Tag: byrosë

  • Kush është Joni Keta, drejtuesi i ri i “FBI-së shqiptare”

    Kush është Joni Keta, drejtuesi i ri i “FBI-së shqiptare”

    Joni Keta është zgjedhur këtë të martë, më 9 dhjetor, si kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), e njohur ndryshe si “FBI-ja shqiptare” e Shqipërisë. Siç bëri me dije drejtuesja e KLP-së Mirela Bogdani, Keta do të drejtojë institucionin për një mandat pesëvjeçar, pa të drejtë rikandidimi, pas marrjes së 11 votave pro dhe asnjë kundër në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).
    Mbledhja e sotme u zhvillua me diskutime mes anëtarëve të KLP-së mbi mënyrën se si duhej të procedohej. Një pjesë e tyre kërkonte që të lexohej relacioni i plotë i Komisionit të Posaçëm që u ngrit në SPAK për të zgjedhur kreun e ri të BKH-së, ndërsa pjesa tjetër mendote se mjafton leximi vetëm i përmbledhjes.
    Por për një gjë nuk pati debate, se kush duhet të drejtojë BKH-në.
    Keta shërbente më parë si zëvendësdrejtor i BKH-së dhe mori drejtimin e Byrosë që nga shtatori, pas përfundimit të mandatit të Aida Hajnajt. Ai u përzgjedh si drejtuesi më i përshtatshëm pas një procesi rigoroz vlerësimi të kandidatëve, që përfshinte testime fizike, logjike dhe verifikimin e pasurisë. Në garë për drejtimin e BKH-së ishin gjithsej 7 kandidatë, përfshirë prokurorë dhe zyrtarë të lartë të policisë.
    BKH-ja është institucioni që mbështet Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në hetimet e veprave penale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Oficerët e saj specialë garantojnë zbatimin e ligjit dhe zhvillojnë hetime cilësore për parandalimin, zbulimin dhe goditjen e këtyre veprave.
    Joni Keta është ndër oficerët e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe ka pasur një karrierë të gjatë në policinë gjyqësore, duke filluar nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda. Në vitin 2024, ai u zgjodh si zëvendësdrejtues i BKH-së dhe njëkohësisht drejtues i komanduar deri në marrjen e detyrës si drejtues i plotë.
    Ai është djali i prokurorit Hysen Keta, ish-drejtues i Prokurorisë së Përmetit, dhe i profesoreshës Majlinda Keta, lektore në Departamentin e Filozofisë në Universitetin e Tiranës.
    Vendimi i KLP-së u monitorua nga afër edhe nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe Bashkimit Europian, duke vënë në dukje rëndësinë e rolit të BKH-së në sistemin e drejtësisë shqiptare.

  • Joni Keta në krye të “FBI”-së shqiptare, KLP e voton në mënyrë unanime

    Joni Keta në krye të “FBI”-së shqiptare, KLP e voton në mënyrë unanime

    joni keta

    TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka votuar me 11 vota pro, emrin e Joni Ketës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Vendimi u mor në mënyrë unanime, pas leximit të relacionit të SPAK, që përzgjidhte Ketën si kandidatin e duhur, mes 6 të tjerëve në garë.  
    Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të prokurorisë ishin të pranishëm dhe përfaqësues të ambasadës amerikani, si dhe vendeve të BE. Disa ditë më vonë, KLP do të jetë përballë një tjetër zgjedhje të vështirë, atë për kreun e ri të SPAK, që do të zëvendësojë në krye të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumanin.
    Mandati i Ketës në krye të BKH-së do të jetë 5-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi.

    Joni Keta u përzgjodh nga SPAK mes një liste prej shtatë kandidatësh, ku përfshiheshin edhe Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano. Aktualisht, Keta mban postin e zv. Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Emri i tij u porpozua nga treshja Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra. 
    Kush është Joni Keta
    Joni Keta është aktualisht zv. Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ai ka shërbyer si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda ndërsa pas shkrirjes së kësaj prokurorie dhe marrjen e kompetencave nga Prokuroria e Posaçme, e njohur si SPAK, Joni Keta u përfshi në radhët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ai është djali i prokurorit Hysen Keta dhe i profesoreshës së njohur Majlinda Keta, Nga ana e babait, Joni Keta është dhe nipi i Myslym Ketës, i cili për kontributin e tij të shquar në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare është nderuar me titullin “Hero i Popullit”./ZËRI

