Tag: bylykbashi

  • Bylykbashi: Gjysma e qeverisjes publike me koncesion

    Bylykbashi: Gjysma e qeverisjes publike me koncesion

    Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ngriti shqetësimin në lidhje me numrin e lartë të koncesioneve me partneritet publik-privat. Ai tha se paraja e shqiptarëve mund të zhduket e përvetësohet në mënyrë kriminale, jo thjesht korruptive. Bykykbashi theksoi se qeveria ka kthyer shtetin në një skemë gjigante korrupsioni dhe koncesionesh. Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi përmendi disa nga shërbimet publike që kryhen përmes kompanive private.
    “Nuk ka njeri që nuk bie dakord që minimumi i korrupsionit është 20 deri në 30%. Bëni llogarinë e buxhetit të shtetit, merrni vetëm investimet, aplikojeni këtë 30% dhe kuptoni se po flasim për qindra miliona euro korrupsion në vit. Vetëm sa është hapur kutia e Pandorës me emrin Balluku. E dyta është shprindërimi. Prindërit po largojnë fëmijët e tyre.

    I largojnë për të studiuar se këtu nuk kanë shpresë, i largojnë për të punuar se këtu nuk kanë punë. Prindërit nuk janë më prindër se i kanë larg fëmijët e tyre. Kjo nuk është histori opozitash, edhe votuesit tuaj i kanë fëmijët jashtë, larg. E treta ishte privatizimi i shtetit dhe shtetëzimi i privatit. Urdhër 257 i nëntorit 2014, urdhri i kryeministrit, për dhënien me koncesion të punëve dhe shërbimeve publike. Ministritë kanë detyrimin ta zbatojnë këtë urdhër. Nëntë ministri të përfshira, praktikisht gjithë shteti. Koncesion ose PPP për gjysmën apo më shumë të qeverisjes publike”, vuri në dukje Bylykbashi.

    Nga ana tjetër Bylykbashi shtoi se ka ndodhur privatizimi i shtetit, por edhe shtetëzimi i publikut. “Po përdoret shteti dhe privati për të ushtruar presion se nuk kanë ku shkojnë tjetër. Piramida e pushtetit të centralizuar prodhon vetëm këtë në situatë”, tha Bylykbashi. Duke iu drejtuar mazhorancës, Bylykbashi tha se “ju sot e keni kthyer qeverisjen e shqiptarëve nga një detyrim publik, përgjegjshmëri me votë, llogaridhënie me votë, ku bazohet në Kushtetutë dhe të drejtën publike, e keni kthyer në qeverisje me Kod Civil me kontrata. Po kujt do t’i japë llogari dhe deputetët dhe qeveria, për fajet e kujt? Qeverisë apo privatit?! Si do të kuptohet demokracia në këtë histori? Si mund të garantohet që vota e ndan përgjegjësinë, jo nuk është e ministrit, është e privatit tjetër?”.

  • “Gjithçka me koncesion”/ Bylykbashi: Rama ka hapur “kutinë e Pandorës” me aferat

