Sot janë zhvilluar dy takime në Superiore, me ndeshje që kishin jo pak interes. Bylisi ka fituar kundër Partizanit në shifrat 3-1, duke zhytur më keq të kuqtë që kanë një nisje kampionati jo të mirë.
Isgandarli kaloi Partizanin në avantazh në minutën e 17, por që nuk zgjati shumë. Dopieta e Malomos dhe Mouctar në minutën e 72, i dhuruan fitoren e madhe Bylisit. Kështu Partizani renditet në vendin e tetë me 4 pikë në 5 javë kampionat. Nga krahu tjetër Dinamo ka fituar në shifrat 1-2 ndaj Tiranës, duke lënë bardheblutë në fund. Golat e Goudiaby dhe Vilës bën që goli i Patsatsia te Tirana t’i shërbënte vetëm statistikave. /Sport Ekspres/
Tag: bylisi
-

Bylisi përmbys Partizanin me fitore, Dinamo mund Tiranën në derbi dhe e lë në vendin e fundit
-

Bylisi nuk e ka ndalur merkaton dhe planifikon goditjen e fundit, Josa i fiksuar me miqësoret
Surprizat e merkatos te Bylisi mund të vazhdojnë, pasi drejtuesit kanë qenë në bisedime edhe me një lojtar mesfushor qendre prej ditësh dhe nëse afrojnë edhe atë, atëherë ekipi do të jetë i blinduar në çdo repart, madje me afrimet e fundit edhe konkurrenca rritet, jo vetëm për në formacion, por edhe në stolin e rezervave të mallakastriotëve që kanë synime madhore këtë sezon.
Ballshiotët mund të luajnë edhe ndonjë test në fundjavë, me ndonjë nga skuadrat e Kategorisë së Parë, në mënyrë që të shohin edhe më mirë formën e dy sulmuesve të rinj, por edhe lojtarët që janë në dispozicion të qëndrojnë sa më të karikuar. Ndeshja e radhës me Egnatian luhet pas një jave e gjysmë, ndaj edhe në Ballsh duan që të rikthehen me çdo kusht te fitorja. Ruajtja e grupit bazë të sezonit të shkuar dhe afrimet në merkato e kanë konsoliduar jo pak skuadrën e trajnerit Mirel Josa.Ky i fundit tashmë ka edhe mundësi zgjedhjeje. Ashtu si në dy sfidat e para, presidenca bashkë me stafin kanë menduar që ta mbajnë skuadrën të grumbulluar, pasi sfida me Egnatian konsiderohet mjaft e rëndësishme. Bylisi, me afrimet e realizuara, po synon të marrë fitoren e parë, aq më tepër që luan në “Adush Muçaj”, ku në dy javët e para ka marrë vetëm 2 pikë. Ndaj edhe mallakastriotët duan ta shfrytëzojnë në maksimum këtë periudhë ndërprerjeje të garës për t’u përgatitur sa më mirë për sfidën e radhës.
-

Ndodh në Ballsh, tifozeria e Flamurtarit akuzon policinë për dhunë në tribunë!
Flamurtari dhe Bylisi ndajnë nga 1 pikë dhe shtyjnë të dyja fitoren e parë të këtij sezoni në Superiore, pas një barazimi të çmendur 3-3 mes tyre në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit.
Vlonjatët u dukën se do të gjenin fitoren lehtësisht pasi shkuan shpejt në avantazhin e 2 golave, por Bylisi shkurtoi diferencën dhe pastaj barazoi shifrat pak sekonda pas fillimit të pjesës së dytë.
Një gol i Maksutit ktheu përsëri para vlonjatët, por përgjigja e Ualison, i cili plotësoi dygolëshin ashtu si sulmuesi i Flamurtarit, barazoi sfidën dhe bëri që skuadrat të ndanin pikët me shifrat 3-3.
FLAMURTARI-BYLIS 3-3
5′ (p) Burard, 22′, 65′ Maksuti / 24′, 69′ Ualison, 46′ Muktar
Flota Kuqezi denoncon sulmin e policisë
Flamurtari ishte vizitor sot në Ballsh, edhe pse duhej të luhej në Vlorë, por stadiumi Flamurtari nuk është gati. Përfundoi 3-3, rezultat zhgënjyes për vlonjatët, që patën edhe 2 gola epërsi.
Zhgënjyese edhe ngjarja në tribuna, sepse grupimi i organizuar i ultrasve vlonjatë, “Flota Kuqezi”, ka lënë ndeshjen në mes në shenjë proteste.
Tifigrupi i Flamurtarit ka denoncuar sjelljen e policisë, duke i akuzuar për sulm të pajustifikuar, në një kohë që nën shi tifozët kuqezinj mbështesnin ekipin duke ndezur disa flakadanë, por pa i hedhur në fushë dhe pa ndikuar në mbarëvajtjen e ndeshjes.
-