  • Përfundon mbledhja e KLP, Joni Keta zgjidhet drejtuesi i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit

    Përfundon mbledhja e KLP, Joni Keta zgjidhet drejtuesi i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh sot për të shqyrtuar dhe votuar kandidaturën për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Kandidati i propozuar për postin e drejtorit është Joni Keta, ish zv.drejtor i BKH-së, u zgjodh në krye të “FBI”-së shqiptare me 11 vota pro dhe asnjë kundër.
    Keta do të ketë një mandat 5-vjeçar nën drejtimin e BKH duke pasuar postin e Aida Hajnajt, si edhe ka mundësinë e rizgjedhjes pas përfundimit të mandatit.
    Procesi i përzgjedhjes ka zgjatur disa muaj dhe në garë ishin gjithsej 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë të policisë dhe prokurorë. BKH, e njohur ndryshe si “FBI-ja shqiptare”, u drejtuar gjatë mandatit të parë nga Aida Hajnaj.
    Procesi i përzgjedhjes u monitorua nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së dhe të Bashkimit Europian, të pranishëm edhe gjatë votimit të sotëm.
    Gjatë garës, Joni Keta u përball me kandidatët Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano.
    Me zgjedhjen e tij, struktura e BKH-së nis fazën e dytë të funksionimit, me synimin për të rritur kapacitetet e hetimit dhe mbështetjes ndaj SPAK në çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

  • Emërohet drejtuesi i ri Byrosë Kombëtare të Hetimit

    Emërohet drejtuesi i ri Byrosë Kombëtare të Hetimit

    KLP ka vendosur emërimin e Joni Ketës në detyrën e drejtuesit të BKH. Mandati do të jetë 5 vjeçar. Njoftohet për vendimin SPAK, Drejtoria e Policisë së Shtetit dhe Zoti Keta. Me 11 vota pro dhe asnjë kundër është miratuar emërimi i zotit Keta në krye të BKH-së.

  • Me 11 vota pro, KLP zgjedh Joni Ketën për kreun e BKH. Të pranishëm edhe përfaqësuesit e SHBA dhe BE

    Me 11 vota pro, KLP zgjedh Joni Ketën për kreun e BKH. Të pranishëm edhe përfaqësuesit e SHBA dhe BE

    Joni Keta është zgjedhur sot kreu i i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Me 11 vota pro, anëtarë të KLP votuan kandidatin e propozuar nga Prokuroria e Posaçme, (SPAK). Joni Keta do të ketë një mandat 5-vjeçar nën drejtimin e ‘FBI-së shqiptare’.
    Keta mbante postin e zv.drejtorit të Byrosë dhe u propozua si drejtues në finale të një procesi që zgjati disa muaj. Në garë për drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime ishin 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë policie, edhe prokurorë.
    Më herët në këtë detyrë ishte Aida Hajnaj.
    Ky proces u monitorua nga afër nga partnerët ndërkombëtarë, përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe ata të BE-së.

  • Sot zgjidhet kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit

    Sot zgjidhet kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit

    Këshilli i Lartë i Prokurorëve mblidhet këtë të martë për emërimin e dretuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
    Porkuroria e Posaçme ka propozuar për këtë detyrë Joni Ketën.
    Bazuar në dokument, mbledhja e sotme do të mbahet në orën 11:00 dhe do të zgjasë rreth 90 minuta.
    Dokumenti-Informacion mbi mbledhjen:
    Dita/Data: E Martë, 09.12.2025
    Ora: 11.00
    Kohëzgjatja: -90 minuta
    Kuorumi i nevojshëm: 7 anëtarë
    Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT. Media është e ftuar të jetë e pranishme.
    Rendi i ditës:
    Miratimi i Procesverbaleve të mbledhjeve plenare të datave 13.11.2025, 14.11.2025 dhe 18.11.2025;
    Diskutimi/miratimi i projektvendimit: “Për emërimin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”
    Diskutimi/miratimi i projektvendimeve: “Për transferimin e përkohshëm me pëlqim të prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan”