    “Gjithçka me koncesion”/ Bylykbashi: Rama ka hapur “kutinë e Pandorës” me aferat

    Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, gjatë fjalës së tij në Kuvend ditën e sotme, e cilësoi situatën aktuale si një model të konsoliduar korrupsioni, keqqeverisjeje dhe kapjeje totale të shtetit.
    Sipas tij, Shqipëria ndodhet përballë një skeme të mirëorganizuar ku buxheti publik po shndërrohet në burim fitimesh private dhe ku qytetarët po detyrohen të largohen masivisht nga vendi për mungesë shprese dhe mundësish.
    Fjala e plotë:
    “Nuk ka njeri që nuk bie dakord që minimumi i korrupsionit është 20 deri në 30%. Bëni llogarinë e buxhetit të shtetit, merrni vetëm investimet, aplikojeni këtë 30% dhe kuptoni se po flasim për qindra miliona euro korrupsion në vit. Vetëm sa është hapur kutia e Pandorës me emrin Balluku. Dhe kjo ka një emër, ishte Edi Rama.
    Kryeministri jep urdhër: çfarë ke në kompetencë, privatizoje. Kontrolli bazë mjekësor, shërbimi i dializës, furnizimi i instrumenteve kirurgjikale, urgjenca mjekësore, oksigjeni, laboratorët, administrimi i spitaleve, mbetjet spitalore, energjia, OSHEE-ja, siguria ushqimore, peshkimi, mbetjet, inertet, inceneratorët, lumenjtë, burimet ujore, pyjet, shërbimet sociale, punësimi, shkollat profesionale, turizmi, porti i Durrësit, strehimi, landfillet, rrugët, autostradat, kuponat fiskalë, kadastra fiskale, mbledhja e borxheve të vjetra. E gjithë lista me koncesion.
    Ne kemi privatizimin e shtetit, por edhe shtetëzimin e privati. Kjo mënyrë qeverisjeje dhe centralizimi i pushtetit ka prodhuar këtë situatë. Shteti dhe privati po përdoren për të ushtruar presion, sepse nuk kanë ku të shkojnë tjetër. Piramida e përqendrimit të pushtetit prodhon vetëm këtë situatë.

  • Bylykbashi: Qeveria ka kthyer shtetin në një skemë gjigante korrupsioni dhe koncesionesh

    Bylykbashi: Qeveria ka kthyer shtetin në një skemë gjigante korrupsioni dhe koncesionesh

    Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, gjatë fjalës së tij në Kuvend ditën e sotme, e cilësoi situatën aktuale si një model të konsoliduar korrupsioni, keqqeverisjeje dhe kapjeje totale të shtetit.

    Sipas tij, Shqipëria ndodhet përballë një skeme të mirëorganizuar ku buxheti publik po shndërrohet në burim fitimesh private dhe ku qytetarët po detyrohen të largohen masivisht nga vendi për mungesë shprese dhe mundësish.

    Bylykbashi theksoi se korrupsioni arrin në nivele alarmante, se prindërit po “shprindërohen” duke dërguar fëmijët jashtë, dhe se qeveria ka privatizuar funksionet bazë të shtetit përmes një zinxhiri të pafund koncesionesh dhe PPP-sh.

    Ai paralajmëroi se kjo qasje ka kthyer qeverisjen nga përgjegjshmëri ndaj qytetarëve në një sistem kontratash private, duke e zhveshur demokracinë nga çdo mekanizëm kontrolli dhe llogaridhënie.

    Fjala e plotë:

    “Nuk ka njeri që nuk bie dakord që minimumi i korrupsionit është 20 deri në 30%. Bëni llogarinë e buxhetit të shtetit, merrni vetëm investimet, aplikojeni këtë 30% dhe kuptoni se po flasim për qindra miliona euro korrupsion në vit. Vetëm sa është hapur kutia e Pandorës me emrin Balluku. Dhe kjo ka një emër, ishte Edi Rama.

    E dyta është shprindërimi. Prindërit po largojnë fëmijët e tyre. I largojnë për të studiuar se këtu nuk kanë shpresë, i largojnë për të punuar se këtu nuk kanë punë. Prindërit nuk janë më prindër se i kanë larg fëmijët e tyre. Kjo nuk është histori opozitash, edhe votuesit tuaj i kanë fëmijët jashtë, larg.

    E treta ishte privatizimi i shtetit dhe shtetëzimi i privatit. Urdhër 257 i nëntorit 2014, urdhëri i kryeministrit, për dhënien me koncesion të punëve dhe shërbimeve publike. Ministritë kanë detyrimin ta zbatojnë këtë urdhër. Nëntë ministri të përfshira, praktikisht gjithë shteti. Koncesion ose PPP për gjysmën apo më shumë të qeverisjes publike.