Nuk ka fitues në Ballsh, Tirana e nis me një pikë sezonin e ri
Bylisi dhe Tirana kanë sfiduar njëri-tjetrin në javën e parë të “Abissnet Superiore”-s. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Adush Muça” nuk ka njohur fitues. Skuadrat janë larguar nga fusha me një barazim 0-0. Kështu, Bylisi dhe Tirana kanë ndarë pikën, duke e nisur pa fitore këtë sezon të ri. Java e parë e kampionatin vazhdon mbrëmjen e sotme me takimin e orës 20:00 mes Elbasanit dhe Flamurtarit./Sport Ekspres/
-

Bylisi i Josës në fazën finale të përgatitjeve, gati për sfidën me Tiranën
Mes miqësoreve dhe kulmit të përgatitjeve, në Ballsh tashmë mendohet kryesisht për sfidën e parë me Tiranën në shtëpi. Bylisi regjistroi edhe barazimin e tretë radhazi në miqësore: pas 0-0 me Lushnjën në Ballsh dhe 1-1 me Apoloninë në Fier, të shtunën mallakastriotët e Mirel Josës barazuan 0-0 me një nga pretendentët për titullin kampion, Partizanin.
Nga loja e treguar, Bylisi u pa si një ekip më solid, ku ndjehet qartë dora e trajnerit Mirel Josa dhe skuadra po fillon të marrë formën e duhur. Në këtë test u aktivizuan të gjithë lojtarët që trajneri kishte në dispozicion, duke shërbyer si një provë e vlefshme për mallakastriotët. Edhe afrimi më i fundit, mbrojtësi 18-vjeçar nga Mali, Koita, luajti në pjesën e dytë dhe bëri paraqitje të mirë.Gjatë kësaj periudhe janë testuar të gjithë elementët e grumbulluar dhe nga sa duket, skuadra është thuajse gati për sezonin e ri. Megjithatë, presidenca synon ta “blindojë” ekipin në çdo repart. Së shpejti pritet të bashkohen me grupin një portier i ri, një mbrojtës i djathtë dhe ndoshta edhe një sulmues. Me këto tre afrime, merkato e Bylisit do të mbyllet.
Skuadra pati pushim dje, ndërsa nga sot rikthehet në grumbullim në Ballsh. Më 13 gusht do të zhvillohet prova gjenerale përpara sezonit të ri, kundër Panetolikos, skuadër e Superligës greke. Ballshiotët mund të zhvillojnë edhe një tjetër test deri në start, ndoshta me një ekip të Kategorisë së Parë, por kjo mbetet për t’u parë.
Ishte diskutuar edhe një ndeshje me Luftëtarin, nëse faza përgatitore do të kryhej sërish në “qytetin e gurtë”, por ende nuk është zyrtarizuar. Deri në startin e kampionatit më 23 gusht, ballshiotët do të bëjnë të pamundurën që ekipi të jetë gati për përballjen e parë me Tiranën në Ballsh. Stafi teknik synon të stabilizojë formacionin dhe të ndihmojë në ambientimin e afrimeve të reja, si dhe të atyre që do të vijnë deri në fund të merkatos së verës. Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë surprize cilësore në fund të merkatos.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Mes ofertave dhe titullarëve, Bylisi është një hap para në planifikimin e sezonit
Përmirësimet kanë qenë të dukshme në sezonet e fundit në kampin mallakastriot. Kjo ka bërë që frytet të mos mungojnë. Çdo merkato vere, ata shesin nga 2-3 elementë dhe kjo është një minimizim shpenzimesh për arkat e klubit.
Synimi është që skuadra të avancojë drejt kreut dhe të shesë edhe më shumë, madje edhe me çmime më të larta. Kjo do të bëjë që Bylisi të tentojë edhe më shumë. Siguria vjen nga kualiteti që ata kanë në skuadër, shumë titullarë dhe elementë cilësorë, që e shohin Ballshin si trampolinë. Ndërkohë, klubi pasi i promovon synon t’i shesë. Po të hedhësh një sy te përmbajtja e skuadrës, dominon baza e lojtarëve të një sezoni më parë.Bylisi me pak përforcime mund të tentojë edhe më shumë. Në portë, Beqaj, ndërsa në mbrojtje janë Marku, Abazaj, Bruno, Përndreca e Peralta. Në mesfushë, i vetmi afrim ai i Indjo, sjell më shumë cilësi dhe konkurrencë në saj të eksperiencës së brazilianit pasi Kamara, Malomo, Kane, apo Ofori e Përgjoni pritet të shpërthejnë edhe në sezonin e ri, nëse nuk ka ndonjë ofertë të majme. Klubi nuk i shet ata. Në sulm, një pykë si Ibrahimi do ta kishin zili edhe ekipet e kreut të elitës sonë.
Pra, një formacion dhe stol solid ku luftojnë për të qenë titullarë edhe Koxhi, Akibu, Sulovari, Kasaj, Ëalison, Igor. Duket qartë që Bylisi ka një organikë të pasur, e cila sigurisht ka nevojë për përforcime dhe lojtarë që do të bëjnë diferencën. Presidenti Besnik Kapllanaj, së bashku me stafin e tij janë duke analizuar disa elementë brenda dhe jashtë vendit për të vendosur më pas kë do të afrojnë në ekip dhe deri në fund të kësaj jave në Ballsh pritet ndonjë tjetër element cilësor. -

