Ju ftojmë ta dëgjoni të kënduar nga Riza Bytyqi këngën “Të desha me hakikat“
Të deshta me hakikatTë çmova mikesh të shtrejtë. Mir’po paskem qenë pa fat, e amanMa punove pa të drejtë.
Me gjithë zemër unë të deshaSi njeri me mirësi.Disa herë unë të buz’qesha amanMe mallin e djalit t’ri.
Një kujtim që ma ke dhanë-ePo e ru’j me dashuni.Do ta kujtosh fukaranë, e amanMegjithë se m’ke marrë mëni.
Nuk e di se t’kam bezdisëUnë të pata me kimet.Qofsh e lumtun ti moj mike, amanPër mu’ si të jetë kismet.
ObserverKult
Kliko edhe:
RIZA BYTYQI: VINË VAPORAT, MOJ NANË, BREGUT DETIT… (TEKSTI DHE KËNGA)
Lexo edhe:
HISTORIA INTERESANTE, JA SI U KRIJUA KËNGA E FAMSHME “LULET E MAJIT”
Ndër vite kjo këngë është kënduar në Shkodër, Korçë dhe Gjakovë, e madje ka patur dilema për origjinën e saj. Por, në të vërtetë kënga e ka një autor dhe ky është kompozitori Pjerin Ashiku.
Dikur, luhej në mbrëmjet e vallëzimit që organizoheshin në gjimnaz, në lulishtet popullore ndërsa gjatë verës çiftet pinin birrë, në dasmat tradicionale që gjithmonë gjenin një hapësirë që kabanë me klarinetë ta ndërprisnin dhe të fusnin “Lulet e majit”, ajo luhej gjithmonë dhe këndohej nën buzë, si një premtim për dashuri dhe besnikëri të përjetshme.
Njerëzit ‘shkriheshin’ nën tingujt e kësaj muzike të embël, akujt e zemrës shkrimin dhe gjithçka bëhej më romantike dhe nostalgjike njëkohësisht. Nuk e teprojmë nëse themi se kjo këngë magjike u bë hymn i dashurive të asaj kohe.
Ajo kishte marrë zemrat e të gjithëve dhe sidomos të shkodranëve. Po cila është historia e saj?
Ku lindi ajo dhe si u përhap me aq shpejtësi në të gjithë vendin?
Kënga lindi në Pijacën e Shkodrës, shëtitoren që përbën krenarinë e këtij qyteti, tempull i qytetarëve të saj, të cilët ndërtuan fatet e tyre në Pijacën e famshme.
Tekstin e plotë e gjeni KËTU