    Kryeministri jep urdhër: çfarë ke në kompetencë, privatizoje. Kontrolli bazë mjekësor, shërbimi i dializës, furnizimi i instrumenteve kirurgjikale, urgjenca mjekësore, oksigjeni, laboratorët, administrimi i spitaleve, mbetjet spitalore, energjia, OSHEE-ja, siguria ushqimore, peshkimi, mbetjet, inertet, inceneratorët, lumenjtë, burimet ujore, pyjet, shërbimet sociale, punësimi, shkollat profesionale, turizmi, porti i Durrësit, strehimi, landfillet, rrugët, autostradat, kuponat fiskalë, kadastra fiskale, mbledhja e borxheve të vjetra. E gjithë lista me koncesion.

    Ne kemi privatizimin e shtetit, por edhe shtetëzimin e privati. Kjo mënyrë qeverisjeje dhe centralizimi i pushtetit ka prodhuar këtë situatë. Shteti dhe privati po përdoren për të ushtruar presion, sepse nuk kanë ku të shkojnë tjetër. Piramida e përqendrimit të pushtetit prodhon vetëm këtë situatë.

    Ju e keni kthyer qeverisjen nga përgjegjshmëri me votë, në qeverisje me kod civil, me kontrata. Po kujt do t’i japin llogari deputetët dhe qeveria? Qeverisë apo privatit? Kjo është një logjikë kriminale, jo korruptive, për t’i grabitur buxhetin e shtetit shqiptar.”

  • Reforma Zgjedhore, Bylykbashi: S’mund të funksionoje ky komision nëse s’ka Parlament normal

    Reforma Zgjedhore, Bylykbashi: S’mund të funksionoje ky komision nëse s’ka Parlament normal

    Në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për realizimin e Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, i cili është bashkëkryetar, u shpreh se ky komision nuk mund të funksionojë nëse nuk ka Parlament normal.

    Sipas demokratit, kalendari ka qasje të ftohtë dhe temat duhet të trajtohen të shkëputura.
    Ndërkohë Damian Gjiknuri i bëri thirrje dhe partive të tjerë, të vogla, të marrin pjesë e këtyre punimeve.
    Pjesë nga mbledhja:
    Bylykbashi: Klima e funksionimit të parlamentit duhet të jetë normale. Një parlament që mbyllet brenda gjysmë një orë apo nuk lejohet debati. Nuk mund të jetë ishull normaliteti. Do thoja diçka të parë, ky kalendar ka një qasje të ftohtë, tematikat janë të të gjalla dhe të nxehta. Temat nuk duhet të trajtohen të shkëputura. E dyta nuk mund të kufizohemi vetëm te rekomandimet e fundit të ODIHR. Ka rekomandime shumë serioze për problematikat e shkuara. Ne do i trajtojmë të gjitha.
    Gjiknuri: Po kanë pretendime për sistemin zgjedhor kjo është tavolina ku duhet të zgjidhet, bëj thirrje që të sjellin anëtarin, dhe partitë që s’kanë anëtar të japin pjesë e këtyre punimeve dhe debateve.

  • “PD kërkon sistem të ri zgjedhor”, Bylykbashi reagon ashpër: Parlamenti me 100 deputetë rrezikon pluralizmin

    “PD kërkon sistem të ri zgjedhor”, Bylykbashi reagon ashpër: Parlamenti me 100 deputetë rrezikon pluralizmin