Mes historisë dhe festës, Bylisi i Superiores “nxeh motorët”!
Nën efektin e festës së 14 korrikut, që përkon me “Besëlidhjen” e Poçemit (dekada më parë edhe Bylisi ka mbajtur emrin “14 Korriku”), mallakastriotët nuk i kanë ndërprerë stërvitjet as në fundjavë, madje janë përgatitur me 2 seanca në ditë. I njëjti program do të ndiqet edhe këtë javë, duke shtuar “dozat” e ngarkesës sepse grupi qshtë i plotë.
Por tashmë në Ballsh kanë menduar diçka më ndryshe sepse duan që në fundjavë, të kenë mundësi që të luajnë edhe një ndeshje miqësore për të parë se ku janë lojtarët me formën e tyre. Ndaj edhe me shumë gjasa, mallakastriotët do të zgjedhin një nga ekipet e së Parës ose dhe nga Superiorja.Te Bylisi, duket se nuk kanë në plan që të nxitohen në merkaton në hyrje, ku siç dijet pak ditë më parë afruan një emër që ka spikatur me Flamurtari dhe Besën, siç është braziliani Oliveira, me eksperiencë. Por jo vetëm kaq, pasi synohet edhe një portier, mbrojtës qendre dhe sulmues goli. Në të tria pikat, nëse drejtuesit gjejnë të duhur dhe për këtë po përpiqen, atëherë skuadra me kontingjentin që ka do të synojë një nga vendet e sipërme në tabelën e renditjes.
Natyrisht, që duke parë formën e kapur sezonin e shkuar por edhe ambiciet e tyre dhe kulmin e karrierës, një vend do e kërkojnë edhe Sulovari, Kane apo Ibrahim. Megjithatë, në një kampionat të gjatë dhe garë mjaft të fortë, në Ballsh do të kërkojnë më shumë se kaq, pasi presidenca kur bëhet fjalë për elementë cilësorë, Besnik Kapllanaj ka ditur që të zgjedhë më të mirët.
Mjafton që të shohësh merkaton dhe afrimet e janarit të shkuar, ku Bylisi sfidoi edhe më të mirët të elitës. Por ky sezon do të jetë shumë më i fortë ndaj edhe duke parë disa lëvizje sidomos në dalje, ballshiotët duke mos u nxituar synojnë që së paku të bëjnë edhe 4-5 afrime duke forcuar dukshëm formacionin e stolin.
Ndërsa pritet që së shpejti të mbërrijnë edhe disa talentë afrikanë më Ballsh, që do të shërbejnë për moshat dhe skuadrën B. Kjo javë pritet që të sjellë zhvillime në Ballsh, ndaj edhe tifozët jo më kot kanë filluar që të bëhen kureshtarë duke qenë edhe në seancat stërvitore për të mësuar lëvizjet e fundit në skuadrën e tyre të zemrës. -

