, mbetet për t’u parë se si do të evoluojë situata për çiftin që është bërë titull kryesor në mediat amerikane.
    /vizionplus.tv
     

  • CEO i Astronomer, Andy Byron, jep zyrtarisht dorëheqjen pas skandalit në koncertin e “ColdPlay”

    CEO i Astronomer, Andy Byron, jep zyrtarisht dorëheqjen pas skandalit në koncertin e “ColdPlay”

    Andy Byron ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga posti i CEO-s në kompaninë e inteligjencës artificiale Astronomer, pasi u kap në ekranin gjigand të një koncerti të Coldplay, duke u përqafuar me drejtuesen e burimeve njerëzore të kompanisë, Kristin Cabot.
    Ky moment, i cili u bë viral në rrjete sociale, shkaktoi shumë zhurmë në internet dhe çoi përfundimisht në largimin e tij.
    Në një deklaratë zyrtare, kompania Astronomer tha se drejtuesit e saj priten të përmbushin standardet më të larta të sjelljes dhe përgjegjshmërisë, standarde që, sipas tyre, Byron nuk i përmbushi. Bordi konfirmoi se dorëheqja e tij është pranuar vetëm pak ditë pas incidentit.
    Përqafimi midis Byron dhe Cabot u përhap me shpejtësi në internet, duke nxitur spekulime dhe kritika të shumta. Edhe pse as Byron dhe as Cabot nuk kanë komentuar publikisht, Astronomer theksoi përkushtimin e saj për të ruajtur vlerat dhe kulturën e brendshme të punës, në dritën e këtij skandali.

  • Publikoi videon e tradhtisë që u bë virale në gjithë botën, vajza: S’doja të shkaktoja dramë, por…

    Publikoi videon e tradhtisë që u bë virale në gjithë botën, vajza: S’doja të shkaktoja dramë, por…

    Kur shkon në një koncert të Coldplay për emocione, por del me martesë të shkatërruar, vendin e punës bosh dhe emrin tënd si hashtag në çdo meme të internetit, mirë se erdhe në sagën më të nxehtë të kësaj vere.
    Nëse s’e dini ende, ngjarja ndodhi në koncertin e Coldplay më 16 korrik në Boston, ku CEO i kompanisë amerikane të teknologjisë “Astronomer”, Andy Byron, mendoi se do kalonte një natë të qetë, me pak muzikë live dhe përqafime private.
    Por ndodhi ajo që s’ishte parashikuar, ai u kap nga kamera e famshme Kiss Cam duke përqafuar Kristin Cabot, jo gruan e tij, por shefen e Burimeve Njerëzore të kompanisë.
    Videoja u bë virale në TikTok, falë një vajze të quajtur Grace, që me një caption të thjeshtë “E dini ku është burri juaj?”, krijoi dramën e momentit. Pas bujës, Grace bëri një video live dhe tha me sinqeritet “S’doja të shkaktoja dramë, por kur luan lojëra idiote, fiton çmime idiote”.
    Menjëherë pas zhurmës, kompania Astronomer vendosi që të dy, Byron dhe Cabot, të pushohen përkohësisht nga puna, ndërsa filluan një hetim të brendshëm për të zbuluar nëse “romanca nën dritën e yjeve” kishte pasur ndonjë ndikim në politikat e kompanisë.
    CEO i përkohshëm, Pete DeJoy (bashkëthemelues i Astronomer), u vendos në krye ndërkohë që bordi po shqyrton çdo email, bonuse, promovime dhe “takime jashtë orarit” për të kuptuar nëse kjo ishte një romancë e sinqertë apo një histori përfitimesh në të gjitha kuptimet.
    Ndërkohë, interneti gëlon. Memet s’kanë të ndalur.
    Në anën tjetër, Kristin Cabot, e martuar gjithashtu me një CEO (i një kompanie rumi, që ironikisht quhet “Privateer”), thuhet se është në proces divorci.
    Dhe në gjithë këtë histori, vetë Andy Byron s’ka folur ende.
    Ndërkohë në zyrat e Astronomer, e cila ka mbi 700 klientë globalë, përfshirë Adobe, EA dhe Marriott, nuk ka ende ndonjë njoftim për kthimin e CEO-së në detyrë. Dhe me këtë tempo, më lehtë të rikonsiderohet Plutoni planet sesa të kthehet Andy në zyrë.