    Nënkryetari i Partisë Demokratike është kundër idesë së kryeministrit Edi Rama për reduktimin e numrit të deputetëve të parlamentit të Shqipërisë nga 140 që ka aktualisht në 100 deputetë.
    Në një intervistë për “Vizion Plus”, Bylykbashi i cili është edhe bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore vë në dukje se ideja e uljes së numrit të deputetëve nuk është një ide e re, por një ulje kaq drastike e numrit të deputetëve do të vriste pluralizimin.
    “Konkluzioni i parë që del nga zvogëlimi i numrit të deputetëve është që do të zhduken, ose pothuajse do të zhduken partitë e vogla. Dikush mundë të thotë ç’na duhen partitë e vogla. Pasoja është që do të zhduket pluralizmi brenda parlamentit dhe mundësia që qeveria të jetë vetëm në dorën e një kryetari partie është shumë e lartë e për rrjedhojë edhe autokratizimi është shumë i mundshëm. Besoj që Shqipëria ende ka nevojë për pluralizëm parlamentar, që ata që formojnë qeverinë të kenë nevojë për koalicion në mënyrë që koalicioni ta mbajë në shina”, tha Bylykbashi.
    Tashmë që komisioni i Reformës Zgjedhore ka nisur punë, Bylykbashi shpjegon se Partia Demokratike do të këmbëngulë për një sistem të ri zgjedhor.
    “Nuk është aq e rëndësishme për një sistem zgjedhor, vetëm kush do të zgjidhet, pra zgjidhet A dhe nuk zgjidhet B, nëpërmjet një liste të hapur, të mbyllur apo mazhoritar. Është si funksionojnë zgjedhjet dhe kush janë ata që marrin mandatin legjitim për të bërë qeverinë, më pas sigurisht janë edhe elementët e tjerë. Por ky sistem siç është, ky duhet të iki mënjëherë”, theksoi Bylykbashi.
    Nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi prej vitit 2020 kur marrëveshja e 5 qershorit u shkel nga PS duke ndryshuar në mënyrë të njëanshme sistemin, ka përsëritur nevojën për një sistem të ri zgjedhor.
    “Fakti që ky sistem duhet të iki e bën çështje prioritare, përsa na kërkon ne. Dhe në çdo rast ne do të vazhdojmë të këmbëngulim për rikthimin e koalicioneve siç kanë qenë”, tha ai.
    Përtej nevojës për një sistem të ri zgjedhor, për Partinë Demokratike kanë rëndësi rekomandimet e OSBE ODIHR veçanërisht në lidhje me keqpërdorimin e burimeve shtetërore.
    “Shteti ka pushtuar zgjedhjet, Partia Socialiste është kthyer në parti shtet, dhe ne duhet të gjejmë mekanizmat për ta frenuar këtë gjë, për ta zbërthyer dhe për ta bërë inefektive dhe për të vënë penalitete gjykoj edhe të nivelit penal”, tha Bylykbashi.
    Por sipas bashkëkryetarit demokrat të komisionit të Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi Shqipëria mund të realizojë një reformë zgjedhore konsensuale vetëm nëse ekziston vullneti politik nga mazhoranca socialiste për të respektuar marrëveshjet e për të mos përdorur fuqinë e kartonave në parlament për ndryshuar në mënyrë të njëanshme kuadrin ligjor për zgjedhjet.

  • “Do zhduket pluralizmi brenda Parlamentit”, Bylykbashi kundër propozimit për reduktimin e numrit të deputetëve

    “Do zhduket pluralizmi brenda Parlamentit”, Bylykbashi kundër propozimit për reduktimin e numrit të deputetëve

    Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, kundërshton idenë e Kryeministrit Rama për reduktimin e numrit të deputetëve në parlament nga 140 në 101. Sipas tij, një ndryshim i tillë kushtetues do të vriste pluralizmin.
    “Po flasim për themelet kushtetuese që kërkojnë debat të gjerë, dhe nuk është si të forcojmë Edi Ramën apo si ta shpëtojmë duke bërë sulltan Edi Ramën. Ky është parakushti si mos ta bësh një sistem zgjedhor.
    Konkluzioni i parë që del nga zvogëlimi i deputetëve, është që pothuajse zhduken partitë e vogla, do të zhduket pluralizmi brenda Parlamentit. Për rrjedhojë, autokratizmi është shumë i mundshëm“, tha Bylykbashi për Klan news.
    I mandatuar për të bashkëdrejtuar komisionin e reformës elektorale, Bylykbashi këmbëngul në ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe rikthimin e koalicionit me listë të përbërë.
    “Ky sistem zgjedhor është toksik. Dëmin ia shkakton pluralizmit politik. Fakti që ky sistem, duhet të ikë, sigurisht e bën çështje prioritare sa na takon ne, dhe në çdo rast ne do vazhdojmë të ngulim këmbë, dhe rikthimin e koalicionit siç ka qenë dikur“, tha Bylykbashi.
    Ndonëse janë ulur në tryezë me socialistët, demokratët nuk fshehin skepticizmin se me Edi Ramën kryeministër vështirë të arrihet një reformë zgjedhore konsensuale, si ajo e vitit 2012.
    “Nëse këto dy parakushte të mëdha, pra fryma e funksionimit të Parlamentit, e cila mund të përkeqësohet për shkak të skandaleve të mëdha korruptive, dhe së dyti, Rama nuk i qëndron marrëveshjeve për një kod të mirë, dëmton pritshmëritë për një reformë konsensuale”, tha ai.