Bylisi ngjall të shkuarën: BE financon zhvillimin kulturor dhe turistik
Parku Arkeologjik i Bylisit, një nga qytetet më të ruajtura të Ilirisë dhe një pasuri e çmuar e trashëgimisë kulturore shqiptare, po hyn në një fazë të re të ruajtjes dhe promovimit falë mbështetjes së Bashkimit Evropian.Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka njoftuar nisjen e fushatës “Unë jam Bylis”, që ka në fokus ndërgjegjësimin për rëndësinë e këtij qyteti antik dhe potencialin që ai ka për zhvillimin ekonomik të zonës përreth. Sipas njoftimit, “një zë nga gurët që formësuan identitetin shqiptar po ngrihet përsëri përmes shkencës dhe bashkëpunimit”, duke ju referuar punës së përbashkët mes arkeologëve shqiptarë dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS).Mbështetje financiare deri në 50,000 euro për projekte lokaleNë kuadër të programit IPA “BE për zhvillimin ekonomik – drejtuar nga turizmi”, çdo individ apo grup që ka një ide për trashëgiminë kulturore ose zhvillimin ekonomik të zonës së Bylisit, mund të aplikojë për një grant që varion nga 30,000 deri në 50,000 euro. Afati i aplikimeve është deri më 23 gusht 2025.Plani i Menaxhimit 2024–2029 për transformimin e zonësKy program përfshin ndërhyrje të shumanshme si restaurimi profesional i monumenteve, mbrojtja e qëndrueshme, përmirësimi i infrastrukturës për vizitorët, mbështetje për turizmin dhe artizanatin lokal si dhe programe edukative për brezat e rinj.I ndërtuar mbi një kodër që mbikëqyr luginën e Vjosës, Bylisi ofron mure monumentale të shekullit IV p.K, një teatër antik mbresëlënës, mozaikë të rrallë dhe pesë bazilika paleokristiane – një thesar kulturor që po rifiton vendin e tij të merituar në hartën e destinacioneve kulturore të Shqipërisë.“Ejani dhe vizitoni Bylisin”, është thirrja e BE-së për qytetarët dhe turistët, ndërsa Bylisi shndërrohet në një qendër të re për edukim, bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik përmes trashëgimisë kulturore.
-

Bylisi i paplotë në organikë, pret Brunon dhe Ibrahimin
Bylisi tashmë e ka rritur dozën, dy seanca në ditë dhe ushtrime me topin, por edhe ngarkesa fizike. Mallakastriotët duket se tashmë janë të fokusuar te faza përgatitore, ku duket se nga sot do të nisin edhe ushtrimet në palestrën e forcës.
Në Ballsh ende nuk kanë mbërritur të gjithë lojtarët e huaj, sepse priten edhe nigeriani që luan në sulm, Mustafa Ibrahim apo dhe braziliani në qendër të mbrojtjes, Bruno. Të dy janë me kontratë, ndërsa klubi aktualisht po shqyrton ofertat për 3- 4 lojtarë titullarë, të cilët kërkohen nga klube brenda dhe jashtë vendit. Ajo që bie në sy është serioziteti dhe angazhimi nga hallkat në klub, ku siç dihet këtë sezon, Bylisi i ka nisur përgatitjet shumë herët, krahasuar me një sezon më parë. Javën që vjen, ballshiotët pritet që të vendosin edhe për fazën përgatitore.Gjithashtu, edhe për ndonjë ndeshje miqësore me ndonjë nga skuadrat e së Parës, që kanë nisur përgatitjet. Kampionati starton pas një muajve e gjysmë dhe ballshiotët janë në kohën e duhur. Madje, edhe grupin e kanë shumë më të konsoliduar dhe me një bërthamë që ka bërë mirë sezonin e shkuar. Mallakastriotët janë të vendosur që këtë sezon të jenë ndryshe, ndaj edhe do të angazhohen në merkato, për afrime cilësorë dhe lojtarë që do të bëjnë diferencën. Porta dhe sulmi janë repartet më nevralgjike, por përforcim do të kërkohet edhe në mbrojtje.
Bylisi do të kërkojë që të shfrytëzojë edhe eksperiencën në elitë në krahasim me disa nga ekipet e tjera të elitës, por edhe bazën e lojtarëve që kanë vite në elitë. Natyrisht që nga merkato nuk përjashtohen edhe surprizat, pasi gjithmonë presidenca mallakastriote ka ditur të zgjedhë në treg, si duke afruar lojtarë me eksperiencë të huaj dhe vendas që kanë spikatur, por edhe të rinj të talentuar që kanë lënë gjurmë në elitë. -