  • KLP mblidhet sot, zyrtarizohet kreu i ri i BKH

    KLP mblidhet sot, zyrtarizohet kreu i ri i BKH

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) mblidhet sot, në orën 11:00, për të zhvilluar votimin final për emërimin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Komisioni i ngritur nga SPAK propozoi më 26 nëntor Joni Ketën për këtë pozicion për një mandat 5-vjeçar.
    Komisioni i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra arriti në përfundimin se Joni Keta i plotësonte të gjitha kriteret për drejtimin e institucionit, duke u vlerësuar si më i përshtatshmi ndër gjashtë kandidatët që kishin kaluar të gjitha fazat e përzgjedhjes.Joni Keta, 37 vjeç, ka mbajtur më parë detyra drejtuese brenda BKH-së dhe aktualisht ushtron funksionin e kreut të komanduar të këtij institucioni.
    Me votimin e sotëm, KLP pritet të finalizojë procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri të BKH-së, një pozicion kyç për hetimet proaktive dhe veprimtarinë operacionale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    Në garë për drejtimin e Byrosë ishin shtatë kandidatë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.
    BKH ka qenë pa drejtues prej 31 gushtit, kur përfundoi mandati 5-vjeçar i Aida Hajnajt. Vakanca u zgjat për shkak të vonesave në procesin e verifikimit, si pasojë e pritjes së dokumentacionit nga institucionet e ndryshme shtetërore dhe ndërkombëtare.

  • KLP sot jep verdiktin, a do të zgjidhet Joni Keta si kreu i ri i BKH-së?

    KLP sot jep verdiktin, a do të zgjidhet Joni Keta si kreu i ri i BKH-së?

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) mblidhet këtë të martë, më 9 dhjetor, në orën 11:00 për të zhvilluar votimin final mbi emërimin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të SPAK-ut, i cili para gati 2 javësh propozoi Joni Ketën për një mandat 5-vjeçar në krye të institucionit. KLP do të votojë nëse do të pranojë ose jo propozimin e SPAK-ut për emërimin e Joni Ketës.
    Më 26 nëntor, Komisioni i posaçëm i ngritur nga Prokuroria e Posaçme, i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra, arriti në përfundimin se Joni Keta plotësonte të gjitha kriteret profesionale dhe integritetit për drejtimin e BKH-së, duke e vlerësuar si kandidatin më të përshtatshëm mes gjashtë aplikantëve që kaluan të gjitha fazat e përzgjedhjes. Propozimi i SPAK-ut u bë publik në prani të përfaqësuesve të ICITAP-it dhe Bashkimit Europian, pas përfundimit të një procesi vettingu dhe verifikimi të pastërtisë së figurës për të gjithë kandidatët.
    Në garë për drejtimin e Byrosë ishin shtatë kandidatë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.
    BKH ka qenë pa drejtues prej 31 gushtit, kur përfundoi mandati 5-vjeçar i Aida Hajnajt. Vakanca u zgjat për shkak të vonesave në procesin e verifikimit, si pasojë e pritjes së dokumentacionit nga institucionet e ndryshme shtetërore dhe ndërkombëtare.
    Ndërkohë, më 11 dhjetor 2025, KLP do të zhvillojë intervistat dhe vlerësimin e katër kandidatëve për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Kandidatët në garë janë Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho, të cilët do të paraqesin platformat e tyre për drejtimin e institucionit.

  • SPAK i hap rrugën Jon Ketas për postin drejtuesit të BKH, vendimi pritet nesër

    SPAK i hap rrugën Jon Ketas për postin drejtuesit të BKH, vendimi pritet nesër

    Të martën me 9 dhjetor Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë Joni Ketën në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Keta, që aktualisht mban postin e zëvendës drejtorit të Byrosë, u propozua si drejtues në finale të një procesi që zgjati disa muaj.

    Në garë për drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime ishin 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë policie, por edhe prokuror.

    Në mandatin e parë 5-vjeçar struktura e pagëzuar si FBI-ja shqiptare u drejtua nga Aida Hajnaj.
    gijotina.com/

  • Joni Keta u propozua nga SPAK si kreu i “FBI-së shqiptare”/ Votohet nesër nga KLP drejtuesi i BKH

    Joni Keta u propozua nga SPAK si kreu i “FBI-së shqiptare”/ Votohet nesër nga KLP drejtuesi i BKH

    Të martën me 9 dhjetor Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë Joni Ketën në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Keta, që aktualisht mban postin e zëvendës drejtorit të Byrosë, u propozua si drejtues në finale të një procesi që zgjati disa muaj. 
    Në garë për drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime ishin 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë policie, por edhe prokuror. 
    Në mandatin e parë 5-vjeçar struktura e pagëzuar si FBI-ja shqiptare u drejtua nga Aida Hajnaj.