  • PD kërkon sistem të ri zgjedhor, Bylykbashi: Parlamenti me 100 deputetë rrezikon pluralizmin

    PD kërkon sistem të ri zgjedhor, Bylykbashi: Parlamenti me 100 deputetë rrezikon pluralizmin

    Nënkryetari i Partisë Demokratike është kundër idesë së kryeministrit Edi Rama për reduktimin e numrit të deputetëve të parlamentit të Shqipërisë nga 140 që ka aktualisht në 100 deputetë.
    Në një ntervistë për “Vizion Plus”, Bylykbashi i cili është edhe bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore vë në dukje se ideja e uljes së numrit të deputetëve nuk është një ide e re, por një ulje kaq drastike e numrit të deputetëve do të vriste pluralizimin.
     “Konkluzioni i parë që del nga zvogëlimi i numrit të deputetëve është që do të zhduken, ose pothuajse do të zhduken partitë e vogla. Dikush mundë të thotë ç’na duhen partitë e vogla. Pasoja është që do të zhduket pluralizmi brenda parlamentit dhe mundësia që qeveria të jetë vetëm në dorën e një kryetari partie është shumë e lartë e për rrjedhojë edhe autokratizimi është shumë i mundshëm. Besoj që Shqipëria ende ka nevojë për pluralizëm parlamentar, që ata që formojnë qeverinë të kenë nevojë për koalicion në mënyrë që koalicioni ta mbajë në shina”, tha Bylykbashi.

    Tashmë që komisioni i Reformës Zgjedhore ka nisur punë, Bylykbashi shpjegon se Partia Demokratike do të këmbëngulë për një sistem të ri zgjedhor.
    “Nuk është aq e rëndësishme për një sistem zgjedhor, vetëm kush do të zgjidhet, pra zgjidhet A dhe nuk zgjidhet B, nëpërmjet një liste të hapur, të mbyllur apo mazhoritar. Është si funksionojnë zgjedhjet dhe kush janë ata që marrin mandatin legjitim për të bërë qeverinë, më pas sigurisht janë edhe elementët e tjerë. Por ky sistem siç është, ky duhet të iki mënjëherë”, theksoi Bylykbashi.
    Nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi prej vitit 2020 kur marrëveshja e 5 qershorit u shkel nga PS duke ndryshuar në mënyrë të njëanshme sistemin, ka përsëritur nevojën për një sistem të ri zgjedhor.
    “Fakti që ky sistem duhet të iki e bën çështje prioritare, përsa na kërkon ne. Dhe në çdo rast ne do të vazhdojmë të këmbëngulim për rikthimin e koalicioneve siç kanë qenë”, tha ai.
    Përtej nevojës për një sistem të ri zgjedhor, për Partinë Demokratike kanë rëndësi rekomandimet e OSBE ODIHR veçanërisht në lidhje me keqpërdorimin e burimeve shtetërore.
    “Shteti ka pushtuar zgjedhjet, Partia Socialiste është kthyer në parti shtet, dhe ne duhet të gjejmë mekanizmat për ta frenuar këtë gjë, për ta zbërthyer dhe për ta bërë inefektive dhe për të vënë penalitete gjykoj edhe të nivelit penal”, tha Bylykbashi.
    Por  sipas bashkëkryetarit demokrat të komisionit të Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi Shqipëria mund të realizojë një reformë zgjedhore konsensuale vetëm nëse ekziston vullneti politik nga mazhoranca socialiste për të respektuar marrëveshjet  e për të mos përdorur fuqinë e kartonave në parlament për ndryshuar në mënyrë të njëanshme kuadrin ligjor për zgjedhjet.