  • ‘ColdplayGate’/ CEO dhe drejtoresha e burimeve njerëzore pezullohen nga detyra

    ‘ColdplayGate’/ CEO dhe drejtoresha e burimeve njerëzore pezullohen nga detyra

    Një skenë intime e kapur nga kamera e famshme “Kiss Cam” gjatë koncertit të Coldplay në Gillette Stadium të Foxborough, Massachusetts, ka bërë që dy drejtues të lartë të kompanisë së teknologjisë Astronomer të përballen me pasojat.
    CEO i kompanisë, Andy Byron, dhe drejtoresha e re e burimeve njerëzore, Kristin Cabot, janë pezulluar nga detyra, pasi videoja e tyre në një përqafim të ngrohtë, pavarësisht se të dy janë të martuar me partnerë të tjerë, u bë virale në rrjetet sociale, raporton La Repubblica.
    Rasti, i quajtur tashmë nga interneti “ColdplayGate”, është kthyer në një bisedë të madhe publike, duke marrë vëmendje të jashtëzakonshme në platformat sociale si ‘X’, ku qarkullojnë edhe disa versione të ndryshme të një kërkese ndjese të supozuar nga Byron. Sipas vetë rrjetit ‘X’ dhe kompanisë Astronomer, disa prej këtyre postimeve janë të rreme, duke përfshirë edhe një llogari të sajuar të kompanisë.
    Situata ka marrë përmasa edhe më të mëdha për faktin se vetë Andy Byron, vetëm disa muaj më parë, kishte shpallur me entuziazëm emërimin e Kristin Cabot në rolin e saj të ri. Në atë kohë, ai e kishte vlerësuar si “personin perfekt për pozicionin” dhe kishte theksuar “udhëheqjen e jashtëzakonshme dhe ekspertizën e saj në menaxhimin e talenteve dhe përfshirjen e punonjësve”.
    Nga ana e saj, Cabot kishte deklaruar publikisht se ndihej e frymëzuar nga bisedat me Byron dhe ekipin drejtues të Astronomer mbi mundësitë për të kontribuar në rritjen e kompanisë.
    Por videot nga koncerti i Coldplay kanë nxjerrë në pah një anë tjetër të marrëdhënies mes tyre. Teksa u shfaqën në ekranin gjigant të stadiumit, të dy u përpoqën të fshehnin fytyrat, ndërsa publiku reagoi. Edhe këngëtari i Coldplay, Chris Martin, e komentoi momentin me humor: Çfarë? Apo janë shumë të dashuruar, ose janë thjesht shumë të turpshëm….
    Ngjarja ka hapur një debat mbi kufirin mes jetës private dhe asaj publike, por edhe mbi etikën e drejtuesve të kompanive në marrëdhëniet profesionale. Për momentin, të dy janë pezulluar në pritje të një hetimi të brendshëm nga kompania Astronomer.

  • Lidhja e ndaluar që tronditi rrjetin: Vëmendja te kolegia që ishte pranë çiftit në momentin e skandalit

    Lidhja e ndaluar që tronditi rrjetin: Vëmendja te kolegia që ishte pranë çiftit në momentin e skandalit

    Skandali i lidhjes jashtëmartesore të zbuluar gjatë një koncerti të Coldplay vazhdon të bëjë bujë, por këtë herë në fokus nuk janë vetëm dy protagonistët e aferës — Andy Byron dhe Kristin Cabot — por edhe një figurë tjetër që qëndronte pranë tyre në atë moment viral: Alyssa Stoddard.
    Në pamjet e regjistruara nga “kamera e puthjes”, shfaqet përqafimi intim mes Byron dhe Cabot, ndërsa përkrah tyre shihet Alyssa me një buzëqeshje të ngrirë dhe të sikletshme, e cila dukshëm përpiqet të ruajë qetësinë në një situatë të ngarkuar emocionalisht.
    Alyssa nuk ishte thjesht një e pranishme rastësore. Ajo është pjesë e stafit të burimeve njerëzore në kompaninë Astronomer dhe ka mbajtur rolin e drejtoreshës së lartë të HR që nga janari 2025. Por rritja e saj në karrierë është bërë edhe më e dukshme kohët e fundit: vetëm pak ditë më parë ajo është emëruar si zëvendëspresidente e burimeve njerëzore — një pozicion që e vendos pikërisht nën varësinë e Kristin Cabot, protagonistes së skandalit.
    Ky fakt ka ndezur edhe më shumë reagimet në rrjetet sociale, ku shumë e akuzojnë Alyssa se ka qenë në dijeni të aferës dhe e ka mbuluar atë me heshtjen e saj.
    “E promovuar nga vetë Kristin, ndërkohë që ishte aty kur ndodhte gjithçka. Ironike, apo e planifikuar?” – shkruan një komentues. Të tjerë theksojnë se e vetmja që s’kishte dijeni për gjithçka ishte bashkëshortja e Byron, e cila menjëherë pas videos ka hequr mbiemrin e tij nga rrjetet sociale.
    Ndërsa skandali vazhdon të përhapet, pyetjet shtohen: Kush e dinte çfarë dhe prej kur? Dhe sa e vështirë është të ndash jetën profesionale nga ajo personale, kur të dyja përplasen publikisht para mijëra njerëzve?

  • Kush është Andy Byron? Skandali i tradhtisë së CEO-së së Astronomer me shefen e HR që shpërtheu në rrjetet sociale

    Kush është Andy Byron? Skandali i tradhtisë së CEO-së së Astronomer me shefen e HR që shpërtheu në rrjetet sociale

    CEO i kompanisë teknologjike Astronomer, Andy Byron, është përfshirë në një skandal që ka shpërthyer në rrjetet sociale pas një videoje virale nga koncerti i Coldplay në Boston, ku shihet në një moment të afërt romantik me kolegen e tij, Kristin Cabot, e cila është drejtore e burimeve njerëzore në të njëjtën kompani.
    Ngjarja ndodhi gjatë një koncerti në stadiumin Gillette, kur kamerat e “Kiss Cam”-it të eventit fokusuan një çift në audiencë- të cilët më pas u identifikuan si Byron dhe Cabot. Në video shihet qartë që Byron e kishte dorën rreth Kristinës dhe që të dy përpiqen të fshihen menjëherë sapo kuptojnë që janë në ekran. Ai u fsheh pas barrierave, ndërsa ajo e mbuloi fytyrën me duar.