Bylisi, sulm në tri drejtime për të ardhmen/ Ja situata te klubi ballshiot
Mes shumë lëvizjeve të ekipeve të Superiores, Bylisi duket se ka një kontingjent me afro 30 lojtarë. Pra, bëhet fjalë për futbollistë të skuadrës së parë apo dhe ata që vijnë nga ekipi “B”, U-21 dhe U-19, dhe që kanë minuta me ekipin e parë. Mallakastriotët kanë pasur afro 8-9-largime deri më tani, ndërsa presidenti Besnik Kapllanaj po punon shumë me merkaton, e cila është ndarë në tri drejtime. Stafi i ri, skuadra dhe akademia.
Natyrisht që janë duke u analizuar edhe kërkesat për elementë cilësorë që ka Bylisi siç janë: Bruno, Abazaj, Peralta, Përgjoni, Malomo, Kamara, Ofori, Mustafa, apo lojtarë të talentuar dhe me shumë perspektivë, siç janë dy futbollistët e U21, Aurel Marku dhe Fabjan Përndreca që pritet të jenë shtylla në dy krahët e mbrojtjes.Organika bëhet e plotë kur ka edhe emra si: Beqaj, portieri i talentuar shtatlartë mallakastriot, që vjet luajti titullar në gjysmë sezoni, apo dhe Mahmuti, Sulovari, Kane e ndonjë tjetër si: Koxhi, Kasaj, Igor, Ualison, Çelaj. Pra, mjafton t’i hedhësh një sy organikës dhe ka shumë pak ndryshime formacioni nga sezoni i shkuar. Megjithatë, ky muaj që sapo ka nisur, pritet që të jetë vendimtar për hyrje-daljet te Bylisi. Mallakastriotët do të përpiqen që të jenë dinjitozë dhe më të fortë se një vit më parë. Ndaj edhe kanë piketuar 3-4 afrime për ta blinduar edhe më shumë ekipin e parë. Ndaj edhe negociatat kanë nisur me lojtarë që kanë luajtur në vendin tonë por edhe të huaj qe do të vijnë rishtazi te Bylisi.
KONTINGJENTI – Bylisi duket se përforcohet edhe me lojtarë të cilët kanë qenë të huazuar, apo të dëmtuar në sezonin e shkuar dhe që kanë qëndruar gjatë larg fushave të blerta. Ballshiotët kishin në gjirin e tyre vjet elementë cilësorë si: Kasmollari e Emini, që pas ndërhyrjeve janë gati për edicionin e ri. Pa thënë se janë disa elementë të huazuar, në skuadrat e Kategorive të Para dhe të Dyta, që edhe ata do të bashkohen me grupin, madje shumë mirë, nëse nuk gjejnë vend në ekipin e Superiores, mund të atashohen tek ekipi “B” në Kategorinë e Dytë, për të qenë gati, sa herë që t’u jepet mundësia në skuadrën e parë.
Skënderaj, Freitas Souza, Gabi, Hasan, Ngene, Buraneli, Oulare, janë lojtarë të cilët kanë luajtur dhe spikatur në vitete e shkuara me moshat e Bylisit dhe skuadrën U21, por ka nga ata që kanë luajtur edhe në ekipin e parë. Pa thënë, se që tani, janë disa ekipe që kanë “shtrirë” sërish dorën te Bylisi, duke kërkuar lojtarë në huazim, por që këtë herë ballshiotët do të veprojnë ndryshe, duke qenë se ekipi i tyre i dytë luan në Kategorinë e Dytë dhe nuk duan që të përforcojnë rivalët, pasi edhe Bylisi “B” do të ketë pretendime për t’u ngjitur një kategori më lart.