  • Bylykbashi: SPAK ka hyrë në lojën e Ramës për të ruajtur Ballukun

    Bylykbashi: SPAK ka hyrë në lojën e Ramës për të ruajtur Ballukun

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Protesta e opozitës/ Bylykbashi: Qeveria ka hequr edhe kapuçin, po grabit ditën për diell

    Protesta e opozitës/ Bylykbashi: Qeveria ka hequr edhe kapuçin, po grabit ditën për diell

    Rreth një javë pasi shpalli nismën e platformës parlamentaro-qytetare, PD u rikthye sërish këtë të hënë në një tjetër tubim para zyrës së Kryeministrit Edi Rama, të cilit i kërkon largimin nga pushteti.
    I pari që mori fjalën këtë herë ishte deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi.
    Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi u shpreh ndër të tjera se, qeveria tashmë po vjedh hapur.
    “Këta kanë arritur në atë nivel që kanë hequr edhe kapuçin dhe grabisin shqiptarët në ditën për diell”, tha deputeti, duke veçuar aferën e inceneratorëve në tre qytete.
    Më pas, u ndal te “Eco Park” dhe te “tuneli i Llogarasë” ku sipas tij janë kryer vjedhje kolosale.
    “Jam i bindur se së bashku ne do t’ja shkurtojmë ditët kësaj qeverie”, përfundoi fjalën e tij Bylykbashi.
    PD ka marrë leje për dy orë protestë ndërsa ajo e një jave më parë u mbyll për 40 minuta.

  • Bylykbashi nga ‘Foltorja 2’: Rama po bën avokatin e Ballukut, nuk e shkarkon sepse është i përfshirë kokë e këmbë

    Bylykbashi nga ‘Foltorja 2’: Rama po bën avokatin e Ballukut, nuk e shkarkon sepse është i përfshirë kokë e këmbë

    Në “Foltoren 2”, të organizuar para Kryeministrisë Oerd Bylykbashi deklaroi se kryeministri Edi Rama po bën avokatin e Belinda Ballukut në Gjykatën Kushtetuese.
    Bylykbashi akuzoi kryeministrin Rama se po grabit paratë e shqiptarëve.
    Gjithashtu ai bëri thirrje që çdo qytetar t’i bashkohet protestës, dhe të reagojnë për vjedhjen deri “në shporrjen” e kësaj qeverie.
    “Kanë bërë përsëri të njëjtin projekt po dalin të dhëna që është e njëjta skemë grabitje si me tunelin e Llogarasë. Këto 1 miliard euro do t’i paguajnë shqiptarët një e nga një. Vjet kanë marrë 100 milion euro taksa shqiptare. Për atë që e quajnë buxheti i shtetit, jo nuk është nga xhepi i shqiptarëve. Kanë arritur aty ku nuk I sheh më syri fare. Edi Rama pasi kemi SPAK që vendos të hyjë në lojën e Ramës e Ballukut, Edi Rama bën dhe Avokatin në Gjykatë Kushtetuese të Belinda Ballukut. Edi Rama pse nuk e shkarkon? Është kokë e këmbë ai se nuk ka mundësi si me inceneratorit të kalojë aq shpejt. Por po mbron veten e vet dhe askënd tjetër. Është detyra jonë ta ndezim revoltën e shqiptarëve, për këtë që është shumë më tepër se vjedhje. Po bien themelet e shtetit një e nga një. Duhet që dhe ata që janë indiferentë t’i bëjnë të ndërgjegjshëm që kjo qeveri të shporret.”, ka thënë ndër të tjera Bylykbashi.