    Gjatë momentit, vokalisti i Coldplay, Chris Martin, duke mos e ditur çfarë do të shkaktonte, tha me humor:
    “Oh çfarë… ose janë në një lidhje, ose janë shumë të turpshëm.”
    Kjo fjali ndezi rrjetet dhe shpejt u bë temë e ditës në mediat amerikane.
    Çfarë dihet për Andy Byron?
    Andy Byron është CEO i Astronomer që nga korriku 2023. Më parë ka qenë President dhe më pas këshilltar i kompanisë Lacework, si dhe ka mbajtur role drejtuese në kompani si Cybereason, Fuze, Vericenter dhe BMC Software.
    Ai jeton në Northborough, Massachusetts, me bashkëshorten e tij Megan Kerrigan Byron, me të cilën ka dy fëmijë. Martesa e tyre, sipas burimeve publike, ka qenë e qëndrueshme, derisa kjo video ngjalli spekulime për një lidhje jashtëmartesore me Kristin Cabot.
    Çfarë është Astronomer?
    Astronomer është një startup teknologjik që merret me infrastrukturë të të dhënave dhe i ndihmon ekipet e zhvillimit të ndërtojnë analiza, AI dhe aplikacione kritike për misionin e tyre. Kompania mori statusin “unicorn” në vitin 2022, kur kaloi vlerën 1 miliard dollarë, dhe aktualisht vlerësohet në 1.3 miliardë. Kohët e fundit ka zhvendosur selinë e saj në New York City.

  • VIDEO/ 60 mijë “dëshmitarë” të tradhëtisë live! CEO i njohur kapet mat me kolegen e tij, ia mbath me vrap…

    VIDEO/ 60 mijë “dëshmitarë” të tradhëtisë live! CEO i njohur kapet mat me kolegen e tij, ia mbath me vrap…

    Pamjet: CEO dhe kolegia e tij

    SHBA- Ajo që filloi si një moment argëtues gjatë koncertit të Coldplay në stadiumin Gillette u shndërrua në një skandal viral kur kamera famëkeqe e grupit muzikor “kiss cam” (kamera e puthjes) ra mbi dy drejtues të profilit të lartë: Andy Byron, CEO i firmës teknologjike Astronomer me vlerë 1.3 miliardë dollarë, dhe drejtueses së tij të burimeve njerëzore, Kristin Cabot.
    Çfarë ndodhi në koncert?
    Videoja virale tregon Byron dhe Cabot në atë që dukej të ishte një përqafim romantik, pak çaste para se të kuptonin që u panë nga 60,000 pjesëmarrës dhe miliona online. Drejtori ekzekutiv i Astronomer, Byron, u përkul dhe Cabot u kthye nga ana tjetër, ndërsa vokalisti i Coldplay, Chris Martin, me shaka tha: “Ose kanë një aferë, ose janë shumë të turpshëm” – një koment që vetëm sa i hodhi benzinë zjarrit.
    Sipas LinkedIn-it të tij, Byron është CEO i kompanisë së zhvillimit të softuerëve Astronomer, që vlerësohet të ketë një vlerë mbi 1.3 miliardë dollarë, që nga korriku 2023.
    Ndërkohë, Kristin Cabot, e njohur gjithashtu me mbiemrin Thornby në LinkedIn, ka qenë drejtoreshë e burimeve njerëzore në kompani për nëntë muaj. Në profilin e saj profesional, ajo thekson se “fitoj besimin e punonjësve në të gjitha nivelet, nga CEO-t deri te menaxherët dhe asistentët.”
    Në nëntor, kur u emërua në detyrë, Byron publikoi një koment shumë entuziast ku lavdëronte “lidershipin e saj të jashtëzakonshëm dhe ekspertizën e thellë në menaxhimin e talenteve.”
    “Ajo është një lidere e provuar në kompani në faza rritjeje dhe pasioni i saj për të krijuar mjedise të larmishme dhe bashkëpunuese e bën një ideale për këtë post në Astronomer.”
    Pamjet nga koncerti i mbrëmjes së së mërkurës janë bërë virale në rrjete sociale, duke u shpërndarë me mijëra herë në X dhe TikTok.

    Qindra përdorues kanë akuzuar Byron për tradhti bashkëshortore dhe kanë shprehur mbështetje për bashkëshorten e tij. Komente si: “Më vjen keq për gruan, por mirë që dolën zbuluar dhe u turpëruan.” “Janë të dy tmerrësisht idiotë! Pse do shkoje në koncert nëse po tradhton?”
    Deri më tani, as Byron dhe as Cabot nuk kanë reaguar publikisht ndaj këtyre akuzave./ZËRI/